volter
shpirt artisti
Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Jan Kukuzeli
Jan Kukuzeli
Ndikimi i muzikës së ritit liturgjik të Perandorisë Romake Kristiane të Lindjes u përhap deri në Spanjë, Itali, në veri të Afrikës dhe gjithashtu në të gjithë Greqinë, Rusinë dhe vendet e tjera sllave. Shqiptarët u përfshinë brenda Perandorisë së Lindjes nën sundimin perandorak të Konstandinopolit, me fjalë të tjera brenda suazës ku zhvillohej riti bizantin. Pas rezistencës bizantine në Epir dhe rimarrjes së Konstandinopolit nga latinët në 1261, u themelua dinastia Paleologe nën drejtimin e një princi të sundimtarëve të përmbysur të Bizantit, Mihal Komneni, i cili, mblodhi rreth vetes fisnikët shqiptarë, i përzuri venecianët nga jugu i Shqipërisë, Akarnia dhe Etolia, dhe themeloi një principatë të pavarur, Despotatin e Epirit me kryeqytet
Janinën. Jan Kukuzeli ishte produkt i kësaj periudhe
Jan Kukuzeli (Papadhopulli), lindi në Dyrrachium, Durrës, rreth vitit 1280. Këngëtar dhe kompozitor i psalmeve bizantine. Është quajtur tradicionalisht si "zë-engjëllori" dhe "mjeshtri".
Jan Kukuzeli është kompozitori më i rëndësishëm dhe më i shquar i muzikës kishtare bizantine gjatë dinastisë paleologe (1261-1453).
Kukuzeli i kaloi vitet e para të rinisë në Durrës. Kur ishte ende djalë ai u largua për të vazhduar shkollën e perandorisë në Konstandinopol nën kujdestarinë e perandorit bizantin. Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në kishën Laura e ftlinemadhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin.
Vdiq në Laura e Madhe, Mali Athos, rreth viteve 1360-75 (nuk dihet saktë viti i vdekjes së tij) .
Disa nga krijimet e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|