Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Përse Amerikanët S'mund Ta Gjejnë Bin Ladenin
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Përse Amerikanët S'mund Ta Gjejnë Bin Ladenin

Bota kohë pas kohe përkujtohet se Osama bin Laden, i akuzuari kryesor për orkestrimin e sulmeve teroriste të 11 shtatorit, ende mbetet në arrati.
Katër ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ai u lëshoi një mesazh të ftohtë votuesve amerikanë, ndërsa së fundi u raportua se kishte komunikuar me aleatin e vet në Irak.
Për më shumë se 3 vjet, forcat amerikane pa sukses e ndjekin bin Ladenin përgjatë kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit.
Shtrohet pyetja nëse kërkimi i tij do të dështojë, dhe nëse bin Ladeni kapet, do të jetë në dobi apo në disfavor të Shteteve të Bashkuara?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush tha se ai nuk ka iluzione për vështirësitë, me të cilat qeveria përballet në përpjekjet për kapjen e Osama bin Ladenit. Bushi tha se gjetja dhe pengimi i planeve të bin Ladenit janë sfida më e madhe e kohës.
"Së fundi mësuam se Osama bin Laden i ka kërkuar terroristit irakien Abu Musab al-Zarqawi, të formojë një grup për të kryer sulme jashtë Irakut, përfshirë në Shtetet e Bashkuara. Jemi në ndjekje të vazhdueshme të bin Ladenit, i bëjmë presion dhe e detyrojmë të fshihet. Sot edhe Zarqawi e kupton se vazhdimisht e ndjekin trupat e koalicionit dhe të Irakut", tha presidenti Bush.
Por ndjekja e bin Ladenit deri tani nuk ka dhënë fryte. Para dy muajsh, presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf, tha se gjurmët janë ftohur. Këtë javë, gjenerali John Abizaid e paralajmëroi Kongresin amerikan se sukesi nuk është i garantuar.
Ngjashëm mendon edhe Keneth Allard, ish kolonel i kundërzbulimit në ushtrinë amerikane. Sipas tij, ndjekja e bin Ladenit nuk është punë e ushtrisë.
"Forcat ushtarake zakonisht nuk angazhohen në ndjekjen e individëve. Detyra e tyre është ta përmbysin regjimin", thotë Allard, duke shtuar se pjesë e operacioneve të kërkimit, me siguri janë edhe forcat speciale amerikane dhe personeli i CIA-s.
Çështja tjetër, vazhdon Allard, është çfarë do të ndodhë nëse bin Ladeni kapet? Nëse bin Ladeni vritet, shumë myslimanë me siguri do ta nderonin si martir, ndërsa nëse kapet i gjallë, mund të flasë në gjykimin e tij për t'i grumbulluar militantët. Në të dy variantet, sipas Allard, amerikanët mund të presin që ithtarët e bin Ladenit të hakmerren me sulme në Shtetet e Bashkuara.
"Më shumë do të parapëlqeja që Osama të ishte i vdekur dhe martir i mundshëm, se sa të sillet vërdallë siç ndodh tani. Shkaku i simbolikës së fuqishme që paraqet për ithtarët e vet, është se ai ka qenë në gjendje t'i kundërshtojë hapur Shtetet e Bashkuara. Ai qe në gjendje t'i orkestrojë sulmet e 11 shtatorit dhe ia doli të shpëtojë. Simbolika ka të bëjë shumë ", thotë Allard.
Por simbolet kanë vlera të kufizuara, sipas Nathan Brown, specialist për Lindjen e Mesme nga Instituti Carnegi në Uashington. Brown thekson se Shtetet e Bashkuara nuk e luftojnë vetëm Al Kaidën, por edhe shumë grupe të tjera që kanë lidhje me organizatën e bin Ladenit. Tani që ai i ka frymëzuar, ato mund të veprojnë të pavarura, thotë ai.
"Kapja ose vrasja e bin Ladenit, me siguri nuk do t'i jepte fund problemit që ai simbolizon. Ai ia doli t'i bëjë bashkë grupet e veçanta, që të përqëndrohen në sulme kundër caqeve perëndimore, e jo kundër qeverive të tyre. Mbetet e paqartë si i thurri ai gjithë ato grupe në një lëvizje të vetme", pohon Brown.
Në pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara më shumë do të përfitonin nga kapja apo vrasja e bin Ladenit, ai thotë:
"Nxjerrja e bin Ladenit para gjyqit, do të shkaktonte vështirësi, sepse atij do t'i jepej platforma, nga e cila lirisht do t'u drejtohej ithtarëve të vet", thotë Brown.
Sipas tij, kapja e bin Ladenit nuk do të kishte efekt të menjëhershëm, por në planin afatgjatë do t'i dekurajonte myslimanët e rinj të mos bashkohen me grupet militante.

RFE/RL

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Mars 2005 22:01
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

Shpesh here e kam menduar kete gje. Eshte vertet per tu habitur qe tan kjo superfuqi nuk eshte e zonja te kap nje individ.
E vetmja arsye qe mund te mendoj eshte se terrorizmi eshte me i madh se nje individ. Megjithese terrorizmi eshte simbolizuar nga Bin Laden, nuk eshte ai i vetmi terrorist dhe as me i fuqishmi. Eshte grupi i tyre i bashkuar qe paraqet rrezik. Pra nese USA me qellim nuk vendos te gjitha forcat per ta kap ate individ, atehere them se qellimin do ta kene tek paralizimi i grupit dhe i fenomenit sesa tek individi.

Kisha shpres qe do ta kapshin para zgjedhjeve se mendova se do e perdorte Bushi per te fituar, por isha gabim (edhe ate se kapen edhe Bushi fitoi).

Nejse, pune e komplikuar me duket dhe sikur dicka fshihet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Mars 2005 07:55
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Me duket se amerikanet nuk duan vete ta kapin, jo se eshte i pakapshem, sikurse sadamit, ia bene bene dhe e kapen..keshtu qe ska asgje per tu habitur, gjithe ajo amerike skapka dot nje "terrorist"

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2005 18:53
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Analiste, ç'te çoi ne nje teme te tille aman...
Per mua s'e gjenje dot se s'duan ose s'ekziston ne ato "permasa" qe na serviret.


S'po i hy me gjate me kesaj pune, sepse nje Zot e di se ku perfundojne debatet

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Tetor 2005 03:08
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Sepse mund te beje me shum dem si i burgosur se sa i lire.....

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Tetor 2005 18:39
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të oliinter Kliko këtu për të kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: oliinter Shto oliinter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto oliinter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Sepse sic ka thene xhaxhi Enveri nuk eshte njeriu ai qe ben terrorizmin po Partia, uniteti rreth partise. Ja vrame Binin si person, (nje bie qindra ngrihen), Do dali Al - zahari apo ramiz alia apo ku ta di une se kush. Ne duhet ta crrenjosim terrorizmin nga rrenjet nga mentaliteti i popujve terrorist.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Tetor 2005 00:20
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amici di Nessuno Vizito faqen personale të Amici di Nessuno't! Kërko mesazhe të tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amici di Nessuno në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Citim:
Po citoj ato që tha juve
nga mentaliteti i popujve terrorist.


Mos ngatro popujt me individa i nderuar , nuk ka popull terrorist por ka terrorizem ne popull

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Tetor 2005 01:49
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari


Mos ngatro popujt me individa i nderuar , nuk ka popull terrorist por ka terrorizem ne popull



E bukur shume kjo nderhyrja Shef!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Tetor 2005 23:00
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Per mendimin tim ai ka cof me kohe.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2005 00:01
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Thone...po thone ama...se Been-i i varfer nuk duhet as i gjalle e as i vdekur.
Ja keshtu gjysmagjel thone se duhet...

__________________
Bye

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2006 23:59
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të astras Kërko mesazhe të tjera nga: astras Shto astras në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto astras në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:08 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Përse Amerikanët S'mund Ta Gjejnë Bin Ladenin

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.