Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. > Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 4.50.
a duhet te mesojen shqip femijet ne emigracion
po, jam dakort
jo, se s'u duhet
po si të duan
varet nga prindërit që kanë
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Alban Kraja
Anetar i ri

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Rimini (Itali)
Mesazhe: 5

Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Eshte e trishte te veresh shqiptare qe jetojne ne perendim tek perpiqen me ç'do kusht e rigorozisht tu flasin femijeve te tyre vetem ne gjuhen e vendit ku ato ndodhen dhe kurresesi ne shqip. Nje fenomen i tille, fatekeqesisht jo i rradhe, eshte shprehja me denigruese ndaj vendit te origines, ndaj prinderve, gjysherve e te afermve e ne te njejten kohe eshte shenje volgare e injorances te tejskajshme te atij qe e konsumon kete rrit makaber. T'u flasesh femijeve me doemos ne nje gjuhe te huaj eshte indikatori me flagrant i injoranzes te personalizuar qe godet mbi te gjitha ate qe vuan tmerresisht ndjejen e inferioritetit ndaj kujdo e ç'do gjeje.
T'u trasmetosh femijeve gjuhen e prinderve te tu, eshte shenje civilizimi, qytetarie e autorespekti. Femija qe rritet larg vendit te origjines ne nje menyre apo nje tjeter, permes kopshteve, shkollave e jetes sociale, eshte i kushtezuar qe te mesojne gjuhen e vendit qe e pret, po atehere perse kemi kaq ngut ti flasim qe ne ditet e para te jetes se tij ne gjuhe te huaj?
Sa gabim i pafalshem!!!
Po perse ndodh, sepse jemi te varfer? Te varfer ka edhe mjaft te tjere por nuk sillen si ne.
Ghithesesi, ne kete shoqeri njerezore ç'do gje leviz. Keshtu qe dhe pasuria e mireqenia levizin e trasferohen vazhdimisht. Mund te kete nje shembull me flagrant se ajo qe ndoll sot me femijet e emigranteve italiane ne Argjentine?
Cili nga ne nuk i ka pare te enden neper rruget e Italise te shperfillur e te injoruar nga vendasit pasi nuk flasin gjuhen e prinderve te tyre te ikur vite me pare nga Apeninet ne kerkim te pasurise ne Argjentine?
Kush mund ta mohoje mundesine qe nje dite, mbase keto femije shqiptar te lindur ne perendim, nje dite te rritur, mund te kerkojne per nje aresye apo tjeter te rikthehen per te punuar apo jetuar ne Shqiperi? Si mund te ballafaqohen me nje realitet te ri pa njohur as edhe gjuhen e ketij vendi? Sigurisht edhe me keq sesa ndihen emigrantet e shumte argjentinas ne Itali, viktima te prinderve te tyre nihiliste e injorante.
Te mohosh perkatesine tende do te thote te mohosh te qenurit tend por te pakten mos te shkojme me tej e te krijojme femije gjysmak pasi nje dite keta femije mund te mallkojne prinderit e tyre injorante e qesharak.

__________________
Mos ler qe e sotmja te tregoje se kush je, por te jete pjese e asaj qe do behesh.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Qershor 2004 16:05
Alban Kraja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Alban Kraja Kliko këtu për të kontaktuar me Alban Kraja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Alban Kraja't! Kërko mesazhe të tjera nga: Alban Kraja Shto Alban Kraja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Alban Kraja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Syri_Magjik
VIP Baby

Regjistruar: 26/04/2005
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 528

Nuk e di o Alban por me vjen shum keq qe nuk i mesojn femijve SHQIP!

URIME PER TEMEN
NGA_SYRI_MAGJIK

__________________
PrOuD 2B ShQiptAre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Qershor 2005 21:43
Syri_Magjik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Syri_Magjik Kliko këtu për të kontaktuar me Syri_Magjik (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Syri_Magjik't! Kërko mesazhe të tjera nga: Syri_Magjik Shto Syri_Magjik në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Syri_Magjik në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Pershnetje kusheri-AlBani!

Po jap dhe une nje mendim timin!
Nga mungesa e kohes qe mund te kene prinderit per tu marre me femijen e tyre,
ndodh dhe ky fenomen qe keni shkruar me lart!
Prinderit ketu punojne nga 12 sahat,per t`i siguruar femijes nje te ardhme te sigurt, dhe te lumtur!
Ndaj shumica e femijeve e kalojne kohen neper day-care, ose me babysitter
amerikane,-ndaj mungon komunikimi ne gjuhen shqipe!
Por me e mira e te mirave eshte qe njeri nga prinderit t`i kushtonte me shume rendesi femijes se tij, qofte per ta edukuar-qofte per t`i kultivuar gjuhen e prejardhjes se tij!
Ka dhe kurse private ne gjuhen shqipe,ku shume femije shkojne te mesojne shqip!Varet nga deshira dhe vullneti i femijes!
Ka femije qe as duan te degjojne shqip,nuk u intereson!Nuk eshte faji i prinderve!
Eshte jeta ajo qe i largon nga kultura e prejardhjes se tyre!
Asnje femije i lindur ne amerike nuk do kthehet per te jetuar ne Shqiperi!
S`ma do mendja se do kthehemi dhe ne...

Mire u shkruafshim!

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Qershor 2005 21:53
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Thumbs down

Alban ke te drejte edhe ta shpjegoj une psene kollaj fare pasi i kam pyetur vete se pse i flisni femijeve anglisht prsh, me kane thene pa pike turpi se nepermjet femive mesojne edhe ata gjuhen e huaj pasi komunikimi ne anglisht ne shtepi eshte si nje kurs per vete ata prinder per te mesuar ata anglishten se sa per femijen qe se meson me shqipen se ka njeri me problem.Kur te rritet ky femi ata harrojne se pa gjuhen shqipe i cili eshte mesuar tani te mos te dije nje fjale sdo kete as edhe nje pike deshire te jetoje me si shqiptar, dhe do te ndodhi ajo qe ndodh cdo dite ,,,,,,,,,nje shqiptar me pak per neve!

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Korrik 2005 04:18
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Femijet

Pyetja e pare, a ka ndonjeri nga ju femije? A e dini ju se femijet e shqiptareve qe une njoh fillojne e flasin pas moshes 3 vjec nderkoh qe ne autobus shikon nje vendas 1.5 vjec qe te mban fjalime. Dhe a e dini pse ndodh kjo? per faktin sepse femijet ngatarrohen dhe jane konfuze, tjeter gjuhe degjojne ne TV, day care dhe tjeter ne shtepi nga prinderit. Si do te ndiheshit ju si prinder nqs femija juaj shkon 3 vjec dhe nuk flet akoma? Une per vete do thoja ne hell shqipja dua qe femija im te flase. Nuk e ndalon dot femijen te shohe TV, nuk jane te gjithe me leke te perballojne mamate ti marrin me vete, te perballojne udhetime ne shqiperi cdo vere. Dhe jane shume te paket, (injorante) ata qe nuk duan t'ia mesojne shqipen femijeve.
Sa per ata emigrantet italiane qe thoni ju.... Vetem italisht qe nuk dine me te flasin. Eja dhe shihi njehere. madje vec arsyeve te tjera qe kane eshte dhe ajo qe duke pat qene italiane identifikoheshin si mafjoze, keshtu qe perpiqeshin ti shmangeshin atij fati.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Korrik 2005 22:24
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amici di Nessuno Vizito faqen personale të Amici di Nessuno't! Kërko mesazhe të tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amici di Nessuno në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Iyua
Free Spirit

Regjistruar: 29/06/2005
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1903

Teme Interesante

Te gjithe kemi Opinione te ndryshme persa i perket Mesimit te Gjuhes Shqipe ne perendim. Sic u permend me lart nga Sykaltra e Gangos ajo exsiston koha, kushtet.......... etj

Opinioni im personal eshte Pertesa e femijes dhe vullneti per te mesuar Shqip.. sepse ne kemi njerez te tjere qe jane lindur dhe rritur ne shqipri dhe kur i takon flasin Anglisht sepse ashtu i vjen per me mbare.
Ne kte mes fus dhe vehten time pasi kam ikur e vogel nga Shqiprija... dhe kto jane Opinionet dhe Experienca ime personale...
Mirulexofshim........

__________________
“The true servants of God the Most Gracious are those who walk on the earth in humility, and when the ignorant address them, reply with words of peace”
-Quran

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Korrik 2005 00:09
Iyua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Iyua Kliko këtu për të kontaktuar me Iyua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Iyua Shto Iyua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Iyua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaç

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Integrimi ne nje shtet tjeter me gjuhe , tradita dhe kulture ndryshe nga i vendit tone eshte "injoranZZë vOlgare".Po jo mor mik se nje diçka qe nuk eshte e domosdoshme dhe e nevojshme nuk ka pse te mesohet qofte kjo edhe gjuha e nenes.Pastaj mos e dramatizo kaq shume se brezi i pare i femijeve shqiptare qe kane lindur ose kane ardhur te vegjel ketej e flasin shqipen disa me mire edhe disa me keq duke pasur veshtiresi ne bashktingelloret - dh,gj,ll,th,zh,xh,.Ndersa per te shkruajtur kane veshtiresi. Dhe kjo te siguroj une nuk ka te bej me injoranZZen vOlgare,biles po ta shikosh femijet qe i kane prinderit ne pune e flasin me keq se femijet e atyre qe i kane prinderit pa pune sepse keta te fundit jane me ne kontakt me femijet e tyre ,ndersa te paret jane bere si robot mbas punes.Eshte dhe kategoria tjeter me gjysherit dhe gjyshet ne shtepi ,keta te thekin shqip.Kjo gje per brezin e pare se brezi i dyte i femijeve(d.m.th. felmijet e femijeve) pothuajse e harrojne.Per çfare do i duhet gjuha shqipe kur nuk ju hyn me ne pune,per kulture? - Jo mor shok se per kulture mesojne anglishten,spanjshten a ndonji gjuhe tjeter(flas per ketu ne Belgjike) perveç flamandishtes qe e kane si gjuhe te dyte (???)(Brukseli). Po te shikosh me vemendje ketu ne perendim brezi i 3-te i femijeve me origjine polake,spanjolle,e deri diku dhe italiane nuk e flasin me gjuhen e vendit te tyre(origjina e gjysherve).Perkundrazi po te shikosh femijet e turqve ,marokeneve,indianeve ne pergjithesi e flasin shume mire gjuhen .Biles edhe menyra e jeteses(ne shumicen e rasteve) nuk ndryshon shume nga ajo e(ster)- gjysherve te tyre qe kane ardhur si emigrant ketu e para 40-50 vjetesh .
Ma gjej ti mua ku eshte ajo "injornZZZZZZZZa vOOOOlgare e tejskajshme" ne keto dy grupe qe te permenda me siper.

Ne Amerike disa prej aktoreve me te medhenj te Hollivudit jane me origjine italiane,shiko sa % e trye flasin gjuhen italiane.

Rit makaber thote!
Gje tjeter kujtoja se lidhej me fjalen makaber.

Modifikuar nga unforgiven datë 23/07/2005 ora 02:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Korrik 2005 14:12
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të misterioz Kliko këtu për të kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të misterioz't! Kërko mesazhe të tjera nga: misterioz Shto misterioz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto misterioz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaç

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Hë se harrova te them keta femijet shqiptare ketej nga perendimi po ti çosh dy-tre muajt e veres ne Shqiperi fillojne dhe e flasin shqipen si bilbila biles dhe me dialektin e zones ku shkojne.
Pa kur fillojne dhe mesojne sharjet ska gje me t'bukur si toç, t'q*fsha nonen (kete e ha tironçshe),ik e trap ,kok shpull etj..etj..Dhe kur shkon te marresh femijen mbas pushimeve femija eshte bere gjeth nga goja.

Harresa e gjuhes vjen nga mos perdorimi i saj ne jeten e perditshme.
Kete e kam thene une.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Korrik 2005 14:26
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të misterioz Kliko këtu për të kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të misterioz't! Kërko mesazhe të tjera nga: misterioz Shto misterioz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto misterioz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

MISTERIOZ MOS DO TE BEHESH EDHE TI SI MAJMUNI?
C*BEN ITALIANI TE BEJME NE,C*BEN SPANJOLLI APO....... TE BEJME NE????
NUK E DI SE SA VJECAR JE MEGJITHATE TE KUNDERSHTOJ HAPUR , MENDIMIN TEND E ZHVLERESOJ , GJUHEN SHQIPE MENDOJ SE DUHET TA TRASHEGOJME NE BREZAT E ARDHSHEM ASHTU SI KANE BERE PARAARDHESIT TANE!

MISTERIOZI GABIM 100000000000%

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Modifikuar nga unforgiven datë 23/07/2005 ora 02:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Korrik 2005 02:41
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Jo e lal jo, duhet te behemi majmune ti ngjajme indianeve, turqve e marokeneve, pra te jetojme akoma ne kope nga 20 veta ne shtepi keshtu qe te pakten nje apo dy do jene te ngeshem te merren me femijen e tu mesojne gjuhen. Cdo ti e lal qe kalon nga italiane e spanjolle? Ku e gjeten qyteterimin ata?

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Modifikuar nga unforgiven datë 23/07/2005 ora 02:30

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Korrik 2005 04:09
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amici di Nessuno Vizito faqen personale të Amici di Nessuno't! Kërko mesazhe të tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amici di Nessuno në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. > Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.