agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Citim: Po citoj ato që tha plloshtani
Si ta kisha kuptuar une kete?, jam shume kurioz ta di permbajtjen po he?
Pershendetje te gjitheve.
Kur pashe qe kishin shkruajtur ne kete teme, erdha me vrap te lexoja imagjinaten tuaj, por u zhgenjeva pak . Te gjithe (perveç Kurjozit) keni kerkuar perkthimin e imagjinates time, (e cila ne realitet nuk eshte krejtesisht e imja, por nje ender e nje mikeje)
Po ju sjell perkthimin( te me falni per fjalorin tim te varfer)
Perkthimi
Pa pritur degjohet zilja e ores, instiktivisht, gjej menyren per te ndaluar zhurmen sherdhuese te ziles. Ngrihem, nje moment ndjeva nje flad te ftohte tek majat e vesheve, kaloj doren neper floke... Ohhh!! ç'fare tmeri, po thuaj jam pa floke.., nga shokimi bie perseri ne krevat; si e hutuar filloj te shikoj duar e mija, trupin tim, dhe... ne ate moment, uleras, bertas forte, por me nje ze jo timin! ohh Jam nje burre. Di vetem qe nuk jam shume i ri, e po thuaj jam tullaq, me floke shume te shkurtra anash.
Shikoj oren, eshte ora 6 e mengjesin, jasht sapo ka fillon te zbardhe dita, "volet" kishin qendruar hapur, Narina ime fillon te me djege, nuhas eren e terebentines, te acetonit, esencen se drurit te vjeter, e njoh kete arome por nuk jam ne gjendje te them nga.. Mezi pres te shoh cili jam; ne te njejten kohe eshte hera e pare qe ndodhem nen lekuren e nje mashkulli dhe kam frike..!
Filloj te hedh syte neper dhome per t'u mesuar me ambjentin qe me rrethon. Rreth meje gjenden nje numer i madh tablosh te vendosur ne te gjitha cepet, me duket sikur i njoh format e tyre, ngjyrat, dhe pa pritur gjendem perballe nje pasqyre, e cila formon nje cep me porten. UNE Jam...
Oh e tmershme...! un jam PICASSO!!!
Pergjate gjithe atyre oreve qe rrodhen, e lash veten te drejtohesha nga identiteti im i ri, u bera ai, dhe jo e kunderta, edhe pse me duhej te s'forcohesha pak, per t'ju thene te verteten! Shume shpejte ndjeva nje siguri te jashtezakonshme, e dija cfare duhej te beja, pa pasur nevoje te me tregonin, dhe menjehere si evidente, isha mjeshtri i piktures, preokupimi im i pare: ishte te pikturoja format e femres.
Instiktivisht e dija cfare duhej si parim, perzirja e ngjyrave, dhenia e formave. Ndjehesha e tronditur, te shikoja veten duke dhene e ri dhene forme, duke mos patur frike te modifikoja nje xhest nga nje tjeter, pa ndjere as me te voglen humbje stili, por me teper nje kompletim, per te gjetur tonin e duhur per kompozimin, ate qe i korespondonte sa me mire pergjithesise se tablos, e kjo me nje pikepamje te qarte e te sigurte. U ndjeva tmersisht "aflue" nga vetja ime, me nje ego mbi dimensjone ndoshta, por aq shume e gjalle.
Ne nje fare menyre, ky mashkull e adhuronte shume veten, e un nga i njejti okazjon gjithashtu.
E hene, u zgjova ne krevatin tim!!!
Kisha pak boje ngjyre blu ne ftyren time, nje kujtim nje shenje, e me shume akoma, sepse kete mengjes, kete te hene, ne kete dite te pare te javes, diçka sapo ndryshoj. Kisha perseri floket e mija, e ndjehesha aq shume mire per cfare isha, Megjithate kishte ndodhur diçka tjeter. Ndjeja me gjith shpirt deshiren te isha Une, me format e ngjyren qe kam...kam kaq shume gjera per te zbuluar e kush e din lindur akoma edhe nje here. 
Ps: pres imagjinatat e juaja
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|