Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Biodiversiteti dhe Mjedisi. > Liqeni i Ohrit dhe Korani i famshem pogradecar
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Liqeni i Ohrit dhe Korani i famshem pogradecar

Agonia e koranit të famshëm pogradecar…!
nga Bardhyl Berberi


Pogradeci është qytet që e ka liqenin në gjirin e tij. Shëtit nëpër rrugë dhe ndien përplasjen e dallgëve, këcitjen e peshkut, klithjen e pulbardhave. Fle natën dhe të duket sikur liqenin e ke aty nën jastëk si një ninullë të ëmbël.

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetër në botë i krijuar prej 4 milionë vjetësh. Ky liqen me brigjet e tij magjike i ka dhënë qytetit të Pogradecit madhështi e ka bërë atë hijerëndë dhe befasues në të gjitha stinët .

Në sajë të jetë gjatësisë së tij janë ruajtur lloje bimësh dhe peshqish që nuk gjenden në asnjë liqen tjetër të botës .Këtu përfshihen 17 lloje peshqish midis tyre më unikali dhe i vetmi Korani (salmone letnica) si dhe krapi belushka skobuzi kleni ngjala etj. Por liqeni është i mbipopulluar edhe faunë të pasur si dhe zogj ujorë ku dallohen zogjtë zhytës si pelikani, mjelma, koromanti, si dhe zogjtë notuesë si guzat shqipkat rosat etj Për këtë vitalitet dhe këto asete në vitin 1980 liqeni është shpalur nga UNESKO thesar i trashëgimisë botërore. Por liqeni i Ohrit po përballet me një sërë problemesh serioze mjedisore si dhe pakontrolluar të cilat po e dëmtojnë seriozisht .

*****

Korani ky peshk i rrallë antik që jeton në liqenin më të vjetër të botës është në një pikë shumë kritike. Së pari nga mbipeshkimi dhe gjuetia pa kriter. Peshkohet koran madje edhe në kohën e shumimit të tij, që është katastrofale për specien. Në liqenin e Pogradecit pas vitit 1992 peshkojnë pa liçencë dhe pa asnjë kriter vetëm në qytet mbi 400 varka dhe po aq në zonën e Hudënishtit dhe në atë të Linit (fshatrat bregliqenorë) gjuajnë koranin në mënyrë ilegale.

Vetëm para pak ditësh revista e njohur shkencore një nga më prestigjozet ndërkombëtare "National Geographic" që botohet në 64 gjuhë të botës pas një studimi të shkencëtarve amerikan arrinte në konkluzion se se jemi para një katastrofe të madhe: Korani, një nga speciet detare më të vjetra e më të rralla në botë është drejt zhdukjes së plotë. Shkencëtarët amerikanë iu bënin thirrje kolegëve të Ballkanit që t`i bëjnë ballë kësaj fatkeqësie natyrore. Sipas studimit të revistës amerikane vetëm pjesa shqiptare nxjerr nga liqeni rreth 80 ton koran në vit. Madje është bërë një propozim edhe nga qeveria maqedonase që për 5 vjet të ndalet krejt gjuetia e koranit në liqen por edhe kjo masë shkencëtarve iu duket e vogël para gjëndjes aktualë që ka liqeni dhe korani. Por çfarë thonë specialistët rreth kësaj gjëndje.

Kryetari i Shoqatës së Peshkatarve të rrethit të Pogradecit, Adriatik Dokollari për gazetën "Shekulli" thotë: Është vërtet një situatë dramatike liqeni po masakrohet. Dokollari që prej 20 vjetësh ka punuar peshkatar. Ai veçon dy shkaqesi më kryesoret: së pari gjuetia pa kriter dhe së dyti mos realizimi i hedhjes së rasateve në liqen nga qendra e shumimit në Lin.

Janë mbi 600 varka të cilat gjuajnë në mënyrë ilegale edhe në kohën e shumimit, periudha që korani lëshon vezët për ripërtëritje. "Korani po plaket, - thotë Adriatiku, - një pjesë e rasateve nuk hidhen dhe një pjesë tjetër kapet nga peshkatarë ilegalë dhe shiten fare të vogla duke frenuar ripërtëritjen. Ta hemi më troç, - shton Adriatiku, - t`i heqish fëmijët dhe brezat pasardhës do të thotë që të plakësh koranin dhe pas zhdukjes së të vjetërve të mos ketë pasardhës.

Me këtë liqen mbahen rreth 4500 familje me bukë, 2500 direkt nga shitja e peshkut dhe 2000të tjera me lokalet e biznesit. "Ne e dimë që sapo vjen një turist i huaj apo vendas thotë erdha në Pogradecpër të ngrënë një koran pasi dihet se korani është mbreti i peshkut dhe fama e tij ka pushtuar botën…".

Kështu korani po shkon drejt degradimit. Kryetari i peshkatarve sjell si argument edhe faktin shokues që rasatet e koranit që duhet të hidhen në liqen, nuk hidhen aty, ndonse ka një plan hedhje dhe një inkubator që është ngritur nga Banka Botërore dhe për të cilin janë financuar jo pak, por rreth 1 milion dollarë.

Lidhur me këtë skandal të moshedhjes së rasateve të planifikuara në liqen, Adriatiku ka një evidencë të tij: Kështu, gjatë vitit 2006 janë grumbulluar vetëm 46 kg vezë. Kjo sasi rasatesh është shumë pak.. Që të realizohet plani duhet të grumbullohen 150 kg vezë dhe më pas të transformohen në rasate korani A. Kjo nuk ndodh. "Ky është një tregues që mua më tmerron, - thotë Adriatiku. Rasatet e koranit që duhet të hidhen në liqen për të ndihmuar shumimin e kësaj specieje, shiten privatisht nga përfaqësuesit shtetërorë, tek të huajt dhe privatët që i kultivojnë nëpër vaska..!

*****

Peshkatarët e vjetër dhe specialistët e dinë se një nga problemet themelore të ndotjes ekologjike të liqenit është prishja e vijës ujore të liqenit. Kështu nga një raport zyrtar i projektit të ruajtjes së liqenit, përgjatë gjithë bregut të Liqenit, vija ujore e tij është prishur në 4,2 km gjatësi. Gjendja bëhet më e nderë po të kihet parasysh që bregu vuan edhe nga derdhjet pakriter të dherave dhe mbeturinave në breg të tij. Zyrtarisht janë 187 akte konstatimi të abuzimeve me vijën e liqenit. Vërtet po bëhet kolektori i ujrave të zeza (që derdhen në liqen) dhe kjo është njëra anë, por ana tjetër pokaq e rëndësishme është se shkeljet e vijës liqenore, e kthejnë liqenin në kënetë. Lasgushi i madh i Pogradecit thotë: "Kur shtrohet vala përmbi zall…". Por fatkeqësisht vala nuk po lihet të shtrohet përmbi zall..

Në liqen sot rriten edhe një sasi e madhe algash. Rritja e algave do të sjellë zhdukjen e peshqve nëse vijohet me shifrat e sotme. Por nga zhvillohen këto alga? Shkaku është rritja e sasisë së fosforit në liqen. Nga analizat e bëra shkencore të laboratorëve të monitoruesve të huaj rezulton se niveli ka shkuar në 8ml për m3 dhe sasia e sotme në liqen është 150 ton fosfor i tretur. Ky vjen kryesisht nga derdhja e ujrave të zeza në liqen. Nëse ritmi vijon i tillë, pas 20 vjetësh liqeni i Pogradecit do të kthehet në kënetë. Ka pak ditë që nga financimi i Bankës gjermane KFV ka filluar ngritja e kolektorit të ri, i cili po realizohet nga firma austriake Strabak dhe vetëm për fazën e parë janë financuar 6,5 milionë euro, ku përfshihet kolektori kryesor i qytetit dhe impiantet e tij si dhe stacionet e pompimit. Kjo fazë duhet të mbyllet për 18 muaj.

Në Qendrën ku janë shpenzuar rreth 1 milionë dollarë nga Banka Botërore

"Rasatet e koranit që duhet të hidhen në liqen, shiten privatisht.."

Ka disa letra dhe ankesa zyrtare rreth Qendrës ku rriten rasatet e koranit. Shkuam atje. Qendra ndodhet në këmbët e tunelit të Qafë –Thanës në kufi me Maqedoninë. Sapo afrohemi, përballemi me dyer të kyçura rëndë dhe një tufë qensh që vijnë me shpejtësi drejt nesh.. Ndërtesa dhe kompleksi i rrethuar me hekura ngjan me një bazë ushtarake. Zhurma e qenve afron një punonjës. Na thotë: "Nuk mund të hyni brenda pa lejën e përgjegjësit. Përgjegjësi quhet Mihallaq Shegani. Pasi komunikuam me drejtuesin, futemi me shumë vështirësi tek qendra. Aty është gjithçka bashkohore dhe moderne. Para dy vjetesh këtu është bërë një investim i Bankës Botërore prej rreth 1 milionë dollarësh. Laborator modern, sallë kompjuterash, aparatura bashkohore dhe 20 vaska të mëdha metalikepër prodhimin e rasateve (në fazat derisa nga vezët shkojnë çdo rast deri në 3 gr dhe më pas duhet të hidhen në liqen).

Në këtë qendër shtetërore ka 5 punonjës. Dy zyrtarët kryesorë pas drejtuesit të qendrës, z.Shegani, janë vëllai dhe bashkëshortja e tij (!). Dy të tjerë që mbeten, janë gjithashtu të afërt të përgjegjësit. E pyesim z.Shegani për këtë kolektiv kaq familjar në një qendër shtetërore. Z.Shegani nuk sheh asnjë shqetësim, madje heq një paralele midis mjekëve të spitalit që punojnë në një vend pune burrë e grua. Ai gjithashtushton se "këtë vit më mbaron edhe djali për inxhinjer peshkimi, ku do të vejë ai …".

Vijmë tek çështja kryesore që cekëm në bisedën me kreun e peshkatarëve. Ku shkojnë rasatet e koranit që duhet të hidhen në liqen? Z.Shegani pranon se këtë vit nuk është realizuar plani i rasateve. "Pasi nuk është mbledhur sasia e vezëve të koranit për t`u nxjerrë lavrae koranit dhe më pas rasatet, - thotë drejtues Mihallaqi, suke shtuar me ngut se "shumë shpejt do të hedhim në liqen rreth 700 mijë copë rasate nga 1 milion që e kemi planin..".

E pyesim z.Shegani drejtpërdrejt për shqetësimin tonë: abuzimin me rasatet e koranit. A është e vërtetë që rasatet që duhet të hidhen në liqen shiten tek persona privatë nga kjo qendër shtetërore me personel familjar? Përgjigja e z.Shegani nuk vonon.. Ai pranon se kjo qendër iu ka shitur rasate korani personave privatë! E pyesim se si mund të ndodh ky paradoks dhe shkelje.. Të shesësh privatisht rasatet e destinuara për liqen? Dhe aq më tepër në një kohë kur pranohet se plani i hedhjes së rasateve nuk është realizuar.. Drejtor Mihallaqi, e ka përgjigjen edhe për këtë..Ai na thotë se rasatet i ka shitur "me një urdhër nga lart". E pyesim se kush ia ka dhënë këtë urdhër. Përgjigja është: "Drejtori i përgjithshëm i peshkimit..".

Më pas z.Shegani i bashkohet mendimit se "liqeni po masakrohet barbarisht(!)", por për të fajtori kryesor është gjuetia e paligjshme. "Po kapen edhe peshq korani fare të vegjël që kanë qëndruar fare pak kohë në liqen pas hedhjes së tij madje, një pjesë prej tyre janë të matrikulluar dhe unë i kam gjetur tek shitësit në treg këto stërfe,(kështu e quajnë peshkatarët koranin e vogël të parritur mirë), - thotë ai.

 

PASAPORTA E LIQENIT

Emri: Liqeni i Ohrit

Mosha: 2 - 4 milion vjeçare

Vendndodhja: Shqipëri – Maqedoni

Ngjyra: E kaltër

Gjatësia: 30 km

Gjërësia:14,5 km

Thellësia: 289 m

Breg liqenor: 88 km

Lartësia mbi nivelin e detit: 595 m

Sipërfaqja: 358 km2

Tejdukshmëria e ujit: 18 m

Uji ndërrohet një herë në 60 vjet

Liqeni ushqehet 70 % nga liqeni i Prespës dhe nga 40 lumenj dhe përrenj që derdhen atje

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2007 00:10
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Mendoj se Liqeni duhet te merret seriozisht ne mbrojtje si nga shteti yne ashtu dhe nga ai maqedon . Persa i perket Koranit mendoj se duhet te ndalohet me ligj gjuetia e tij per nja dy a tre vite te mira dhe pastaj te jepen liçensa me kusht qe tu hiqet ne rast se demtojne rasatin apo bejne gjueti te ndaluara nga ligjet e gjuetise.

 

ps:Me kujtohet i madhi Aleksander Prosi :

Koran koran

sa me shume koran.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2007 00:32
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:59 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Biodiversiteti dhe Mjedisi. > Liqeni i Ohrit dhe Korani i famshem pogradecar

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.