Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > MORALI: Detyra dhe Interesi.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

MORALI: Detyra dhe Interesi.

pershendetje!

Meqe jemi te filozofia, e cila si perkufizim eshte me teper nje pelegrin i se vertetes sesa nje zoteruese e dickaje te sigurt, kjo teme i referohet pikerisht dy nocioneve te mesiperme, se ciles i behet nje analize detajuese, racionale, frymezuese gjendjes njerezore, mjegullsise se ketyre nocioneve, prej njerit nga publicistet e medhenj te ballkanit….


Dy hallka te metejme te zinxhirit te krijimit dhe evolucionit jane Detyra dhe Interesi. I pari eshte nocioni qendror i moralit, i dyti i politikes.

Detyra dhe Interesi paraqesin dy shtysa te ndryshme te cdo veprimtarie njerezore, ndermjet te cilave zakonisht nuk mund te behen krahasime; Detyra eshte gjithmone e painteresuar, kurse interesi s’ka te beje me moralin. Morali nuk eshte funksional as racional.
Nese duke rrezikuar jeten hyj brenda shtepise qe digjet per te shpetuar jeten e femijes se fqinjit dhe kthehem duke mbajtur per duarsh femijen e vdekur, a mund te thuhet se veprimi im eshte i pavlefshem meqe spati asnje rezultat?

-Morali eshte ai qe i jep vlere ketij flijimi te padobishem, kesaj perpjekje pa rezultat…

Pamja e drejtesise së mundur që edhe e tille, e ngadhenjyer, pushton zemrat tona, shfaqet si fakt qe s‘eshte nga “kjo bote”. Sepse me ç’argumente te kesaj bote, natyrorë, logjikë, shkencorë mund te arsyetohet veprimi veprimi i heroit qe bie duke qene ne anen e te drejtes dhe virtytit.

Nese ska bote tjeter, pervec kesaj te mbyllur ne hapesire dhe ne kohe dhe ka vetem natyre mosperfillese para drejtesise dhe padrejtesise, fljimi i heroit qe humb ne kete bote meqe mban anen e te drejtes, eshte absurd.
Anasjelltas, pikerisht ky veprim i tij, meqe refuzojme ta konsiderojme absurd, qendron atehere si shpallje e Zotit, lajm se eshte edhe nje bote tjeter qe ka kuptim e ligje fare te tjera, bote kundruall botes se natyres dhe te gjithave ligjeve e interesave te saj. Ate veprim “te pamend” e miratojme, mbajme anen etij me tere qenien tone, pa e ditur pse dhe as pa pasur nevoje ta dime pse: ehste diç që ose s’kuptohet fare, ose kutpohet vetvetiu. Madhesthtia e te bemes heroike nuk eshte te dobia, sepse dendur eshte e padobishme, as te logjika, sepse dendur eshte e palogjikshme. Drama e perjetuar dhe e jetuar mbetet gjurma me e ndritshme e hyjnores ne kete bote. Ketu qendron vlera e saj e perhershme dhe universale dhe rendesia per te gjithe njerezit mbi toke….

Njemendesia e nje bote tjeter do te duhej te na duket aq me e madhe kur fytyrat e medha tragjike, qe ne kete bote luftuan dhe pesuan, nuk mund t’i trajtojme si te ngadhënjyer, por si ngadhenjyes. Ngadhenjyes?
-Por në ç’bote ata qene ngadhenjyes? Ne ç’mënyrë u bënë ngadhënjyes ata qe humben qetesine, lirine ose madje jeten?
– Sheshazi ne kete bote ata nuk qene te tille. Pra te ketille jane vetem ne nje bote tjeter, e cila ndryshon teresisht nga kjo ketu. Me shume se te gjithe profetet e predikuesit, keta martire jane lajmetare te vertete te asaj bote tjeter. Jetet e tyre gjithmone na bejne të qendrojme para dilemes: ose ka ndonje kuptim tjeter ekzistenca njerezore, ndnje kuptim teresisht tjeter nga ky kohori, relativi dhe i kufizuari, ose keta shpirtra te medhenj, te cilet nuk pushojme se admiruari ishin, ne te vertete, “raste te deshtuara”. Mirepo mekete supozim te dyte fillon te renohet nje bote e tere.
Pikërisht duke qene fenomen moral, edhe pse fakt i jetes reale njerezore dhe s’mund te kete shpjegim racional, gjendet argumenti i pare dhe mbase i vetem i religjionit. Sepse, sjellja morale ose eshte cmenduri, ose ka kuptim sepse Zoti ekziston. Mundesi te trete s’ka.

Ne duhet ose ta flakim moralin si nje mori paragjykimesh ose ne ekuacion te radhisim nje madhesi te cilen do ta quanim “shifer te amshimit”, pra me kusht se Zoti ekziston dhe me Të edhe nje bote qe ndryshon nag natyrorja, ka kuptim sjellja morale e njeriut, pa marre parasysh se a perkon ajo me flijimin e ndonje interesi te vogel ose te jetes.
Njeriu asnjehere nuk eshte “neutral” moralisht. Per kete arsye ai eshte gjithnje me moral te vertete, ose me te rreme, ose me të dyte, qe ngjan me se shpeshti.

Po ju si mendoni???
C’kuptoni me interes, me detyre, c’jane keto nocione kaq te ngjashme dhe aspak identike?.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Prill 2005 17:48
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Te gjithe filozofet e medhenj te cilet kane vrare trurin ne menyre shume te thelle, kurre nuk e kane leshuar rrenjet e thella tek Morali. Morali do te mbete per te gjithe filozofet nje dimension me spekter te thelle....

Detyra paraqitet vetem tek qeniet qe jane te gjalle dhe qe levizin per te bere nje pune te caktuar... Detyra eshte caktim i njeriut, per te cilin ai duhet te jete kompetente dhe bartes i nje pune, kjo quhet detyre... Detyra ne vete te le hapesire per te vene te gjitha levzijet per emrin e saj, dhe ne fund fare qenia vepruese nxjerr minerale te vlefshme nga nje pune e caktuar... Detyre per te vepruar, detyre per te lajmeruar, detyre per te qendruar pall ariu, detyre per te flitur me vetveten, detyre per te komunikuar me qeniet tjera te gjalla, detyre per te besuar, etj etj...


....


Interesi eshte i lidhur goxha ne personin e njeriut, eshte pika me kulminante per te vene njeriun ne levizje te pershpejtuara dhe te detajshme analizuese per te mbaruar nje pune te caktuar, ku me pas do te dale fitimi i gjithe asaj qe ke punuar ne detyren tende... Interesi eshte i lidhur me materializmin, interesi eshte i lidhur me mendaloken....Interesi eshte nje vrime qe dhe mashtron njeirun, po dhe qe tendenziozon njeriun ne me shume haperime

Interesi eshte nje shkalle ne vete, ku njerezit i tubon per qellime te caktuara...

pershendetje

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datë 10/05/2005 ora 22:44

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Maj 2005 15:32
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Flm per opinionin tend

Detyra rrallehere gjunjezohet ne funksion te moralit, detyra ne menyre konvencionale shfaqet e rrezatuar nga deliri i madheshtise, madje shpeshhere krijohet nje konfuzion midis qellimit dhe detyres, se pse duhet ta beje dicka, shkaku, pse-ja?!

Nese do ta shihja ne funksion te moralit dicka qe e shoh te detyrueshme per ta bere, e shoh ne funksion te nje qellimi nga i cili mund te perfitoj persosje morali, kenaqje uni etj, nuk do ta hezitoja ta beja, vetem nese do me mungonte guximi...



Ndersa interesi vertet qe eshte nje shkalle me vete, qe ndikon drejtperdrejt tek njeriu, te gjerat qe e prekin me shume, ndikon me shpesh tek ai, eshte pjese e pandare e qellimeve te tij..........


pershendetje...

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Maj 2005 14:24
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:53 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > MORALI: Detyra dhe Interesi.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.