Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të qeshim pak... > VOTA VOTA, vota me rrota :D
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

VOTA VOTA, vota me rrota :D

Qe nga kohe e pare
Qe kur lindi bota
Te ne s'mbahet mend
Kur u perdor vota

Per qindra vjet rresht
Bridhte ne Shqiperi
Asnjeri s'ja varte
S'kishte leverdi

I ra vlera fare
I ra dinjiteti
Forcen nuk ja dinin
S'mirte vesh mileti

Ne rruge jetime
E gjeti Enveri
E mori per dore
Ne diell e nderi

Vota mori pamje
i erdh bukuria
Veten shpejt e gjeti
E ju rrit fuqia

Njeri nuk e vidhte
S'ishte si me pari
Lum qe erdhi dita
i doli pronari

Ngriheshim pa gdhire
Shpejt qe ne mengjes
Me kenge e me valle
Voten fup ne thes

Vota dhe Berisha
Thone se u takuan
Sy me sy u pane
Shpejt u dashuruan

Te behej e fshehte
Kur s'kish leverdi
Te behej e hapur
Kur s'kish siguri

E moj vote e dashur
Ç'nuk te kane pare syte
Historisë sate
Zor t'i gjesh te dyte

Ne '96-en
Si u katandise
Tu bene brinjet copa
E u telendise

E në emrin tend
Na u be hataja
Ne '97-en
Me pushke, e murtaja

Seç i rame qiellit
Seç e beme rrogoz
Bam i rame me pushke
Bam me mitraloz

Me plumba i rame
Ne kupes se qellit
Sa shtrese e Ozonit
Iku mbrapa Diellit

Ndaj na vjen dielli
i pa perpunuar
Ndaj nga trute e kokes
Jemi te shkalluar

Te mori Fatosi
Qe u dogj nga kosi
Me breke neper kembe
8 vjet i palosi


Iu rrit mendja shume
Lojtarit te klasit
Mendja majë flokut
Birit të Thanasit

Erdhi 3 Korriku
E rrezoi nga fiku
Vota mori kembet
Nga duart i iku

E mori Berisha
E me mall i foli
Te gjitheve nga syte
Lotet çurg u nxori

Djemte u rraskapiten
S'kishin me fuqi
Rrofsh qe erdhe prape
E na dhe lavdi

Rri sa te doje qefi
Ik kur te leme Ne
Na lere pake kohe
Ta marrim me nge

Mos mi ngacmo çunat
E mi ler rehat
Sa te marrin veten
E te zene parate

Djemve te Fatosit
Mire u mbushe xhepat
Prit dhe per te mite
Te dalin nga plepat

Ata bene pallate
Te Shkembi Kavajes
Ne duam nga nje vile
Si Nipi prane Dajes....


(Populli)

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2007 17:12
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
strellci
jasht *****i

Regjistruar: 19/09/2008
Vendbanimi: not verified
Mesazhe: 61

me pelqyen vargjet e tua ndersa forumistave te tjer nuk ju paska terhequr shum vemendje.

degjo pse nuk i mer kto vargje dhe te krijosh nje veper me te pastaj kush e di mun te arrish ndoshta jo vetem te krahasohesh me ndre mjeden por edhe te ja kalosh

__________________
I don't have one

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Tetor 2008 16:16
strellci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të strellci Kërko mesazhe të tjera nga: strellci Shto strellci në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto strellci në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Të qeshim pak... > VOTA VOTA, vota me rrota :D

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.