erzeni_be
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Terrori sionist ne Palestine.
8 nentor 2006
Terrorizmni shteteror izraelit i nderthurur ne menyre te mrekullueshme me heshtjen e komunitetit nderkombetar vazhdon te masakroje te pafajshem ne Rripin e Gazes ne Palestine.
Ne agimin e sotem, banoret e nje lagjeje mese te populluar te Beit Hanun ne veri te Rripit te Gazes, jane zgjuar nga bombardimet e ushtrise izraelite. Bilanci: 18 te vrare nder te cilet 8 femije.
Nje pergjegjes i Ministrise se Shendetesise, Khaled Radi ka bere te ditur se nder 18 viktimat , 13 i perkisnin te njejtes familje. Ai ka shtuar se bombardimet kane shkaktuar mbi 40 te plagosur , te gjithe civile.
Burimet e sigurimit palestinez bejne te ditur se ne nje interval kohe prej 15 minutash, nje rrebesh prej dhjetra predhash artilerie , kane rene mbi kete lagje ne lindje te Beit Hanun. Ky informacion eshte konfirmuar edhe nga te derguar special te disa mediave ne vend ngjarje.
Forcat okupuse izraelite kane pranuar bombardimin e Beit Hanun dhe Ministri i Mbrojtjes Amir Peretz ka urdheruar nisjen e hetimeve; nga ana e tij Ministrii i Puneve te Jashtme ka shprehur "keqardhjen" e tij ne lidhje me kete tragjedi te radhes.
Kjo kasaphane e re pikerisht pas perfundimit te ofensives "Rete e Vjeshtes" dhe terheqjes se trupave izraelite nga Beit Hanuni. Bilanci i "Reve te Vjeshtes" eshte mbi 63 te vrare, 400 plagosur , pjesa derrmuese civile, nder te cilet bejne pjese shume gra dhe femije. Ketij bilanci tragjik duhet shtuar edhe ky i sotmi, 18 te vrare e 40 te plagosur.
Dje gjithashtu (7/10/06) gjate nje tjeter sulmi ndaj nje autobusi shkollor ne lagjen Beit Zaid afer Beit Lahja gjithashtu ne veri te Rripit te Gazes, nje adoleshent palestinez eshte vrare dhe 7 femije te tjere jane plagosur nder te cilet 2 ne gjendje te rende.
Gjate kohes qe palestinezet po ndihmonin te plagosurit ne Beit Hanun , ushtria izraelite ndermerr sulme te tjera paralele ne Xhabalija. I derguari special i Al-Xheziras ben te ditur qe nje palestinez eshte vrare dhe 4 te tjere jane plagosur gjate nje bombardimi ne lindje te qytetit.
Lista e krimeve te perditshme sioniste ne Palestine mund te vazhdoje pa fund...
Dje (7/11/06) ne nje rraport , Ministria e Shendetesise Palestineze pati deklaruar se Izraeli gjate ketyre bombardimeve perdor rraketa toke-toke jokonvensionale dhe te ndaluara nga komuniteti nderkombetar.
Sipas te njejtit rraport, keto rraketa provokojne djegje te renda , trupat e viktimave jane te karbonizuara ndersa per te plagosurit , djegjet e brendeshme jane aq te renda sa qe mjeket s'kane rrugezgjidhje tjeter vetem se ndrhyrjet per heqjen e pjeseve te tera te organizmit.
Imazhet nga me te tmerrshmet te masakres se Beit Hanun mundt t'i shikoni ketu:
http://www.aljazeera.net/PhotoGalle...spx?album=G_91#
Nese jeni te dobet, ju lutem mos i shikoni
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|