Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > 1908 - 2008 / 100 Vjet Enver HOXHA!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Post

1908 - 2008 / 100 Vjet Enver HOXHA!

Sot eshte ditelindja e nje prej njerezve me te perfolur ne Shqiperi, Enver HOXHA!

Nuk po dija ne fakt se ku ta postoja kete teme... tek politika...?! Jo! S'ka perse tashme ky person te vazhdoje te politizohet!
Ai tashme i perket te se shkuares, por eshte i pranishem edhe pse i vdekur qe prej vitit 1985!
Ai eshte i pranishem ne makthet dhe nostaligjite e shume njerezve!
Ne libra! Ne dosje dhe dokumentare!

Pikerisht tani po shikoja nje prej ketyre dokumentareve te realizuar nga franceze!




Une mendoj se... perpos perjetimeve te atyre qe e kane jetuar ate kohe dhe qe flasin me argumenta te ndryshme... shoqeria e sotme, ne, te rinjte, te mos prekemi ne vorbullen e argumentave bardh e zi te asaj kohe; por as te harrojme!
Te kujtojme kete pjese te historise sone, te mire apo te keqe nga e cila te nxjerrim mesime!





Peace & Freedom!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Tetor 2008 00:40
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Gjergj Kastrioti Kliko këtu për të kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Gjergj Kastrioti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Gjergj Kastrioti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Myftaraj: Enver Hoxha ka luajtur si aktor komik

Një libër për Enver Hoxhën, botohet në vigjilje të 100-vjetorit të lindjes së ish-diktatorit. "Jeta e fshehur e Enver Hoxhës, 1908-1944", është një lloj monografie, për të cilën autori, Kastriot Myftaraj, ka punuar gjatë. Eshtë një botim në të cilin autori është munduar të sjellë diçka të fshehtë, mistike, apo të panjohur për Hoxhën, për të cilën është munduar të shfrytëzojë dokumente të tëra, arkiva të shumta, madje edhe vetë veprat e Enver Hoxhës, të cilat në këtë vepër zënë rreth 15 për qind. "Ajo që mendoj se do ta tërheq lexuesin është interpretimi i dokumenteve të botuara, një pjesë të botuara në kohën e Hoxhës, shkrime të veta dhe pas tij flas për publikime të arkivave shqiptare dhe të huaja, kam gjetur ato fragmente që të japin dorë të interpretosh kush ka qenë Enver Hoxha, përtej atij imazhi që kërkonte të jepte dhe për ta përgënjeshtruar atë imazh. Mënyra më korrekte për ta trajtuar një figurë historike është ta citosh sa më shumë", thotë Myftaraj. Botimi, i cili përmbledh një pjesë të mirë të fëmijërisë së hershme të ish-diktatorit, deri në vitin 1944, kur Hoxha ishte 36 vjeç, autori na sjell fakte interesante sikurse interpretimi i Hoxhës, si aktor komik në veprat e Molierit apo Bomarshesë. Fakte për të cilat Myftaraj është mbështetur edhe në gazetën e kohës "Demokratia", që dilte në Gjirokastër", nën impulsin e Enver Hoxhës dhe të shokëve të tij, qyteti do të shijojë vepra të Molierit, Bomarshesë etj. Në pjesën e Molierit "Doktor pa dashka", studenti Enver Hoxha luan dy role, atë të Valerit e të Thiboltit", shkruhet në të. Ndërkaq sipas studimit të autorit, del se me këto interpretime si aktor komik të ish-diktatorit, ka nxjerrë edhe fitimet e para monetare. "Enver Noxha në vitet e rinisë, luante pjesë komike dhe me to shkuan në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, në gjithë atë zonë dhe normalisht derisa thuhet se shisnin bileta, atëherë nxorën të ardhura", shton autori.

***
Po aq, një tjetër fakt interesant që autori ngre në këtë vepër, vëllimi i dytë i të cilit pritet të botohet vitin e ardhshëm, është se a ka qenë mason Hoxha?! "I pari e ka hedhur Aurel Plasari si ide, por deri më sot, kjo mbetet mister, po shoh një gjë të çuditshme, pasi Hoxha nuk i ka sharë kurrë masonët, kur s'ka lënë gjë pa sharë në perëndim. E vetmja herë ka qenë në një bisedë në 1971 me një marksist-leninist, suedez por kjo bisedë nuk u botua kur ishte gjallë Enver Hoxha, por pas vdekjes së tij", shton Myftaraj. Krahasimet e detajeve që ka gjetur në arkiva, Kastriot Myftaraj i ka baraspeshuar me ato të vetë Hoxhës, i cili i ka shkruar nëpër vepra. "Vepra e Enver Hoxhës fillon në 1941 dhe shkrimi i parë i tij është "Revolucioni i themelimit të Partisë Komuniste shqiptare". Në një kohë që vetë Enver Hoxha ka shkruar disa shkrime të ndryshme në "L'umanité" në Francë, e në gazeta në Shqipëri, të cilat ai lehtësisht mund t'i gjente kur erdhi në pushtet dhe t'i vinte në veprën e tij. Kishte shkruar në '32 e '35 ndoshta dhe më parë, megjithatë duket se ai ka dashur t'i pastrojë disa detaje të së shkuarës", hipotezon autori. Në këtë libër, Myftaraj tregon edhe lidhjet e Hoxhës me xhaxhanë e tij, të cilin e thërriste Baba Çeni, si dhe indiferencën ndaj të atit, Halil Hoxhën. "Kur i ati u kthye nga kurbeti, Enveri nuk jepte afeksion për babanë e vet. Apo të çudit mënyra se si e trajton vdekjen e vëllait të vetëm nga turbekulozi. Thotë se ai kollitej shumë, gati sikur e kishte bezdi kollitjen e tij. Por kur flet edhe për aq shumë dashuri për baba Çenin, Enveri më pas në vitin 1934, vit ku vdiq edhe xhaxhai, në korrik, siç thuhet dhe në dokumentet e kohës, Enver Hoxha ka qenë me pushime të shkollës në Shqipëri, por ai nuk flet asnjë detaj për vdekjen e xhaxhait. Del si një njeri që nga njëra anë, kërkon të duket si shumë sentimental, ndaj njerëzve të tjerë të popullit dhe për njerëzit e vet të afërt, tradhton një lloj ftohtësie, e pamohueshme, e cila na flet për karakterin e këtij njeriu", shton autori. Nga sot vepra do të hidhet në të gjithë libraritë e Tiranës dhe vjen nën botimin e shtëpisë botuese "Plejad".


pjese nga libri

Enver Hoxha si aktor komik
Në Gjirokastër ishte hapur një klub kulturor i të rinjve ku merrte pjesë dhe Enver Hoxha. Në këtë klub kulturor duket qartë se Hoxha nuk qe aktiv për gjë tjetër, veçse për teatrin dhe romanet policore. Në librin "Gjimnazi i Gjirokastrës, vatër e traditave revolucionare: 1923-1973", të botuar kur Enver Hoxha ishte në pushtet, thuhet: "Hapat e parë të këtij teatri u hodhën veçanërisht me formimin e shoqërisë "Studenti", që u ngrit në Gjirokastër më 7 korrik 1924. Shtypi i kohës, në Gjirokastër, e përmend Enver Hoxhën vetëm kur është fjala për rolet komike. Gazeta "Demokratia", që dilte në Gjirokastër, shkruan më 31 mars 1928: nën impulsin e Enver Hoxhës dhe të shokëve të tij, qyteti do të shijojë vepra të Molierit, Bomarshesë etj. Në pjesën e Molierit "Doktor pa dorashka", studenti Enver Hoxha luan dy role, atë të Valerit e Tiboltit. Siç shihet, Enver Hoxha nuk është ndarë nga trupa amatore e teatrit në Gjirokastër edhe në vitin 1928, kur kishte shkuar prej një viti në Liceun e Korçës. Në mars 1928, në mes të vitit shkollor, ai jep shfaqje në Gjirokastër, çka do të thotë se kishte një leje speciale për këtë gjë. Po më 31 mars 1928, gazeta e mësipërme shkruan: vënia në skenë e "Berberi i Seviljes", në mars 1928 ishte një surprizë për qytetin e Gjirokastrës.

Oklofobia e diktatorit
Enver Hoxha qartësisht vuante nga oklofobia, frika nga armët. Një traditë orale thotë se revolet e shtrenjta dhe pushkët me të cilat ai pozonte në fotografi gjatë luftës, nuk qenë të mbushura me fishekë dhe kur dikush nga të rrethit të tij të ngushtë i propozonte që ta mbushte armën, ai i thoshte: Jo se e shkreh shejtani! Fakti që Enver Hoxha në kujtimet e veta tregon se nuk e ka shkrepur kurrë armën, përveçse për të trembur një fëmijë (projektoi frikën e tij tek fëmija) në Helmës, e provon tërthorazi vërtetësinë e kësaj historie. Enver Hoxha është shumë i ngjashëm me atë personazhin e romanit "Komedianët" të Graham Green, Xhonsin, i cili është gjithashtu "Hermani" që luan "Tarasin", një njeri që jeton duke bërë hile në lojërat me letra dhe që bëhet prijës fals gueriljesh.

Hoxha mason?!
Enver Hoxha ka qenë mason i lirë (freemason), ose jo. Ajo që mund të them është një e dhënë që tërthorazi jep një përgjigje intriguese për këtë pyetje. Enver Hoxha, i cili nuk la njeri e organizatë pa sharë në botën kapitaliste, nuk i shau kurrë publikisht masonët e lirë. Madje në veprën e tij voluminoze ai flet vetëm një herë për ta, më 10 qershor 1972, në "Bisedë me një mik suedez": "Armiqtë përpiqen të krijojnë edhe grupe e shoqëri sekrete sipas traditave të shoqërive të vjetra, që kanë lulëzuar dikur në Evropë apo edhe në kontinente të tjera. Franmasoneria e vjetër, është bërë franmasoneri e re... Njeriu që bën pjesë në këto shoqëri apo grupe sekrete, duhet të jetë si një kufomë në duart e atij që e drejton, sipas motos së vjetër latine perinde ac cadaver". Ajo që është interesante, kjo bisedë u botua pas vdekjes së Enver Hoxhës. Nëse Enver Hoxha nuk ka qenë mason i lirë, është evidente se ai i ka pasur shumë frikë masonët e lirë, aq frikë sa emri i tyre ishte tabu për të.

Për të ëmën
Në 27 prill 1979, Enver Hoxha do të thoshte në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror, duke folur për filmin shqiptar "Dollia e dasmës sime": "Në filmin që përmenda, tregohen në mënyrë prekëse zakonet e popullit tonë, tregohet jeta e nënave tona, të cilat i fejonin që në djep...
Është shumë domethënëse se Enver Hoxha këtu nuk tregon as respektin më të vogël për babain, duke thënë diçka si: megjithëse në këtë rast nënës sime i doli mirë, por në shumicën e rasteve këto lloj fejesash qenë fatkeqe për vajzat. Merret vesh, këtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe përçmimin e nënës së tij ndaj burrit të saj, gjë të cilën Enveri e ka perceptuar qartë që në moshë të vogël.

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:07
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Një nga këta njerëz të bimbashit qe edhe Mehmet evgjiti, shërbëtori i familjes së vëllezërve Hysen dhe Halil Hoxha. Mehmet evgjitin e përmend edhe Enver Hoxha. Në 12 prill 1979, Enver Hoxha, në një bisedë me Simon Stefanin, Sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Përmetit, tha ndër të tjera:

Në shtëpinë time, Ramon e Shamon që ishin evgjitë, i kishim si të shtëpisë. Plaku im, kur dërgonte mëmën time te nëna e saj, kur ajo ishte nuse e re e sapomartuar, i thoshte njërit prej evgjitëve që quhej Mehmet: “Merre Gjylon dhe çoje”, pa pyetur ishte natë apo ditë, aq besim kishte.

Mehmet evgjiti e çonte Gjulon, nusen e Halilit, në takimet e dashurisë me bimbashin, i cili në këto raste maskohej si dervish. Gjuloja ishte një grua e bukur, shtatgjatë, që e kishin martuar që në djep, me një burrë të shkurtër, të shëmtuar, të lehtë nga mendtë, të cilin nuk e donte. Në 27 prill 1979, Enver Hoxha do të thoshte në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror, duke folur për filmin shqiptar «Dollia e dasmës sime».
__________________
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:24
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Në filmin që përmenda, tregohen në mënyrë prekëse zakonet e popullit tonë, tregohet jeta e nënave tona, të cilat i fejonin që në djep. Aty unë pashë edhe jetën e nënës sime. Një ditë gjyshi im, babai i nënës, siç më kanë treguar, rrinte i mërzitur në kafe.

-Ç’ke more Jonuz, pse rri kështu i vrenjtur?, - e kishte pyetur vëllai i gjyshit tim nga ana e babait.

-Po ç’të kemi, më lindi vajzë, - i qe përgjigjur gjyshi.

-O..., punë e madhe, ta marr unë për djalin tim.

-Po ti s’ke djalë, - i ishte përgjigjur gjyshi.

-Nuk kam unë, por im vëlla, Nexhipi, ka Halilin -dhe aty për aty e kishin vendosur e i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit! Gjyshi qe kthyer shpejt i gëzuar në shtëpi dhe u kishte thënë familjarëve: e fejova çupën me të birin e Nexhip Hoxhës. Kaq e kishte pasur fejesa e nënës sime me babanë tim. Të tilla ngjarje na kujtohen në këtë film.

Është shumë domethënëse se Enver Hoxha këtu nuk tregon as respektin më të vogël për babanë, duke thënë diçka si: megjithëse në këtë rast nënës sime i doli mirë, por në shumicën e rasteve këto lloj fejesash qenë fatkeqe për vajzat. Merret vesh, këtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe përçmimin e nënës së tij ndaj burrit të saj, gjë të cilën Enveri e ka perceptuar qartë që në moshë të vogël.

Nëna e Enverit, të cilën e thërrisnin shkurt «Gjulo», emrin e plotë e kishte Gjulistan, që do të thotë në shqip «bahçe trëndafilash» (në të folmen gjirokastrite «bashtë»). Kur Gjuloja u rrit dhe u bë e gjatë (për standardet gjirokastrite ku përgjithësisht njerëzit janë të shkurtër), dhe e bukur, ndërsa Halili u bë i shkurtër dhe i shëmtuar, gjirokastritët filluan t’i quajnë «Gjulistani dhe Bostani», sipas vargjeve të Saadi Shirazit. Gruaja e re, kuptohet se ishte e gatshme për aventura me oficerin e bukur. Emri «Halil» në arabisht do të thotë «mik». Nëse Gjuloja kërkonte një mik, bimbashi dukej si i destinuar për këtë. Konspiratorët xhonturq që i ranë në gjurmë kësaj historie dashurie, i sollën punët në atë mënyrë që mulla Halili, burri i Gjulos, ta zbulonte çiftin e dashnorëve. Dikush pagoi një fëmijë për t’ i dhënë mulla Halilit një letër të shkruar turqisht ku i thuhej që të shkonte në iks vend, se atje e shoqja e tij bënte dashuri me Mehmet evgjitin. Halili shkoi në vend, por atje gjeti bimbashin të kamufluar. Bimbashi ishte i armatosur dhe Mulla Halili nuk ishte burrë trim. Bimbashi e kërcënoi dhe ai e mbylli gojën. Por, ndërkohë, në vend ishin mbledhur njerëz, të lajmëruar s’dihet nga kush, që prisnin të shihnin se cilët qenë dashnorët. Bimbashi çoi Mehmet evgjitin të lajmëronte zëvendësin e vet, kështu që erdhi policia, e cila i largoi kureshtarët dhe bimbashi doli i shoqëruar nga njerëzit e vet. Më pas, kur u err, dolën dhe Gjuloja e mbuluar me çarçaf, me Mulla Halilin.

Kjo ngjarje u mësua gjithandej. Njerëzit talleshin duke thënë: «Halil për Halil, Gjuloja e shkretë u ngatërrua». Njerëz të dërguar nga xhonturqit shkuan dhe i thanë mulla Halilit se duhet të vepronte për të vënë nderin në vend dhe i ofruan para, me nënkuptim që të paguante një vrasës, për të vrarë bimbashin. Por mulla Halili nuk qe njeri i këtyre punëve. Koka e bimbashit nuk qe si shalqinjtë që ai provonte duke i qëlluar me thua. Mulla Halili nuk guxonte të ndëshkonte as të shoqen se familja e gruas ishte e pasur dhe e fuqishme, dhe nuk e duronte turpin. Aq më tepër që të afërmit e Gjulos ndiheshin me faj që njeriu me të cilin e fejuan që në djep vajzën e tyre që kur u rrit u bë e bukur dhe e gjatë, doli një xhuxh idiot dhe i shëmtuar. Atëherë xhonturqit i kërkuan Çerçiz Topullit, i cili qe i lidhur me xhonturqit, dhe në vjeshtë do të ishte bashkë me ta në Manastir, që ta vriste bimbashin, duke lënë të kuptohej se ishte vrasje për nder. Çerçiz Topulli, i cili qe një luftëtar trim dhe burrë i ndershëm pranoi, por nuk deshi të ketë dorë vetë drejtpërdrejt në këtë krim, prandaj dhe gjatë atentatit qëndroi larg, në Bregun e Teqes. U gjendën dy njerëz të njohur si vrasës me pagesë, Hito Lekdushi, nga Lekdushi i Tepelenës dhe Bajram Ligu nga Prongjia, të cilët e qëlluan bimbashin në orën 11 e 15 minuta, në 9 mars 1908 (25 shkurt sipas kalendarit të vjetër), para shtëpisë ku ai rrinte në lagjen “Hazmurat”.

Në fakt autoritetet osmane, një pjesë e mirë e të cilëve qenë njerëz të xhonturqve, reaguan në mënyrë shumë të ngathët pas krimit të bujshëm. Ata nuk bënë represion pas vrasjes, madje nuk internuan as familjen e Çerçiz Topullit. Lufta e famshme e Mashkullores, ku u rrethua Çerçizi me një pjesë të çetës (gjashtë vetë), ndodhi vetëm më 18 mars, pra pas nëntë ditësh, dhe jo si rezultat i një operacioni kërkimor, por pas një informate. Fakti që çeta gjendej në Mashkullorë, në shtëpinë e pjesëtarit të çetës Zeman Haskaj (Mashkullore), kur shtëpitë e anëtarëve të çetës kaq pranë qytetit, sigurisht që do të mbaheshin në mbikëqyrje, tregohen se ata nuk ndiheshin të rrezikuar nga autoritetet osmane. Mënyra se si u bë rrethimi, dhe se si u zhvillua lufta, tregon se ndër rrethuesit kishte xhonturq që nuk donin t’u bënin keq të rrethuarve dhe të tjerë që donin t’i kapnin, ose t’i asgjësonin, por që nuk mund ta bënin këtë, derisa kishte tradhti brenda radhëve të rrethuesve. Derisa ndër të rrethuarit nuk qe asnjë nga atentatorët, kjo bëri që turqit të heqin rrethimin. Kënga e famshme e betejës, në versionin e parë ka qenë:

Te rrapi në Mashkullorë,

foli Çerçizi me gojë,

mylazim largo taborrë,

të kuqemi, të bëhemi me bojë,

për horrllëqe nuk e kem’ zakonë,

burra me namuz na thonë.

Fakti që Çerçizi me të vetët, madje hynë në qytetin e Gjirokastrës pas dy ditësh, tregon se ai qe në marrëveshje me një pjesë të autoriteteve osmane. Gjirokastritët qenë njerëz paqësorë dhe atje nuk qe shkrehur kurrë një pushkë kundër forcave osmane. Prandaj, kjo luftë bëri bujë të madhe. Gjirokastritët Luftën e Mashkullores e quajtën thjesht «Lufta e Gjulos».

Muajt kaluan njëri pas tjetrit dhe në verë u hap lajmi se Gjuloja ishte shtatzënë. Pjesës më të madhe të njerëzve kjo gjë iu duk si një tjetër shaka e rëndë. Derisa Gjuloja nuk kishte dalë më ndër shtëpitë e miqve dhe fqinjëve pas skandalit me bimbashin, ky thashethem vazhdoi të fryhej. Tash njerëzit prisnin se kur do të lindte Gjuloja, për të bërë llogari keqdashëse Në rast se ajo do të lindte në tetor, atëherë nuk kishte dyshim që fëmija do të ishte i bimbashit, derisa nga shkurti në tetor qenë pikërisht nëntë muaj. Pikërisht në tetor, nëntë muaj pas skandalit të Gjulos me bimbashin, Gjuloja lindi djalë. Për të gjithë tashmë nuk kishte dyshim se fëmija ishte i biri i bimbashit.

Sipas traditës, të porsalindurit duhet t’i kishin vënë emrin e gjyshit, Nexhip, derisa edhe vëllait të madh të tij, i patën vënë emrin Beqir, sipas emrit të xhaxhait të babait. Nexhmije Hoxha thotë se babai zyrtar i Enver Hoxhës, Mulla Halili donte t’i vinte djalit të parë të Enverit emrin «Beqir»:

Unë me anenë ia kemi gjetur, duam t’ia vëmë Beqir (në kujtim të djalit, që u kishte vdekur). Unë ngriva, s’më pëlqente gjëkundi ky emër. Me Enverin kishim rënë dakord t’ia vinim Ilir. Enveri, duke qeshur, më shkeli syrin dhe i tha: «Mirë, ia vëmë Beqir, por do t’ i vëmë edhe një emër të dytë... Ilir». Xhaxhai e mori në duar, i këndoi diçka, një «dua», që nuk e morëm vesh se ç’donte të thoshte dhe pastaj i foli në vesh tri herë «Beqir, Beqir, Beqir».

Por, kur u lind Enveri, duke parë rrethanat e lindjes, nuk e gjetën me vend t’i vënë emrin «Nexhip». Meqenëse porsa ishte bërë revolucioni xhonturk (në korrik) heroi i të cilit ishte Enver beu, të porsalindurit i vunë emrin «Enver». Emrin ia vuri Iljaz Hoxha, një konspirator xhonturk, që do të ishte mësuesi i Enver Hoxhës në shkollën fillore. Është domethënëse që Enver Hoxha edhe kur rrëfen në kujtimet e veta episodin se si i vunë emrin, i referohet tregimit të nënës dhe jo të babait:

Xha Iljazi ma kishte vënë mua emrin kur linda. Pleqtë e thirrën, siç më ka thënë aneja, dhe i thanë të më vinte emrin. Ai bisedoi me ta dhe së toku zgjodhën emrin «Enver». «Iljazi ta këndoi në vesh, pastaj e mbajtëm për drekë» më thoshte aneja.
__________________

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:25
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Nuk është ironi e vogël që, i porsalinduri i cili mori emrin e heroit të revolucionit, ishte në fakt i biri i mbrojtësit fanatik të ancient regime, bimbashit besnik të sulltanit! Por, gjithsesi, në një sens të sigurt, i porsalinduri e kishte merituar emrin, duke kontribuar në revolucionin xhonturk, që kur ishte në barkun e nënës. Në Gjirokastër të porsalindurin e quajtën me ironi «Enveri i Halilëve», meqenëse edhe babai i vet legal, edhe babai i vet biologjik, quheshin «Halil». Me kalimin e viteve gjirokastritët do të gjenin tek djali që rritej shenjat se ai nuk qe i biri i Halil Hoxhës, por i Halilit tjetër, bimbashit. Enver Hoxha do të bëhej i gjatë, ndërsa i ati legal ishte i shkurtër. Enver Hoxha do të bëhej ezmer ndërsa i ati i tij qe i bardhë, ashtu dhe nëna. Enver Hoxha është në realitet i biri i bimbashit Halil Musa beut. Në fëmijëri ai i kishte vuajtur shumë talljet e shokëve për këtë gjë, dhe kjo kishte bërë që tek ai të kultivohej një ndjenjë refuzimi ndaj të atit, një resentiment ndaj tij.

Enver Hoxha, në kujtimet e veta, flet shumë dhe me dashuri për xhaxhanë, për të cilin thotë se e thërrisnin «baba», ndërsa për babanë e vet legal nuk shpreh asnjë sentiment, me përjashtim të një episodi kur flet në përgjithësi për familjen, me rastin e ndarjes nga familja, kur shkoi në Liceun e Korçës:

Më në fund dita e gëzuar erdhi, por megjithëkëtë zemrën e kisha prapë të trishtuar, pse më vinte keq që do të lija vetëm xhaxhanë, anenë, Sanon, të dashurit e mi, që i doja dhe më donin me gjithë shpirt. Ishte hera e parë që ndahesha prej tyre, më dukej sikur i lija në mes të katër rrugëve. Ata vetëm mua më kishin, nga mua pritnin, tek unë e shikonin të ardhmen e tyre. E gjithë bota e tyre isha unë.

Është shumë interesante se Enver Hoxha, për babanë e vet nuk tregon asnjë episod që t’i ketë mbetur në mendje nga fëmijëria dhe rinia. Nuk thotë as se si e përjetoi ikjen e babait zyrtar në emigracion, në SHBA, kur Enver Hoxha ishte 6 vjeç (diçka duhet të mbante mend), as se e merrte malli për babanë, dhe as tregon për ndjenjat e tij kur babai u kthye nga SHBA në 1919, kur Enver Hoxha ishte 11 vjeç. Nga kujtimet e veta për moshën e vegjëlisë, kuptohet se Enveri i vogël ishte krejt ndryshe nga fëmijët e emigrantëve të tjerë dhe nëna e tij qe krejt ndryshe nga gratë e emigrantëve. As nëna dhe as djali nuk kishin mall për burrin dhe babanë emigrant, që gjendej përtej oqeanit në SHBA. Enveri nuk tregon në kujtimet e veta asnjë episod që ai ta pyeste nënën se kur do të vijë babai, ku të thoshte se e ka marrë malli për babanë, ose që nëna t’i thoshte se sa bukur do të ishte kur të kthehej babai dhe sa gjëra të mira do t’i sillte. As më pas nuk tregon asnjë episod për babanë. Në kujtimet babanë e përmend shumë rrallë dhe vetëm kur është fjala për para. Kështu, ai shkruan për kohën kur shkoi në liceun e Korçës, në 1927, në moshën 19 vjeç:

Xhaxhai mori borxh dhe më bëri një pallto të trashë për dimër dhe një palë këpucë.

Po për këtë kohë, kur shkoi në Liceun e Korçës, ai shkruan:

Mbetej kasketa, «uniforma» e vetme e liceut. Ia rropa kokën xhaxhait dhe ai porositi babanë e Samuel Çifutit që ma solli nga Janina.

Dhe përsëri:

Xhaxhai, kur kishte, si të ndodhte, më jepte nga një gjysmë o një lek ditën. Ky ishte gjithë «hashllëku» im i studentit.

Në kujtimet e Enver Hoxhës biseda e parë me babanë legal është në 1927, në moshën 19 vjeç, përsëri për para:

Xhaxhai nuk mungoi të më thoshte:

«Shih, Enver, ti e di që ne jemi të varfër, pare nuk kemi të të dërgojmë, prandaj nuk ke ç’kërkon nga ne. Unë do të jap një napolon hashllëk, ruaje mos e prish kije për ndonjë hall të keq». Dhe me këtë rast më bënte llogaritë që «mora borxh kaq dhe kaq më bënë këpucët, kaq këmishët, kaq çorapet, kaq kapelloja, kaq navlloja», «rruga deri në Korçë» etj.

Por Enver Hoxha sjell në kujtimet e veta shumë sentimente të vetat të fëmijërisë dhe rinisë për njerëz të ndryshëm të rritur, të moshës së babait të vet zyrtar, deri edhe për Vehip Qorrin, lypësin që i binte fyellit dhe bënte bejte. Në kujtimet e veta thotë se kur kthehej në Gjirokastër, me pushimet e shkollës, si kur ishte në Lice në Korçë, ashtu dhe kur ishte në Francë, shkonte të takonte Vehip Qorrin:

Vehipi kishte një vesh të çuditshëm. Ai ma njihte zërin edhe kur më humbiste nga sytë për vite të tëra. Kështu kur kthehesha nga Korça apo nga Franca, bile edhe kur u ktheva nga lufta dhe vajta pas kaq vjetësh në Gjirokastër, ngjiste e njëjta gjë me të. Mjaftonte t’i thosha:

-Vehip, si të kam me shëndet?

Ai shtangej për një moment në vend, më shikonte i gëzuar me ata sy të zbrazët dhe i gëzuar më përgjigjej, pa i thënë kush isha:

-Ah, erdhe Enver?

Asgjë kaq të ndjerë nuk do të gjeni në kujtimet e Enver Hoxhës për babanë e vet zyrtar, Halilin, madje nuk do të gjeni asgjë sadopak të ndjerë. Enver Hoxha, në ditarin e vet nuk shkruan asnjë rresht për vdekjen e babait, por shkruan për vdekjen e Iljaz Hoxhës, mësuesit të tij të shkollës fillore dhe njëkohësisht kushëririt të babait të vet. Më 24 mars 1960, Enver Hoxha shkruan në ditar:

Më lajmëruan vdekjen e xha Iljaz Hoxhës (83 vjeç) nga Gjirokastra, mësuesit tim të parë. I dërgova telegram ngushëllimi gruas së tij.
__________________

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:28
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Duket qartë se Enver Hoxha ka një ndjenjë refuzimi, një resentiment ndaj të atit të vet zyrtar. Enver Hoxha nuk e ka përmendur kurrë publikisht të atin e vet, në fjalimet e veta ndryshe nga ç’ka bërë me nënën. Më 27 maj 1969, Enver Hoxha, në fjalimin që mbajti në mitingun në fshatin Picar (fshati i Shefqet Peçit), në pjesën e Kurveleshit që është në Gjirokastër, fjalim ky që në veprat e tij u botua me titullin: «Labëria- një nga kolonat e çelikta të Partisë», tha:
Kur isha vogël nëna më thoshte: «Enver, o djalë, këtë djathë, qumësht e mish që të rritin, prodhojnë labët; këta drunj e këtë kongjill që po të vë në mangall për të ngrohur duart në dimër, që të mund të shkruash e të mësosh dhe që këtë dituri ta vësh në shërbim të popullit kur të rritesh, bëjnë labët; këtë lesh me të cilin të bëj çorapet e fanellat, si dhe leshin e palarë, që, pasi ta spërkat me raki, ta vë në gjoks kur të ftohesh, e marrim nga labët». Të gjitha këto fjalë të nënës zienin në atë kohë në kokën time të vogël, por dalëngadalë e duke u rritur fillova edhe unë të kuptoja jetën.

Por Enver Hoxha këtu nuk thotë që babai t’i ketë folur për trimërinë e lebërve dhe historinë e tyre. Kjo është domethënëse. Enver Hoxha, përveçse e përmend në shumë episode të ndjera, në kujtimet e veta, e përmend publikisht në letrën e përshëndetjes që i çon në 1963 shkollës së vet (gjimnazit), me rastin e 40-vjetorit të çeljes. Ky resentiment i Enver Hoxhës ndaj të atit ra në sy dhe u bënë dy sajesa në 1983 dhe në 1984 në botimet e tij. Kur u botua vepra 38 e Enver Hoxhës, në 1983, u pa se Enver Hoxha, në 16 tetor 1968, kishte thënë në një bisedë me një grup grash mes të cilave ishte dhe nëna e Pal Mëlyshit:

Edhe babai im, megjithëse plak, kur mori vesh se si u vra Pali tha: «I lumtë këtij djali trim që ra në krye të detyrës për mbrojtjen e interesave të atdheut».

Po‚ ç’ kishte të bënte këtu fakti që babai i tij ishte plak, apo se u lodh që tha këto fjalë? Gjithsesi, nuk duket e besueshme që Mulla Halili të kishte folur kështu. Ai nuk mori pjesë në asnjë lloj mënyre në lëvizjen antiosmane edhe pse moshën dhe shëndetin i kishte të mirë për këtë gjë.

Pastaj, duket se përsëri për të kompensuar mungesën, Enver Hoxha e përmend babanë në një libër me kujtime të botuar në 1984, për një episod që ai ia kishte treguar kur Enver Hoxha u rikthye në Tiranë, në nëntor 1944:

Pak ditë pasi në Berat qe krijuar e shpallur Qeveria jonë Demokratike, e kishte ndalur në rrugë një i njohur i vjetër, ballist dhe gjithë qesëndi i kishte thënë:

«E, o Halil, si e ndien veten tani që u bëre babai i zotit kryeministër?».

«Si gjithë vegjëlia», i qe përgjigjur qetë-qetë babai dhe, pa ia zgjatur, kishte bërë të vazhdonte udhën, por ai e kishte zënë për krahu. «Je qerrata i madh ti Halil, bën mirë që s’e vret përpjetë, se e di mirë që Qeveria e djalit tënd s’e ka të gjatë». «Ç’thua, more edepsëz!», ia kishte kthyer babai, por ballisti kishte vazhduar: «E pse, kjo qeveri, me nder, e bythëgrisurve që po vijnë nga malet, kjo qeveri e rigonit do ta nxjerrë në selamet Shqipërinë!»

«Jazëk! Ia ktheva, - më tregonte plaku. - Qeveria s’është e djalit tim, por e popullit, more edepsëz i edepsëzëve, dhe do të rrojë sa të rrojë populli!...».

E gjithë kjo është një pikë uji në kujtimet oqeanike të Enver Hoxhës, por edhe këtu nuk ka ndjenjë. Enver Hoxha nuk tregon asfare për takimin me të atin pas kthimit nga lufta.

Gjithashtu, Enver Hoxha, edhe pse përmend në kujtimet e veta gjyshen e vet nga babai, e cila thirrej Jeko, dhe që jetonte gjatë fëmijërisë së tij, nuk përmend asgjë për vdekjen e saj dhe si e përjetoi atë. Sigurisht gjyshja nga babai, nuk shprehte ndonjë dashuri për Enverin e vogël, të cilin e shikonte si dëshmi të turpit të familjes, prandaj dhe Enveri në kujtimet ia kthen me të njëjtën monedhë, duke përmendur me dashuri Rabo jevgën dhe jo gjyshen e vet. Por ekzistojnë dhe gjëra të tjera që të bëjnë të besosh se Enver Hoxha ishte biri biologjik i bimbashit Halil Musa beu. Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha shkruan në kujtimet e saj:

Disa nga familjarët e Enverit kishin pas vuajtur nga migrena (dhimbja e kokës), dy nga motrat e tij e kishin trashëguar, kurse Enveri fatmirësisht jo.

Enver Hoxha kishte tre motra, dy nga të cilat del se vuanin nga migrena. Derisa ai nuk vuante, ka shumë mundësi që migrenën ato ta kishin trashëguar nga babai i tyre, ndërsa Enveri nuk e kishte marrë, për shkak se ai nuk ishte i biri biologjik i Halil Hoxhës, por i Halilit tjetër, bimbashit.

Në moshën 65 vjeç, Enver Hoxha pësoi një infarkt të miokardit, gjë që praktikisht e shkatërroi shëndetin e tij deri në fund të jetës, pas 12 vjetësh. Me këtë ai nuk i ngjau babait të tij që pati shëndet të mirë dhe jetoi 92 vjeç. Madje, këtë gjë nuk mund të thuhej se e trashëgoi nga nëna, e cila gjithashtu jetoi 92 vjeç.

Djali i porsalindur, me emrin që i vunë, dukej sikur ishte një revolucionar i predestinuar. Ai lindi në një vit revolucionar, mori emrin e një prijësi revolucionar dhe praktikisht kontribuoi në revolucion, që para se të lindte. Por, duke konsideruar se ai qe biri biologjik i një gardiani konservator të ancient regime, tek djali i ri dukej se kishte më tepër një predestinim falstafian. Rrethanat e lindjes së tij dhe emri që i dhanë duket se qenë një kombinacion bizarr, ironik, që parathoshte një jetë prej revolucionari fals, në një dualitet «Taras»- «Herman».

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:28
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Liceisti i vonuar që nuk u bë dot komunist

Nisjen nga Gjirokastra për në Liceun e Korçës, Enver Hoxha e përshkruan kështu: Më në fund dita e gëzuar erdhi, por megjithëkëtë zemrën e kisha prapë të trishtuar, pse me vinte keq që do të lija vetëm xhaketën, anenë, Sanon, të dashuruarit e mi, që i doja dhe më donin me gjithë shpirt. Ishte hera e parë që ndahesha prej tyre, më dukej sikur i lija në mes të katër rrugëve. Ata vetëm mua më kishin, nga mua pritnin, tek unë e shikonin të ardhmen e tyre. E gjithë bota e tyre isha unë.
Nga këto që shkuan, Enver Hoxha duket-po të shprehem në terma komuniste që do të përdorte vetë më pas, si një mikroborgjez shpirtvogël, dhe jo si i ri që simpatizonte komunizmin dhe që aspironte të bëhej revolucionar, edhe pse atëherë ishte 19 vjeç. Ajo që të bie në sy është se këtu Enver Hoxha nuk e përmend Baba Çenin dhe fëmijët e tij, edhe pse ai ishte gjallë, por përmend vetëm Halilin, të cilin vazhdon ta quajë "xhaxha', si dhe njerëzit e familjes së vet të ngushtë.
Në kohën kur Enver Hoxha shkoi në Korçë në moshën 19 vjeç, në 1927, në këtë qytet kishte një lëvizje komuniste që ishte duke krijuar organizatën e vet, Grupin Komunist të Korçës. Në librin "Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë", i botuar në kohën që Enver Hoxha ishte në pushtet thuhet:
Më 1928 elementë të përparuar punëtorë dhe zejtarë krijuan në Korçë celulën e parë komuniste... Brenda një kohe të shkurtër në Korçë u krijuan dhe celula të reja. Kjo e bëri të nevojshme riorganizimin e punës. Për këtë qëllim, në qershor të vitit 1929 u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të celulave komuniste. Në këtë mbledhje u krijua komiteti drejtues i kryesuar nga zejtarë Mihal Lako. Aty u vendos të punohej për ngritjen e celulave të reja. Celulat do t'i përhapnin idetë komuniste me anën e grupeve edukative... brenda një kohe të shkurtër në qytet vepronin 8 celula me 40 anëtarë gjithsej. Secila prej tyre drejtonte 3-4 edukative.
Gjatë gjithë kësaj kohe, madje edhe një vit pas krijimit të Grupit Komunist të Korçës, Enver Hoxha gjendej në Korçë, si nxënës i Liceut. Liceu ishte një nga vendet kryesore ku celulat komuniste të Korçës dhe më pas Grupi Komunist i Korçës synonin që të rekrutonin anëtarë. Shumë liceistë u bënë anëtarë të grupit Komunist të Korçës. E megjithatë Enver hoxha nuk u bë anëtra i Grupit Komunist të Korçës. Ai në kujtimet e veta nuk thotë se u bë anëtar i këtij grupi komunist, në kohën kur ishte nxënës në lice. Enver Hoxha thotë vetëm se ai kërkoi që të njihet me puntorët korçarë me bindje komuniste vetë shkruan:
Kontaktet e mia me komunistët e asaj kohe ishin vetëm kontakte njohjeje unë ende s'e dija fare se disa nga ata që më thërritnin e më pyetnin, si Koçi Bakoja, Llambi Dishnica e të tjerë ishin komunistë. Më pas, kur pas gjashtë vjetësh, kthehesha përsëri në Korçë, lidhjet tona do të viheshin në baza të shëndosha unë do të bëhesha pjesëtar i Grupit Komunist "Puna", krah me punëtorët komunistë korçarë, gjë të cilën e kam pasur e do ta kem gjithmonë nder.
Sipas praktikës së vet, për ët kapërcyer me heshtje pikat më të dyshimta shkuarës së vet, Enver hoxha nuk jep asnjë shpjegim se përse ai nuk u bë anëtarë i grupit komunist të Korçës në kohë që ishte në Liceun e Korçës librin me kujtime "Kur lind Partia", Enver Hoxha Shkruan:
Qysh atëherë, kur isha nxënës në Lice, nëj gjë më binte në sy e këtë ua thosha shokëve të mi të Gjirokastrës si Aqifit e Selamiut:
-Mora këta punëtorët e Korçës, megjithëse nuk kanë shkollë, duken të zgjuara të hedhura, të qeshura në mjerim, s'përzihen kurrë me djemtë e efendilerëve, arkondëve, të cilëve u futin lloj-lloj të sharash.
Punëtorët korçarë shkonin në disa kafene të veçanta të dielave, atje ky veja unë ngandonjëherë. Çudi, ata shkonin atje jo për të ngrënë e për të pirë, por për tu takuar me njëri-tjetrin e lëvonte muhabeti që ç'ka me të.
Aqif Selfo dhe Selami Xhaxhiu kishin shkuar në Korçë një vit më para Enver Hoxhës, kështu që Enver Hoxha mendonte se ata kishin kontakte, të cilat donte ti përdornin për të depërtuar në lëvizjen komuniste në Korçë, për llogari të policisë sekret mbretërore. Për këtë arsye Enver hoxha shkonte dhe tek ëmbëltorja e Koci Bakos ku mblidheshin punëtorë me bindje komuniste Enver Hoxha e tregon kështu kontaktin e vetë me komunistët Korçarë:
Tek ëmbëltorja e Koci Bakos u njoha me Sotir Gurrën, Gaqo Naston të Çaloja i pastiçerisë "Kristal" u njoha me Llambi Dishnicë, Petro Papin, Pilo Peristerin, Koçi Xoxën e të tjerë. Me këtë të fundit në banjat pranë internatit, isha me "Këmbkën" nofka e Llambi Dishicës.
-E mo student,- më thoshin, -ç'kemi ndonjë të re nga shkolla?
Unë u flisja.
Koci Bakoja një ditë me pyeti:
-E mbarove atë që të dhashë? -Më kishte dhënë "Manifestin e mirënjohur Komunist të Markist të Engelsit.
-E lexova, -iu përgjigja, -kam lexuar edhe për Komunën e Parisit dhe për përleshjet e punëtorëve të Parisit me borgjezinë.
-Atëherë na trego edhe ne, -thoshte Koci dhe më shikonte me ata sy të zez dhe të thellë. Dhe unë filloja.
Njëherë, kur po vazhdoja, Koci më solli një pastë dhe, duke ma ndërur më tha:
-Haje!
-Të faleminderit- ia ktheva, por s'kam ta paguaj.
-Çfarë lekë, more,-ma ktheu Koci, -ne do të luftojmë së toku në barrikada dhe ti më flet për lekë.
Në rast se do të ishte kështu, atëherë, sipas mënyrës në të cilën veproni celulat komuniste, Enver Hoxhën duhet ta kishin ftuar të bëhej anëtar i njërit prej grupeve edukative, që vepronin pranë celulave, siç thuhet në librin "Historia e PPSH", të botuar në kohën kur Enver Hoxha ishte në pushtet, të cilin e kam cituar më lart. Kështu Enver Hoxha do të bëhej formalisht simpatizant komunist. Pastaj do të bëhej anëtar i njërës prej celulat komuniste. Kredencialet Enver Hoxha do të qenë shumë të mira, në rast se ai vërtet kishte përkthyer "Manifestin Komunist" për komunistët korçarë. Pse me Enver Hoxha nuk ndodhi kështu? Ai nuk jep asnjë shpjegim për këtë gjë. Enver Hoxha nuk u bë anëtar i Grupit Komunist të Korçës, jo se nuk interesohej për komunizmin dhe se nuk donte të bëhej komunist i organizuar, se kjo gjë ishte në sferën e veprimtarisë së tij si agjent i policisë sekret mbretërore, por se ata nuk e pranuan që të bëhet komunist i organizuar. Liceistët gjirokastrit që studionin në Korçë dhe që ishin lidhur më parë me lëvizjen komuniste korçare, duket se u dhanë komunistëve korçarë të dhëna shumë kompromentuse për Enver Hoxhën, i cili ishte i dyshimtë pikësëpari për faktin që kishte marrë befas bursë nga regjimi ehde pse nuk kishte qenë nxënës i mirë dhe kishte një kunat armik të regjimit.
Duket krejt e pabesueshme që anëtarët e Grupit Komunist të Korçës t'ia kenë besuar për ta përkthyer "Manifestin Komunist" nxënësit Enver Hoxha kur ata kishin në grupin Komunist të Korçës që ishin liceistë, ose që kishin mbaruar liceun. Më e mundshme është që Enver Hoxha duke vepruar si agjent provokator, të ketë shkuar në ëmbëltoren e Koci Bakos me "Manifestin Komunist" të përkthyer dhe të jetë përpjekur të tërheq në diskutim për të punëtorët korçarë që njiheshin si komunistë, duke dashur të infiltrohej në Grupin Komunist të Korçës. Koci Bako, të cilin Enver Hoxha këtu e përmend si prijësin e vet të parë, në rrugën e lëvizjes komuniste, më pas do të rezultojë nj njeri shumë i dyshimtë.

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:32
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Eno Koço: E vërteta e njohjes së nënës sime Tefta Tashkos me Enver Hoxhën :

Eno Koço
Më 29 tetor dhe 5 nëntor 2009, i përsëritur dhe më 8 nëntor, Kastriot Myftaraj në një nga programet e televizionit “Koha” lakoi ligsht nënën time, Teftën, ashtu dhe mua. Në të dy rastet ai bënte aludime mbi origjinën e emrit tim, mbi njohjen e Teftës me Enver Hoxhën e mjaft të tjera. Ai fliste mbi librin e tij të fundit të cilin ende nuk e kam lexuar. Dëgjoja komentet e tij televizive dhe nuk u besoja veshëve. Ato ishin krejt të papërgjegjshme, pa argumentimin më elementar të nevojshëm për të përligjur ato që ai pretendonte se po zbulonte. Po marr të analizoj disa prej çështjeve që Myftaraj komentoi tek “Koha”, çështjen e emrit tim dhe njohjen e Teftës me Enver Hoxhën.
Lidhur me emrin tim: Padyshim që trillimi më aluçinant i Myftarajt ishte aludimi që ai bënte, duke thënë se Tefta duhet të kish dëgjuar në Francë, që Enverin ta thërrisnin shkurt Eno, ndaj dhe i vuri të birit këtë emër. Do më duhet të shpjegohem i përmbajtur. Sugjerimi për emrin tim ka ardhur nga Aleks Buda. Aleksi ishte vëllai i gruas së dajës, por që ishte i njohur aso kohe për erudicionin e tij të gjerë, për bibliotekën shumë të madhe që kishte dhe mbi të gjitha për mbrojtjen e tezës së trashëgimisë ilire të shqiptarëve. Emri vetë është padyshim biblik (Enoh apo Enoch, stërgjyshi i Noes, Noach), por që me këtë emër të kishte qenë edhe një mbret ilir. Me sa di unë dëshira e prindërve ishte të më vinin një emër që të identifikohej me lashtësinë shqiptare, por dhe që në botën perëndimore të ishte i zakontë, edhe pse në Shqipëri ishte fare i papërdorur. Dhe vërtet, me të njëjtën rrënjë këtë emër e gjen në Itali – Ennio, në Francë – Enno, në Angli e Skoci – Enoch etj. Versioni shqiptar me një “n” e jo dy mbeti dhe u shumua më vonë dhe u bë edhe në Shqipëri emër i zakontë e popullor. Mbaj mënd në 1962 Dritëro Agolli të më thoshte: “Po ti duhet ta kesh me dy “n” apo jo?”
Prirja për emra ilirë kishte nisur që me gjyshin tim, Thanas Tashkon, kur i vuri nënës sime emrin Tefta. Po zgjerohem pak mbi këtë temë. Është interesant fakti se ndërsa të katër djemve dhe vajzës tjetër përpara nënës sime iu kishin vënë emra tradicionalë të trashëguar prej familjeve ortodokse shqiptare, e fundit e fëmijëve, vajza e porsa lindur, mori emrin Tefta. Ky emër sigurisht vjen nga Teuta, mbretëresha Teuta (Tevta) e Ilirisë që jetoi në shekullin III para erës sonë. Më saktë, drejtshkrimi do duhej të ishte Tevta, ku “v”-ja romake (latine) lexohej “u”, ashtu si në “De rervm natvra” (në natyrën e gjërave). Teuta, pra, është adaptimi modern shqiptar i formës latine “Tevta”, ndërsa “Tefta” eufonikisht është më afër tingëllimit grek. Me sa duket, në valën e rizgjimit shqiptar emrat ilirë filluan të përdoreshin më gjerë ndër familjet shqiptare të diasporës dhe më 1910, kur lindi Tefta, im gjysh ishte përfshirë më shumë se kurrë në lëvizjen për një identitet të ri shqiptar. Atëherë natyrshëm lind pyetja, kur vetë Tefta nuk kishte emër të krishterë dhe për këtë nuk ishte vendimi i saj, përse pretendon Myftaraj që ajo duhet t’i kishte vënë të birit emër të krishterë? “Do të ishte jo logjike”, shprehet ai, “që nga dy prindër me prejardhje ortodokse t’i vihej djalit një emër jo ortodoks”. A ka logjikë më të mbrapshtë se kjo? Tendenca për emra të lashtë në familjen time, për më tepër ata që lidheshin me trashëgiminë historike të këtij vendi që sot quhet Shqipëri, kishte filluar që me tim gjysh, vazhdoi me prindërit e mi, por dhe unë vetë fëmijëve të mi iu vura, vajzës Teuta dhe djalit Gent, pra ka një logjikë vazhdimësie. Si është e mundur të lejohet njeriu të shpërfillë ndjesitë më elementare prindërore, njerëzore, duke i fyer ata gjoja në emër të së “panjohurave” që Myftaraj do të zbulojë?
Lidhur me njohjen e Teftës me Enver Hoxhën: Edhe me këtë temë prirja fantaziste e Myftarajt ishte e pashembullt. “Këto që them”, shprehej Myftaraj, “mund të duken cinike, por . . .”, dhe e linte fjalën në mes si për ta bërë edhe më enigmatike rrëfimin.
Po të qe se Tefta do ta kish njohur Enverin në Francë, kjo do ishte komentuar ndonjëherë tek të afërmit apo miqtë e mi. Por as në familjen time e as nga bashkëmoshatarët e prindërve të mi nuk e kam dëgjuar ndonjëherë një gjë të tillë. Vëllezërit e Teftës, Koçoja dhe Lekoja, e njihnin Enverin që më parë, secili në rrethana të ndryshme dhe ishin ata që ia prezantuan atë Teftës rreth vitit 1940, prandaj dhe shpjegohet prania e Enverit në dasmën e prindërve të mi. Më pas, Tefta u bë më fëmijë më 1943, këndoi për herë fundit në Beograd më 1945 dhe vdiq më 1947. Për këtë periudhë dhe marrëdhëniet e Enverin kam shkruar gjatë tek “Gazeta Shqiptare” më 19 tetor 2008. Dua të theksoj se pothuajse me të gjithë miqtë e prindërve të mi kam pasur shumë marrëdhënie të afërta. Ata, në një farë mënyre, zëvendësonin prindërit e mi të munguar. Me ta kam folur për lloj-lloj imtësirash madje edhe politikën e ditës në vitet 1960, ‘70 e ‘80 kur një gjë e tillë nuk ishte e shëndetshme. Kam bërë me dhjetëra biseda me Sokrat Mion, i cili në vitet 1930 studionte në Francë dhe që kishte njohje shumë të mirë me Teftën. Kam folur me Gjergj Cancon që gjithashtu studionte në Francë. Ndoshta miqtë e prindërve të mi mund të rezervoheshin ca me mua, por Dhimitri Canco kurrën e kurrës. Nga ai kam zbuluar më shumë gjëra se prej ndokujt tjetër mbi jetën e tyre. Kam biseduar imtësisht me Mitrush Kutelin, pasi ai donte të shkruante një “Evokim” mbi Teftën. Skënder Luarasi, që ishte nga më të hapurit dhe të guximshmit, që më kritikonte në mes të rrugës me zë të lartë që nuk shkoja të shihja në burg dajën tim, Koçon, ai nuk do të linte kurrë pa më thënë gjëra të panjohura mbi ndodhi të para-Luftës që i rrihnim shpesh. Nga ana tjetër Lasgush Poradeci, të cilin e vizitoja shpesh në Tiranë dhe tema kryesore padyshim do të ishte Tefta, e përshkruante në mënyrë mbresëlënëse kohën që kur ajo erdhi nga Franca më 1936 deri sa vdiq më 1947. Tonin Guraziu kishte për të qenë nga ata që do të më thoshte edhe imtësinë më të vogël sepse e njohu Teftën fund e krye. Boris Plumbi gjithashtu më ka rrëfyer episode nga më të veçantat, nga më të çuditshmet dhe nga më delikatet, por kurrë ndonjë nga ato që përkonte me fantazitë e Myftarajt. Me të tjerë bashkëmoshatarë të prindërve të mi, si Margarita Stralla, Marjana e fotografive të dasmës, Baki Kongoli, Luiza Peci, Odise Paskali, familjarët e mi, e të tjerë e të tjerë do të më kishin hedhur ndonjë falë, por asgjë.
Sigurisht nuk më takon mua të flas për karakterin dhe principialitetin e mëmës sime. Për të kanë folur e shkruar jo vetëm emrat që përmenda më lart, por dhe shumë të tjerë që e kanë njohur atë në marrëdhënie pune e jetën e përditshme. Një gjë mund të them me zë të lartë, që ka qenë shumë e aftë në profesion, shumë e zonja në jetë, inteligjente, e kulturuar, e njerëzishme dhe me integritet të lartë moral. Ajo vinte nga një familje tradicionale shqiptare dhe respektoi deri në fund normat e kësaj tradite. Ajo u shkëput nga familja, e ëma, me të cilën kishin jetuar gjithë jetën bashkë, vetëm kur u martua, në moshën tridhjetë vjeçare. Ajo u rrit në një familje ku atdhetarizmi ishte kthyer në një ethe të ditës, ku çështja kombëtare vendosej mbi përkatësitë fetare. Kur im gjysh të hollat e tij i shpërndante në mbështetje të shoqërive atdhetare në Egjipt, Amerikë, Sofje a Bukuresht, kur ngriti të parën gazetë satirike shqiptare “Shkopi” në Egjipt, kur sponsorizoi dërgimin me mision atdhetar të Fan Nolit në Amerikë, kur mbështeti në të gjitha drejtimet krijimin e Bandës së Lirisë në Korçë, kur mbështeste veprimtarinë e Mihal Gramenos, Bajo Topullit, Ibrahim Temos, Veli Këlcyrës, Fezil Toptanit, Kristo Luarasit, Sotir Kolesë, Fehim Zavalanit, Fejzi Deshnicës e shumë e shumë veprimtarëve të tjerë, kur i dha së bijës emër që mbarte simbol shqiptar_e, mendja e Myftarajt punon që si është e mundur që nga një familje ortodokse të vihet një emër që nuk është i tillë!
Pas viteve 1990, kur unë jetoja larg Shqipërisë, nëpër qarqe gazetareske të Tiranës filloi të shkruhet për një miqësi “të ngushtë” të Lagushit me Teftën. Scoop-et u bënë modë e ditës dhe ashtu siç vite më parë e kishin vënë Teftën në historira me Neço Mukon edhe kjo me Poradecin tingëllonte në të njëjtat valë. Por në se në rastin e Neços dhe Poradecit sensi i episodeve anonte nga atraktiviteti dhe jo keqdashja, versioni i Myftarajt do të anojë nga një lloj atavizmi fondamentalist, kuintesencë e religjionit modern, i gjallëruar ndjeshëm ndër individë të ndryshëm gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Atavizmi i Myftarajt shfaqet në formën e patriotizmit, çmitizimit, teorisë së konspiracionit, trajtës së ekzistencializmit deri të paranoizmit me prirje drejt një religjioni totalitarist. Me rënien e totalitarizmit politik ishte totalitarizmi religjioz (pavarësisht i cilës fe e doktrine) ai që shfaqej ndër ithtarë të veçantë, aq sa i kamufluar dhe i rrezikshëm. Ku do të përfshihej Myftaraj?


Myftaraj: Enveri do martohej me Teftën për hir të jugosllavëve

Në librin e tij “Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944-1961” (vëllimi II), Kastriot Myftaraj shkruan, mes të tjerash, në jetë plot “mistere” të diktatorit, përmend edhe fakt të çuditshëm, sipas të cilit, Hoxha donte të ndahej nga e shoqja, për t’u martuar me sopranon e famshme Tefta Tashko, për t’u bërë qefin jugosllavëve. Në libër ai shkruan:
“Enver Hoxha ishte gati të bënte gjithçka për t’u treguar jugosllavëve se ai ishte prirur të ecte në kursin në të cilin ata e kishin futur Shqipërinë. Duke parë se jugosllavët kishin prirjen që të favorizonin në Shqipëri të krishterët ortodoksë, Hoxha kishte vendosur që të ndiqte shembullin e Hysni Kapos, i cili e ndau gruan e vet myslimane, për t’u martuar me një të krishterë ortodokse dhe pas kësaj u bë njeriu i besuar i jugosllavëve. Kështu Enver Hoxha vendosi të ndajë gruan e vet, Nexhmijen dhe të martohet me Tefta Tashkon, të njohurën e vet të vjetër, dobësinë për të cilën nuk e fsheh as në kujtimet e veta, kur boton një fotografi nga dasma e saj, ku gjendet në një pozicion prej zhigoloje pas shpinës së saj. Por Tefta Tashko do të vdiste në rrethana misterioze në Beograd, ku kishte shkuar të kurohej, në dhjetor 1947. Enver Hoxha nga kjo vdekje e kuptoi se jugosllavët nuk e kishin atë në planet e tyre të ardhshme për Shqipërinë, si një figurë kryesore”.

panorama

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:35
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Me urdher te E.Hoxhes ,me 1953 ,brenda nje nate ,30000 cameve iu nderrua nenshtetsia ,nga greke ne shqiptare. E .Hoxha e mbuloi problemin cam me nje vello misteri ,duke vrare dhe burgosur cam te pafajshem ....

BBC............

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 04:57
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ignatius
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/01/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 108

Urdheri per spastrimin e Camerise ishte nje urdher europian i realizuar nga Zerva dhe Hoxha...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2010 05:05
Ignatius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ignatius Kliko këtu për të kontaktuar me Ignatius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ignatius Shto Ignatius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ignatius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:35 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > 1908 - 2008 / 100 Vjet Enver HOXHA!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.