Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Chati > Dhoma #Shqiperia > Ekskluzive per stafin mbi mbarevajtjen e dhomes > Diskutime rreth rregullores se chatit Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 3.67.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Diskutime rreth rregullores se chatit

Duke pare se mungon nje rregullore qe cdo aop ta pranoje perpara se te marri status dhe mos fshihet pas fjales "nuk e dija".

Ne fakt shumica jane rregulla llogjike dhe etike megjithate per te shmangur keqkuptimet dhe keqinterpretimet eshte me mire qe te diskutojme se bashku dhe te arrijme ne nje marreveshje mbi sjelljen ne chat.

Ne kete diskutim mund te marrin pjese Founderi, sop, aop dhe cdo njeri tjeter i cili ka diskutime konkrete.

Une he per he do te them mendimet e mija per disa pika:

Dhoma #ndihme
Ne dhomen #ndihme mund te rrije cdo njeri edhe pse nuk ka nevoje per ndihme. Ky njeri mund te nxirret nga dhoma kur nderhyn ne diskutimet mes Aop-Aop; Aop-Sop; Sop-Sop;
Nxirren nga dhoma gjithashtu edhe persona qe zakonisht bejne flood apo qe njihen si elemente turbullues.

Kur nje chatist hyn ne dhomen #ndihme cdo aop apo sop duhet ta pyese nese deshiron ndihme.

Dhoma #ndihme nuk duhet te jete kurre +m vetem ne rastet e vecanta kur ka sulme, dhe ne keto raste cdo useri sapo hyn i duhet dhene +v ne menyre qe te mund te flase.

Aop-et apo Sop-et detyrimisht duhet te qendrojne ne te dyja dhomat #shqiperia dhe #ndihme ne menyre qe te mund te pergjigjen ne dhomen #ndihme per veprimet qe bejne tek #shqiperia.

Nese nje Aop apo Sop ka ndeshkuar nje person ne #shqiperia dhe ky person hyn ne #ndihme atehere personi i pare qe do e sqaroje se perse e mori ndeshkimin ne #shqiperia do te jete po ai Aop apo Sop qe e ka ndeshkuar ne #shqiperia.

Ne dhomen #ndihme mund te zhvillohen edhe biseda te ndryshme ndermjet Aop, Sop, Vop dhe user te thjeshte nese keto biseda nuk pengojne dhenien e ndihmes apo prishin rregullin e dhomes.

Kur ndodhet nje Sop ne dhome atehere vendimet e tij jane te padiskutueshme. Nese nje Aop ka ankesa per vendime te gabuara te nje Sop-i mund te hedhe ne forum ankesen e tij. Nga ana e stafit i garantohet qe nuk do te kete pasoje personi qe ankohet.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Prill 2003 02:40
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Marredheniet Sop-Aop

Marredheniet Sop-Aop jane marrdhenie qe percaktohen qarte nga statusi me i larte qe ka nje Sop.

Vendimet e nje Sop diskutohen ne dhomen #ndihme me pjestaret e tjere te stafit ose ne forum.

Sop mund te veproje kunder vendimit te nje Aop ne te dyja dhomat #shqiperia apo #ndihme. Pra mund te heqe Banet qe ka vendosur nje aop nese e sheh te arsyeshme per ta bere kete. Nje Sop mund te kerkoje mendimin dhe keshillen edhe te Aop-eve te tjere qe e njohin ate argument per te cilin po diskutohet.

Sop vendos ne Aop liste personat tek te cilet ai ka besim dhe qe e sheh se jane te vlefshem per kanalin.
Mund te heqe nga lista nje Aop kur bindet se ky Aop nuk mbush kriteret. Megjithate heqja definitive e ketij Aop-i behet vetem pas diskutimit me Sop-et e tjere. Ne momentin qe Sop-et kane mendime te ndryshme njeri nga tjetri per kete argument ceshtja zgjidhet me votim dhe zbatohet vendimi qe ka shumicen e votave.

Per cdo veprim qe ben nje Sop eshte i detyruar te jape shpjegime Sop-eve me ane te memove apo te shkruaje ne forum.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Prill 2003 02:59
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mbi heqjen e operatoreve (AOP).

Nuk po spjegoj proceduren e venies se operatoreve pasi do kohe dhe dhoma tani eshte akoma e vogel, per te patur nje nevoje per rregulla precize ne kete drejtim.

Kur nje aop hiqet, duhet ti tregohet aresyeja dhe te dije nga cili SOP u hoq. Nuk eshte korrekte qe operatoreve te mos u tregohet kush e hoqi dhe pse.

Operatori qe hiqet nuk mund te rivendoset me status pa marre miratimin e SOP-it qe e hoqi. Prandaj cdo tentative per te folur me sopet e tjere eshte e pavlefshme nese nuk bindet sopi qe morri vendimin per te hequr operatorin.

Kjo do te thote se kur vihet nje operator i hequr me pare nga XXXX duhet te theksohet ne memo se XXXX ra dakort per rivenien e tij.

Ne rast se SOP-i ne fjale nuk vjen per kohe te gjate ne kanal ose nuk lexon as memot qe koleget i dergojne atehere operatori mund te shtohet edhe pa pyetur SOP-in ne fjale.

Asnje operator nuk hiqet per aresye personale. Nese dikush mendon se eshte hequr per aresye personale, mund te informoje sopet e tjere (dhe founderin) per kete. Drejtesia ne kete drejtim eshte baza e nje bashkepunimi te bukur ne chat.

Me poshte gjenden aresyet me kryesore kur nje Aop mund te hiqet. Pra, ndalohet:


  • Nxjerrja e vizitoreve nga dhoma #shqiperia pa aresye.
  • Perdorimi i skripteve qe nxjerrin njerez jashte pa aresye.
  • Heqja e baneve te vena nga dikush tjeter. Nese operatori qe ka vene banin nuk ndodhet ne dhome atehere bani mund te hiqet.
  • Ofendimi i operatoreve te tjere si ne privat edhe ne main. Nese gjate nje diskutimi ose dialogu mbi problemet e dhomes nje operator shan dhe ofendon atehere do te hiqet menjehere. Nese sharjet behen per aresye personale, atehere kjo ska te beje me dhomen, prandaj sopet mund edhe te tolerojne. (shiko me poshte detyrimet e operatorit)
  • Perdorim i fjaleve banale (te pista) neper dhomat #shqiperia dhe #ndihme.
  • Kick/Banet per aresye personale.
  • Kick/Banet per ofendime ne privat. Ofendimet ne privat nuk perbejne aspak aresye per te nxjerre dike jashte. Nese dikush ju ofendon ne privat mund te injorohet me komanden perkatese.
  • Perdorim i fjaleve banale ose ofendim i vazhdueshem i vizitoreve ne privat. Askush prej nesh nuk do kolege njerez paedukate qe largojne vizitoret dhe ulin imazhin e dhomes.


Detyrimet e operatorit:
Operatori eshte i detyruar te justifikoje banet qe ve sa here ti kerkohet nga SOP-et ose nga operatoret e tjere. Eshte krejtesisht normale qe nje operator te pyese nje tjeter per aresyen e venies se nje bani. Nese kjo aresye nuk ka te beje me dhomen atehere mund te njoftohet nje sop per abuzimin. Sidoqofte bani nuk levizet pa miratimin e atij qe e vuri, edhe kur perben nje abuzim te dukshem.

Operatori eshte i lutur ti pergjigjet vizitoreve qe kerkojne ndihme se me shpejt te jete e mundur.

Si perfundim, dy koncepte kane "pronar" ne chat: Bani dhe Operatori i hequr. Kush dhunon keto koncepte pronesie shkel rregullat e etikes se bashkepunimit, dhe mund te hiqet menjehere.
Gjithashtu ka dy ambjente ku operatori leviz:
1. Ambjentet e dhomes dhe stafit
2. Ambjentet personale te chatit privat
Operatori eshte i lire te beje cfare te doje ne chatimet private personale. Nga ana tjeter eshte i detyruar te kete nje sjellje respekuese dhe etike neper dhoma dhe ne chatimet private mes kolegeve te tjere operatore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Prill 2003 06:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Me fajtorin nuk jam dakort aty ku thote qe bani nuk hiqet nga nje Aop tjeter pa miratimin e atij Aopi qe e ka vene. Pasi qellon qe vendoset nje ban gabim dhe kete pas nje diskutimi mund ta heqe nje aop tjeter. Sepse nese ai Aop qe ka vendosur banin gabon ose e vendos pa kriteret e duhura perse duhet ta vuaje useri kete gje ????????????

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Prill 2003 11:52
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Qetesia ne staf dhe mos krijimi i sherreve jane me te rendesishme se nje user qe mbetet jashte. Ne fund te fundit nese dikush ve bane pa llogjike atehere ai do hiqet nga stafi. Mjafton qe ti thuhet nje sopi se nje koleg vuri ban kot dhe kjo do te merret parasysh.

Gjykimi i nje bani si te drejte apo pa drejte eshte relativ dhe ka ndodhur qe operatoret zihen sepse i heqin banin njeri tjetrit. Kjo nuk duhet te ndodhe nje ban i vene nuk mund te hiqet nga nje koleg, pasi presupozon se bani u vu kot, pra u abuzua. Ne rast se ndodh kjo gje nuk ka sesi te gjykoje nje operator tjeter dhe te rregulloje punet vete. Vetem sopi mund te gjykoje nese dikush abuzon ose jo. Ndryshe behet lemsh dhe te gjithe thone se tjetri ve bane kot.

Pra bani eshte "i shenjte". Ai qe e ve duhet te kete ment ne koke dhe to mos lere thjesht scripte qe nxjerrin njerezit jashte. Nese ndodh keshtu atehere do hiqet perfundimisht operatori, por jo bani qe ai e vuri duke e quajtur te drejte.

Pra, operatoret jane te pergjegjshem per banet qe vene. Nese vene bane kot, do hiqen nga operator dhe kete e gjykon vetem sop-i, ska sesi ta gjykoje nje operator tjeter.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Prill 2003 18:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Per mendimin tim duke perdorur skripte automatike vihen ban krejt pa vend. Ndaj do te ishte mire qe scriptet te perdoren vetem ne raste sulmesh dhe kur nje aop eshte i vetem ne kanal.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Prill 2003 20:52
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Aop!

Suksesi i chatit dhe serioziteti i tij shihet sidomos në marrëdhëniet që drejtuesit kanë ndërmjet tyre. Duhet të ekzistojë një frymë bashkpunimi dhe korrektësie që të ndërtohet një ambjent i barabartë për të gjithë dhe sa më i këndshëm dhe i pranueshëm. Në këtë kontekst është mirë që drejtuesit e chatit të këshillojnë njëri-tjetrin të shkëmbejnë dijet dhe experiencat në mënyrë që të krijohet një harmoni dhe një bashkpunim që është i nevojshëm për formimin e një ambjenti që duhet të jetë shembull në komunikim dhe në barazi.

Një Aop duhet të jetë i kujdeshëm ndaj bisedës që zhvillohet në kanalin kryesor të dhomave #shqiperia dhe #ndihme. Duhet të paralajmërojnë personat që thyejnë rregullat e mirësjelljes apo që shqetësojnë bisedimin e të tjerëve. Zakonisht kur thyhet një rregull si p.sh.:
Një përdorues shkruan me shkronja të mëdha, shkruan me sfond të errët, shkruan disa herë rradhazi në kanal brenda pak sekondash, dhe bën veprime të tjera që shqetësojnë përdoruesit e tjerë në kanal;
Aop-i duhet të ndërhyjë në fillim duke e paralajmëruar që nëse do përsëritet kjo gjë do të merren masa ndaj përdoruesit i cili shqetëson bisedën në kanalin kryesor.
Paralajmërimin Aop-i mund ta bëjë në kanalin kryesor ose në privat.
Është në dorën e Operatorit të gjykojë nësë përdoruesi që thyen rregullat duhet të ndëshkohet me Kick apo me Ban apo me Kick-Ban.
Operatori nuk duhet të abuzojë me këto komanda sepse nëse përdoruesi ankohet atëherë pas disa paralajmërimesh ai Operator që abuzon me këto komanda hiqet nga statusi që ka.
Operatori asnjëherë nuk duhet të ndëshkojë një përdorues për çështje personale apo për biseda të bëra në privat mes përdoruesit dhe Operatorit. Nëse verehen shkelje të tilla merren masa ndaj Operatorit.
Operatori duhet të jetë i gatshëm t‘i përgjigjet pyetjeve të përdoruesëve që kanë të bëjnë me chatin dhe me komandat e ndryshme. Nëse bëhet fjalë për pyetje që kanë të bëjnë me komandat e Irc, atëherë një Operator mund ta drejtojë Përdoruesin në Forumin Horizont në sektorin ku janë publikuar komandat e Irc.

Një Operator nuk mund të heqë banin e një Operatori tjetër nëse ky i fundit ndodhet në kanal.
Një Operator që vendos një Ban është i detyruar të japë shpjegime në dhomën #ndihme si Përdoruesit që është ndëshkuar ashtu edhe kolegëve të tjerë.
Mesazhi shoqërues i Banit duhet të jetë i qartë dhe duhet të shpjegojë arsyen se përse u krye ky ndëshkim.
Banet për shkelje të rëndomta si: Fjalë të pista të thëna në kanal, përsëritje të qëllimshme të tekstit në kanal dhe ofendime ndaj personave të veçantë, ndëshkohen maksimalisht me Ban apo Kick-Ban i cili nuk duhet të zgjasë më shumë se dhjetë minuta. Në rast përsëritjeje Bani mund të zgjasë deri në një orë.

Floodet, Ofendimet e vazhdueshme me fjalë të pista, Reklamat për faqe të ndryshme interneti, për servera të ndryshëm chati, për dhoma të tjera brenda serverit tonë, për qendra interneti apo për çdo aktivitet tjetër ndëshkohen me Ban (minimumi një orë) ose me Akick (disa ditë)
Mund të ndodhë që në chat të bëhen reklama të ndryshme faqesh apo aktivitetesh vetëm pasi është diskutuar ndërmjet Super Operatorëve dhe është aprovuar prej tyre diçka e tillë. Në këtë rast Super Operatorët duhet të njoftojnë me anë të memove apo në Forumin Horizont për një veprim të tillë

Vendoset Ban në rast se në Privat një Përdorues bën reklama të serverave të tjerë të chatit, nëse bën reklama për dhoma të tjera brenda serverit tonë, nëse bën reklama për faqe interneti, dhe nëse ben flood në privat

Për tu bërë të qartë këtë koncept po citoj Fajtorin në një diskutim që është bërë më parë:
Ështe e rëndësishme të dihet cfarë bën flooderi që të dihet si të sillesh. Nese ju bën flood në privat nuk ka nevojë të nxirret nga kanali dhe as të levizet nga kanali. Mjafton një /silence
Cfarë ndodh po u morr një masë e papërshtatshme? Si fillim mund të dëmtojë kanalin. Kjo ju bën përgjegjës si operator para të gjithëve. Së dyti mund të ngatërroheni me veten tuaj dhe të humbni dinamikën që duhet në raste floodesh.

Shembulli 1
Në kanal bëhet flood me join/part. Mjafton të vihet ban

Shembulli 2
Në kanal bëhet flood me text duke derguar shumë text sapo hyn keqbërësi. Në teori personat që kanë ban nuk hyjnë më, por nëse për arsye të ndryshme një person mund të hyjë dhe problemi që krijon është i madh bëhet dhoma +m. (Kujdes se shumica nuk flasin dot më në main).

Shembulli 3
Dikush ju bën flood me klone në privat. Si masë fillestare bej veten +m. Pastaj bëj silence për adresën nga vjen floodi dhe behu -m.

Banet:
Banet janë pjesa më e rëndësishme e punës në kanal se lenë jashtë gjithë ata fëmijë të papërgjegjshëm që nuk dinë normat e sjelljes. Bani ka shumë forma vënie. Psh vetëm nickut, vetëm maskës, vetëm ip, koplet domainit. Ku qëndron ndryshimi në vënie? Ndryshimi qëndron në formulën që përdoret për ti vënë banin. Cdo nick që është në kanal mund të merret si një strukturë e tillë:
nick!mask@host.domain.net (kujdes shenjat @ dhe !)
prandaj kur do ti vesh banin vetëm me nick mjafton që të tjerat ti ndërrosh me yll. Psh: fajtori!*@*
/ban fajtori!*@*
Bani zyrtar që përdoret në kanal është me ip. Dmth me gjithë pjesën që ka prapa shenjës @. Psh. *!*@=rtfE9.ipt.aol.com
Ndërsa Banin me domain nuk po e shpjegoj pasi nuk mund të vendosen bane të tilla në kanalin tonë. Çdo aop që gjendet duke bërë një Ban me domain dhe nuk ka një justifikim të pranueshëm do të hiqet përkohësisht apo përfundimisht nga funksioni që ka në kanal.

Për të krijuar marrëdhënie të ndërsjellta me njëri tjetrin unë do i këshilloja Operatorët që të mundohen të sillen njerëzisht si me Kolegët ashtu edhe me Përdoruesin e thjeshtë.
Në rast se një Koleg ju kërkon shpjegime për një veprim që ju bëni në kanal sqaroiani me qetësi arsyen që ju shtyu të ndërmerrni një masë të tillë. Në rast mosmarrëveshjesh njoftoni një Super Operator me memo ose shkruani në Forum.
Ndalohen në mënyrë kategorike Kicket dhe Banet ndërmjet Operatorëve nëse nuk ka një arsye të fortë.
Një Aop mund të bëjë Deop një Aop tjetër kur vëren se Operatori që po abuzon është larguar dhe ka lënë në funksion scriptin. Gjithsesi në çdo rast, më parë një Aop duhet ti flasë Operatorit që po abuzon në Privat osë në dhomën #ndihme
Abuzimet si në një drejtim në tjetrin do të ndëshkohen nëse vërehen parregullsi

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Prill 2003 10:24
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
METAXA
Inspektor

Regjistruar: 11/01/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 414

Per punen e rregullores mendoj se sa me shpejt ta nxjerrim aq me mire do jete.
Ne fillim mendoj qe te qartesohen shkallezimet e accesseve megjithese te pakte jane ato persona qe nuk i dine. Une po shkruaj aq sa di per ket çeshtje

Founderi, personi i cili ka fjalekalimin e kanalit (krijuesi). Ý vetmi qe mund te shtoje ose heqi Sop, si rrjedhoje kontrollon detyrat e tyre.

SOp, Super Operatori eshte nje shkalle hierarkie me poshte se founderi. Ka per detyre te shtoje (edhe te heqi) AOp si edhe ti drejtoje ato ne çdo paqartesi qe mund te kene. Gjithashtu mundet te vendose akick.

AOp, Auto Operatori merret me kontrollimin e sjelljeve te userave (perdoruesve te thjeshte) te chatit konform rregullores se chatit.

VOp, Voiced Operator mund te flasi ne dhome kur dhoma eshte +m (moderated). Nqs nje person me access VOp ka ban ai mund te hyje duke bere invite.

UOp, User Operator eshte njesoj me VOp.(Te pakten une si di ndryshimet) vetem se merr jo + por - perpara.


Kuptohet userat qe jane me te rendesishmit ketu paçka se nuk i kane kto te drejtat qe permenda siper jane perdoruesit e thjeshte te cilet kane per detyre te mbajne kanalin gjalle, pra siç dihet jane ato pjesa me jetesore per nje kanal.

Sa per rregulloren edhe te drejtave te AOpit bashkohem me mendimet e mesiperme edhe mund te them qe nje AOp do ishte mire te rrinte online me nickun qe eshte ne aoplist.

Edhe sa per scriptet une jam kundra perdorjes tyre.

Te gjithe duhet ta dine se ndalohet rreptesisht dhenia e fjalekalimit te nickut nje personi tjeter.

Per mendimin tim ne veprimet e nje aopi vetem sopat te nderhyjne ose ose nje aop i cili veren diçka te parregullt duhet te konsultohet patjeter me aopin ne fjale perpara se te nderhyje, ose per çdo problem te kontaktojne me sop edhe mos krijojne sherre ne dhome.

Flasim prape tashi se erdhi faja ne dhome duhet me paraqit forcen

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Prill 2003 01:28
METAXA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të METAXA Kliko këtu për të kontaktuar me METAXA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të METAXA't! Kërko mesazhe të tjera nga: METAXA Shto METAXA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto METAXA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cutty_sark
Anetar i ri

Regjistruar: 21/05/2003
Vendbanimi: albania
Mesazhe: 20

Nuk u permend dicka !!

Kam ven re qe ne disa raste persona me acc ne dhomat tona hyjne me nicke te ndryshme dhe marrin @ pasi ai ka bere indentifikimin e nickut qe ka acc...
Nuk e di nese kjo gje eshte e mire apo jo por ne nje bised ne #ndihme u tha qe te gjith ata me acc duhet te hyjne me nickun e tyre per sa kohe ata duan te ken @ .
Sa per gjerat e tjera qe u diskutuan ketu jam plotsisht dakort , dhe duhet bere e qarte te gjith aopeve qe te hyjne dhe ti lexojne keta gjera .

Me shkeljen e keti rregulli ka pas dhe gjelurdina ne dhom ndonje here. Me kete gje thjeshte dua te terheq vemendjen sepse eshte e veshtire te kuptosh kush eshte persoi real dhe kush ka hyre per ndonje rremuje .Do ishte shum me mire qe ai qe don te hyje me nick tjeter te mos perdore acc qe ka .

Dhe dicka tj per hir se jemi koleg duhet icik me respekt me njeri tjetrin , shpesh perdoret fjalor jo i mire ose kerkojne me tregu fortesi me nj-tj .
une kaq kisha uroi pune te mbare dhe harmoni te gjithve bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Qershor 2003 00:23
cutty_sark nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cutty_sark Kliko këtu për të kontaktuar me cutty_sark (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cutty_sark Shto cutty_sark në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cutty_sark në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

ok!!!

.

Dhe dicka tj per hir se jemi koleg duhet icik me respekt me njeri tjetrin , shpesh perdoret fjalor jo i mire ose kerkojne me tregu fortesi me nj-tj .
une kaq kisha uroi pune te mbare dhe harmoni te gjithve bye [/B][/QUOTE]


Jam edhe un dakort, me keto qe u thane me larte.
edhe, mendoj qe te ket seriozitet na ana e operatorve(aop).
edhe jam , shum dakort me , kete qe cutty tha ,qe:: kolegt qe kane acc duhet te kalojne mire me njeri tjetrin, mos te perdorin lufte scriptesh apo fjalore banale midis tyre, mendoj se kjo ehste nje ngritje me e larte e dhomave. Suksese te metejshme, edhe kalofshi mire




Edhe nje gje na une :jam i kenaqur ne vet vete qe jam pjese e stafit tuaj, edhe mundohem te jape ndihmen time, me aq sa mundem, sepse eshte nje chat dinjitoz.
bye all, shendet kudo qe jeni.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Prill 2004 23:13
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vlonjati99Tave Kliko këtu për të kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vlonjati99Tave't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vlonjati99Tave në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:11 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Chati > Dhoma #Shqiperia > Ekskluzive per stafin mbi mbarevajtjen e dhomes > Diskutime rreth rregullores se chatit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.