Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > "Top Fest" Edicioni i 5-te
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

"Top Fest" Edicioni i 5-te

Nesër, në "Top Channel", nis edicioni i 5-të, i eventit më të madh muzikor të vitit, "Top-Fest". Në ambientet e ish-ekspozitës "Shqipëria sot", po bëhen përgatitjet e fundit për të bërë të mundur që në orët 15.35 gjithçka të jetë gati. Edhe edicioni i këtij viti do jetë i ngjashëm me paraardhësit në mënyrën e organizimit, por jo pa ndryshime. Ndër to, më i rëndësishmi, është përfshirja e një hapësire për çdo këngëtar pjesëmarrës në sfidën e të kënduarit live, në mënyrë akustike. Dhe kjo do të ndodhë, çdo fundjavë, të premteve dhe të shtunave, në studion e programit muzikor "Selekt" që do të shërbejë në këtë periudhë, si një aneks konkurrues dhe performues për të gjithë topfestistët, pasi të kenë interpretuar në skenë.

Faza e para e "Top-Fest 5" që nis të hënën, do të zgjasë 8 javë, deri më datën 28 mars. Në orarin që transmetohet programi "Selekt", "Top Fest", do jetë katër ditë të javës, nga e hëna në të enjte. Më pas, i gjithë muaji prill e deri në datën 7 maj që do jetë nata finale, i përket fazës së dytë të votimit për çdo këngëtar. Një ndryshim këtë sezon do të ketë dhe në sistemin e vlerësimit të këngëve dhe interpretuesve. Udhëheqësi artistik i festivalit e njëherësh regjisor i tij, Bojken Lako, tha se është huazuar formula e "Sanremos", ku do të ketë votim nga publiku të kombinuar me votim nga një juri profesionale, me kusht që vërtet çmimin e madh e çmimet e tjera, të shkojnë te më të mirët.

E reja tjetër e këtij edicioni, do të jetë dhe prezenca e 10 finalistëve të spektaklit "Ethe", që është në zhvillim. Regjisori Lako, tha se këtë edicion, përzgjedhja e këngëtarëve dhe e këngëve që kanë sjellë, është bërë në një mënyrë që të ketë sa më shumë përfaqësim, në rryma muzikore dhe në protagonistë. Do të këtë shumë emra të rinj, por dhe shumë emra jo të rinj e të afirmuar në vite, këngëtarë apo grupe, të cilët nuk kanë marrë pjesë në edicionet e kaluara. Sigurisht, kjo hapje përfshin një pjesëmarrje të gjerë si nga Maqedonia ashtu dhe nga Kosova, një tipar thelbësor i "Top Fest", që në fillimet e tij, ku u bë e mundur që muzika të kishte një afirmim dhe unifikim mbarëkombëtar. Ndaj, për këtë arsye, ky event ka fituar të drejtën të quhet festivali mbarëkombëtar i muzikës moderne shqiptare, më i madhi dhe më potenti në lloj. Pjesë e organizimit të "Top Fest" këtë edicion, do të jetë dhe krijimi i sa më shumë hapësirave audiovizive për afirmimin e këngëtarëve dhe lançimin e interpretimeve të tyre, në mënyrë që deri në natën finale, publiku të ketë një njohje të plotë për kualitetin dhe famën që këngët konkurruese gëzojnë në opinion. Nga skena e "Top-Fest", këngëtarëve do t‘u jepet shansi që të interpretojnë në "Selekt". Më pas, do të jetë një hapësirë e veçantë në "Top Albania Radio" për secilin prej tyre. Kështu do të ndodhë dhe në valët e radios "Muzika ime", si dhe në kanalin "My Music" në Digitalb, ku do të funksionojë dhe një forum për këngëtarët. Pra, eventi nuk do të mbetet i kufizuar brenda hapësirave të skenës kryesore, por do jetë i zgjeruar dhe në hapësira të tjera për t‘i bërë këngët dhe protagonistët sa më të afrueshëm me publikun.

"Top-Fest" është ndër spektaklet më të mëdha në "Top Channel". Ai nisi 5 vjet më parë, duke revolucionarizuar formatin dhe konceptin e ndërtimit të një eventi muzikor. Po ashtu, "Top-Fest", shërbeu si një hapësirë për të sjellë të gjithë prurjet muzikore dhe për t‘i kaluar në filtrin e vlerësimit të shijeve të publikut dhe të mendimit profesional muzikor. Sipas regjisorit Bojken Lako, kjo ka bërë që vit pas viti, interesi për pjesëmarrje në Top-Fest të jetë gjithnjë në rritje dhe nga mbi 100 këngëtarë pjesëmarrës në edicionin e parë, numri ka shkuar vit pas viti në rritje, duke detyruar organizatorët që të rrisin dhe numrin e konkurruesve pas vlerësimit fillestar të këngëve që këtë vit, ka arritur në rreth 500.

"Top-Fest", ka shërbyer dhe si zbulues e promovues talentesh në të gjitha edicionit, duke nisur që nga i pari, ku fitues ishte Stine, një këngëtar që më pas do bëhej ndër më të preferuarit në tregun muzikor. Më pas, u shfaq një djalë tërësisht i panjohur, Alban Skënderaj, i cili në mënyrën më të paparashikuar, do fitonte dy edicione radhazi me dy balada nga më të bukurat në muzikën moderne shqiptare, një prej të cilave të interpretuar me kosovarët e grupit "Kthjellu". Nga "Top-Fest", Skënderaj arriti të bëhej në pak kohë, një ndër këngëtarët më të njohur dhe më të preferuar shqiptarë. Ndërsa edicionin e kaluar çmimin e parë e fitoi Greta Koçi, e cila kishte dalë pa çmim në disa evente të tjera muzikore edhe pse me një formim të plotë artistik e muzikor. Edhe këtë edicion sipas organizatorëve, premtohet një "Top-Fest" madhështor në çdo drejtim.





Fituesit e katër edicioneve të "Top-Fest"

Stine

Alban Skënderaj

Alban Skënderaj & Kthjellu


Greta Koçi

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shkurt 2008 01:49
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Top Fest 5

Kosova e ka nis me rock kete Top Fest

 

Flaka Krelani-Do TBoj Me Rock

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2008 19:12
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Erresira E Jetes - Boll Ma

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2008 19:13
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEXI
*BIZNESMENE*

Regjistruar: 09/09/2006
Vendbanimi: ISTANBUL
Mesazhe: 3939

Silva --- Ç'fare na ndau.

__________________
* HA...PI...RRI *

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shkurt 2008 17:12
SEXI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEXI Kliko këtu për të kontaktuar me SEXI (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të SEXI't! Kërko mesazhe të tjera nga: SEXI Shto SEXI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEXI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Anjeza feat. Bertan Asllani - Lum per ty (Top Fest 5)

Kjo Anjeza ska lene kengetare pa bere Duet




Evisa - Fryn ere



Noizy feat. Ani - Kthehem tek ti

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 00:16
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
MARSMED
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/07/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 103

Me ka pelqyer  shume kenga e Samantes-S'te mbaj dot peng. 

Uroj te marri ndonje cmim. http://www.youtube.com/watch?v=cuapRMk74Z4

__________________
ESHTE NJE KOMPLIMENT ME I MADH TE BESOHESH SESA TE DASHUROHESH NGA DIKUSH.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Prill 2008 03:47
MARSMED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të MARSMED Kliko këtu për të kontaktuar me MARSMED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: MARSMED Shto MARSMED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto MARSMED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Me ka pelqyer  shume kenga e Samantes-S'te mbaj dot peng. 



Idem

Besa - Engjejt Vrasin Njelloj




Upstreen - Nuk e di

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Prill 2008 01:56
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Keta te lezetshem, per cudi dhe orkestrimi nuk eshte i keq ...

Brisi ka ndonje grup alternativ tjeter ? Dmth qe kendon me stil ndryshe nga keto rap e zhurmat te tjera se une se kam pare fare ...

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Prill 2008 19:26
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Keta te lezetshem, per cudi dhe orkestrimi nuk eshte i keq ...

Brisi ka ndonje grup alternativ tjeter ? Dmth qe kendon me stil ndryshe nga keto rap e zhurmat te tjera se une se kam pare fare ...



Tulip s'e kam idene :konfuz ,degjova disa,dhe vetem keto me pelqyen.Ndoshta ka dhe me te bukura...

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Prill 2008 20:35
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Ka disa kenge te lezetshme ne top fest, por kush germon thuaj.
Une s'kam kohe fare, dhe as qe i kam degjuar.

Por kenga e Besa Kokodhimes me pelqeu shume dhe mua.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Prill 2008 20:37
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > "Top Fest" Edicioni i 5-te

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.