Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Kreu III (nga Neni 6 deri tek Neni 16)
KREU III
KUFIZIMET E TË DREJTAVE EKONOMIKE
Neni 6
Riprodhimi i lirë me qëllim përdorimi vetjak
Lejohet riprodhimi i një vepre të botuar, sipas ligjeve, vetëm për përdorim vetjak (duke përfshirë këtu edhe përdorimin për qëllime kërkimore, shkencore dhe pedagogjike) pa lejen e autorit dhe pa pagesë a shpërblim.
Paragrafi i parë nuk zbatohet për:
a) riprodhimin e veprave arkitekturore në formën e ndërtesave a të ndërtimeve të tjera
b) riprodhimin reprografik të veprave të arteve të bukuratë botuara në sasi të kufizuara; paraqitja grafike e veprave muzikore (fletë muzike) dhe e fletoreve me shënime ose e botimeve të tjera të paracaktuara për qëllim të vetëm përdorimi;
c) riprodhimin e programeve kompjuterike, me përjashtim të rasteve të paraqitura në nenin 13;
ç) çdo riprodhim tjetër që do të binte në kundërshtim me proçesin e shfrytëzimit të veprës dhe do të dëmtonte interesat legjitime të autorit.
Neni 7
Riprodhimi i lirë në formën e citimit
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, të citohet një vepër e botuar sipas ligjit në një vepër tjetër, por gjithmonë duke shkruar detyrimisht burimin dhe emrin e autorit, po qe se është në veprën origjinale, me kusht që citimi të jetë i ndershëm, i saktë dhe të mos tejkalohet qëllimi i përdorimit.
Neni 8
Përdorimi i lirë për mësimdhënie
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, por duke përmendur detyrimisht burimin dhe emrin e autorit, po qe se është vepër origjinale:
a) të përdoret një vepër e botuar sipas ligjit për ilustrime në botime, trasmetime dhe regjistrime të zërit e të figurës për mësimdhënie;
b) të riprodhohen, me mjete reprografike artikuj të veçuar të botuar sipas ligjit në një gazetë a revistë; pjesë të shkruara të shkëputura nga një vepër e botuar sipas ligjit, ose një vepër e plotë e shkurtër e botuar sipas ligjit, për mësimdhënie a për provime në institucione shkollore, veprimtaria e të cilave nuk ka qëllim të drejtpërdrejtë a të tërthortë fitimin komercial, me kusht që përdorimi të jetë gjithnjë i ndershëm.
Neni 9
Riprodhimi i lirë nga biblotekat dhe arkivat
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, riprodhimi i një vepre në një kopje nga një bibliotekë ose arkiv, veprimtaria e të cilëve nuk ka për qëllim të drejtpërdrejtë a të tërthortë fitimin komercial. Kopja në fjalë mbetet në koleksionin e përhershëm të bibliotekës a të arkivit, me qëllim:
a) ruajtje dhe, po të jetë nevoja (në rast humbjeje, shkatërrimi ose daljeje jashtë përdorimi), edhe zëvendësimi;
b) Zëvendësimi i një kopjeje (të humbur, të shkatërruar a të dalë jashtë përdorimi) për koleksion të përhershëm të një biblioteke ose arkivi tjetër.
Këto veprime kryhen nëse blerja e kopjes origjinale është e pamundur për një periudhë kohe të gjatë dhe në kushte të arsyeshme.
Neni 10
Riprodhimi i lirë për qëllime legale dhe administrative
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, riprodhimi i një vepre për përdorim në një proçes gjyqësor ose proçesetë tjera administrative në masën e përligjur nga qëllimi.
Neni 11
Përdorimi i lirë me qëllim dhënieje informacioni
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, por duke përmendur detyrimisht burimin dhe emrin e autorit, po qe se është në veprën origjinale:
a) të riprodhohet e të shpërndahet me anë të shtypit, trasmetimit a komunikimit për publikun me kabllo, një artikull i botuar në një gazetë a revistë me temë ekonomike, politike apo fetare ose një vepër tjetër e trasmetuar, në rastet kur e drejta e riprodhimit, e trasmetimit ose e një komunikimi të ngjashëm për publikun nuk është shprehimisht e kufizuar;
b) të riprodhohet dhe t‘i jepet publikut, në raste kur jepen lajme për një ngjarje të ditës, një vepër e parë ose e dëgjuar gjatë asaj ngjarjeje, me anën e fotgrafisë, kinematografisë, trasmetimit a komunikimit me kabllo, pa kaluar masën e qëllimit informativ;
c) të riprodhohen në shtyp, në trasmetime ose në mjete të tjera të komunikimit masiv, leksione, fjalime, predikime dhe vepra të tjera të një natyre të ngjashme me to, të mbajtura në vende publike, si dhe fjalimet e mbajtura gjatë një proçedure ligjore, me qëllim dhënieje informacioni (pa tejkaluar qëllimin informativ), në një kohë që autorët në fjalë ruajnë të drejtën e botimit të përmbledhjeve të veprave të tilla.
Neni 12
Përdorimi i lirë i fotografive të veprave të vendosura në vende publike
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, riprodhimi, trasmetimi ose komunikimi për publikun me kabllo, i një fotografie të një vepre arkitektonike, arti të bukur, vepre fotografike ose vepre arti të aplikuar, të vendosur në një vend publik (sheh, rrugë, park, etj.), me përjashtim të rasteve kur fotografia është tema kryesore e riprodhimit, transmetimit a komunikimitdhe kur përdoret për qëllime komerciale.
Neni 13
Riprodhimi i lirë dhe përshtatja për programe kompjuteri
Lejohet, pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim të veçantë, që pronari ligjor i një programi kompjuteri të bëjë një kopje a përshtatje të një programi të tillë, me kusht që kjo kopje a kjo përshtatje:
a) të jetë ë domosdoshme për përdorimin e programit të kompjuterit për qëllimin, për të cilin është marrë kompjuteri në rrugë ligjore;
b) të përdoret për arkiva dhe, po të jetë nevoja (në rastet kur kopjet humbasin, shkatërrohen ose dalin jashtë përdorimit), të zëvendësohet kopja e marrë në rrugë ligjore.
Kopja ose përshtatja, të përmenduara në paragrafin e parë, shkatërrohen, në rastet kur pronësia e kopjeve të programit të kompjuterit nuk është më e ligjshme.
Neni 14
Zbërthimi i lirë i programeve të kompjuterëve
Pëlqimi i autorit nuk është i detyrueshëm kur riprodhimi i kodit dhe përshtatja (“përkthimi“)
Janë të domosdoshme për marrjen ë të dhënave të nevojshme për ndërveprimin e një programi kompjuteri të krijuar në mënyrë të pavarur me programe të tjera, por vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
a) Kur ky veprim kryhet me anë të liçencës, ose nga një person tjetër që ka të drejtë të përdorë kopjen e programit, apo nga një person tjetër i autorizuar;
b) Kur të dhënat e nevojshme për ndërveprim nuk u janë dhënë më parë personave të përmendur në paragrafin “a“;
c) Kur këto veprime kufizohen në ato pjesë të programit origjinal, që janë të domosdoshme për krijimin e aftësisë ndërvepruese.
Dispozitat e paragrafit të parë ndalojnë përdorimin e këtyre të dhënave:
a) për qëllime të tjera, veç atij të aftësisë ndërvepruese të programit të kompjuterit të krijuar në mënyrë të pavarur;
b) për dhënie personave të tretë, me përjashtim të rasteve kur kjo gjë është e domosdoshme për aftësinë ndërvepruese të programit të kompjuterit të krijuar në mënyrë të pavarur;
c) për përdorimin e të dhënave për zhvillimin, prodhimin adhënien ë një programi kompjuteri të ngjashëm përsa i përket mënyrës së shprehjes, ose për ndonjë qëllim tjetër që cënon të drejtën e autorit.
Dispozitat e këtij neni nuk duhet të interpretohen në mënyrë të tillë që të lejojnë zbatimin e tij në një formë që bie ndesh me shfrytëzimin normal të programit të kompjuterit, ose dëmtimin e interesave të ligjshme të autorit.
Neni 15
Regjistrimi i lirë i përkohshëm nga organe trasmetuese
Një organ trasmetues mund të regjistrojë për përdorim të përkohshëm, me mjetet e tij, një vepër, për të cilën ai e gëzon këtë të drejtë pa pëlqimin e autorit dhe pa shpërblim të posaçëm. Ky organ është i detyruar ta shkatërrojë regjistrimin në fjalë brenda gjashtë muajve që nga koha e marrjes, përveç rasteve kur është rënë dakort me autorin e veprës për një afat më të gjatë. Megjithatë një regjistrim i tillë mund të ruhet në arkiva zyrtare edhe pa një marrëveshje të tillë, kur ka vlera të veçanta dokumentare a historike.
Neni 16
Shfaqja e lirë publike
Lejohet pa pëlqimin e autorit dhe pa pagesë a shpërblim, shfaqja publike e një vepre gjatë një veprimtarie a një institucioni shkollor, përgatitur nga vetë personeli, po qe se spektatorët janë thjeshtë personeli dhe studentët e institucionit, prindërit ose kujdestarët e studentëve, si dhe persona të tjerë që kanë lishje të drejtpërdrejtë me institucionin.
-------------------------Vijon ne mesazhet e ardhshme..............
__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|