qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Mungesën e golave në dy ndeshjet e fundit kapiteni ia "faturon" edhe meritës së kundërshtarëve
Stojku: Elbasani do t'u rikthehet fitoreve
Në pesë javët e para të kampionatit, Elbasani ka arritur të fitojë dy ndeshje, të barazojë po kaq dhe të humbasë një herë jashtë fushe. Me 8 pikët e grumbulluara gjatë këtyre ndeshjeve, portokallinjtë janë ngjitur në vendin e pestë të renditjes së përgjithshme, duke pasur një golaverazh pozitiv. Sulmuesi i shquar Gentian Stojku, i cili është njëkohësisht edhe kapiten i Elbasanit, mendon se skuadra e tij mund të kishte grumbulluar më shumë pikë, nëse ai, bashkë me shokët e tjerë, do të ishte treguar më i kujdesshëm. Stojku thotë se, në dy ndeshjet e fundit, portokallinjtë i kanë pasur mundësitë të marrin më shumë. Gjithsesi, pas humbjes me Vllazninë në Shkodër dhe barazimit me Partizanin të shtunën e fundit në "Ruzhdi Bizhuta", duket sikur Elbasani i ka "harruar" fitoret. Mirëpo nuk është i këtij mendimi kapiteni Stojku, i cili gjykon: "Elbasani do të rikthehet shumë shpejt te fitorja, ndoshta që këtë javë."
Më tej, Stojku shprehet se, qysh në fillimjavë, skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Teutën. "Kjo ndeshje, për Elbasanin është ndër më të vështirat, jo vetëm për faktin se do të luhet jashtë fushe, por sepse durrsakët kanë një skuadër mjaft cilësore dhe janë të pozicionuar në kreun e tabelës me shumë meritë," - shton kapiteni portokalli. Në fakt, dëmtimet e pësuara në dy javët e fundit nga disa futbollistë të Elbasanit kanë sjellë efekt negativ në rezultatin e ndeshjeve. Fatmirësisht, kjo javë e gjen të shëndoshë skuadrën portokalli. Edhe lojtari i fundit i dëmtuar, mbrojtësi Taulant Bakiu, thuajse është riaftësuar plotësisht. Për drejtuesit e Elbasanit, ndeshja e mesjavës, e vlefshme për turin e dytë të kupës, me Devollin, do të shërbejë si test i gjendjes reale të skuadrës. I të njëjtit mendim është edhe Stojku. Sipas tij, skuadra do të bëjë gjithçka në stërvitjen e javës, për të eliminuar mangësitë e evidentuara në ndeshjet e fundit. "Mungesa e golit për Elbasanin në dy ndeshjet e fundit nuk vjen si pasojë e lojës sonë të dobët, por është edhe meritë e kundërshtarëve. Ndoshta forma jo shumë e mirë e skuadrës, për shkak të dëmtimeve, ka ndikuar disi negativisht edhe në rezultat," - mendon Stojku. Sidoqoftë, ai është optimist për të ardhmen, teksa deklaron: "Tre golave që kam shënuar deri tani do t'u shtoj edhe shumë të tjerë në ndeshjet e ardhshme. Të gjithë jemi të predispozuar për të mos neglizhuar në asnjë ndeshje gjatë këtij kampionati. E dimë se përpara na pret një garë mjaft e vështirë, por do të punojmë fort në stërvitje për të rezistuar si duhet deri në mbyllje të saj.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|