Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > KS. Shkumbini
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

KS. Shkumbini

Shkumbini, dëmtohet portieri Kotorri
Në një nga seancat stërvitore të Shkumbinit është dëmtuar në bërryl portieri elbasanas Elvis Kotorri. Sipas mjekëve, riaftësimi i tij do të zgjatë disa javë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë futbollisti i dëmtuar. Portieri Kotorri do t'i mungojë Shkumbinit në takimin e kësaj jave me Elbasanin, ish-skuadrën e tij, por pritet që mos jetë i gatshëm edhe në takimet e ardhshme të fazës së parë. Vetë Kotorri shpreson se do të rikthehet pas 2 javësh në fushën e stërvitjes, për të qenë i gatshëm që të mbrojë portën e ekipit që ai përfaqëson këtë sezon.
Portieri i talentuar Kotorri u bashkua me ekipin bardhekaltër përpara fillimit të këtij kampionati, duke qenë një garanci e fortë në ruajtjen e portës për skuadrën e Shkumbinit, që ka ende probleme financiare dhe ka mbetur pa president (e vetmja skuadër e tillë në A1).

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 09/02/2004 ora 15:59

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2003 12:39
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mbrojtësi peqinas, Alfred Salliu, deklaron se skuadra ndihet më mirë pas ndërprerjes së kampionatit
Salliu: Me Elbasanin, derbi i kthesës
Për mbrojtësin peqinas Alfred Salliu, rezultatet jo të mira të Shkumbinit në dy ndeshjet e para të kampionatit nuk pasqyrojnë realisht gjendjen e ekipit. Ai beson në kthesën e shpejtë të ekipit, duke theksuar se duhet harruar humbja me Dinamon në Peqin. Për të, ndërprerja e kampionatit i shërbeu për mirë ekipit, duke i dhënë kohën e duhur për të marrë veten përpara ndeshjes derbi me Elbasanin. Mbrojtësi 22-vjeçar ka disa kampionate që luan me Shkumbinin dhe në dy ndeshjet e para ka qenë në rolin e titullarit për peqinasit. Salliu është optimist për të ardhmen e ekipit peqinas dhe mendon se që këtë javë do të vijë kthesa e duhur, kur Shkumbini do të ndeshet në "Ruzhdi Bizhuta" përballë Elbasanit të fortë.

- Një fillim jo i mirë i Shkumbinit në këtë kampionat, me 2 humbje radhazi. Si i shpjegoni?
- Ky është fakt, që Shkumbini nuk e ka filluar si duhet kampionatin, ndryshe nga tradita e tij, por mund të them se kjo nuk është gjendja reale e skuadrës. Forma jonë në dy ndeshje ka qenë e ndryshme. Në Durrës, përballë Teutës, në takimin e parë, edhe pse humbëm me rezultatin 1-0, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë e dinjitoze, ku u kënaqën sportdashësit, por edhe ne me atë që dhamë në fushë. Dobësitë tona u panë më shumë në takimin e dytë me Dinamon, ku, ndërsa pritej ngritja e nivelit të lojës nga ana jonë, ndodhi e kundërta dhe Dinamoja fitoi thellësisht, duke arritur edhe fitoren e parë në Peqin. Mbi të gjitha, ekipit i mungoi shpirti karakteristik e dëshira për fitore. Tashmë këto, për mendimin tim, kaluan dhe ne po shfrytëzojmë këto ditë të ndërprerjes së kampionatit, që për ne ishin më se të nevojshme e si me porosi, për të përmirësuar shumë të meta në skuadër.
- Mendoni se i ka vlejtur Shkumbinit ndërprerja e kampionatit?
- Për situatën e vështirë që kaluam, kjo javë pa ndeshje kampionati na ka vlejtur shumë. Pas analizës që u është bërë dy ndeshjeve të para, mund të them se po shoh një frymë të re në ekip, që në javët e para nuk ekzistonte. Kjo të krijon bindjen se e keqja tashmë kaloi dhe të bën optimist për të ardhmen e ekipit. Nuk duhet harruar se edhe përforcimet që po bëhen ndikojnë për mirë në këtë kohë.
- Të shtunën e ardhshme do të udhëtoni në Elbasan, për t'u ndeshur me ekipin vendës në "Ruzhdi Bizhuta". Si e parashikoni këtë takim?
- Eshtë një takim mjaft i vështirë, që me të drejtë cilësohet ndeshje derbi. Shkojmë në Elbasan pas dy humbjeve radhazi, ndërsa kundërshtari ynë ka moral të lartë, pas dy rezultateve pozitive me Flamurtarin dhe Besën në Durrës, duke qenë në kuotën e 4 pikëve, ndaj 0 që kemi ne. Megjithatë, mendoj se në Elbasan Shkumbini do të bëjë kthesën e duhur, duke treguar vlerat më të mira që ka si ekip. Kjo do të jetë edhe një lloj autokritike për paraqitjen e dobët në takimin e fundit me Dinamon. E dimë që kjo s'do të jetë e lehtë përballë Elbasanit, të etur për fitore. Mbi të gjitha, do të dëshiroja të zhvillohej një ndeshje e bukur dhe korrekte, ku të mbizotërojë "fair-play" e ku në fund të fitojë skuadra më e përgatitur dhe që do të bëjë më pak gabime në fushë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2003 12:48
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Trajneri i Shkumbinit komenton ecurinë negative të skuadrës që drejton në këto 4 javë kampionat
Deliu: Futbollistët nuk kanë siguri në vetvete


Skuadra e Shkumbinit ka arkivuar humbjen e katërt radhazi në këtë kampionat të ri. Gjithsesi, ndryshe nga tri takimet e para, peqinasit, në ballafaqimin e së shtunës së kaluar, me kampionët në fuqi, treguan rritje të dukshme në lojën e tyre. Në qoftë se nuk do të ishin bërë ato gabime fatale në mbrojtje, skuadra e Tiranës do ta kishte pasur shumë të vështirë marrjen e 3-pikëshit në Peqin. Po çfarë mendimi ka trajneri i Shkumbinit, Luan Deliu, për skuadrën që drejton, pas javës së katërt të kampionatit?


-Zoti Deliu, Shkumbini i ka bërë një nisje jo të mirë kampionatit. Në 4 ndeshjet e para nuk ka marrë asnjë pikë dhe e mbyll e fundit tabelën e klasifikimit. Si e shpjegoni këtë ecuri negative të skuadrës që drejtoni?
- Kjo gjë tashmë është fakt. Askush nga ne nuk e ka çuar nëpër mend që në këto 4 ndeshje do të dilnim pa asnjë pikë. Edhe unë, si trajner, e kisha menduar ndryshe ecurinë e skuadrës që drejtoj. Këtë bindje e kisha bazuar në eksperiencën time të punës, te baza e ekipit, te kontigjenti i futbollistëve dhe te puna dhe përkushtimi i tyre në stërvitje. Për ne, e rëndësishme është të kuptojmë se përse jemi në këtë gjendje, ku pas 4 javësh gjendemi në fund të tabelës, pa asnjë pikë. Duhet të kemi parasysh një gjë: ky ekip është pasuri e qytetit të Peqinit. Për momentin, ai kërkon ndihmë e mbështetje të madhe, e kjo duhet kuptuar drejt. E kam fjalën për anën ekonomike, që mbetet kryesorja. Gjithashtu, mendoj se Shkumbini ka nevojë edhe për një përkrahje më të madhe nga ana e sportdashësve, e cila, për momentin, është e domosdoshme.

-Në stërvitje futbollistët janë të përkushtuar, gjë të cilën nuk po e shohim në fushën e lojës. Si shpjegohet ky fakt?
- Eshtë një konstaktim i saktë, që na ka shqetësuar edhe neve, si staf drejtues. Në stërvitje, skuadra paraqitet ndryshe. Ka pasur më tepër dëshirë e impenjim nga ana e lojtarëve titullarë apo të rinj. Gjithsesi, kjo e ka shpjegimin e vet. Stërvitja ka karakter tjetër, ka të tjera ngarkesa psikologjike. Futbollistët janë më të qetë, më të çliruar, pa emocionet e ndeshjes zyrtare, e cila ka një pamje tjetër, ku kërkohen të shfaqen vlerat e gjithsecilit e të kolektivit. Futbollistët, në këto 4 ndeshje (përjashto ndeshjen me Tiranën) nuk i kanë treguar plotësisht aftësitë e tyre, sepse nuk kanë pasur sigurinë e duhur në vetvete. Për mendimin tim, mungesa e kësaj sigurie ka ndikuar në ecurinë e skuadrës në këto 4 ndeshjet e para. Një rezultat pozitiv do të na nxiste për të treguar si duhet vlerat që kemi. Prandaj, do t'u bëja edhe një herë thirrje të gjithë futbollistëve dhe ekipit në përgjithësi që në fushë të paktën të shfaqin vlerat që kanë.

- Në këto 4 javë, dobësi të theksuara ka shfaqur mbrojtja, por edhe sulmi, që ka shënuar vetëm 2 gola, njërin prej të cilëve me penallti. Si mendoni ta zgjidhni këtë situatë?
- Unë mendoj se i gjithë ekipi nuk ka qenë aty ku duhet dhe ku i ka mundësitë. Kjo sepse, veç arsyeve që përmenda më lart, ekipi ka pasur në qendër të vëmendjes kryesisht anën ekonomike. Pavarësisht kësaj, për mua, si trajner, është e pashpjegueshme një gjë: nga ekipi janë larguar disa lojtarë të kampionatit të kaluar, por njëkohësisht kanë ardhur disa të tjerë, që po ashtu kanë vlerat e tyre. Futbollistët e ardhur nuk i ka marrë njeri me zor. E kanë shfaqur vetë dëshirë për ta veshur fanellën e Shkumbinit këtë vit. Atë dëshirë që ata treguan kur erdhën, le ta demonstrojnë edhe në fushën e lojës. Sidomos në 3 ndeshje e para, këtë gjë nuk e kanë bërë. Kjo gjë, për mendimin tim, shpjegon edhe defektin e lojës së dobët të ekipit dhe të futbollistëve në këto javë, ku kemi pësuar shumë gola, pa qenë në gjendje të shënojmë.

--------------------------------////////////////////---------------------------

Trajneri Deliu: Jam gati të jap dorëheqjen
Takimi i fundit i Shkumbinit me Tiranën, veç humbjes së 3-pikëshit, mund të ketë pasoja të tjera për ekipin peqinas. Pas këtij takimi është lëkundur së tepërmi pozicioni i trajnerit Deliu në stolin e këtij ekipi. Sapo ka përfunduar java e 4-t e kampionatit, me sa duket, edhe një trajner tjetër i A1-shit po bëhet gati për t'u larguar e për të ndjekur rrugën e Zhegës dhe Zallës, të larguar më parë nga drejtimi i Vllaznisë dhe Besës. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", vetë trajneri Deliu deklaroi: "Në këto 4 ndeshje të kampionatit kemi pësuar 4 humbje, gjë që nuk është aspak normale për mua. Prandaj, nuk është aspak çudi nëse kërkoj dorëheqjen si trajner i Shkumbinit." Deliu u vu në krye të Shkumbinit dy javë para fillimit të kampionatit, duke zëvendësuar Bicin e larguar te Teuta. Ai pati guximin ta pranojë sfidën e drejtimit të një ekipi me probleme financiare, siç ishte Shkumbini, pas largimit të presidentit Angjeli. Gjatë kësaj periudhe, Deliu, si trajner i ekipit, u përpoq shumë për të formuar një ekip dinjitoz, duke afruar edhe lojtarë të njohur, si Kotorri e Bylykbashi. Gjithsesi, rezultatet ishin të dobëta. Pas 4 javësh, Shkumbini e sheh veten në fund të tabelës së renditjes, pa asnjë pikë. Në takimin e fundit, ekipi bëri një paraqitje mjaft të mirë, ndryshe nga 3 takimet e para, duke luajtur si i barabartë me Tiranën. Mirëpo, pavarësisht lojës së mirë, nisur nga mungesa e rezultatit pozitiv, Deliu, pas 4 takimesh, pohon se do të japë dorëheqjen. Kësisoj, pritet dita e sotme (e hënë) për të parë nëse kjo dorëheqje do t'u paraqitet drejtuesve të klubit apo jo. Gjithsesi, do të jenë këta të fundit që do të vendosin për këtë gjë. Këtë e pranon edhe vetë Deliu, i pyetur nga "Sporti shqiptar": "Pas këtyre rezultateve negative, është e natyrshme që të marr këtë vendim, duke i kërkuar dorëheqjen klubit. Pastaj, është e drejtë e drejtuesve që ta shqyrtojnë e të vendosin për të," - sqaron Deliu.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shtator 2003 15:14
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Sekretari i klubit "Shkumbini" premton përkrahje financiare për futbollistët e skuadrës
Lluca: Rezultatet pozitive do të shpërblehen


Futbollistët peqinas kanë zhvilluar dje ndeshjen e dytë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut të Korçës. Përveç fitores dhe kualifikimit për më tej, bardhekaltrit kanë shijuar edhe kënaqësitë e para financiare për këtë sezon. Kualifikimi për më tej në kupë do të shoqërohet me një shpërblim prej 10.000 lekësh të reja për çdo futbollist. Sikurse duket, analiza e gjatë e zhvilluar pas ndeshjes me Flamurtarin duket se ka shërbyer si një pikë kthese për Shkumbinin dhe për futbollistët e tij. I këtij mendimi është edhe sekretari i klubit, Naim Lluca, i cili garanton se, me gjithë vështirësitë financiare që po kalon Shkumbini, futbollistët do të marrin herë pas herë shpërblime të këtij lloji. "Futbollistëve u është premtuar ky shpërblim prej 10 mijë lekësh për secilin dhe do ta marrin, sepse kështu do të stimulohen më tej për të ardhmen. E nisëm nga ndeshja me Skënderbeun, një kundërshtar relativisht i lehtë në kupë dhe do ta vijojmë këtë mënyrë shpërblimi me futbollistët edhe në ndeshjet e kampionatit, duke filluar që këtë javë, me Besën, ku shpresojmë të marrim fitoren e parë," - deklaron sekretari Lluca.

------------------/////////////-----------------

Shkumbini, "autokritikë" në ndeshjen e Kupës

Edhe pse fitoi bindshëm, me rezultatin 4-1 ndaj Skënderbeut, dhe e kaloi turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Shkumbini duket se nuk e ka kënaqur trajnerin Luan Deliu. Ky i fundit, pas përfundimit të 90-minutëshit të djeshëm me korçarët, ka pohuar se nuk kishte mbetur plotësisht i kënaqur me ekipin e vet. Sipas tij, Shkumbini ka pasur epërsi gjatë gjithë lojës, ka shënuar 4 herë, por ka bërë atë që nuk duhej, ka humbur mjaft raste të pastra goli. Megjithatë, sikurse kuptohet, trajneri i peqinasve duket se e ka përqendruar vëmendjen e tij vetëm te ndeshja e radhës në kampionat. Një gjë të tillë e tregon qartë edhe zhvillimi i një seance stërvitore pas përfundimit në ndeshjes së kupës me Skënderbeun. Në të kanë marrë pjesë jo vetëm futbollistët që e ndoqën ndeshjen nga stoli, por edhe ata që u aktivizuan në të disa minuta, apo gjatë gjithë lojës. Kjo ngutje në stërvitje, sipas Deliut, është e nevojshme, sepse futbollistët e tij duhet të marrin ngarkesën e duhur fizike para ndeshjeve të kampionatit. "Në qoftë se duam të arrijmë rezultatet e dëshirueshme, gjithçka duhet nisur nga stërvitja. Futbollistët duhet të marrin ngarkesën e duhur fizike, sepse kampionati është i gjatë dhe konkurrenca është e madhe," - shton trajneri i Shkumbinit. Gjithashtu, Deliu është i mendimit se takimi i fundit me Skënderbeun i ka shërbyer ekipit të tij si test para ndeshjes të së shtunës me Besën, në kampionat.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Tetor 2003 17:57
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Portieri elbasanas i Shkumbinit kërkon të karikojë skuadrën për sfidën e nesërme
Kotorri: Besa, fitorja e parë në kampionat


Evis Kotorri, portieri i Shkumbinit, rikthehet në ruajtje të portës së kësaj skuadre pas një dëmtimi 1-mujor, që i hoqi mundësinë e aktivizimit në ekipin bardhekaltër. Për takimin e radhës, me Besën, ai është i bindur në suksesin e skuadrës së tij, edhe pse është i ndërgjegjshëm se përballë do të ketë një kundërshtar të përgatitur, të përforcuar me futbollistë e trajner. Për Kotorrin ka ardhur momenti i duhur që Shkumbini të bëjë kthesën e nevojshme e të shumëpritur nga të gjithë. Duke lënë pas dëmtimin, "gardiani" i portës së Shkumbinit pohon se do të bëjë gjithçka për të kontribuar në arritjen e fitores së ekipit të vet ndaj Besës. Sipas tij, ndeshja e nesërme do të jetë suksesi i parë dhe pikët e para në këtë kampionat. "Jam i bindur se takimi me Besën do të jetë kthesa e Shkumbinit në këtë kampionat të nisur mjaft keq. Luajmë në shtëpinë tonë dhe duhet të arrijmë suksesin. Do të bëj gjithçka në ruajtje të portës, me qëllim që edhe unë të jem pjesë e këtij suksesi, për të cilin kemi aq shumë nevojë në këto momente," - deklaron për "Sportin shqiptar" Kotorri. Portieri i Shkumbinit luajti në takimin e dytë për Kupën e Shqipërisë, përballë Skënderbeut. Për të dhe për trajnerin Deliu, aktivizimi 90-minutësh ndaj korçarëve ishte një test për gjendjen e tij. Gjithçka rezultoi pozitive, prandaj Deliu i ka besuar aktivizimin në ndeshjen e radhës, ndaj Besës. "Shoh një mobilizim të kënaqshëm e një vlerësim nga të gjithë futbollistët për ndeshjen me kavajasit. Kjo më bën të jem optimist për ndeshjen e radhës. Në këtë ndeshje, ekipi duhet të kërkojë me çdo kusht fitoren e parë, që për mua Shkumbini duhet ta kishte marrë që më parë," - gjykon Kotorri, i sigurt për fitoren ndaj Besës. Sipas tij, puna e bërë nga trajneri Deliu, por edhe nga kontigjenti i futbollistëve, nuk i justifikojnë rezultatet negative që ka arritur në këto javë Shkumbini. Për të, kthesa e duhur do të bëhet që këtë javë, ku Shkumbini do të kërkojë 3-pikëshin dhe fitoren e parë në kampionat përballë Besës në fushën e vet.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Tetor 2003 13:01
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Sekretari Lluca dhe dy trajnerët Deliu dhe Gjata japin dorëheqjen
Shkumbini, skuadra pa drejtues


Humbja e fundit e Shkumbinit me Besën, e pësuar në fushën e vet me rezultatin 1-2, ishte e 6-të në gjashtë javë kampionat për ekipin bardhekaltër. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit dhe të ekipit e shohin më e arsyeshme që të japin dorëheqjen. Kjo gjë bëhet e ditur për "Sportin shqiptar" nga sekretari i klubit, Naim LLuca. Ky i fundit mendon se me këtë veprim i jepet mundësi dhe shanse ekipit që të ecë më përpara. "Pas humbjes me Besën në fushën tonë, që ishte e 6-ta radhazi në këtë kampionat, bashkë me trajnerin Deliu dhe zëvendësin e tij Gjata vendosëm të japim dorëheqjen. Kjo bëhet për t'i dhënë mundësi ekipit të dalë nga kjo gjendje e keqe e të ndryshojë në të ardhmen. Ndoshta largimi ynë do të ndikojë për mirë. Bashkë me trajnerin Deliu, në këtë situtatë të vështirë, kur ekipi ka qenë pa mbështetje dhe pa president, jemi përpjekur dhe kemi bërë gjithçka për t'i mbajtur futbollistët në pozitat që duhet. Por janë rezultatet jo të mira ato që na detyrojnë të hedhim këtë hap në të mirë të ekipit e të futbollit peqinas," - deklaron sekretari Lluca. Sipas Llucës, ky vendim u mor bashkë me Deliun, por drejtuesit peqinas mendojnë të qëndrojnë në krye të klubit dhe të ekipit përderisa pushteti vendor të marrë masat për zëvendësimin tyre. Kjo me argumentin që të mos lejohet shpërbërja e ekipit në këto momente të vështira.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Tetor 2003 19:15
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mbrojtësi kryeqytetas i Shkumbinit flet për situatën në skuadrën e tij dhe për të ardhmen
Tafaj: Do t'i largohemi fundit të tabelës


Fation Tafaj, mbrojtësi kryeytetas i Shkumbinit, mendon se barazimi i arritur në Berat me Lushnjën e ka ngritur moralisht ekipin, i cili, pas 7 ndeshjes, merr pikën e parë. Ai ka besim se ekipi ku luan do të dijë të shfaqet më mirë në takimet e ardhshme, për t'iu larguar sa më shpejt fundit të ftohtë të tabelës. 21-vjeçari Tafaj, që më parë është aktivizuar me Partizanin e Elbasanin, është një nga pikat e forta në mbrojtjen e Shkumbinit, bashkë me kapitenin Magani. Tafaj është optimist për të ardhmen e Shkumbinit. "Nëse i referohesh kontigjentit të futbollistëve të skuadrës dhe punës në stërvitje, nën drejtimin e trajnerit Deliu, mund të thuash pa frikë se, shumë shpejt, Shkumbini do t'i largohet fundit të ftohtë të tabelës së renditjes".
- Si e ndien veten Tafaj te Shkumbini, në skuadrën që aktualisht ndodhet në fund të tabelës, me 1 pikë?
- Pavarësisht pozicionit jo të mirë ku ndodhemi për momentin, duhet të pranoj se e ndiej veten mjaft mirë te Shkumbini. Në skuadër ekziston një frymë e mirë respekti nga të gjithë, që mua më ka bërë për vete, duke harruar deri diku edhe problemet që po kalojmë. Jam përshtatur mjaft mirë me lojën e Shkumbinit, sepse nuk më ka munguar përkrahja, si nga futbollistët, ashtu edhe nga drejtuesit.
- Sipas jush, pika e marrë me Lushnjën, është meritë e Shkumbinit, apo dobësi e kundërshtarit?
- Nuk ishte fare rastësi pika e marrë në Berat me Lushnjën, por ishte meritë e lojës që zhvilluam dhe e përqëndrimit në fushë, për të dhënë më të mirën. Në fakt, ne e pritsim një rezultat pozitiv në këto momente. Realisht, qoftë edhe një barazim, e kemi merituar ta arrimin që më parë, sepse lojërat e mira që kemi zhvilluar nuk kanë asgjë të përbashkët me humbjet. U ndëshkuam radhazi, që në fillim, dhe kjo ndikoi në rënien tonë psikologjike. Kundërshtarët ditën të përfitojnë nga kjo situatë jona dhe humbjet për Shkumbinin pasuan njëra-tjetrën. Më së fundi morëm pikën e parë në kampionat, çka ka më shumë rëndësi për momentin.
- Veç mungesës së fatit, sipas jush, ç'defekt tjetër ka pasur Shkumbini në këto javë?
- Ekipi s'ka arritur të dalë plotësisht në lojën e vet. Kemi krijuar mjaft raste për të shënuar, por na ka munguar lojtari-gol. Në shumicën e ndeshjeve jemi ndëshkuar fatalisht, kur kemi pasur mundësi të shënonim ne. Kemi pësuar gola, shpeshherë aksidentalë, e nga kjo skuadra ka rënë nga ana psikologjike e morale. Dihet se, po nuk shënove, do të pësosh. Rasti më tipik është ndeshja me Besën, ku ne humbëm nga ky shkak.
- Si e mendoni ecurinë e Shkumbinit në dy ndeshjet e fundit të fazës së parë?
- Pika e marrë ndaj Lushnjës na ka ngritur moralisht, çka do të thotë se ajo na ka vlejtur më shumë se një barazim. Në këtë ndeshje treguam se, po të luajmë të përqendruar e pa paragjyjkime, duke zbatuar si duhet detyrat e dhëna nga trajneri, patjetër do të marrim diçka. Pavarësisht kundërshtarit, në ndeshjet e mbetura do të përpiqemi të japim më të mirën.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Tetor 2003 21:34
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shkumbini, "stërkëmbësh" Partizanit

Peqinasit barazojnë 0-0 me të kuqtë, që humbasin kreun e renditjes

Shkumbini-Partizani 0-0
Shkumbini

Kotorri 6.5
Salliu 6
Magani 6.5
F. Tafaj 6
Xhyra 6
Dervishi 6
Pasha 6
Merxha 6
Buna (Bajaziti 54') 6
Nexha (Muça 89') 6
Hajdari 6.5
Trajner: V. Bici

Partizani
Nallbani 6.5
Behari 6
Beqiri 6
Ndreka 6
Grizha 6
Bejzade (Karioka 73') 5.5
Abilio 6
Duro 6.5
Muzaka 6
Bylykbashi (Hallaçi 58') 5.5
Imeraj 6
Trajner: I. Spahiu
Gjyqtarë: S. Bogdani (Librazhd), E. Doda (Tiranë), D. Salaj (Shkodër).
Kartonë të verdhë: Hajdari, Beqiri, Muzaka, Bejzade, Bajaziti

Radiografia
2'- Partizani fiton një goditje dënimi, prirtazi me portën e Shkumbinit. Gjuan i zakonshmi Duro, por pret Kotorri.
5'- Shkumbini ekzekuton një goditje dënimi me Nexhën. Topi i goditur prej tij kalon gjithë zonën e portës së Nallbanit, por nuk preket nga asnjë futbollist.
14'- Shpërthim i Hajdarit nga krahu i djathtë i sulmit peqinas. Vetëm goditje këndi.
23'- Shkumbini është pranë golit, pasi një mbrojtës i Partizanit e kthen topin te Nallbani, që nuk e zotëron plotësisht. Përfiton aty afër Merxha, që ndërpritet në mënyrë të parregullt nga portieri mik. Kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin gjithçka është normale.
27'- Goditje dënimi nga distanca për të kuqtë. Gjuajtja e Duros përfundon jashtë kuadratit të portës.
31'- Aksioni i mirë i Shkumbinit, nisur që nga mbrojtja. Merxha manovron mjaft mirë, pason për Hajdarin, që gjuan fort, prirët me portën, por topi prek rrjetën e jashtme të Nallbanit.
33'- Rrezikon Shkumbini me Nexhën, por gjuajtja e tij pritet me vështirësi nga Nallbani.
37'- Përsëri Nexha godet fort, por nuk gjen kuadratin.
43'- Abilio, nga krahu i majtë i sulmit, godet drejt portës së Kotorrit, por topi përfundon mbi shtyllën transversale.
52'- Imeraj gjuan pranë portës, tokazi, por pret i sigurtë Kotorri. 57'- Goditje dënimi për Partizanin, që ekzekutohet nga Duro. Xhyra e devijon topin në goditje këndi, duke evituar rrezikun.
60'- Aksion i Shkumbinit nga e djathta, me autor Bajazitin. Ky i fundit depërton deri pranë vijës fundore, pason saktë për Nexhën, që, tek pika e 11-metërshit, gjuan jashtë, duke bërë më të vështirën dhe humbur një gol të sigurt.
65'- Abilio shfrytëzon një top të ardhur nga goditja e këndit, godet me kokë, por grushton i sigurt Kotorri.
75'- Karioka brenda zonës peqinase ka mundësi të shënojë, por ndërhyrja e Xhyrës është përcaktuese.
80'- Tafaj bllokon një gjuajtje të rrezikshme të Duros në pozicion ballor.
83'- Grizha për pak nuk dënon ekipin e tij pas një topi të kthyer në zonë, duke i dhuruar një asist për gol kundërshtarit. Gjuajtja e Nexhës pritet me vështirësi nga portieri Nallbani.
87'- Duro ndërmerr nga e majta një aksion personal, kroson në zonë, por ndëhyrja e Kotorrit, duke grushtuar topin, është vendimtare.
89'- Bajaziti tregohet egoist në fund të takimit, kur pranë vijës fundore gjuan vetë dhe nuk pason te futbollistët e tjerë.
90'- Goditje e fuqishme e Duros nga distanca, por grushton Kotorri, i sigurt.

Thanë pas ndeshjes
Vasil Bici, trajner i Shkumbinit
:
"Jam i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët në fushë e lojës. E realizuam objektivin që i kishim vënë vetes, për ta ndalur Partizanin. U treguam kryesuesve të kampionatit se edhe Shkumbini është në rivalitet, edhe pse për momentin ka dy pikë. Ekipi ynë u tregua i saktë taktikisht. Nga mënyra se si u zhvillua loja ne edhe mund ta kishim fituar takimin".
Ilir Spahiu, trajner i Partizanit:
"Humbëm dy pikë, por kampionati është i gjatë dhe kemi kohë për t'i rekuperuar në tri fazat e tjera. E pata menduar të fortë Shkumbinin dhe mënyrën e lojës së tij. Mendoj se Shkumbini është një skuadër e mirë, me një trajner të zotë, e me eksperiencë, që nga ndeshja në ndeshje do të ketë rritje."

Komenti
Shkumbini arrin barazimin e parë në fushën e vet në këtë kampionat, duke e detyruar Partizanin ta lëshojë përkohësisht kreun e renditjes. Nisur nga gjendja e ekipit peqinas në këtë kampionat dhe rezultatet e arritura prej tij, mund të themi që barazimi me të kuqtë ishte një sukses. Për këtë rezultat merita është e gjithë ekipit, që dha gjithçka në fushë, por mbi të gjitha e trajnerit të sapoulur në stolin e Shkumbinit, Vasil Bici. Trajneri i ri, falë përvojës së tij, diti ta përballojë me sukses Partizanin, duke e rreshtuar ashtu si duhet ekipin e tij ndaj të kuqve. Loja filloi e bukur dhe e shpejtë. Që në fillim nuk mungojnë rastet për gola nga të dyja ekipet. Partizani rrezikon disa herë me Duron, që shfrytëzon goditjet e dënimit, kurse Shkumbini e bën këtë me anë të kundërsulmit të shpejtë nga krahët, me Merxhën dhe Hajdarin. Trajneri Bici diti ta zgjidhte drejt mënyrën e lojës përballë Partizanit, duke e mbajtur paksa të tërhequr ekipin, në pritje të kundërshtarit, dhe duke kundërsulmuar vetë. Ngacmimin e portës kundërshtare ai e kishte ideuar vetëm me anë të kundërsulmeve. Në këtë repart u la i vetëm Hajdari, që, i ndihmuar nga Nexha e Merxha, i krijoi mjaft probleme mbrojtjes së Partizanit. Kjo mënyrë loje funksionoi mirë deri në fund të takimit. Madje, me pak siguri e me pak kujdes peqinasit mund të kishin arritur më shumë po të ishin treguar më të qetë në çastet e finalizimit. Nga ana e tij, Partizani zhvilloi një volum më të madh loje, duke sulmuar vazhdimisht me shumë forca. Veç Bylykabshit, Imerajt e Bezjades, në ndihmë të sulmit vinin edhe mesfushorët, ku më aktivi ishte Duro. Partizani e kërkoi me ngulm golin, duke luajtur shpesh në gjysmëfushën vendëse, por nuk qe i qartë në mënyrën e gjetjes së rrugës së rrjetës.

Të veçanta
- Në minutën e 73-të të ndeshjes, kur trajneri Spahiu futi Kariokën në vend të Bejzades, pati një pështjellim në kampin e kuq. Ky zëvendësim nuk u prit mirë nga sulmuesi i Partizanit, Bejzade, i cili në shenjë proteste nuk zbatoi rregullat, por u largua duke gjetur rrugën më të shkurtër drejt dhomave të zhveshjes. Ky veprim bëri që loja të ndërpritej për pak çaste, derisa drejtusit e ekipit të tij të kuq u detyruan ta rikthejnë atë nga dhomat e zhveshjes në fushën e lojës. Ky veprim i Bejzades u ndëshkua nga gjyqtari me karton të verdhë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2003 14:23
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Peqinasit marrin urimet e presidentit Xhani

Shkumbini, vlerësime edhe nga të kuqtë


Në përfundim të takimit Shkumbini-Partizani, zhvilluar pardje në fushën sportive të Peqinit, na bëri përshtypje një fakt, që pak e ndeshim në fushat tona, veçanërisht nga ekipet me emër, kur nuk arrijnë rezultatin e duhur. Partizani vërtet barazoi në Peqin dhe lëshoi kreun, por nuk kontestoi askënd. Drejtuesit e të kuqve u shprehën se ndaj Shkumbinit humbën 2 pikë të vlefshme, megjithatë nuk e dramatizuan situatën, sepse patën kurajo të vlerësonin edhe lojën e kundërshtarit, në rastin konkret të Shkumbinit. Vetë presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili e ndoqi nga afër takimin Shkumbini-Partizani, në fund i përgëzoi të dy ekipet. Pavarësisht nga rezultati jo i kënaqshëm për ekipin e tij, Xhani nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin e vet, duke u shprehur i kënaqur për atë që treguan futbollistët e kuq në fushën e lojës. Në fund, numri 1 i të kuqve nënvizoi edhe lojën mjaft korrekte të zhvilluara nga të dy ekipet. "Partizani zhvilloi një takim të madh," - do të shprehej presidenti Xhani në përfundim të takimit me Shkumbinin, edhe pse skuadra e tij nuk shkoi më shumë se barazimi, që i kushtoi largimin nga kryesimi në fund të fazës së parë. Megjithatë, ai i përgëzon futbollistët për shpirtin e garës që treguan gjatë gjithë 90-minutëshit. "Jam tepër i kënaqur për mënyrën sesi luajti ekipi im. E përgëzoj për shpirtin e garës, për kolektivitetin dhe agresivitetin që tregoi në fushën e lojës, paçka se nuk mori rezultatin e dëshiruar," - shtoi Xhani pas takimit, duke pranuar edhe lojën e mirë të Shkumbinit. Ndryshe nga disa drejtues të tjerë, Xhani, edhe pse i pakënaqur nga rezultati përfundimtar i takimit, diti ta vlerësonte realisht lojën e ekipit të vet, por edhe atë të kundërshtarit. Presidenti i Partizanit u largua nga Peqini duke thënë fjalët më të mira për Shkumbinin, të cilin e konsideron një ekip të rizgjuar, pas ardhjes në krye të tij të trajnerit Bici.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2003 14:41
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bajrami, festë e madhe te Shkumbini

Futbollisti besimtar i peqinasve, Bajaziti, organizon një festë të këndshme për skuadrën.

Festa e Bajramit të madh është festuar si rrallëherë nga futbollistët peqinas. Dje, pas stërvitjes së paradites, në pritje të takimit të dytë (të kthimit) të Kupës së Shqipërisë me ekipin e Bylisit, futbollistët e Shkumbinit janë mbledhur për të festuar. Në këtë festë nuk munguan trajnerët dhe punëtorët e fushës, që gëzuan të gjithë së bashku. Organizator i kësaj feste u bë futbollisti Neritan Bajaziti, që kishte marrë masat e duhura për ta bërë sa më të këndshme atmosferën. Mesfushori kavajas, që luan me Shkumbinin, ka menduar ta bëjë këtë, pasi ka qenë i vetmi futbollist në ekipin bardhekaltër që ka mbajtur rregullisht Ramazan, pra ka agjëruar. Duhet theksuar se në dy ndeshjet e fundit të Shkumbinit, Bajaziti, edhe pse ka agjëruar, është paraqitur mjaft mirë dhe është aktivizuar si titullar nga trajneri Bici. Kujtojmë këtu që në takimin me Elbasanin, zhvilluar javën e kaluar, ky futbollist ka meritën kryesore për shënimin e 2 golave të ekipit të vet, në njërin prej të cilëve ishte ai që e zhbllokoi rezultatin. Në këtë gëzim nuk munguan, veç të tjerash, edhe ëmbëlsira e torta, të siguruara të gjitha nga shpenzimet e futbollistit besimtar, Bajaziti. Futbollistët peqinas e vlerësuan shumë këtë veprim të shokut të tyre dhe e uruan me gjithë zemër për kënaqësinë që u dha. Më i gëzuar ishte vetë organizatori i kësaj feste, i cili i falënderoi të gjithë futbollistët, duke u uruar suksese për takimin e sotëm, përballë Bylisit. Ndaj ballshiotëve, Shkumbini do të kërkojë ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë dhe të kualifikohet.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Nëntor 2003 14:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:06 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > KS. Shkumbini

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.