Annika
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: suedi
Mesazhe: 42
|
Patriot Berisha????? As edhe një gram.
Berisha vetëm patriot nuk mund të jetë.
Si mundet një njeri që e dogji vëndin e tij, që sa herë që Shqipëria bën hap para ai vjell vrer dhe do të nxijë gjithshka?
Si qënka mjek i mirë kur "humanizmi" i tij i devotshëm në kohën e socializmit, (kuptohet se vdiste për karierë, gjë që e vërtetoi demikracia) u kthye në kriminalitet në kohën që ju dha mundësia për pushtet?
Unë dhe asnjë shqiptar i vërtetë patriot nuk mund ta pranojmë që Berisha është patriot. Pse?
Shqipërisë ja futi sa krahu. Ndoshta kështu i kishte porositë. E nxjer këtë përfundim me mëndje të ftohtë. U shkatërrua cdo gjë me parullën se qe komuniste, të gjithë njerzit ngelën pa punë, mbolli korrupsionin në atë farë feje sa edhe 50 vjet nuk shqitet dot. Ata që shinë deri në '97 kanë dalë në perendim e mburren me thagmat e tyre në pushtet kur ishin ose vetëm pse kishin testër të PD-së. Një grua tregonte se si merrte 5 asistenca kur ishte Sala në pushtet e mezi pret që të vijë përsëri.
Na futi në armiqësi me shqiptarët e Kosovës. Vetëm nxiti grindje, sharje që në vitet e socializmit as parë e as dëgjuar i kishim. Në asnjë shkrim shqip të viteve të socializmit nuk zihej në gojë ndonjë patriot ose shkrimtar kosovar për keq, përkundrazi ne vlerësonim burrërinë e tyre dhe vetëm tipare pozitive njihnim. Por u desh Sala që me dy orë program që jepte sateliti në kohën e tij të shfaqej vetëm program nga Kosova dhe lajme ku të gjitha minutat i shfrytëzonte vetë. Po ku janë shqiptarët në tokën mëmë -pyesnim ne të detyruar të linim vëndin se na hoqi nga puna për reformë, ku u zhdukën? Kur Qosja e kritikoi s'la gjë pa thënë për të.
Atëhere filloi hendeku të hapej e hapej.
Pa le jugun me veriun, desh na futi në luftë e prapë donte të ishte president, prapë do të jetë kryeministër?
Shqiptarët duhet të mendohen mirë kur të hedhin votën këtë vit.
Gjithshka mund të jetë por jo patriot, të duash vëndin tënd do të thotë të punosh për të mirën e tij e jo për shkatërrimin e tij.
Sala e shkatërroi Shqipërinë, coi në varr para kohe breza që e ngritën me djersë autoritetin e Shqipërisë së vogël, por dhe atij do ti vijë dita që të heshtë, nuk do shkojë një popull në varrim, populli kujton më tepër të këqia se të mira nga ai.
Ky është mendimi im.
Pershëndetje për temën e hapur.
__________________
cfarë do mbjellësh do korrësh
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|