petrol
Anetar i ri
Regjistruar: 11/01/2015
Vendbanimi: Tirane, Shqiperi
Mesazhe: 1
|
Petro Luarasi Duajeni atdhene
Bashkangjitje: njeriu gomar.jpg
Ky file është shkarkuar 11 herë.
Një intelektuali shqiptar shprehej në facebook:
''Shqipëtar more shqipëtar...
Ikin vitet ... ti ... gomar...
Mjaft punove per zagaret ... o ... hamall...
Shiko vehten ... se ... tere bota ... po ... te ... tall... ''
Dhe sa të tjerë e përgëzonin per ''visarin poetik''
Ndaj shkrova poezine:
Petro Luarasi
Ne dhe ata
E thur vargun me karar,
Geni më bëri vjershëtar.
O kritikë genshqiptari,
S'jemi gjithë rracë gomari!’’
Ti, ai dhe unë - shqiptar!
S'keni samar, e s'jam gomar!
Por tek stalla atje pranë,
Ka ca derra e plot hajvanë!
Stalla tjetër më matanë
Mban veshgjatë pelivane
Për ofiqe hanë dhe bar
Për para mbajnë dhe samar!
Gica e kriça me duzina
Shkërr-zhgërryen ndër lugina
Ca për hall e ca për qef
Genin shqipes ja bëjnë def!
Ju shqiptarë anembanë
Mos e shani kurrë vatanë
Gen i shqipes së pavdekur
Nder lavdie nëpër shekuj.
Këtë poezi e shoqërova me dy foto simbolike, gomarin dhe shqiponjën me pyetjen se cfare preferonin të zgjidhnin shqiptaret.
Populli i urtë shprehet:''Kush dhjet në det, e ha në kripë.''
__________________
Nuk kam mendje te paket e kohe te tepert,
qe te mbush qypat e shpuar.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|