F_xhunior
Anëtar Aktiv
![](avatar.php3?userid=19959&dateline=1335212639)
Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523
|
Ju pershendes!
Ju ftoj te lexoni si dhe te merrni pjese ne kete teme.
Nder te tjerash veçoj
//...fale hobeve te mia, te cilat jane futbolli dhe ping-pongu...//
//...filluan te te me urrejne gjithe shoqeria ime...//
Por, jo vetem kaq. Gjithashtu ju do te lexoni
//...me pas u martuam ne Kosove, megjithese babi i saj me kercenonte disa here ne dite...//
//...vellai im rrahu babin e saj...//
Nese menduat se prezantimi im do te mbaroje vetem me kaq, atehere ndjehuni te zhgenjyer
//...perkohesisht jam duke punuar si pastrues...//
//...i perkas besimit fetar Islam por njekohesisht jam me se krenar pse jam shqiptar...//
Ju do te mund te ndiqni dhe gjithcka tjeter, ndaj, une ju ftoj te qendroni ne kete teme
__________________________________________________
Me quajne Fatbardh, megjithese emri im me fatin tim deri me tani nuk perkojne. Jam 23 vjec dhe jetoj ne Skandinavi. I martuar, porse i kerkuar nga i gjithe rrethi i familjes se nuses. Thjesht jane betuar po me zune do te me vrasin. Nuk kane dashur t'ia dine per mua, le me t'bashkohem me nusen qe kam. Problemi im qendron te fakti pse une i perkas besimit fetar Islam por njekohesisht jam me se krenar pse jam shqiptar. Megjithate, per familjaret e nuses ky fakt nuk mjafton. Te t'ju them te verteten gjithhere kam pasur probleme per sa i perket dashurise sime ndaj nuses. Madje edhe shoket e mi, qe nga dita kur kuptuan se kam nje te dashur te krishtere, filluan te te me urrejne gjithe shoqeria ime, megjithese s'duhet t'i hyje ne pune askujt se ke dashuroj une.
Papritmas nje dite bera zemren gur dhe shpalla lajmin se do martohem, kryeneç. Plaku brengosej dhe s'dinte se nga do te vete kjo pune, ftoi te gjithe te afermit tane dhe u mor vendimi qe medoemos te realizohet martesa, pavaresisht kritikave te shumta, me pas u martuam ne Kosove, megjithese babi i saj me kercenonte disa here ne dite. Vellai s'duroi me, e more ne tel babin e nuses dhe la nje takim - montim arsyeje rrahje. Pasi e kishte hipur ne makine te tijin, e kishte cuar ne nje rrafsh te Kosoves, keshtu vellai rrahu babin e saj sa atij iu desh te kerkoje ndihme urgjente.
Tashme jetojme ne Skandinavi, kemi ikur dhe ndodhemi nen strehim. Kemi fituar nenshtetesine fale fakteve te mjaftueshme qe patem se do te na vrisnin po qe se do na riatdhesonin. Marrim social, nga ana tjeter ne te zeze perkohesisht jam duke punuar si pastrues. Ne kohen e lire, fale hobeve te mia, te cilat jane futbolli dhe ping-pongu, po ia dal te mos mendoj shume rreth ngjarjes ende pa i vene kupen. Shpresoj per nje fund te mire.
Ju faleminderit.
__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|