ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251
|
Cituar nga Zaloshnja:
(pasi lexova faktin se nje nga drejtuesit e Mjaftit kishte hapur nje klub me leket e fondacionit, nuk mendoj se eshte ide e mire te angazhohet Mjafti)"
E lexova edhe une kete ne nje nga temat e nenforumit ''Interneti dhe Shqiperia''. Madje kishte edhe shpjegime te metejshme qe te linin te kuptoje se behej fjale per ''Apartament 11'' tek shallvaret. Kam degjuar edhe une qe eshte lokali i familjes se nje prej te rinjve te ''Mjaft''.
Kam shkuar madje, sigurisht jo per kete qellim, dhe kushdo qe do te shkoje mund te shohe qe aty nuk eshte bere as edhe investimi me i vogel. Gjera rastesore te ketij lloji mund ti koincidojne kujtdo, te kete nje lokal aq te thjeshte edhe ndonje ze i papergjegjshem te thote, e ka bere me parate e marra nga donacionet per ''Mjaft''. Keto goja nuk do kene te mbaruar kurre.
Pervec kesaj, e di cfare me beri te prononcohesha? Sepse para disa ditesh pata nje diskutim te tille:
Isha me nje mikeshen time e cila kishte bere kopje te pafundme per te ndergjegjesuar njerezit te protestonin kete te Djele per rritjen e tarifave te KESH me 10 min fikje te dritave dhe Albtelekom me mosperdorimin e telefonit fiks per gjate gjithe dites. I kishte me vete ne cante keto fletushka dhe duke ua shperndare njerezve rruges, po shkonim ti conim tek ''Mjaft'', qe ti shperndanin nje pjese edhte te rinjte aty per te qene ne kohe, pasi edhe ata per te njejten gje po mundoheshin ne menyra te tjera, per ndergjegjsimin e qytetareve per kete lloj proteste.
Rruges takojme nje kryetar te nje rrjeti rinor qe ka vite qe punon ne te gjithe shqiperine ne fushen e te rinjve. Po shkojme te realizojme kete i thame. Na u hodh ne gryke duke ngritur zerin ne rruge. - Nuk e kuptoj pse i perkrahni te rinjte e ''Mjaft'', ata kane vjedhur tere donacionet per veten e tyre pa bere asgje. Nuk eshte e drejte, jemi ne qe po punojme per kete fushate kunder KESH dhe Albtelecom. Ju duhet te bashkangjiteni me ne. Jemi ne dhe Zyra e Mbrojtjes se Qytetareve qe po merret pikerisht me kete. - etj etj
Debati nuk ishte aspak i kendshem. E vetmja qe me erdhi nder mend ne ato momente ishte nje analize e shkurter me vete. Te gjithe keta jetojne nje kontradite te madhe ne punen e tyre. Kush e kush te kete sa me shume pas vetes njerez qe i mbeshtesin, qe tu dali me shume zeri, qe te kene me shume donacione. Do te shajne njeri tjetrin, do hedhin balte mbi punen e njeri tjetrit qe te dalin vete mbi krye.
Ka shume organizata, shoqata te cilat jane dashakeqe, qe shohin organizatat paralele qe punojne ne fushen e tyre, pikerisht per te njejtat qellime, dhe e kane shume te veshtire per shume arsye te bashkohen e te bashkepunojne per ti arritur ato qellime se bashku. Madje as per 9 Janarin, as per Kesh apo Albtelecom, nderkohe qe po per te njejtat protesta, ulje cmimesh, apo per te njejten dhimbje po flasin te gjitha palet.
Nisur nga kjo, pikerisht nje eksperienca ime, po ju them dhe te tere ju, se nuk eshte cudi te hasesh goje te tilla qe vjellin vrer per punen e dikujt. E kane fare te thjeshte per njemije e nje arsye ta bejne kete. Sepse kane perplasje interesash, sepse jane te vegjel nga mendja dhe nuk arrijne te kuptojne, ndaj detyrimisht do bien prehe e ketyre gojeve, sepse skane deshiren e mire e vullnetin ti bashkangjiten per te punuar te gjithe per te njejtat qellime, etj etj...
Thjeshte duhet te jemi me te pergjegjshem, me te drejte ne vleresim, me te afte te respektojme dhe duam punen e tjetrit, e mos biem viktime e llafeve te rruges e kafeneve, se boll e kemi bere kete gjithe jeten...
Ciao
__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.
Modifikuar nga ENISS datë 14/01/2004 ora 21:39
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|