Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Venecia, në luftë të përjetshme me ujin
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Venecia, në luftë të përjetshme me ujin

Sheshi i Shën Markut

Italia është një vend që me dimrin nuk ka gjithmonë marrëdhënie të mira. Madje jo rrallë përballet me përmbytje dhe rrëshqitje të tokës. Një nga zonat më të prekshme dhe më të ekspozuara ndaj vërshimeve të ujërave, për shkak të reshjeve të mëdha, është edhe Venecia. Laguna e bukur, një nga perlat botërore të arkitekturës, historisë dhe bukurisë së natyrës kërcënohet vazhdimisht nga fluksi i ujërave. Me vite janë bërë shumë plane për shpëtimin e pjesëve më shumë të kërcënuara, por të pakta kanë qenë realizimet konkrete të masave mbrojtëse. Së fundi shirat e dendur që ranë në të gjithë zonën e Venetos dhe Friulit e kanë ngritur nivelin e ujërave në lagunën qindravjeçare dhe e kanë çuar në 340 centimetra mbi nivelin e detit. Kështu disa nga sheshet më të famshëm të qendrës së qytetit janë mbuluar nga ujërat.

Përmbytja

Shirat kanë qenë gjithmonë një problem i madh për qytetin dhe brishtësinë e tij. Por me kalimin e kohës, pasojat e tyre, pra përmbytjet, janë bërë gjithnjë e më problematike dhe kërcënuese dhe madje identifikohen edhe me vetë qytetin. Lartësinë më të madhe ujërat e shiut e kanë arritur të vitin 1996. Në atë dimër, të 70 centimetrat e lartësisë shkaktuan shumë dëme në ndërtesat dhe sheshet e vjetra të qytetit.

Turizmi
Dhe shiu, ndër të tjera në këtë qytet i gjithi një monument kulture, është bërë edhe pjesë e “turizmit”. Ata që shkojnë për të kaluar ditë të bukura dhe të paharrueshme në lagunë kanë shpesh kënaqësinë që ta fiksojnë qytetin nën “litarët” e shiut, pjesë e pandashme e peizazhit dimëror venecian.

Stërvitja
Dhe pse jo. Ka nga ata që e shohin pjesë të rutinës së tyre dhe një element më shumë ndihmës në stërvitje.

Turmat

Javën e kaluar, pjesa më e madhe e zonës veriperëndimore të Italisë ka pasur probleme nga reshjet e vazhdueshme që kanë shkaktuar nivele të larta të ujërave dhe mbi të gjitha janë kthyer në një problem të vërtetë dhe të madh për qarkullimin normal të kalimtarëve dhe të mjeteve të transportit. Në Venecia, qytetin e njëmijë e një kanaleve, me fillimin e stinës së shirave, pamje si këto janë më se të zakonshme. Njerëzit duhet që të bëjnë “akrobaci” për të kaluar nga një rrugë të tjetrën, në një nivel të ujit shumë të lartë.

Ende romantik…

Venecia, gjithsesi, me ujë apo pa ujë, nuk e humbet kurrë sharmin e saj, sidomos për ata që e zgjedhin si qytetin e ëndrrave të dashurisë. Vetëm se në këtë rast, mjafton një sens praktik për të shijuar një bukuri të lashtë në kushtet e reja.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Nëntor 2010 21:42
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Shkoj ne Venezia pas dy te djela...

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Nëntor 2010 18:34
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Venecia, në luftë të përjetshme me ujin

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.