Enri
Student
Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80
|
Arafati mbetet në lojë
Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon ndjek një linjë të qartë: ai dëshiron që presidenti palesitnez Jaser Arafat të mos jetë më partner bisedimesh për Perëndimin. Në vend të tij ai i mbështet shpresat për procesin e paqes në Lindjen e Mesme tek kryeministri palestinez Mahmud Abaz. SHBA e mbështesin Sharonin në këtë plan, ndërsa evropianët, të cilët bëjnë pjesë në kuartetin e paqes për Lindjen e Mesme, duan që Arafati të vazhdojë të jetë partner bisedimesh.
Tri orë bisedime në Downing Street 10 në Londër shërbyen për afrimin e pozicioneve mes kryeministrit të Izraelit Ariel Sharon dhe kryeministrit britanik Toni Bler. Vetëm në një cështje qëndrimet vazhdojnë të jenë të kundërta dhe pikërisht kësaj cështjeje Sharon i kushton rëndësi të vecantë: Britania e Madhe ashtu si edhe shtetet e tjera evropiane duan që të vazhdojnë kontaktet me presidentin paelstinez Jaser Arafat, megjithëse Izraeli e kundërshton kategorikisht këtë, duke paralajmëruar madje, se kjo mund të dëmtojë procesin e paqes. Ariel Sharon sic duket shpresonte ta bënte për vete Toni Blerin. Uashigntoni ndërkaq ka pak kohë që ka nisur ta përkrahë linjën e Sharonit, i cili do ta injorojë Arafatin tashmë të izoluar plotësisht në Gaza. Toni Blerit si mik i Uashingtonit i duhet tani të përpiqet të mbrojë linjën e BE-së, i cili nuk ka ndonjë konmsideratë të vecantë për politikën e Sharonit, madje ndonjëherë e cilëson atë si të paekujlibruar.
Jaser Arafati pra mbetet në lojë. Megjithëse në fund të vitit të kaluar ai pranoi t´ia kalojë kompetencat kryeministrit Mahmud Abaz, i cili u emërua në pranverë në këtë post. Arafat fillimisht u përpoq të kufizojë kompetencat e kryeministrit të ri dhe më pas ai përpiqej të pengonte në prapaskenë politikën e tij. Pasi Abaz ra dakord me Izraelin dhe SHBA për planin e paqes "road map", Arafati menjëherë e cilësoi atë si tradhëtar. Shkas për këtë ishte fakti që Abaz mori përsipër të përmbushë një pjesë të detyrimeve të parashtruara sic ishte p.sh. carmatimi i grupeve radikale palesitneze, ndëkrohë që Izraeli ishte i gatshëm të lironte vetëm një numër të vogël të të dënuarve. Një arësye tjetër ishte, se Arafati gjithnjë e më shumë pëpriqej me mos e humbasë pushtetin.
Arafat dhe Abaz të martën u pajtuan sërish në mënyrë zyrtare dhe u përbetuan se do të bashkëpunojnë. Por përvoja e mujave të fundit ka treguar, se sa pak vlerë kanë këto përbetime, të cilat janë pasuar vazhdimisht nga probleme të reja. Izraeli mund ta kufizojë një rrezik të tillë duke e mbështetur me vepra konkrete kryeministrin Abaz. Fjala është këtu për veprime që t´i krijojnë përshtypjen popullit palesitnez, se politika e shpallur e paqes ia vlen vërtetë shumë më tepër se Intifada e mbështetur nga Arafati, gjë që u ka sjellë palestinezëve vetëm vdekje dhe vuajtje si dhe ditët e zeza të pushtimit. Shpesh herë madje janë krijuar rrethana jashtëzakonisht të vështuira, sic ishte pushtimi që zgjati deri në vitin 1993 kur u vendos marrëveshja e Oslos.
Abaz shpesh herë ka deklaruar, se tashmë duhet t´u jepet fund të tilla veprimeve. Ndaj ai ka kërcënuar forcat radikale, vecanërisht Hamasin dhe Xhihadin që në rast nevoje do t´i imponojë me dhunë që të heqin dorë nga sulemt. Të dyja këto grupe sidoqoftë e kanë pranuar tani marrëveshjen e armëpushimit, por ende nuk duan që t´i dorëzojnë armët. Abaz duhet t´i mbledhë këto armë. Jo për hir të Sharonit, por për interesat e veta: atij i duhet të konsolidojë autoritetin e vet.
Ju ftoj te gjitheve te jepni mendimin tuaj nese do te arrihet ndonjehere paqe ne rajonin e LIndjes se Mesme, cilat jane pengesat ne rruges e paqes dhe prosperitetit per popullin palestinez. Perse shkelen ne menyre te vazhdueshme, te qellimshme dhe kriminale te gjitha rezolutat e Keshillit te Sigurimit te OKB-se nga Izraeli, perse shkelen te drejtat e njeriut me te dyja kembet dhe bota (Amerika dmth) ben nje vesh shurdh e nje sy qorr, perse Izraeli ketu e 45 vjet (qe kur u krijua dmth) perben burim destabiliteti, cilat jane shkaqet qe s'pranohet nga fqqinjet e tij arabe, kur do pranohet si shtet me te drejta te plota prej tyre, cilat jane fuqite e medha e kane interesa ne rejon, si kane luajtur ato, me cfare mjetesh, etj etj etj. Ka me qindra qyetje mbi keto argumenta te lartpermendura dhe , ma do mendja, secili nga ju do kete perjigjet e tij. Le ti hedhim ketu ne kete forum e ti diskutojme se bashku. Cdo pikepamje eshte natyrisht e mirepritur, pasi dialogu eshte ai qe con nje shoqeri te civilizuar perpara.
__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|