Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Pasurimi” i gjuhës shqipe në mediat
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Pasurimi” i gjuhës shqipe në mediat

“Pasurimi” i gjuhës shqipe në mediat
Nga Prof. Robert Shvarc
* * *

Unë, që jam ulur t’i hedh në letër këto radhë, jam shumë i mllefosur. Jam i mllefosur, i mërzitur dhe me gjak të prishur, ndonëse këto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rënduar shëndetësore, sepse prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte, për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë.
Pra, që të kthehem te thelbi i çështjes: A e ka dëgjuar ndonjëherë ky brez i ri i “njerëzve të penës”, se në vitin 1972 është mbajtur në Tiranë “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhës së njësuar letrare shqipe”, kongres në të cilin kanë marrë pjesë dhe e kanë miratuar edhe vëllezërit kosovarë, madje duke qenë nën thundrën e rëndë të serbëve?! Fakti që ata, ndoshta nuk kishin lindur ende në atë kohë, nuk do të thotë kurrësesi se historia e Shqipërisë fillon pas lindjes së tyre, nuk do të thotë kurrësesi që ata të lejohen të bëjnë diellin dhe shiun dhe të fshijnë, madje, veprën e lavdishme dhe plot sakrifica të Rilindasve tanë të mëdhenj dhe veprën e përkushtuar të një Kristoforidhi, Xhuvani, Çabej, Kostallari, Shuteriqi, Cipo, Dodbiba, Domi, Riza etj.etj.!
Në emër të cilit “mision iluminist” veprojnë kështu? Në emër të modernizmit, të snobizmit, të dritëshkurtësisë! Apo (siç dëgjojmë shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkëj mbajtur në epokën e PPSH dhe tani duhet të konsiderohet i paqenë, tani gjuha duhet t’u përshtatet kohërave moderne, duhet varrosur përgjithmonë parimi fonetik i shqiptimit të emrave, duhet të mos respektohet fare lakimi i emrave në rasat emërore, gjinore, kallëzore, dhanore etj., duhet të huazohen modelet e anglishtes apo të italishtes, sepse janë gjuhë më dinamike, më elastike, më praktike se ajo jona?! Me sa di unë, as Rilindasit tanë, patriotë të kulluar, as Naim Frashëri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Çabej, pra, e gjithë ajo plejadë që i vuri themelet e shëndosha gjuhës shqipe, nuk kanë qenë ndonjëherë “anëtarë të PPSH”. Atëherë, nga na vjen gjithë kjo përbuzje dhe gjithë ky nënvleftësim për veprën e tyre të lavdishme?
Duket sikur dikush aty në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka marrë përsipër atributet e Institutit të Gjuhësisë. Këtë e them, ngaqë po vë re përditë se të gjitha buletinet e lajmeve që kjo Agjenci u shpërndan mediave të shkruara dhe elektronike, përmbajnë të njëjtat gabime të rënda gjuhësore, dhe ato lajme fliten nga spikeret ose shkruhen nga gazetarët papagallçe, pa marrë as mundimin më të vogël të reflektojnë për ato gabime të panumërta, duke të krijuar kështu përshtypjen sikur janë njerëz me katër klasë fillore - gjë që nuk është e mundur! Në qoftë se ky dikushi në ATSH apo në cilindo gazetë ose stacion televiziv, i urdhëron punonjësit e vet: “Do të bëni siç ju them unë!”, atëherë do të ishte e udhës që këta njerëz me kaq shumë “pushtet” t’i anullonin zyrtarisht vendimet e “Kongresit të drejtshkrimit dhe të gjuhës së njësuar letrare shqipe të vitit 1972 dhe të mbanin një kongres tjetër, në të cilin t’ia argumentonin popullit shqiptar “shpikjet” e tyre të fundit dhe përse donin t’ia vinin kazmën gjuhës sonë të trashëguar e të kristalizuar brez pas brezi. Për të mos e zgjatur së tepërmi (sepse materiali është shumë, shumë i bollshëm), dëshiroj të jap vetëm disa shembuj të masakrimit të gjuhës sonë. Ata, ndoshta, janë vetëm disa pika në detin e paanë të marrëzisë së përditshme në mediat
* * *

Dëgjojmë, për shembull, spikerët e TV-ve dhe të radiove si edhe gazetarët e medias së shkruar të thonë apo të shkruajnë pa të keq: DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADEN (dhe jo: NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADENIN); PAUELL DO TË TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TË TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund të vazhdoja me qindra e qindra shembuj të tjerë, por besoj që edhe me kaq kuptohet se ç’dua të them. Pra, sipas kësaj logjike brilante, gjoja për hir të ruajtjes së origjinalitetit të emrave, na u dashka të themi e të shkruajmë, për shembull: KAM NJË TAKIM ME SKËNDER (dhe jo: KAM NJË TAKIM ME SKËNDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANËN)! Nuk kam si të mos ndalem edhe te përkthimet e filmave të huaj, subtitrat e të cilëve kullojnë nga idiotizma të pashembullta: ata janë të mbushur me konstrukte krejt të huaja për shqipen; dialogjet përkthehen mekanikisht fjalë për fjalë, duke mos e dhënë forcën që duhet të ketë një dialog dhe, thuajse githmonë, ndër ta gjen gafa të tilla, si: TI E DI SE ÇFARË NDIEJ PËR TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PËR DARKË? Pra, i njëjti personazh kalon në të njëjtën frazë nga njejësi në shumës. Po emrat e personazheve? Ata jepen herë në origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herë me parimin fonetik të shqipes. Nuk dua të ndalem fort gjatë as me zëvendësimin përmbytës të fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, sepse për këtë problem ka vite që bien daullet, por askush nuk do t’i dëgjojë. Këto fjalë janë p.sh të tipit MOMENTI (në vend të: ÇAST); EVENIMENT (në vend të: NGJARJE); GJENERATË (në vend të: BREZ); AGRAVIM (në vend të: RËNDIM); APERTURË (në vend të: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikë se, në vazhdofsha t’i rendis këta xhevahire, do të mbushej një fjalor i tërë me titull: “Fjalor i gjuhës moderne shqipe, i pasuruar me rreth 20.000 fjalë të gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht etj.”.
Jam i bindur se gjuha jonë shqipe nuk ka as më të voglën nevojë për kësilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vërtetuar shumë e shumë herë se është në po atë lartësi të gjuhëve të huaja të ashtuquajtura “të mëdha”. Shikojini veprat e Kadaresë apo të prof. Qoses! Shikojini përkthimet letrare nga autorë të shquar të të gjithë shekujve! Mos, vallë, duhet të kërkojmë nga Kadareja që të heqë dorë nga gjuha e tij e kulluar dhe e pasur letrare dhe të shkruajë vetëm në dialektin gjirokastrit?! Apo prof.Qoses të shkruajë në dialektet e katundeve kosovare?! Shtetet e mëdhenj mund të kenë me dhjetëra e dhjetëra dialekte, por kur vjen puna për gjuhën zyrtare, përdorin vetëm një gjuhë të njësuar. Atje, çdo fëmijë i fillores e di fort mirë se ku duhet ta verë edhe presjen, pale t’i lejohet të bëjë gabime trashanike gramatikore…. Shqiptarët pak se i ka zënë e keqja e madhe që fëmijët e tyre të shpërndarë nëpër botë, të moshës shkollore apo të porsalindur, nuk do ta mësojnë ndoshta kurrë gjuhën amtare – por tani i kërcënon edhe rreziku që, në vetë vendin e tyre, të flasin një gjuhë të bastarduar!
* * *

Së fundi desha të theksoj që, edhe nëse gjuhëtarët tanë të shquar nuk janë në mes nesh, nxënësit e tyre të denjë janë ende gjallë. Prandaj dëshiroj t’u drejtoj një apel të gjithë mësuesve të të gjitha kategorive të shkollave, të gjithë trupit pedagogjik të universiteteve tona, Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës që të japin kushtrimin dhe të mos e lejojnë më tej masakrimin e gjuhës shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se ky masakrim të sjellë me vetë pasoja të paparashikueshme! Në qoftë nevoja, mund t’i drejtohet një peticion edhe Presidentit të Republikës apo Kryeministrit për ndërmarrjen e sanksioneve – sepse, fatkeqësisht, në këtë vend të bekuar, ku demokracinë ende e ngatërrojnë me anarshinë totale, vetëm gjobat i sjellin në vete disa kokëbetonë, që më kujtojnë tri vargjet e paharruara të Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda të shpëtoj,/ Me gjakun tim ushqeva çimkat,/ Por kokën ma hëngrën mediokrët!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Gusht 2003 03:59
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Rrofsh o I Madhi Robet Shvarc per ndihmen qe dhe per gjuhen shqipe.
Ndaj Zemrave tona ti do kujtohesh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Gusht 2003 04:03
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Edhe tani si e pasurojne mediat gjuhen shqipe?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Gusht 2009 04:47
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor sht moderator/e n kt nn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ja psh sot ne mengjes ne nje Tv shkruhej:
Ne triangolaren ... . As shqip as turqisht.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Gusht 2009 11:48
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shqip sh'qi-p shq-ip sqihip

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re screencap.jpg
Ky file është shkarkuar 9 herë.

Unë haj definishën
Ti han deifinishën
Ai/ajo han definishën

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2010 12:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:23 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Pasurimi” i gjuhës shqipe në mediat

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.