Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405
|
Mendimi im, pa u futur ne hollesira, eshte qe qe ne momentin qe vendos t'i futesh politikes, per me teper kur zgjidhesh president i nje vendi, i nje kombi, i nje shteti, quhesh person publik, nuk je me i vetvetes, je perfaqesues i nje kombi, i nje shteti etj. Dhe cdo veprim qe ben ti ka kuptim politik, dhe konsiderohet si i tille nga te tjeret, dhe politikanet kete e dine mire, sepse keto situata shfrytezojne edhe per te fituar elektorat.
Dhe per me teper feja, qe kosovaret e respektojne shumefish me teper nga vellezerit e tyre shqiptare, eshte nje pike shume nevralgjike per te luajtur me te. Zgjedhja e president Rugoves nuk mendoj kurre se eshte nje zgjedhe e pafajshme, personale, shpirterore, sic i lind nje adoleshenti ne kerkim te identitetit, qe thote me pelqen budizmi dhe do behem budist per gjithe jeten time. Ai eshte mbi 40 vjec ( ne fakt nuk e di sa vjec eshte, po floket i kane rene gjithsesi, lol ), dhe politikan me eksperience, dhe cdo levizje e ka te llogaritur mire e mire, per te mos thene qe politikanet kane keshilltare personale te cilet paguhen per t'u sugjeruar taktika politike, ndaj personalisht nuk me shkon fare mendja qe kjo eshte nje hap personal drejt paqes shpirterore te Ibrahim Rugoves.
Sa per ndryshimin e flamurit, une besoj qe kjo eshte ne vazhdim te cirkut qe shqiptaret kane shfaqur dhe do vazhdojne te shfaqin per arenen nderkombetare, qe ata te kenaqen e te tallen sic historikisht kane bere dhe te thone vazhdoni, se per ne mire do behet. Cirk falas. Cool!!!
__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|