volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Bashkangjitje: nene tereza.jpg
Ky file është shkarkuar 63 herë.
Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
Shqiptarja me zemër të madhe.
Identiteti i femrës shqiptare që
frymëzon mbarë njerëzimin.
Humanistja shqiptare.
Nobelistja e madhe.
Më 19 tetor 2003,bëhet shënjtërimi i Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Terezës, i kësaj shqiptare me zemër të madhe që frymëzon mbarë njerëzimin. Për nder të Saj në mbarë trevat shqiptare do të organizohen aktivitete nga më të ndryshme midis të cilave në Shqipëri periudha 1 vjeçare nga 19 tetor 2003 deri 18 tetor 2004 do të quhet "Viti i Nënë Terezës".
Po kush është Nënë Tereza?
Pasaporta
Emri i plotë: Gonxhe Bojaxhiu (Anjeza) - Nënë Tereza.
Emri i lindjes: Gonxhe Bojaxhiu.
Datëlindja: 27 gusht 1910.
Vendlindja: Shkup.
Gjinia: Femër.
Anjeza: Emri që mori në moshën 18 vjeçe kur u bë murgeshë.
Nënë Tereza: U quajt kur themeloi Urdhërin "Misionaret e Dashurisë".
Punët e rëndësishme: Shërbeu për popullin gjithë jetën e Saj.
Data e vdekjes: 5 shtator 1997.
Vend vdekja: Kalkuta, Indi.
Prindërit dhe familja e Saj
Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Terza, nuk është rastësisht bija e Kolës me rrënjë të thella dhe të shëndosha prizrenase, nuk është rastësisht bija e nënës Drane, gjakovare, nuk është rastësisht bija e popullit tonë shqiptar.
Prindërit e Saj,babai, Nikolla Bojaxhiu ishte nga Prizreni, kurse nënë, Dranafille Bojaxhiu ishte nga fshati Novosella, fshat afër Gjakovës. Për disa kohë banuan në Shkodër por më vonë u vendosën përfundimisht në Shkup.
Në vitin 1904 Nikollës dhe Dranes u lindi fëmija e parë, vajza Agia. Në vitin 1907 u lindi fëmija i dytë, djali Lazri, kurse më 1910, fëmija i tretë, vajza Gonxhe.
Në vitin 1918, kur Gonxhja ishte 8 vjeç, Nikolla vdes nga helmi (dyshohet) që i’a kishin përgatitur në Beograd. Në vitin 1924, fillon shpërndarja e familjes Bojaxhiu. Lazri vajti në Austri, për studime, prej nga kthehet në Tiranë e më pas vazhdon jetën në Itali. Më 1932, në kohën që Lazri ishte në Tiranë edhe nëna Drane me Agen, e cila kishte studjuar për ekonomi, vendosen në Tiranë. Atje Agia punon në fillim si përkthyese, pastaj si spikere dhe gjithnjë deri në pension, ishte anëtare e korit të Radio Tiranës. Që të dyja , nënë e bijë, kanë vdekur në Tiranë, ku kanë edhe varre
Jeta e Saj
Lindi më 26 gusht 1910 në qytetin e Shkupit.
Atë vit kur lindi Gonxhe Bojaxhiu, qyteti I Shkupit ishte në valën e kryengritjeve të mëdha, për ëlirimin nga perandoria turke. Këto kryengritje zgjatën deri në vitin 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, me pjesën më të madhe të tokave shqiptare të mbetura jashtë kufijve shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Qyteti i Shkupit në atë kohë ishte kryeqëndra e një prej katër vilajeteve të Shqipërisë. Në vitin 1910 Shqipëria ka qënë e administruar në katër vilajete, kryeqëndrat e të cilëve kanë qënë: Shkodra, Janina, Manastiri dhe Shkupi. Të katër vilajetet ishin nën juridiksionin e perandorisë turke. Historikisht dihet që Maqedonia dhe Jugosllavia në këtë kohë nuk ishin krijuar. Shkupi dhe periferia e tij kryesisht ishin të populluara nga shqiptarë. Kur përfundoi lufta ballkanike si dhe lufta e parë botërore, fuqitë e mëdha nën influencën e Francës, Anglisë dhe Rusisë, formuan artificialisht shtetin e Jugosllavisë, në të cilin u përfshi, në vitin 1921, edhe qyteti i Shkupit.
Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, ishte fëmija i tretë dhe i fundit i familjes Bojaxhiu. I jati i la jetim kur Ajo ishte 8 vjeçe dhe nënë Drania i riti me sakrifica të mëdha fëmijët.
Më 26 shtator 1928 Gonxhja u largua nga gjiri i familjes. Nënë Drania dhe e motra, e përcollën Atë deri në Zagreb, ku ndënjën së bashku deri më 13 tetor 1928, ditë në të cilën Gonxhja u nda prej tyre për mos tu takuar më kurrë.
Pasi kaloi nëpër Austri, Zvicër, Francë, ariti në Angli, prej ku kaloi në Irlandë për të realizuar misionin e Saj. U nendos në një vendbanim që quhej Rathfarnhaum, në afërsi të Dablinit, ku ishte shtëpia amë e motrave, në mesin e të cilave Gonxhe Bojaxhiu do të bëjë jetë me emrin Maria Tereze e Krishtit të Vogël. Një vit më vonë do të arrijë në Indi, në Kalkutë, për të filluar misionin që do t'ia ngrinte emrin në paharrim. Atje , në të njëjtën kohë, u kushtohet edhe studimeve. Jep provime dhe bëhet profesoreshë e gjeografisë. Për njëzet vjet rresht punoi me ditar në dorë, pastaj edhe drejtoreshë e shkollës së njohur " S. Mary's". Në shtator të vitit 1946 dëgjon thirrjen e perendisë për të punuar me të varfërit. Me atë rast vendos të largohet nga kuvendi, nga shoqëria e "Motrave të Lorentos" për t'iu përkushtuar humanizmit, për t'u bërë nënë e të varfërve, e të sëmurëve, për t'iu përkushtuar jetësisht ndihmës atyre që ishin të lënë rrugëve. Kalkuta ishte "oaza" më e madhe e të varfërve, e të sëmurëve. Në mesin e tyre u gjend Nëna Tereze dhe nuk u nda kurrë nga ata.
Më 1948 në Kalkutë hap shkollën e parë për të varfër, kurse një vit më vonë themelon rendin e Misionareve të Mëshërisë. Mandej merr hov zgjerimi i veprimtarisë së saj, jo vetëm në Indi, por në të gjitha viset e botës ku njerëzve u kanosej vdekja për shkak të varfërisë dhe sëmundjeve të rrezikshme. Vetëm në Indi hap 80 spitale, nga të cilat për çdo vit dalin plotësisht të shëruar afro 50.000 njerëz. Me këto veprime Ajo bëri ato mrrekulli që nuk e kanë shembullin deri më sot. Do të duheshin mijëra faqe për të shënuar gjithë atë rrugë me mirësi.
Në vitin vitin 1979, Nënë Tereza, për punën e saj humanitare, mori Çmimin Nobël .
Në vitin 1988 Ajo vjen në Shqipëri dhe viziton varrin e nënës dhe motrës saj. Vizita e fundit ishte me 25 Prillë, 1993, në Shkodër në një ceremoni tek "Katedralja e Madhe", me Papë Xhon Palin e II-të. Ajo po ashtu vizitoi Kosovën në vitin 1980, ku tani shumë organizata mbajnë emrin e saj.
Vdiq me 5 Shtatorë, 1997, në Kalkuta, Indi, pas smundjes së zemrës në moshën 87 vjeçare.
Vlerësimet dhe çmimet
Veprimtaria e saj e pashoqe bëri që Nëna Tereza të shpërblehet me dhuratat dhe çmimet më të larta botërore sa që është vështirë të numërohen.
Në prill të vitit 1962, kryetari i shtetit të Indisë, dr. Rajendra Prasali i dorëzon dhuratën "Shir Medal".
Në gusht 1962 Qeveria e Filipineve i dha shpërblimin "Ramon Magsaja".
Më 6 janar 1971, në Vatikan, Papa Pali VI i dorëzoi dhuratën "Gjoni i 13- Për Paqen.
Në vitin 1971 në Nju-Jork e nderojnë me dhuratën ndërkombëtare " Xhon Kenedi".
Në tetor 1971 u bë doktore nderi e Universitetit të Uashingtonit.
Më 1972 u nderua në Indi me mirënjohjen "Nehru".
Më 1973, princi i Edinburgut, Filipi, në praninë e mbretëreshës së Anglisë, Elizabetës së Dytë, i dha mirënjohjen "Tempelton".
Më 1978 mori çmimin "Balsam" nga qeveria italiane për humanitet, paqe dhe vëllazërim në mes popujve.
Më 1979, u shpërblye me Çmimin Nobel për paqe.
Më 1980 mori çmimin më të lartë të Indisë.
Më 1983 u shpërblye me Rendin e Meritorëve nga Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta.
Më 1985 i jepet dhurata "Medalja e Lirisë", që njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA, me qëllim të caktuar, për themelimin e 557 shtëpive në 126 shtetet e botës, për të moshuarit, të sëmurët, të pastrehë e të uritur. Në Shqipëri janë ndërtuar 8 shtëpi të tilla, kurse në Kosovë 2.
Më 1986 i jepet shpërblimi më i lartë i Rusisë, "Medalja e Paqes".
Lutje të Nënë Terezës
Nëna Tereza dashurinë ndaj njerëzimit gjithmonë e ka shprehur me lutje pranë Atit të Gjithpushtetshëm, duke iu drejtuar me këto fjalë:
" Kudo të jetë urrejtja, unë të sjellë dashurinë.
Kudo të jetë padrejtësia, unë të sjellë faljen.
Kudo të jetë ngatërresa, unë të sjellë pajtimin.
Kudo të jetë gabimi, unë të sjellë të vërtetën.
Kudo të jetë dyshimi, unë të sjellë besimin.
Kudo të jetë dëshprimi, unë të sjellë shpresën.
Kudo të jetë terri, unë të sjellë dritën.
Kudo të jetë pikëllimi, unë të sjellë gëzimin".
"O Zot, nëse s’mund të bëjë asgjë për këta njerëz, atëhere së paku më jep fuqi të vdes në mesin e tyre, për të treguar dashurinë tënde"
Më dërgo ndokënd për me e dashtë
Zot, kur kam ur_,
më jep ndokënd që ka nevojë me u ushqye;
kur kam etje,
më dërgo ndokënd që ka nevojë me pi;
kur kam të ftoftë,
më dërgo ndokënd me e ngrofë;
kur kam një keqardhje,
më dhuro ndokënd me ngushllue;
kur kryqi i jem bahet i randë,
më ban me da kryqin e nji tjetrit;
kur jam i vorfën,
më udhëhiq te ndonji nevojtar;
kur nuk kam kohë,
më jep ndokënd me ndihmue për do çaste;
kur jam i fyem,
ban që unë me pasë dikënd me lëvdue;
kur jam i ligshtuem,
më dërgo ndokënd me i dhanë zemër;
kur kam nevojë për mirkuptimin e të tjerve,
më jep ndokënd që ka nevojë për temin;
kur kam nevojë që të kujdesen për mue,
më dërgo ndokënd për të cilin me u kujdesë;
kur mendoj vetëm për vedi,
tërhiq vëmendjen teme mbi një tjetër njer_.
Thënje të Nënë Terezës
"Atdheu im është Shqipëria. Unë gjithmon e kam në zemër popullin tem shqiptar dhe luti Zotin që paqa dhe dashnija e tij të jetë në zemrat tona në çdo familje".
Oslo, 10 dhjetor 1979,me rastin e marjes së çmimit Nobel për Paqen.
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, përballu me të.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyrë, plotësoje.
Jeta është e shtrenjtë, vlerësoje.
Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është këngë, këndoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, përfito.
Jeta është aventurë, kujdes.
Jeta është shumë e çmuar, duaje.
Jeta është luftë, mësohu dhe me të.
Jeta është jetë, lufto për të..."
"Nuk kemi nevojë për bomba e armë për të sjellë paqen, kemi nevojë për dashuri e mëshirë".
"E di që jemi një pik në oqeanin e mjerimit dhe të vuajtjes njërëzore, por në se s'do të ishim ne, kjo pik mjerimi dhe vujatjedo të ishte edhe më e madhe".
"Është detyrë e çdokujt t’i nderojë strukturat, por nuk do të jemi të aftë për këtë derisa mos t’i nderojmë zemrat tona" .
"Gjëja më e rëndësishme në jetë është dashuria. Këtu edhe është fillimi i veprimtarisë për të drejtat njerëzore".
"Paqja arrihet me vepra të dashurisë".
"Jeta jote është të jetosh, të duash, të dëshmosh dashurinë e Hyjit në të tjerët".
Të tjerët për Nënë Terezën
"Sot kemi privilegjin të llogarisim në praninë e Gruas, vërtetë më të fuqishme mbi tokë. Kjo nuk kërkon fjalë, por kërkon vepra. Kjo është e madhe, më e madhe se të gjithë ne sot, kjo është forca e botës, sepse jetën e saj e lidhi me dashurinë njerëzore, me të varfërit, që durojnë nga uria, që ata të mos vdesin, me të braktisurit e të harruarit e botës dhe me ata buzë varrit. Nëna Tereza është OKB. Ajo është paqja në botë"
Peres De Kuelar
22 tetor 1985 40-vjetori i themelimit të OKB-së në SHBA
"Lajmëtare guximtare të dashurisë së Krishtit".
Papa Pavli VI
" Nëna Tereza ishte shembull i trans-formimit njerëzor të dashurisë së Zotit, frymëzim I madh për përparim autentik, njerëzor dhe shoqëror".
Papa Gjon Pali II
"Të njohësh atë do të thotë të kuptosh përvuajtësin absolute, të hetosh në fuqin e butësisë, forcën e dashurisë".
Indira Gandi
"Besimi i saj i pathyeshëm preku zemrat dhe jetët e miliona njerëzve në Indi, këtu në Amerikë dhe anekënd botës".
Bill Klinton
"Disa njerëz shumë të paktë në numër janë në kuptimin e plotë të fjalës qytetarë të botës. E para prej tyre është Nëna Tereza. Ajo është heroina e kohës".
Ronald Regan
" Vdekja e murgeshës katolike do të ndje-het shumë në përpjekje për paqën botërore, dhe për t'u ardhur në ndihmë nevojtarëve".
Nelson Mendela
" Nëna Tereza ua kushtoi tërë jetën e vetë të var-fërve të botës, andaj shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne".
Toni Bler
"Nënë Tereza na ka dëshmuar se ç’domethënë altruizëm, dashuria për të varfërit, vepra më e lartë dhe më bujare njerëzore, dashuria që s’pret asgjë dhe që dëshmon çdo gjë".
Egil Aarvil
Sekretar i Komitetit Nobel për Paqen
Disa nga krijimet e Nënë Terezës
Lamtumirë
Po lë shtëpinë zemërfanar
Vend lindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarë
Atje në të largtin vis.
Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim
Më tërheq zemra ime
Ti shërbej Krishtit tim.
Nënë e dashur, lamtumirë
Ju lë shëndenë miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi....
Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Europës së hakëruar.
Lundron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re.
Një kryq hekuri n’dorë shtërngon
Shpëtimi lëvojshëm kumbon në të
E shpirti i gatshëm pranon
Botën e rëndë fli për të.
"Pranoje, këtë flijim, o Zot
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj
Ndihmoi gjallesësTënde sot
Që emrin do të madhëroj!
Si shpërblim Të lus o i Hirt’
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që veç ti e di".
Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lotë rjedhin qetë, me mall
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Porosia e nënës
Duaj të tjerët, ashtu si Zoti të donë Ty.
Mbaje në mend.
Puna e dashurisë,është puna e paqës.
Zoti u bekoftë!
Një mollë ndahet në mes , për dashuri
Një pjeshkë po ashtu..
Por një Atdhe për dashuri
Nuk ndahet në mes kurrësesi
Damarët e gjakut na i pren vëllezër
Damarët e jetës në fashë mbështjell ,kemi mbajtur
Gjaku të mos na ik, të mos na prishet , të fiket
Të mos na bjer.. Në tokë të mos biem
Dhe në gjunjë të mos biem gjithashtu..
S'e ndjeva mungesën tënde Prishtinë , Tiranë..
Ç'far ndjeva ishte dhimbje mall..
Si kemi jetuar kaq gjat? Ëe ndarë... të ndarë
Tiranë 1988
Viti 1997 ishte tragjik për popullin shqiptar në Shqipëri. Këto ngjarje patjetër që tronditën edhe zemrën aq të brishtë të Nënës Terezë. E prekur thellë, ajo do të shkruajë poezinë "Për Shqipërinë time", e cila do të jetë edhe poezia e saj e fundit, meqë pas pak muajsh ndërron jetë, për t’u ngritur tek engjëjt në qiell, atje ku e kishte dhe vendin.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Modifikuar nga volter datë 04/04/2005 ora 14:25
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|