Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Thuamë se më Dashuron.. Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Thuamë se më Dashuron..

Thuamë që me do, duame e thuama kete. Kemi shume gjera per te arritur e kete do ta perseris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogel dhe e bukur qe vrapon neper detin me ngjyre te veres se erret, fluturo dhe eja tek une. Era feshferin ne gjethet e pemeve e me thote se pikerisht koha e lashte e yjeve na hodhi ne krahet e njeri-tjetrit. Eja pra, eja!
Ku jane floket e tu e ku eshte ai vit qe nuk na ka pare ende bashke? E urrej dhe e dua ate vit qe po ngjitet e po rritet e qe he per he i fsheh njembelljete muajt qe ka perpara, ndersa gjethet e te dymbedhjetit tashme kane rene e kane fluturuar kush e di se ku. Pra, eja te mos ndahemi me sepse cdo gje rrjedh kaq shpejt, cdo gje eshte kaq e shkurter, kumbimi i tyre mistik do te jete i shurdhet e magjepes sepse keta tinguj vijne nga thellesite e detit.
Duame dhe ma thuaj kete, mbaje pezull kohen me frymen tende sepse kur me thua se me do , nga kreshtet e dallgeve te harlisura del e duket Atlantida dhe ne si ne nje toke te thate do te kalojme Detin e Kuq te harreses.

(ERICH MARIA REMARQUE)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shtator 2006 01:15
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Agata ,eshte marr nga ndonje pjese autobiografike e Remarkut apo nga ndonje liber ????!!!!

Se ku kam degjuar se ka qene shume i dashuruar Remarku me nje aktore te famshme ( Greta Garbo ose Marlen D.)

ps,Agata me pelqen nick yt (cdmth?)

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shtator 2006 17:25
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Eric, eshte shkeputur pikerisht nga libri qe sapo kam lexuar i Remarkut, "Thuame se me dashuron..." i kushtuar pikerisht Marlene Dietrich.

Ky liber eshte vetem me mesazhe e letra dashurije qe Remarku i dergonte Marlenes...


ps Nick im eshte thjeshte nje emer qe me pelqen... Me kane thene qe ne greqisht do te thote gjemb por se di ne eshte e vertet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shtator 2006 21:11
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Agata,shume e bukur pjesa.Shkruaj dhe ndonje pjese tjeter kur te kesh kohe .Sa doja ta lexoja kete liber po s`me ka rene ne dore.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shtator 2006 22:37
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Pershendetje Agata !
Kisha dyshim se ishte Marelen D.
Ne fakt ajo nuk ja ktheu kurre dashurine e madhe qe ai kishte per te.....
E po he i ke faj ti......Po lihet nje gjigand si Remarku???!!!!!
Cfare jane keto femrat......

Agata ke info. a gjendet ne shqip ky liber se jam shume kurioz ta gjej????!!!!!

ps."Agata" se cme jep pershtypjen si nje emer qe tregon nje Capkene -gangestere te pa permbajtur.....Por prap dicka te bukur

Respekte

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2006 01:08
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zhylien Sorel Kërko mesazhe të tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zhylien Sorel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Dhome e madhe eshte e mbushur me nje muzike shume te qete. Eshte muzika e çarli Kuncit.(Muzikant xhazi). Pllakat e tij i ve pa nderprerje ne gramafonin tim. Kjo eshte muzika qe me pelqen e qe me ben te fluturoj, te enderroj e te deshiroj...
Ne pergjithesi ne te dy nuk kemi qene ndonjehere te lumtur.
Shpesh kemi qene pothuajse te lumtur, por keshtu si tani asnjehere. Duhet pranuar qe keshtu eshte. Nganjehere na ka ndodhur neve, nganjehere ka ndodhur me te tjeret, nganjehere jane perzire me njera-tjetren, por lumturi te vertet e te plote nuk ka patur. Lumturi qe te mos jesh ne gjendje te kerkosh me shume. Cdo gje ka qene si e fikur. Ja, mendohu pak, une them qe vetem duke qene bashke mund ta arrijme ate.
E zjarrta ime, sot ne mbremje mora nga qilari shishen me vere me te mire "Shtajnberger kabinet" te prodhimit te vitit 1911, nga çifliqet shteterore prusiane, nje vere elitare e bere prej rrushi te zgjedhur e te vone. Me shishen ne dore e me qente e mi zbrita te liqeni qe ishte mjafte i trazuar e i shkumezuar. Dhe para qenve para liqenit, para eres e para Orionit mbajta nje fjalim qe perbehej nga fare pak fjale. Nderkohe qente filluan te lihnin. Ata lihnin dhe liqeni filloj te shkubezonte me shume, filloj te fryje nje ere e forte, Orioni xixelloj me fort si zbukurimi me gure te çmuar i Shen Merise, dhe shishja pasi pershkoj nje hark, fluturoj neper nate drejt e ne uje tamam si nje kurban qe u behet perendive per ti falenderuar ato per faktin qe disa vjet me pare me ben mua ty si dhurate.
Mbase ajo shishe do t'u bjere atje poshte ne dore peshqeve qe do ta rrokullisin me buzet e tyre te buta e ndoshta kush e di do te ndodhet ne folene e ndonje melyshi plak e te stermadh, apo mbase te foleja e ndonje trofte , trupi i ngushte i se ciles eshte i mbushur plot me njolla te kuqe. Kjo trofte eshte e çoroditur, ajo ka qejf te enderroj, te krijoj vjersha ritmike e te xhiroje filma te shkurter per jeten e troftave. Apo ndoshta pas shume e shume vitesh, kur gojet tona do te jene mbuluara me kohe nga balta e zeze, kjo shishe do te kenaqet nga rrjeta e ndonje peshkatari, i cili i çuditur, do te shohe tapen e vjeter te dyllosur e pastaj do ta fuse ne xhepin anesor te mushamase. Ndersa ne mbremje kur te kete vajtur ne shtepi, pasi te kete ngrene supen dhe ne tavolinen prej guri qe ndodhet poshte qipariseve do te vendoset buka dhe djadhi prej qumshti dhie, ai do te ngrihet me ngadale, do te mare tryelen dhe do ta hape shishen duke e shtrenguar midis gjunjeve. Dhe pa pritur do te ndjeje aromen, vera e verdhe ngjyre ari do te shqelqej duke leshuar eren e saj te kendshme, ajo do te kete arome vjeshte, arome jete, aromen e jetes sone e dashur. Do te rilindin vitet tona, jeta qe kemi jetuar do te ridale ne drite, ne kete ore te muzgut do te ndihet fladi dhe jehona e saj dhe peshkatari i panjohur nuk do te mare vesh fare se c'eshte ajo qe e preku me aq butesi. Ai thjeshte do te mare fryme thelle, do te heshte paksa dhe do te filloj te pije...
Por ne mbremje vone, kur te erret e kur peshkatarin ta kete zene me kohe gjumi, nga mesnata, si dy shigjeta te erreta do te fluturojne dy flutura, si dy sy te turbullt palloi, sepse thone qe ne ta jetojne shpirtrat e njerve te vdekur me kohe, e qe per se gjalli kane qene te lumtur. Ato do te fluturojne fare prane e do te qendrojne tere naten ne buzet e gotes, nga fundi i se ciles ndihet ende aroma e veres. Gjate gjith nates trupat e tyre do te dridhen dhe vetem ne mengjes ato do te fluturojne e do te largohen serisht. Ndersa peshkatari qe ka mare rrjeten e qendron te dera, do t'i percjelle me nje shikim te çuditur sepse asnjehere nuk ka pare ne keto ane te tilla flutura....


ERICH MARIA REMARQUR

Modifikuar nga agata datë 04/09/2006 ora 01:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2006 01:22
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Remarque...ipaarritshem

Agata...
te lexosh te tilla mendime dhe frymezime ne oret e para te mengesit te bejne te reflektosh me shume sec duhet mbi vehten tende dhe t'i besh ate pyetje qe nuk ta ka hic hyc qejfi ....mund te jete pyetje cfaredo,por eshte e padiskutueshme qe pergjigjia do te jete po aq e rendomte dhe pa klas sa vete mendimi dhe frymezimi yne.... ta mendosh se une kam kohe qe mundohem te hedh ne leter disa mendime ashtu te castit magjik dhe te pakthyeshem dhe kur lexoj vepra te ketij lloji me ben t'i gris ato mendime,ose me keq t'i bej shuk ato letra dhe t'i neperkemb sa here qe shkel katilshem dyshemene e dhomes time duke harruar se edhe ajo diku do ta kete nje cop shpirt,i cili nuk do te jete kaq shume i perdhunuar dhe i neperkembur nga njerez qe nuk dine te bejne gje tjeter vecse te ecin...te ecin ...per shtate pale qejf....


ps:mos ma ver re sesic duket ...me erdhi ai frymezimi magjik qe ka kohe qe eshte strukur diku...ne nje vend te padukshem...

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2006 04:02
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."

ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2006 04:28
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Drita e syve te mi, je aq larg prej meje saqe po shkruaj ne nje boshllek pafund...
Qielli mbi fushat e zhveshura e plot bore, eshte i gjelber, i larte dhe i paster. Siluetat e maleve te kujtojne siluetat e prera me gershere ne leter dhe po qe se ndjenjat kane deshire te kapercejne mbi to, ka rrezik te priten e te copetohen nga mijera thika...
E ç'bej un ketu? Pse vij verdalle? E ne fund te fundit, pse e ruaj veten? Ah, te un jane shemtuar aq shume gjera dhe me duket se nen kembe kam aq shume mbeturina qe me duken si flete te vdekura te nje libri, Ato jane plot trishtim te pa shprese, plot ndjenja te renda, jane te shperndara e te vetmuara tamam sikur te ndodheshin ne shkretetire...
Nuk e di pse, por gjithe kohen mendoj se nuk te duhem me...
Ka te ngjare qe duke qene shume kohe te ndare, ndoshta ngaqe u njohem per nje kohe shume te shkurter apo mbase problemi qendron gjetke. Ka te ngjare qe un degjoj shume pak gjera per ty e mbase kjo eshte fetyra tjeter e Janusit, e cila mi ka ngulur syte e s'po m'i ndan dhe per mua mjafton qe ti hedhe sy qe fetyra e dashur te me dale para syve e bute, me ata sy te endrave djaloshare.
O ajer gjith arome gjedhesh! O ere e ngrohte dhe e lagesht qe vjen nga malet! C'ka ndodhur? Edhe mundem edhe nuk mundem ta kuptoj, e shoh veten dhe nganjehere shoh ne pasqyrimin tim jo veten time, me largojne dhe njekohesisht me mbajne ne vend, me ngrene perpjete e me groposin, eshte objek koditjesh dhe hobe, humbetire, fluturime e britme zogu ne thellesite e gjelbra e te arta te pyjeve qe i kam pare e njohur dikur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2006 05:48
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."

ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...



Me qe ke pyte se si na duket, po te them se je nje poete shekspiriane, ku me pa gjumesine dhe kenget tejet gazmore qe po degjoje, del qarte madheshtia jote e mbi mahnitshme.
Po qe se ate fjale ma drejton mua, pra qe te te them se te dashuroj, pergjigjen ta kam dhene me lart.
Ps- kot kam dyshime, e di qe mu m'i ke drejtuar ato vargje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2006 10:33
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Thuamë se më Dashuron..

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.