i_lire
^^i_lire^^
Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
Interviste me Inzagin.
Entuziazmi i tij është i madh, kurse instinkti për gol i pabesueshëm. Kur topi në zonën e rreptësisë vie deri tek ai, portieri “e di” se do të jetë i mposhtur. Për “Pipo” Inzagin, edicioni i kaluar ndoshta ishte më i miri gjatë gjithë ka rrierës, me 30 gola të shënuar dhe me fitimin e dy trofeve - Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë. Presidenti i klubit, Silvio Berluskoni, ka deklaruar ditë më parë se Inzagi është bërë shenjë mbrojtëse e Milanit. Pas kthimit nga pushimi veror, Inzagi rizgjati kontratën me “rosonerët” deri në vitin 2008, ndonëse kontrata e vjetër i skadonte vetëm në verën e vitit 2006.
Për çfarë gjithë ky ngut?
Inzagi: “Edicioni i kaluar ishte më i miri në jetën time. Një edicion jashtëzakonisht i suksesshëm për mua personalisht, por edhe për klubin në tërësi. Kur do të më skadojë kontrata me Milanin, do t’i kem 35 vjet, që do të thotë se sipas të gjitha gjasave do të më plotësohet dëshira që ta përfundojë *censored*rierën në këtë klub”.
Shkove gjurmëve të Gatuzos dhe nënshkrove kontratë blanko. A nuk është paksa e çuditshme kjo?
Inzagi: “Kjo nuk duhet të duket e çuditshme. Nuk është vështirë të kesh besim në një klub serioz, siç është Milani. Me rëndësi është që kontrata është zgjatur. Na janë dashur vetëm 5 minuta që të mirremi vesh për të gjitha. Ndërsa rreth shumës së të hollave do të flasim më vonë”.
Si e komentoni të dhënën se në afatin kalimtar të futbollistëve, Milani ka blerë vetëm Kafun dhe Panka Ron?
Inzagi: “Më e rendësishmja është që është ruajtur përbërja e skuadrës nga edicioni i kaluar dhe kjo do të jetë baza mbi të cilën do të arrijmë sukseset e reja. Në këtë mënyrë iu është dëshmuar lojtarëve se në këtë klub më të vërtetë çmohen. Po ashtu, Markos Kafu është një përforcim i duhur. Ai do të jap një kontribut të çmuar në harkimet e topit si dhe në dëpërtime”.
Të rikthehemi në gushtin e vitit 2002, kur “Old Trafordi” ishte larg, shumë larg. A të kujtohet gjithçka që ka ndodhur që nga ajo kohë?
Inzagi: “Si do të mund ta harroja gjithë atë çka kemi bërë? Ishte kjo një rrugë e shkëlqyeshme. Mendoj se ndeshja ndaj Liberecit, kur u kualifikuam për në Ligën e Kampionëve, ishte vendimtare për edicionin tonë të suksesshëm. Pas asaj ndeshje na u bashkuan Kostakurta dhe Nesta, të cilët dhanë një kontribut të madh për skuadrën dhe ishin ndër lojtarët kryesorë. Po të mos kualifikoheshim, kush e di se çfarë do të ndodhte. I kemi zhvilluar edhe tri ndeshje vendimtare, kundër Deportivos, Bajernit dhe ajo kundër Realit të Madridit në ‘San Siro’, kur Shevçenko na e solli një fitore të madhe. Në ato momente e kemi njohur fuqinë tonë dhe e kuptuam se mund të arrijmë deri në finalen e madhe në Mançester”.
Keni shënuar 12 gola në Ligën e Kampionëve. Cilin gol e kujtoni më me ëndje?
Inzagi: “Të tre golat kundër Deportivos. Atë mbrëmje e pata thyer rekordin e Altobelievit. Nuk mund ta harrojë kurrë atë mbrëmje, meqë atëherë kam ndier dashuri për tërë skuadrën. Në përgjithësi sekreti i suksesit qëndron në bashkëpunimin tonë. Ka pasur momente të vështira, por gjithmonë kemi qenë të bashkuar”.
Në fund arritët deri te finalja e madhe. Si jeni ndier në mbrëmjen e 28 majit, pas penalltisë vendimtare?
Inzagi: “Në atë moment festimi shpërthei. E gjithë bota ishte e jona. Më të ‘çmendurit’ ishim Gatuzo, Broki dhe unë. Ishte kjo një mbrëmje e paharrueshme”.
Mançesteri tashmë i takon së kaluarës, tash fillon edicioni i ri garues. Cilin trofe do të kishit më së shumti dëshirë ta fitoni?
Inzagi: “Para se gjithash Kupën Interkontinentale në Tokio. Do të ishte një gjë e shkëlqyeshme që të ngadhënjejmë edhe ndaj Portos në Monte në Superkupën e Evropës, pasi asnjëherë nuk kam luajtur atje. Synimi ynë është që të jemi kampion të botës, të Evropës dhe të Italisë. Besoj se nuk është shumë, a?”
A mendon se Ançeloti do të ndryshojë diçka në edicionin e ri. Do të duhej që të kishte më shumë bashkëpunim mes teje dhe Shevçenkos?
Inzagi: “Nuk ka nevojë të ndryshojë asgjë. Në periudhën e fundit të edicionit të kaluar, Shevçenko dhe unë kemi arritur rezultate të lakmueshme. Njihemi mirë dhe bashkëpunojmë për mrekulli”.
Po, por a e sheh atë si konkurrent, meqë ka pasur shumë tregime rreth marrëdhënieve tuaja?
Inzagi: “Ky është një rast i mirë që të sqaroj marrëdhëniet tona. Të gjithë e dinë se Kristiano Vieri është shoku im më i mirë. Dhe tani të gjithë do të duhet ta dinë se tashmë Andrej Shevçenko, është afër tij. Së bashku shikojmë filma, i ndërrojmë DVD-it, i japim njëri-tjetrit këshilla për jetë etj. Thjesht kam gjetur përkrah vetës në fushën e gjelbër, jo vetëm një lojtar të madh, por edhe një person të posaçëm dhe një mik të mirë jashtë fushës së futbollit. Për këtë arsye gjithmonë them se Milani do të fitojë falë golave të mi dhe të tij”.
Kush mendon se do të jenë konkurrentët më të mëdhenj të Milanit në edicionin e ri?
Inzagi: “Është paksa e vështirë të përcaktohem, meqë të gjitha klubet janë përforcuar dukshëm. Është e mjaftueshme të mendoj në Juven, por mendoj se punën më të mirë e ka bërë Roma, me blerjen e Çivus”.
Ky do të jetë edicioni i tretë në skuadrën e Milanit. Pse pas Juventusit zgjodhët pikërisht klubin milanez?
Inzagi: Përgjigja ime e saktë në këtë pyetje është – nuk e di. Kjo është një dashuri që lindi dhe ngadalë u rrit.
Mjaft folëm për Milanin, cilat janë raportet tua me kombëtaren italiane?
Inzagi: “Nuk kam luajtur në ndeshjet miqësore, por më mungon shumë fanella e kombëtares. Nuk më vjen aspak keq që ta pranoj faktin, se gjithmonë rrënqethem kur e dëgjoj himnin kombëtar. Shpresoj se së shpejti do të kem mundësi ta përjetoj sërish një ndjenjë të tillë”.
Në futboll tashmë ke arritur shumë, a ke menduar ndërkohë se çfare do të punosh kur ta përfundosh karrierën si futbollist. A dëshiron të bëhesh trajner?
Inzagi: “Do të dëshiroja të jem trajner i djemve të ri, në mënyrë që t’ua mësoja sekretet e këtij sporti. I adhuroj fëmijët, ata janë tifozët e mi më të mëdhenj. Që nga viti i kaluar i jam bashkangjitur organizatës, e cila brengoset për fëmijët me probleme të zemrës. Dëshiroj që të jap kontributin tim, që t’iu ndihmoj aq sa mundem”.
Tashmë kur përmendët fëmijët, kur mendon të martohesh dhe të krijosh familje?
Inzagi: “Për t’u martuar, fillimisht duhet të gjesh një femër të vërtetë. Është një fjalë që e përdorim ne në Itali: ‘një ditë do ta takosh princeshën e ëndrrave”. Kur ta kem këtë fat, do të martohem. Natyrisht e dëshiroj krijimin e familjes, por nuk do të ngutem”.
Mirë, për fund, a mund ta përshkruash më detajisht Filipo Inzagin?
Inzagi: “Unë jam një njeri i lumtur. Nga futbolli kam fituar dhe ende fitoj të gjitha të mirat që mund t’i dëshirojë një njeri, fillimisht në Juventus e tash në Milan. Kam vetëm dy dëshira. Dëshira e parë është që të kem shëndet unë dhe familja ime, kurse dëshira e dytë që të kem sa më shumë suksese me Milanin. Nëse më plotësohen këto dy dëshira, do të jem në parajsë”.
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Modifikuar nga i_lire datë 23/08/2003 ora 20:43
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|