Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Aop!
Suksesi i chatit dhe serioziteti i tij shihet sidomos në marrëdhëniet që drejtuesit kanë ndërmjet tyre. Duhet të ekzistojë një frymë bashkpunimi dhe korrektësie që të ndërtohet një ambjent i barabartë për të gjithë dhe sa më i këndshëm dhe i pranueshëm. Në këtë kontekst është mirë që drejtuesit e chatit të këshillojnë njëri-tjetrin të shkëmbejnë dijet dhe experiencat në mënyrë që të krijohet një harmoni dhe një bashkpunim që është i nevojshëm për formimin e një ambjenti që duhet të jetë shembull në komunikim dhe në barazi.
Një Aop duhet të jetë i kujdeshëm ndaj bisedës që zhvillohet në kanalin kryesor të dhomave #shqiperia dhe #ndihme. Duhet të paralajmërojnë personat që thyejnë rregullat e mirësjelljes apo që shqetësojnë bisedimin e të tjerëve. Zakonisht kur thyhet një rregull si p.sh.:
Një përdorues shkruan me shkronja të mëdha, shkruan me sfond të errët, shkruan disa herë rradhazi në kanal brenda pak sekondash, dhe bën veprime të tjera që shqetësojnë përdoruesit e tjerë në kanal;
Aop-i duhet të ndërhyjë në fillim duke e paralajmëruar që nëse do përsëritet kjo gjë do të merren masa ndaj përdoruesit i cili shqetëson bisedën në kanalin kryesor.
Paralajmërimin Aop-i mund ta bëjë në kanalin kryesor ose në privat.
Është në dorën e Operatorit të gjykojë nësë përdoruesi që thyen rregullat duhet të ndëshkohet me Kick apo me Ban apo me Kick-Ban.
Operatori nuk duhet të abuzojë me këto komanda sepse nëse përdoruesi ankohet atëherë pas disa paralajmërimesh ai Operator që abuzon me këto komanda hiqet nga statusi që ka.
Operatori asnjëherë nuk duhet të ndëshkojë një përdorues për çështje personale apo për biseda të bëra në privat mes përdoruesit dhe Operatorit. Nëse verehen shkelje të tilla merren masa ndaj Operatorit.
Operatori duhet të jetë i gatshëm t‘i përgjigjet pyetjeve të përdoruesëve që kanë të bëjnë me chatin dhe me komandat e ndryshme. Nëse bëhet fjalë për pyetje që kanë të bëjnë me komandat e Irc, atëherë një Operator mund ta drejtojë Përdoruesin në Forumin Horizont në sektorin ku janë publikuar komandat e Irc.
Një Operator nuk mund të heqë banin e një Operatori tjetër nëse ky i fundit ndodhet në kanal.
Një Operator që vendos një Ban është i detyruar të japë shpjegime në dhomën #ndihme si Përdoruesit që është ndëshkuar ashtu edhe kolegëve të tjerë.
Mesazhi shoqërues i Banit duhet të jetë i qartë dhe duhet të shpjegojë arsyen se përse u krye ky ndëshkim.
Banet për shkelje të rëndomta si: Fjalë të pista të thëna në kanal, përsëritje të qëllimshme të tekstit në kanal dhe ofendime ndaj personave të veçantë, ndëshkohen maksimalisht me Ban apo Kick-Ban i cili nuk duhet të zgjasë më shumë se dhjetë minuta. Në rast përsëritjeje Bani mund të zgjasë deri në një orë.
Floodet, Ofendimet e vazhdueshme me fjalë të pista, Reklamat për faqe të ndryshme interneti, për servera të ndryshëm chati, për dhoma të tjera brenda serverit tonë, për qendra interneti apo për çdo aktivitet tjetër ndëshkohen me Ban (minimumi një orë) ose me Akick (disa ditë)
Mund të ndodhë që në chat të bëhen reklama të ndryshme faqesh apo aktivitetesh vetëm pasi është diskutuar ndërmjet Super Operatorëve dhe është aprovuar prej tyre diçka e tillë. Në këtë rast Super Operatorët duhet të njoftojnë me anë të memove apo në Forumin Horizont për një veprim të tillë
Vendoset Ban në rast se në Privat një Përdorues bën reklama të serverave të tjerë të chatit, nëse bën reklama për dhoma të tjera brenda serverit tonë, nëse bën reklama për faqe interneti, dhe nëse ben flood në privat
Për tu bërë të qartë këtë koncept po citoj Fajtorin në një diskutim që është bërë më parë:
Ështe e rëndësishme të dihet cfarë bën flooderi që të dihet si të sillesh. Nese ju bën flood në privat nuk ka nevojë të nxirret nga kanali dhe as të levizet nga kanali. Mjafton një /silence
Cfarë ndodh po u morr një masë e papërshtatshme? Si fillim mund të dëmtojë kanalin. Kjo ju bën përgjegjës si operator para të gjithëve. Së dyti mund të ngatërroheni me veten tuaj dhe të humbni dinamikën që duhet në raste floodesh.
Shembulli 1
Në kanal bëhet flood me join/part. Mjafton të vihet ban
Shembulli 2
Në kanal bëhet flood me text duke derguar shumë text sapo hyn keqbërësi. Në teori personat që kanë ban nuk hyjnë më, por nëse për arsye të ndryshme një person mund të hyjë dhe problemi që krijon është i madh bëhet dhoma +m. (Kujdes se shumica nuk flasin dot më në main).
Shembulli 3
Dikush ju bën flood me klone në privat. Si masë fillestare bej veten +m. Pastaj bëj silence për adresën nga vjen floodi dhe behu -m.
Banet:
Banet janë pjesa më e rëndësishme e punës në kanal se lenë jashtë gjithë ata fëmijë të papërgjegjshëm që nuk dinë normat e sjelljes. Bani ka shumë forma vënie. Psh vetëm nickut, vetëm maskës, vetëm ip, koplet domainit. Ku qëndron ndryshimi në vënie? Ndryshimi qëndron në formulën që përdoret për ti vënë banin. Cdo nick që është në kanal mund të merret si një strukturë e tillë:
nick!mask@host.domain.net (kujdes shenjat @ dhe !)
prandaj kur do ti vesh banin vetëm me nick mjafton që të tjerat ti ndërrosh me yll. Psh: fajtori!*@*
/ban fajtori!*@*
Bani zyrtar që përdoret në kanal është me ip. Dmth me gjithë pjesën që ka prapa shenjës @. Psh. *!*@=rtfE9.ipt.aol.com
Ndërsa Banin me domain nuk po e shpjegoj pasi nuk mund të vendosen bane të tilla në kanalin tonë. Çdo aop që gjendet duke bërë një Ban me domain dhe nuk ka një justifikim të pranueshëm do të hiqet përkohësisht apo përfundimisht nga funksioni që ka në kanal.
Për të krijuar marrëdhënie të ndërsjellta me njëri tjetrin unë do i këshilloja Operatorët që të mundohen të sillen njerëzisht si me Kolegët ashtu edhe me Përdoruesin e thjeshtë.
Në rast se një Koleg ju kërkon shpjegime për një veprim që ju bëni në kanal sqaroiani me qetësi arsyen që ju shtyu të ndërmerrni një masë të tillë. Në rast mosmarrëveshjesh njoftoni një Super Operator me memo ose shkruani në Forum.
Ndalohen në mënyrë kategorike Kicket dhe Banet ndërmjet Operatorëve nëse nuk ka një arsye të fortë.
Një Aop mund të bëjë Deop një Aop tjetër kur vëren se Operatori që po abuzon është larguar dhe ka lënë në funksion scriptin. Gjithsesi në çdo rast, më parë një Aop duhet ti flasë Operatorit që po abuzon në Privat osë në dhomën #ndihme
Abuzimet si në një drejtim në tjetrin do të ndëshkohen nëse vërehen parregullsi
__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|