Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Geni Jetegjatesise!
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

Geni Jetegjatesise!

Cod. A16032006

Shkencëtarët thonë se janë tepër optimistë rreth një eksperimenti në laborator i cili ka treguar se jeta e kafshëve mund të zgjatet. Gjithkush mund të bëjë pyetjen, në se tani radhën e ka njeriu. A do të jenë në gjendje shkencëtarët ta zgjasin e jetën e tij? Ky krimb i vogël që shihet në mikroskop, normalisht ka një jetëgjatësi të shkurtër. Por kur biologia nga Kalifornia, Sinthia Kenion ndryshoi ose aktivizoi një gjen të këtij krimbi, ajo vuri re se krimbi jetoi dy herë më gjatë sesa normalisht. Dhe kjo ndodhi vetëm duke i ndryshuar një gjen të vetëm. Kjo lë të kuptohet se edhe tek njeriu, aktivizimi i një gjeni të vetëm mund të ndryshojë jetëgjatësinë. Askush nuk kishte mundur të zbulonte gjenin përgjegjës për plakje, apo çelsin e moshës, derisa shkencëtarja Kenion bëri të ditur arritjet e saj, një vit më parë. Gjeni është quajtur Daf 2. Pas kësaj, shkencëtarë të tjerë filluan të përcaktojnë gjenet e jetëgjatësisë tek fluturat dhe minjtë, jeta e të cilëve pas ndryshimit të gjenit u zgjat 20 përqind. Por kur shkencëtarja Kenion ndryshoi jo një por dy gjene tek krimbi në laborator, jeta e tij u zgjat 6 herë më shumë. Për njeriun kjo shifër do të ishte e jashtëzakonshme, mendoni sikur njerëzit të arrijnë të jetojnë 500 vjet dhe plotësisht të shëndetshëm. Teorikisht, të gjitha krijesat janë pajisur me gjene të tilla të jetëgjatësisë. Shtrohet pyetja përse? Shkencëtarja Kenion thotë se ka të ngjarë që ky gjen i mbron kafshët nga rreziku i urisë dhe i kushteve klimatike. Gjeni kur nxitet apo ngacmohet, krijon një reaksion zinxhir të një grupi të gjërë gjenesh që kryjne rigjenerimin e qelizave e luftojnë sëmundjet. Kur shkencëtarët arrijnë të aktivizojnë artificialisht këtë sistem gjenesh, ata ndihmojnë për mbajtjen gjallë të organizmit. Dhe përderisa ky sistem gjenesh është i pranishëm tek shumë kafshë, ka shumë të ngjarë që atë ta kenë edhe njerëzit. Gjithë optimizëm rreth zbulimit të saj, shkencëtarja Sinthia Kenion ka krijuar tani një kompani për prodhimin e një tablete për nxitjen e gjenit të jetëgjatësisë tek njeriu.
marre @ shekulli!

Cfare mendoni ne lidhje me kete zbulim?
Duke pasur parasysh qe Amerika (dhe bota gjithashtu) eshte e mbipopulluar, sa eshte probabiliteti qe Kongresi dhe institucionet nderkombetare te lejojne aplikimin e ketij procesi nga qytetaret e tyre?
dhe e dyta, c'rrol mendoni do kete nje zbulim i tille ne aspektin fetar, ku besohet se dita e vdekjes eshte e percaktuar nga Zoti por qe shkenca jep prova te kunderta?(ketu kam parasysh kredibilitetin e institucioneve fetare te cilat sponsorizohen nga vete qytetaret)

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Modifikuar nga NS-6 datë 10/05/2007 ora 04:41

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2006 20:31
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cupka Kliko këtu për të kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cupka Shto cupka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cupka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Jam ndeshur dhe une me kete lajm ne Biology Journal Cell dhe cfare me ben pershtypje eshte fakti qe kur zbulohet nje ilac per te kuruar nje semundje te gjithe jemi pro te kesaj ideje ndersa kur fillojme te flasim per qeliza njerzit tremben dhe fillojne te nxjerin argumentime te fese. A nuk eshte dhe kjo nje forme e permiresimit te shendetit? Atehere sipas besimtareve te kufizuar duhet te ndalohen dhe barnat....

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2006 20:58
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

me fal shenjtonje,ti e di kur do vdesesh?jo.prandaj si te zgjatet si te shkurtohet jetgjatesia nuk eshte qe bie ne kundershtim me fene...prap se prap kur te vije momenti,nuk shtyhet as edhe nje sekond me teper,si me heret ashtu edhe me vone...

me pak fjale eshte si puna e nje operacioni qe nese nuk e ben do vdisje por duke qene se e ben atehere shpeton...fakti qe nuk vdiqe ne ate moment tregon qe nuk ishte ai momenti...nese do ishte ai momenti atehere operacioni shkon keq ose ndonje komplikance e ku ta di una...me pak fjale dua te them qe askush nuk mund ti shmanget vdekjes kur vjen por qe momentin ne nuk e dime(ne islam konsiderohet dije e fshehte)...nje koment me i gjate do me bente te futesha ne nje shembull nga literatura islame per nje profet (Moisiun ose Musa a.s si i thone muslimanet) por qe nuk eshte vendi kshu qe po e le me kaq...

per kete teme ndoshta do shkruaj me vone prap ndonje gje...tani per tani thjesht u limitova me kete koment

pacim

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2006 22:05
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

NS-6 atehere ti nuk beson ne shkence?

...dhe mua shembulli operacionit qe paraqite ti nuk me duket fare ne propocion te drejte me zgjatjen e jetes. Operacioni vertet te sheron zemren, veshken, melcine njeren e tjetren por deri tani ne historine e njeriut nuk eshte pare e degjuar per nje jetegjatesi mbi 200 vjet. Dhe kur nje zbulim i tille behet eshte absurde te thuhet qe "ashtu e shkrojti Zoti" sepse minimizon, zvogelon kompetencat e shkences. Nuk mendon keshtu?
Tani, duke pas parasysh se shkenca po sfidon predikimet e klerikeve gjithmone e me shume atehere cfare pozicioni mendohet se mund te marre feja? (shpresoj te jem treguar me e qarte ne kete postim)

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2006 20:11
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cupka Kliko këtu për të kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cupka Shto cupka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cupka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

normalisht qe pikpamja varet edhe nga sa besimtar je...gjithcka varet nga kjo gje...dhe te gjitha te tjerat vijne si efekt i kesaj gjeje...

une shkences i besoj por e shof edhe ne pikveshtrimin e fese...dhe gjerat nuk bien ne kontradikte (ka nga ato qe me thone psh si eshte e mundur qe ti studjon mjeksi dhe beson ne Zot,sikur keto te binin ne kontradikte)...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2006 03:18
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
normalisht qe pikpamja varet edhe nga sa besimtar je...gjithcka varet nga kjo gje...dhe te gjitha te tjerat vijne si efekt i kesaj gjeje...

une shkences i besoj por e shof edhe ne pikveshtrimin e fese...dhe gjerat nuk bien ne kontradikte (ka nga ato qe me thone psh si eshte e mundur qe ti studjon mjeksi dhe beson ne Zot,sikur keto te binin ne kontradikte)...

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Prill 2013 09:46
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Geni Jetegjatesise!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.