robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Kriza greke u zgjidh sot, me zgjedhjen e (T)si prasit, qe po te jete i forte do ua fus si te pasurve ashtu dhe te varferve ne Greqi, -po keta te fundit jane mesuar dhe nuk esht me problem.
(24.1.2015)
Ç’thotë orakulli i Delfit
…për zgjedhjet e nesërme? Kot u bëra kureshtar dhe i shkrova disa pyetje orakullit të Delfit para nja dy javësh. Kush do fitojë, a do ketë koalicion, a do vazhdohet me planin e Trojkës, a do falen sërish borxhe, do përkeqsohet apo do përmisohet situata ekonomike dhe politike, a do ketë ndikim e gjithë kjo edhe në Shqipëri apo vende të tjera; e disa pyetje të tjera në lidhje me këto zgjedhje. E nisa letrën me postë dhe sot më erdhi përgjigjia. Gjithë kureshtje e hapa dhe e lexova, por shumë nuk kuptova. Ndaj thashë t’ua tregoj edhe të tjerve, se ndoshta i jep kush dum. Ja dhe përgjigjia e orakullit të Delfit, ku priftëresha Pitia i është përgjigjur pietjeve të mia.
„Shumë i nderuar pietës!
Zgjedhjet do i fitojë gomari! Qejfin do vazhdojë ta bëj pronari! Prodhimet do vazhdojë ti jap katunari! Blerjet e pakta do i bëj qytetari! Rrëmujat do i fillojë shpellari! Zjarrin do e vërë më mbrapa vetë (i fshehur) sekretari! Drurin do e hajë jo vetëm shqiptari, por më shumë edhe fetari! Do zgjasë sherri dhe nxehtësia edhe kur të ketë kaluar behari! Do dëgjohen oshëtima edhe nga varri! Do t’buçasë aty-atje-kudo, s’do pyetet më kush është i vrari! Do kërkohet kurban vetë i pari! Nuk do dihet më kush është i mbari!
Zjarri do të çngjyrosi çdo demokraci! Do humbin letra, dokumenta pa numëri! Do bëj emër çdo batakçi! Do të largohet një shumicë bagëti! Do nisë dhe më tej kjo batërdi! Do t’përhapet zjarri me furi! Do digjet qoftë i bardhë e qoftë i zi! Në ca zona do bëhet shkrumb e hi! Karvanë nisur do shihen si mizëri. E megjithatë do vazhdohet të flitet për demokraci! Herë-herë edhe me histeri! Njëlloj si plumbat me breshëri!
Zia do ketë siparin e saj në Europë! Njerzia e thjeshtë do humbë para me okë! Masa të tëra do mbeten trokë! Mure të lartë do ngrihen mbi tokë! Kufizime të reja do nisin me tjatër botë! Do të gjindet armiku i ri dhe të rinj shokë! Njerzia kudo do e verë më shumë gishtin në kokë! Do t’kuptohen shumë religjione si mashtim i kotë! Njeriu do i afrohet dijes së plotë! Identiteti i ri do jetë tashmë më i fortë! Europa do vazhdojë dashuriçkat (kurvëlliqet) e përjetshme nga moti në mot! Dhe do vazhdoj të kujdeset me frymë më të re për të sajën odë! „
Kjo ishte përgjigjia profetike, të cilën, përveç priftëreshës Pitia, e kishin firmosur edhe profeti Kalkes (Qeqllqos, që në Shqipëri njihet me emrin qielloi), dhe profetesha Kasandra, të cilën ju e njihni, motra e Hektorit. Këto emra kaq të dëgjuar më bënë ta marr letrën pak seriozisht, ndonëse vetë besoj më së shumti tek mëndja dhe krahët e njeriut. Mirpo kaq shumë mëndje që ka kjo botë! Të bën të mos ndjehesh aq indiferent ndaj disa paralajmërimeve nga bota e shpirtërave! Ndaj dhe ua tregova përgjigjet e orakullit të Delfit, se kush e di, ka ndonjë që i zbërthen tak-fak këto profecira, dhe na shpjegon diçka edhe neve derdemenëve.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|