Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Universitet e Huaja > Studentët e huaj në Itali, jo më shumë se 20 orë punë në javë
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Studentët e huaj në Itali, jo më shumë se 20 orë punë në javë

Specialisti i Zyrës së Emigracionit në MPÇ, Hatibi, shpjegon se Italia ka vendosur që, ata të cilët thyejnë rregullin, nuk quhen studentë

Studentët e huaj që studiojnë në Itali, duhet të punojnë vetëm part-time, në të kundërt, do të humbasin statusin e studentit.

Kjo do të thotë se, një student mund të kryejë çfarëdolloj pune, qoftë edhe në Itali, por nuk duhet t'i kalojë më shumë se 20 orë pune në javë. Specialisti i Zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Durim Hatibi, shpjegoi se ky është një vendim i Ministrisë së Brendshme, ku me anë të një qarkoreje, ua ka përcjellë të gjitha prefekturave.

Studentët

Studentët e huaj mund të bëjnë çfarëdolloj pune, qoftë edhe punë rastësore, por mjafton të mos tejkalohen 1040 orë vjetore.

Kështu, studentët që janë në Itali, ku të tillë ka edhe vendi ynë me mijëra, nuk do të pengohen të përballojnë jetesën disi të shtrenjtë, në pagesën e taksave universitare dhe deri në ndonjë zbavitje të domosdoshme për t'u relaksuar sadopak.

"Të bësh baby-sitter, të marrësh pjesë në një mbledhje produktesh bujqësore, punë në shpërndarjen e reklamave, gjithçka është e mundur, por e domosdoshme është të mos punësohesh më shumë se 1040 orë në vit apo 10 orë në javë", - pohon Durim Hatibi. Sipas tij, kjo nismë nga pala italiane, u ngjiz nga një pyetje që Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INSP), ia drejtoi Ministrisë së Punës, lidhur me "mundësinë që studentët nga shtete jo anëtare të BE-së, të kryejnë punë rastësore".

Ministria u përgjigj se "kufizimet për ushtrimin e një aktiviteti, nga ana e atij që zotëron një leje qëndrimi për studim dhe formim profesional", të disiplinuara nga ligji mbi imigrimin, duhen kuptuar se i referohen çfarëdolloj tipologjie punësimi.


Ndëshkimet

Nëse studentët e huaj do të kalojnë 1040 orë pune në javë, atëherë do t'u konvertohet leja e qëndrimit.

"Shtetasve të huaj që zotërojnë një leje qëndrimi për motive studentore apo formimi, u lejohet ushtrimi i çdolloj aktiviteti punësimi, por duke respektuar orarin e 20 orëve punë javore maksimale, qoftë edhe duke i mbledhur 52 javët në një kufi maksimal të 1040 orë pune në vit, të cilat, tek e fundit, janë edhe piketat e vendosura nga ligji mbi imigrimin",- shpjegon Durim Hatibi, duke shpjeguar se nga ana tjetër, nëse dëshiron të punosh për më shumë kohë, atëherë, leja e qëndrimit për motive studentore dhe formim, nuk vlen.

Për aktivitete punësimi me kohë më të madhe, sqaron qarkorja, është i domosdoshëm konvertimi/shndërrimi i lejes së qëndrimit për motive studentore, në leje qëndrimi për motive punësimi, si punëmarrës apo i vetëpunësuar.


Gazeta Shekulli

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Modifikuar nga briseide datë 13/03/2009 ora 18:08

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 17:44
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Keq te punosh/studiosh e keq te mos punosh/studiosh i thojne kesaj.

Nga nje ane, mendoj se mund te jete pozitive nje gje e tile, qe studentet t'i perkushtohen studimeve, se sa punes. Por nga ana tjeter eshte shume negative, duke pare gjendjen aktuale ekonomike qe te len per te deshiruar.

Mendoj qe ky ligj eshte aplikuar, sepse shumica e emigranteve perdornin universitetin si mjet per dokumenta, dhe e braktisnin ate per punen, (pervec se duke dhene ndonje provim tek tuk sa per te marre letrat).

Nuk e di sa i dobishem do te jete ky ligj.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Modifikuar nga Lela_Dr datë 13/03/2009 ora 18:14

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 18:01
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dy pa pese te nusja e dajes

Po mire, tani e zbuloi ministria kete ligj? Se dine qe kur merr vizen studentore ne ambasade te japin nje flete te kuqe ku te spjegojne se nuk lejohet puna me shume se 20 ore ne jave.

Keshtu ka qene gjithmone, por nuk eshte aplikuar kurre. Kjo domethene se ne qofte se fillojne ta aplikojne tani gjysma e studenteve shqiptare shkojnen e krize, sepse punojne mbi 20 ore ne jave per te vazhduar studimet. Nje ligj i ngjashem ekziston ne shume vende te botes. Dhe nuk intepretohet sic bejne gazetaret (e paafte) te shekullit, por si limit qe studenteve shqiptare pa te ardhura nga prindet mund ti kushtoje shtrenjte.

Qarkorja qe ka nisur Ministria e Brendshme italiane me siguri i kerkon prefekturave te fillojne ta zbatojne. Konvertimi ne dokumenta pune dikur behej me kuota. Nese tani e bejne direkt (po te kesh kontrate) do ishte mire. Madje kjo eshte e vetmja e mire qe ka qarkorja. Por duke njohur burokracine e qellimshme italiane do mundohen te shtyjne studentet te konvertojne dokumentat duke pritur kuotat, gje qe do beje thjesht studentet te punojne pa dokumenta (pra te shfrytezohen me shume dhe te rrezikojne ti kapi financa sepse... po punojne).

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 19:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ???????????????????????

Pse beni te cuditurin???!!! Dhe ne Gjermani po i njejti Ligj existon dhe sic e tha dhe Fajtori, ne Ambasaden perkatese t'a bejne te ditur kete Ligj DHE NE MOS ATJE, do e marresh vesht kur te vejne Vulen-Vizen e qendrimit ne Zyrat e te Huajve(te pakten ktu ne Gjermani) keshtu ndodh!....
Studenti iken per te studiuar dhe jo per te punuar ne nje shtet tjeter mgjse te mos ngterrohem dhe une se s'kane lidhje VETEM te huajt me kete Ligj por eshte dhe per shtetasit e mirfillte, pra gjermanet vete ose italianet!!!!
Eshte mesuar Shqiptari t'i Interpretoje Gjerat-Ligjet qe s'i pelqejne sic do vete!
Dhe ne Shqiperi, po te "kishte" Ligje-zbatim te tyre ose me mire me thene, vende pune te mjafteshme per Popullin, dhe Qeveriaret shqiptare do ta vinin nje Ligj te tille (mbase dhe e kane vene) !!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Modifikuar nga Vizioner datë 13/03/2009 ora 20:14

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 20:07
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Re: Dy pa pese te nusja e dajes

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po mire, tani e zbuloi ministria kete ligj? Se dine qe kur merr vizen studentore ne ambasade te japin nje flete te kuqe ku te spjegojne se nuk lejohet puna me shume se 20 ore ne jave.



Edhe une e njihja si ligj po me cudiste qe vetem keto dite qenka postuar si lajm nga Shekulli(qe kishte bere mjaft gabime,per cudi paskan perkthyer gabim kesaj radhe )

Fajtor per kuotat e ke fjalen per nr e personave qe nevojitet cdo vit ne It?Dmth ato te vjeshtes?

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 20:10
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Per vete Italiant nuk ekzikston ky ligj, sepse shumica e studenteve ne Itali e marrin Universitetin si (passa-tempo). Nderkohe kane nje pune fikse dhe japin provime sipas qejfit dhe kur ti teket studentit.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 20:14
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Per vete Italiant nuk ekzikston ky ligj, sepse shumica e studenteve ne Itali e marrin Universitetin si (passa-tempo). Nderkohe kane nje pune fikse dhe japin provime sipas qejfit dhe kur ti teket studentit.


Lela_Dr Ato quhen Studime me Korrespondence pastaj dhe ato qe kryejne te tilla Shkolla mund te punojne dhe 24 ore(nqse i lejon Ligji tjeter pastaj i kohes se lejushme te pune)! Kurse Studentet qe frekuentojne cdo dite Unin qofshin ato Vendas(me pashaporte te shtetit) qofshin ato te huaj LIGJI ESHTE NJE PER TE GJITHE!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 20:20
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Une_Jam!!!!
Une kam bere 5 vjet Universitet dhe asnje s'me ka pyetur per prezencen time. Asnje s'me ka marre firmen kur hyja ne leksione.
Edhe kur s'kam shkuar ne leksione per periudha te gjata asnje s'me ka kerkuar mungesen.
Pervec disa fakultete qe kane obligim frekuence. Te tjeret jane te lire te frekuentojne ose te punojne.

Sistemi italian funksion komplet mbrapsh, dhe eshte gjynah per vete shtetin qe len ligje te tilla.
Ne momentin qe rregjistrohesh ne universitet asnje s'te pyet, nese je student frekuentues apo me Korrispondece.

Nuk e di si funksionon ne gjermani, por te siguroj qe ne itali universiteti me korrispondence nuk ekziston.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 20:25
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne Itali eshte vetem per studentet e huaj, sepse llogjikisht kur te japin vizen per student nuk mund te shkosh te punosh. SHBA e ka drastik kete aspekt, po te kapen qe punon me vize studenti te heqin vizen (si njeri).

Por nga ana tjeter italianet e dine shume mire qe ata studente qe po fusin i perballojne dot shpenzimet pa punuar vete. Keshtu qe gjithmone e kane toleruara kete pike (duke i bere nje nder jo te vogel shqiptareve).

Nga ana legale kjo krijon nje konflikt te madh, sepse studentet e huaj nuk jane te barabarte. Italiani mund te punoje e ta shtyje sa te doje universitetin, nderesa shqiptari spunon dot tamam dhe i numerohen provimet qe te marre dokumentat. Por kjo eshte mese e kuptueshme, Italia ben nje nder qe pranon studente, nuk mund te presesh te barazohesh me studentin italian.

Briseid, per te kthyer dokumentat per pune (mesa di une) ka kuota vjetore qe se di kur dalin. Por di qe kur dalin behet nje corap i madh, me rradha neper posta etj. Te vetmit qe mund ti shpetonin rradhave ishin te diplomuarit (qe jane truri qe cdo vend do te mbaje afer). Kush merrte diplome mund ti kthente ne cast per pune, por pastaj u shtua nje kusht tjeter per lendet qe kerkojne provim shteti. Ligji u be qe kthimi lejohet pasi merr provimin e shtetit, jo pasi merr diplomen. Kjo per aresyen e thjesht se marrja e nje diplome per lende si mjekesia nuk mjafton qe te punosh ne ate vend, duhet provimi i shtetit. Ose ne te kundert mund te punosh ne universitet, ku vazhdon me dokumenta studenti (master, doktorate, etj).

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 20:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Ne Gjermani eshte po aq i rrepte sa ne SHBA..ndoshta dhe me shume...Mgjs..ne gjermani kjo vlen jo vetem per te huajit por edhe per gjermanet vete..Nuk lejohet te punosh me shume se 20 ore ne jave..pasi si ''pune te pare'' quhet studimi..ndersa puna quhet si e dores se dyte...
Edhe kur shkon te zgjasesh lejen e qendrimit...ti pret veshet ajo teta atje..nqs merr vesh se e ke kaluar oret..edhe ne leje qendrimi te shtypet si shenim me te zeze shume te dukeshme...jo me shume se 20 ore ne jave..
Ndersa sa per ate qe thua ti Lela..per kontrollin nese shkon ne leksion apo jo..dhe ketu eshte ne doren tende...shkon apo nuk shkon..(mgjs ndonjehere,kur pertoj te shkoj them sikur te ishte me mungesa te pakten do me vriste ndergjegja qe nuk shkova )

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2009 20:32
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:14 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Universitet e Huaja > Studentët e huaj në Itali, jo më shumë se 20 orë punë në javë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.