Dulcis in Fundo
.. alola?
Regjistruar: 16/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846
|
Mahh..
Jam pak ne medyshje..
Dashurine e gjen te "perjetezuar" neper vargjet e poeteve.. nje shpirt poeti ka fatin e madh ta perktheje deshiren, shpresen, endrren qe karakterizon fillimin e cdo dashurie ne fjale qe mbeten aty, te palevizshme, e qe me pas mund te rilexohen nga shpirtra te tjere te virgjer qe gjejne ne ato vargje ushqim per nje dashuri te re marramendese.
Por nese largohemi nga poezia me duket pak me e veshtire ceshtja.. ka shume pak gjasa qe dashuria te ngelet e tille perjetesisht. Nje dashuri e pakonsumuar mund te ngelet e perjetshme, ne raste te tjera ose mbaron, ose transformohet.. i vihet emri pasion, mirekuptim, dashamiresi.. ne pritje qe fjala dashuri te kultivohet e rikthehet serish me vone.. Jane te pakte ata qe ia arrijne. Vetem kujt ka mbijetuar dhjetvjecare e dhjetvecare bashkejetese do i besoja fjalen.. Te dashurohesh e ridashurohesh me te njejtin person, duke zbuluar ane te reja te panjohura me pare tek tjetri dhe tek vetja, e te te pelqejne ato qe zbulon e te kesh kuriozitetin te zbulosh akoma me shume, edhe pse kane kaluar vite.
Kjo do ishte idealja.
Ne pritje te historive si kjo, une vazhdoj te ngelem ne medyshje.
__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|