Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > Si mendoni ???
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Kone
S E A R C H I N G !!!

Regjistruar: 12/11/2003
Vendbanimi: Ylli i pare djathtas, pastaj drejte deri ne mengjes...
Mesazhe: 25

Si mendoni ???

me duket mua apo qe kur filloi Opozita shqiptare te levize neper rruget e Tiranes dhe qyteteve te tjera Mjafti u terhoq ne hije......

ju si mendoni beri mire apo keq ????

__________________
Në betejën mes valës dhe shkëmbit fiton gjithmonë vala, jo në sajë të forcës së saj por falë këmbënguljes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Mars 2004 16:37
Kone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kone Kliko këtu për të kontaktuar me Kone (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kone Shto Kone në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kone në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sic mund te jete kuptuar edhe ne temat e tjera une mendoj se beri jashtezakonisht mire. Megjithate nuk po lexoj me aktivitete te Mjaftit dhe me duket sikur ka rene ne hije pak. Kjo nuk eshte e mire.

Ne muhabetet qe kam bere me shoket e mi jo pak prej tyre me kane thene se Mjafti ishte nje alternative e bukur per te konkurruar politiken aktuale. Kjo do te thote se ekziston nje nevoje e forte per te ndryshuar fytyren e politikes, edhe pse Mjafti beri shume mire qe nuk ju fut asaj rruge kaq shpejt. Prandaj mos harroni, ju te Mjaftit, qe ekziston nje deshire e madhe per te ndryshuar fytyren e Shqiperise (qe eshte politika) dhe per te thirrur me force kur ka padrejtesira. Deri tani jeni e vetmja force qe ngrohu pak optimizmin shqiptar, keshtu qe mos e lini pas dore dhe vazhdoni te ushtroni presion mbi kasapet qe shahen ne parlament, natyrisht duke u distancuar me delikatese nga politikanet qe ju vete luftoni si puna e Saliut apo Tosit.

Jam qe jam po shkruaj dhe dy rrjeshta.
Levizja juaj me ngjan me levizjen sindikaliste qe solli greva urie ne vitin 91-92. Por ajo levizje u perdor keq e me keq nga duart e Sali Berishes dhe sot gjendemi para inekzistences sindikale. Ju kete rrezik e tejkaluat per tu perfaqsuar jashte vorbulles oportuniste te politikes. Tani ju duhet vetem te ecni para si me pare. Populli beson tek ju me shume sesa tek Berisha dhe Nano.

P.s. Do doja shume qe Mjafti te kishte ndihmuar ne organizmin e nje demostrate madheshtore ne mbeshtetje te popullit kosovar. Atdhetaria ime eshte fyer qekur pashe serbet ne rruge te mbrojne te drejtat e serbeve te Mitrovices, nderkohe qe ne spo ulerasim njehere ne rruge ne mbrojtjen e popullit tone ndaj masakrave qe policia serbe beri neper fshatra. Apo mos ka nevoje t'i postoj ne forum fotografite e masakrave qe te zgjohen keta njerez ???? Mahhh.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Mars 2004 20:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

P.s. Do doja shume qe Mjafti te kishte ndihmuar ne organizmin e nje demostrate madheshtore ne mbeshtetje te popullit kosovar. Atdhetaria ime eshte fyer qekur pashe serbet ne rruge te mbrojne te drejtat e serbeve te Mitrovices, nderkohe qe ne spo ulerasim njehere ne rruge ne mbrojtjen e popullit tone ndaj masakrave qe policia serbe beri neper fshatra. Apo mos ka nevoje t'i postoj ne forum fotografite e masakrave qe te zgjohen keta njerez ???? Mahhh.



me vjen keq qe mora vetem pjesen e fundit te nderhymjes se Fajtorit...dhe po dal jashte teme....
qeshtja e kosoves eshte nje qeshtje mbare-kombetare shqiptare dhe si vehet faji MJAFT pse s'beri nje demostrim madheshtor...dhe s'mund ti lehet ne dore MJAFT nji qeshtje e tille
Ashtu siq doli Voislav Kostunica ne demostrim mund te dilnin edhe NANO e BERISHA ndarasi ose bashke......Ku ishin keta dy politikane e te gjithe te tjeret ...pse se bene ata Demostrimin madheshtor.......
siq shihet na mungon Kultura Atdhetare

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Mars 2004 20:29
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk fajesoj kurrsesi Mjaft. Eshte thjesht nje deshire e imja per te realizuar ate demostrate. I drejtohem Mjaftit thjesht ne menyre konfidenciale duke qene i vetedijshem se ndoshta nuk hyn ne qellimet e saj. I drejtohem sepse kam besim ne sensibilitetin e tyre me shume sesa ne zerat e politikaneve te lartpermendur. Sidoqofte eshte vetem nje ide, per te cilen Mjafti mund te ndihmonte, nuk pretendoj kurrsesi te ve para pergjegjesise Mjaftin. Pershendetje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Mars 2004 23:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

me falni se po ngaterroni konceptet. demonstrate per cfare, cilat do ishin parrullat? ne mbeshtetje te djegjes se kishave te shtepive dhe pastimit etnik? pro dhunes?
mos harroni se protestat e kosoves e zbehen shume imazhin e nje populli qe para pese vjeteve ihte i shperngulur dhe nato nderhyri qe ta cliroje, tani beri te njejten gje qe u bene serbet atyre para pese vjeteve.

e keshtu thjesht nuk ecet perpara.......

dhuna duhet denuar nga te gjithe........ demonstrate paqesore per femijet qe u mbyten ne iber po........... paqesore me lule.............
demonstrate kunder strukturave paralele serbe ne kosove pooo qetesisht........

demonstrate ne mbeshtetje te dhunes kurreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Mars 2004 00:41
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

lidhur me MJAFT-in mendoj qe beri shume mire, por nuk duhet te kaloje nga ekstremi ne ekstrem.

jo nga nje fushate mjaft e madhe mediatike per veprimtarite e saj ne heshtje totale........ mendoj qe duhet krijuar nje strategji qe do i bindte njerezit qe nuk punoni AD HOC por keni strategji afatgjate..... dhe nje nga menyrat eshte trajtimi i ceshtjeve sociale neper media, ngritja e problemeve me ze edheme te larte ne vazhdimesi qe te jeni si nje cekan qe u bie ne koke qeveritareve....

por per momentin beni mire sepse sa kohe qe vazhdojne protestat e pakuptimta te opozites dhe kerkesat per zgjedhje te parakohshme do mund te krijoheshe konfuzion dhe te keqperdorej nga njerez si sali berisha...


thjesht ta kini parasysh. heshtje e gjate nuk vlen se humb jehona e asaj qe ngrini.... e vepres suaj....
hekuri rrihet kur eshte i nxehte, u desh mbi nje vit qe te thyenit gurin ne te cilin haset, mos lejoni qe te rikrijohet perseri sepse populli ka kujtese shume te shkurter per fat te keq

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Mars 2004 00:45
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

shpresoj qe me MJAFT te mos ndolle ajo qe thuhet:
QUDIA ME E MADHE 3 DITE ZGJAT.....
pse s'me pelqen qe te harrohen kaq shpejt....

sa per demostrimin mund te behej shume mire.....edhe parulla ka sa te duash.......QESHTJA KOMBETARE s'ka nevoje per parulla,mjafton prania masive e njerezve......
Ne kete moment i duhet apo jo Kosoves mbeshtjetja morale e Shqiperise???? Pse su be??Pse s'behet?? Apo duhet te kemi frige opinionin e mediat Europiane...

Kjo demostrate absolutisht s'do te thoshte qe do te ishte per djegjen e kishave e te xhamiave per dhunen per spastrimin etnik etj etj.....si dolet menjehere me keto perfundime....e paragjykime.......
ciao

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Mars 2004 03:26
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Mjafti nuk ka rene ne heshtje dhe as eshte shuar.

Mungesa e protestave nuk do te thote qe mbaroi si flake kashte kjo levizje. Protesta eshte vetem nje ane e kesaj levizjeje, ana me e bujshme, me e zhurmshme, me dimostrative. Nderkohe sic mund te keni lexuar ne temat e tjera te ketij nenforumi Mjafti po zhvillon takime me studentet e Universiteteve te rretheve te tjera. Po formon vatra te saj ne cdo qytet te Shqiperise ne menyre qe perpara mediave dhe perpara ndergjegjes se opèinionit shqiptar te vendosen edhe problemet lokale te cilat jane shume me te thella sesa problemet e qytetit te Tiranes.

Kjo faze e levizjes eshte afatgjate sepse nderhyn me ne thellesi dhe u afrohet arterieve te problemeve te popullsise. Natyrisht nje shperndarje e tille nuk eshte e bujshme dhe shperndan forcat e kesaj Levizjeje e cila eshte kryesisht vullnetare. Vec kesaj po zhvillohen edhe trainimet me studentet. Kjo gje ndoshta ka zbehur pak energjine dhe frymen e protestes, por nga ana tjeter kohet e fundit nuk ka patur ndonje shkelje flagrante te normave qytetare. Edhe zhurma e Opozites natyrisht ndikon ne mjegullimin e Mjaft pasi protestat do te shfrytezoheshin per ngjyrime politike.

Megjithate, Mjafti vazhdon te punoje, te mbledhe fakte dhe te studjoje strategji...

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Mars 2004 15:54
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Si mendoj...... ndoshta i duhen sfida tjera.....

Master Plan ose Plan Marshall per politiken tone.

Une e pata thane nje shprehje gazmore po edhe te vertete ndaj MJAFT duke thane qe: QUDIA ME E MADHE 3 DITE ZGJAT…me mendimin e mire qe veprimtaria e saj te mos ndaloje po te vazhdoje gjithmone e per ma mire
Une ne e kam thane, e tham , dhe do ta ritham, se pak shume pak e njoh MJAFT e punen e saj nuk e di nese MJAFT apo OJQ te tjera jane duke pergatite projekte te tjera e fushata te tjera per sensibilizimin demokratik te shoqerise civile ndaj politikave te qeverise dhe anasjelltas sensibilizimn e qeverise ndaj nevojave e vujtjeve te shoqerise civile si dhe krijimin e nji kulture demokratike ne Shqiperi.
Te dyja keto (qeveria e shoqeria) jane subjekte te rendesishme te jetes senje vendi prandaj duhen sensibilizu si per detyrat ashtu dhe detyrimet qe kane ndaj njera tjetres per mbarevajtjen e e jetes politike ekonomike sociale etj etj te vendit e kombit tone e nqs mungon nje nga keto komponente atehere asgja nuk shkon persembari.
Besoj se MJAFT-i nuk duhet te kete aspak frige nga kritikat e ndryshme qe mund ti bahen sikur ajo qe po ben e ka ba deri tasht asht politike dhe po drejton e kanalizon moskenaqesite e njerezve e popullates ndaj qeverise ne favor te opozites, dhe as nuk mund te ndjehet e vetmume dhe e vene menjane duke mos organizu me fushata informimi e sensibilizimi publik e te mendoje se tash kjo eshte detyre e opozites e MJAFT nuk mund te fusin hundet.
Ashte e kuptushme qe kushdo qe eshte i pakenaqun ndaj politikave jo te drejta qeveritare kjoshin ato te majta te djathta apo e qendres te jape aleternativa idena e zgjidhje te tjera. Ndoshta MJAFT-it e shume organizatave OJQ te tjera i bjen per detyre sensiblizimi i perhershem dhe i vazhdueshem kundrejt binomit qeveri – shoqeri civile ne momente te ndryshme te jetes se nje vendi per problematika te ndryshme me fushata sa ma eficiente per te miren e vendit
Me aq sa kam lexu e degju them se MJAFT-i ka ba nji pune shume te mire ne sensibilizmin ndaj problemeve te ndryshme qe ka vendi, po Shqiperia ka kaq shume probleme nga nuk dihet se cili te zgjidhet i pari dhe cili ka perparesi ma te madhe
Duke pa pak ma larg e ma me qetesi gjendjen aktuale, personalisht ajo qe mendoj une eshte se Shqiperia ka nje problem shume te madh dhe shume te rendesishem per te ardhmen tone si komb…
MUNGESA E NJI KLASE TE RE POLITIKE dhe NJE SHTRESE TE RE INTELIGJENCE.. e cila te perballoje sfidat e shek te 21-te pse ka kalu koha e tranzicionit nga nje sistem ne tjetrin ku gabimet e shkarjet politike edhe mund te faleshin……
Nuk them e nuk dua te kapem as me Nanon as me Salen e as me ndonje politikan tjeter pse mendoj se perderisa aktulisht jane ne politike, kane nje parti te tyre, drejtojne nje shtet, kane te drejten te quajne veten potitikane………..e ndoshta edhe mund te jene te tille.Them ndoshta pse duke pa zhvillimet e reagimet e politikat e tyne s’ma kane mbushe kurr menden se jane politikane.
Sfidat qe na bjen shekulli i 21 jane shume ma te medha se sa asht kapaciteti i ‘’politikaneve’’ tone te sotem e vizioni politik i tyne.Deklaratat e tyne politike ne publik jane pozitive e te zhurmshme ndersa realiteti politik i tyne eshte negativ i shurdher e drite shkurter per vendin tone.
Sado qe ish komunistet, socialistet e sotem te reformume qe te jene, sado demokrate qe te jene demokratet prap se prap per moshen qe kane ata e per kohe e gjate qe kane jetu ne nen-KOMUNIZEM e me KOMUNIZMIN ata jane te kufizume ne politikat e tyne, pse ato jane te ‘’infektume’’ nga ajo politike dhe nga ai konecpt i drejtimit te shtetit
Ata te gjithe (politikanet) kush me shume e kush me pak kane e jane mesu me teknikat e taktikat e KOMUNIZMIT e perdorin dashte pa dashte ne menyre in-koshiente menyrat komuniste te drejtimit te nje shteti dhe te potitikes ne pergjithesi.Kjo menyre shihet mire ne relacionin qeveri-shoqeri civile ku njera shihet si e ndame nga tjetra dhe ne sherbim te tjetres.
Nje pytje me shqeteson e me ban me u mendu: Ku do te shkoje vendi yne e si do te jete ai nqs politika Shqipatre do te dominohet edhe 20-25 vjetet e ardhshem nga binomi NANO-BERISHA… pse ky binom te pakten per keto 12 vjetet e fundit nuk solli ato qe priteshin e ma mire me thane pak te mira na solli e kjo edhe pse armiqesia politike e gati gati edhe ajo personale mes tyre eshte aq e madhe sa qe cfaredo qi nderton njeni gjate qeverisjes se tij e shkaterron tjetri sapo te vije ne qeveri….dhe metodat i dini mire….!!??mjafton te kujtojme menyren e nderrimit te qeverise me 1997.Per ma teper nuk e di si do te reagojne Berisha po te marre tani ndonje here pushtetin ndaj atyre gjerave qe ka ‘’ndertuar’’ PS gjate qendrimit te saj ne pushtet!!??
Me ben qudi me ne shqiptaret qe me moshen mesatare ma te re ne Europe,ku dhe pjesen dominuse e saj e perban rinia te mos ekzistonte nje force e re politike, krejte e re, me ide e njerez te rinj,me energji e vizione te reja me intelektuale te rinj e cila ti pergjigjet nevojave dhe interesave te vendit.
S’do te ishte keq EKZIZTENCA e nje FORCE te RE TRETE POLITIKE …dhe e kam fjalen jo keto partite qe hyne e dalin nga skena sa here qe ka zgjedhje politike apo lokale…..jo partia X, jo partia Y, jo partia X e re, jo partia Y e reformuar pse e dime mire se fundi i fundit jane te njejtit njerez jane….ish anetare te PS e ish anetare te PD ose jane satelite te tyne.
As nuk mund te thuhet se mungojne deshira, njerezit, kokat kapaciteti intelektual apo energjite pse Shqiperia ka sa e sa universitete Shkoder-Tirane-Gjirokaster-Korce etj te cilet prodhojne do vit me qindra e mijera te rinj e te reja te pergatitun ne fushat nga ma te ndryshmet, nga ana tjeter jashte vendit jane me qindra e mijera djemte e vajzat e reja qe kane mbaruar e mbarojne universitet e te gjithe kjo mase kjo rini eshte e pa indoktrinuar e pa infektuar te pa korruptuar e me deshiren per pune.
Mykja mendore dhe intelektuale, korrupsioni ekonomik qe kane politikanet tane tek kjo rini s’ka mberritur akoma.Rreziku eshte tjeter:humbja e kesaj SHTRESE TE RE TE INTELIGJENCES Shqiptare qe sillet ne moshat 23-33 vjeqare e cila tashme EKZISTON.
Mos angazhimi i tyne ne jeten e vendit, mos thithja e mos shfytezimi i nje kapitali te tille do te ishte nje hap prapa e nji ftalitet per shoqerine per Shqiperine e Kombin tone per te ardhmen tone e do te vente ne rrezik nji zhvillim normal te kombit tone.
Si MJAFT-i ashtu edhe shume OJQ e organizatat te tjera,gazetat, institutet e studimit universitetet tona do te me pelqente shume qe ata me aq sa te mundin te thithin keta elemente kete inteligjence te re pangazhume ideologjikisht e te pa ndoktrinume te cilet mund te jene shume pozitive per te ardhmen e vendit.
Disa nga ata te rinj qe kane jetu levizjen studentore te 1968 ne EUROPE sot i gjejme ministra e kryeministra te shteteve ma te zhvillume.Edhe politikanet tane te ardhshem ose ata qe do te jene shteti yne ne te ardhem e do te drejtojen administatat tona ata qe do te na perfaqesojne kur te dalin ne pension NANO-BERISHA duhet qe pervec formimit intelektual te kene nje formim e te bajne ‘’praktike’’ ne keto OJQ-gazeta-institute etj etj instituione qe ekzistojne aktualisht ne Shqiperi pse politika mesohet ne terren e jo vetem nder libra.
Sigurisht qe edhe mund te rrihet duarlidhur dhe te presim zgjidhjet e rastit ose improvizime por keshtu nuk ecet me perpara.
Nuk e di te them asgja per sa i perket ekonomise tone po per sa i perket POLITIKES na duhet nje MASTER PLAN ose nje PLAN MARSHALL pse ato politikane qe kena sot s’na duhen me….jane vyshke myke e kalbe.
PER SFIDAT QE NA PRESIN NE SHEK E 21 NE NA DUHET DICKA E RE NJEREZ TE RINJ.

PS.falni qe ndoshta dola nga tema po eshte ba nje gja e natyrshme per te gjithe
Mund edhe te spostoni ne ndonje teme tjeter ma aktuale….mjafton qe te mos humbasin si material

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Prill 2004 22:13
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > Si mendoni ???

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.