amoxil
I perjashtuar nga forumi
Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
Nga Kastriot Dervishi.
Duke shfletuar vëllimin e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull -Vendet e dhimshme të Greqisë. - Dëshmitarët e Vorio - Epirit dhe të vllehëve-. (3)
Pse Anastasios Janullatos citohet, repektohet e nderohet nga të gjitha organizatat famëkeqe -vorio - epirote- në Greqi ?
Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:
-Shkëlqesia juaj!
Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.
......Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark.
1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.
3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.
Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë-.
Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.
Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro - greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek s`mund të ishte në krye të KOASH-it.
Njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Janullatosit në Shqipëri, z.Ylli Popa në një intervistë dhënë revistës -Klan- datë 15 korrik 2001, në lidhje më çështjen -Janullatos- thotë se në fillim të vitit 1991, ai së bashku me disa persona, ndër të cilët edhe një i panjohur deri atëherë si Kosta Makariadhi {të cilit z.Popa i thotë gabimisht deputet, në një kohë që i tillë ai është bërë pas një viti}, ka shkuar në Athinë dhe e ka takuar Janullatosin në shtëpinë e tij. Natyrisht që këto punë nuk janë aq të rastësishme sa përpiqet t`i bëjë zoti Popa, aq më tepër kur ai thotë -na çuan në banesën e peshkopit-. Më tej zoti Popa thotë:
-Tashmë kanë kalur 10 vjet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë drejtohet nga kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli atë nga pluhuri i rrënojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Është meritë e kryepeshkopit Janullatos që duke rimëkëmbur Kishën Ortodokse, kontriboi shumë në rivendosjen e ekuilibrit dhe të harmonisë midis besimeve në vendin tonë..-.
Do të bënte mirë zoti Popa të shikonte dhe të lexonte gazetat dhe botimet -vorio - epirote- në lidhje me vlerësimet e tyre për Janullatosin para se të na japë këtë entuziazëm të pabazuar gjëkundi. Mua si shqiptar, të paktën nuk më vjen mirë për shembull që organizata MAVI, që vrau dy ushtarakë shqiptarë më 10 prill 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës, sponsorizon aktivitetet e Janullatosit.
Gjithashtu nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave -vorio - epirote-, të quhet -mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri- dhe nga ana tjetër ta quajmë si diçka normale këtë gjë. Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga vendi që ka djegur disa herë jugun e Shqipërisë dhe nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë që prej vitit 1940.
Për të tilla çështje natyrisht mund të ishte përgjigjur edhe kreu i Akademisë më të paaftë të Shkencave që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në këto vite të saj. Dhe me ç`duket akademikët tanë nuk janë më shumë se disa pensionistë që flenë vetëm për të marrë ndonjë rrogë nga shteti.
Për t`u kujtuar është gjithashtu se At Artur Liolini në një intervistë që i jep gazetës -Koha Jonë-, datë 20 shtator 1994 ndër të tjera ka thënë:
-Të gjithë e dimë që Janullatosi erdhi në Shqipëri si misionar i përkohshëm....E theksoj ai erdhi me një kusht: si i përkohshëm-.
Në librin objekt të polemikës sonë, Anastas Janullatosi ka një vend nderi dhe mbahet si -shpëtues i helenizmit grek në Shqipëri-. Gjithashtu ajo që ja vlen të diskutohet është fakti se si ka mundësi që organizata terroriste dhe kriminale si ato të ashtuquajtura -vorio - epirote-, flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët. Logjika më e thjeshtë të çon në përfundimin se Janullatos i ka shërbyer me përkushtim interesave greke në Shqipëri në drejtim të greqizimit të KOASH-it. Për më tepër në mjaft botime -vori - epirote-, theksohet me të madhe se një ndër financueset e kishave greke në Shqipëri është organizata famëkeqe SFEVA.
Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin:
-Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë.
-Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë.
-Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare.
-Marrja e financimeve edhe nga organizatat -vorio - epirote- për të ndërtuar kisha sipas një stili grek.
-Reklamimi si -shenjtorë- i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që në thelb kanë punuar kundër gjuhës shqipe.
Për këto arsye ka mjaft rëndësi autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare. Nuk është hera e parë që kjo autoqefali të jetë rrezikuar nga kisha greke.
Natyrisht që më gjerë për problemet e kishës shqiptare kemi shkruar edhe herë të tjera, por ajo që duam të theksojmë me forcë në këtë shkrim është mesazhi:
Janullatosi mbështetet haptazi nga të gjitha organizatat terroriste -vorio - epirote-, si ENVI, SFEVA, MAVI, etj.
Jo se nuk njihet përkrahja e shtetit grek për të, por përkrahja e segmenteve më kriminale të shoqërisë greke tregon edhe më mirë se ç`farë misioni ka pasur dhe ka Janullatos në Shqipëri. E ç`mund të jetë një -kryepeshkop- që përkrahet nga këto organizata të terrorit? Kujt mund t`i shërbejë tjetër ai?
-Lufta për Vorio - Epirin- sipas mitropolitit të Konicës Andrea
Mitropoliti i Konicës, dmth pasardhësi i Sebastianosit, njëfarë Andreas, në faqet e fundit të librit objekt polemike, ka shkruar kapitullin -lufta e Vorio - Epirit dhe qëllimi ynë-. Ashtu siç edhe pritej nga kleriku guerrilas Andreas janë thënë po ato gjëra që i kemi dëgjuar me qindra herë nga klerikët, politikanët apo andartët grekë të kohrave të ndryshme. Mitropoliti Andreas në fillim të shkrimit të tij thotë:
-Kur ne themi Vorio - Epiri, kërkojmë jo pak për dropullitët dhe nuk themi më tepër. Jo kur themi Vorio - Epir kuptojmë edhe Gjirokastrën, Delvinën, Himarën dhe Korçën. Këto janë qytete të pastra greke-.
Se ku vërteton këtë -pastërti-, mitropoliti guerrilas refuzon ta thotë, apo ta vërtetojë qoftë edhe sipas formulave shekullore të gënjeshtrave greke.
Andreas nga ana e tij shtron edhe disa probleme që duhen pasur parasysh nga -veprimtarët grekë-. Sipas tij çështjet më themelore janë:
--Të ndihmohet puna e peshkopit Anastasios Janullatos në Shqipëri. Nën drejtimin e tij është bërë mjaft punë.{Mitropoliti Andrea e quan Janullatosin -peshkop- ngaqë Kishën Ortodokse të Shqipërisë e koncepton si pjesë të kishës greke të drejtuar nga kryepeshkopi Kristodhulos. Gjithashtu mitropoliti Andrea ve në dukje se -puna- e Janullatosit triumfoi edhe mbi atë që ai e quan -propagandë rumune-. Sipas tij qysh në mars 1992 Janullatos paska fituar -betejën- me kryepeshkopin e Rumanisë Kalinio, i cili ka kërkuar mosgreqizimin e vllehëve të Shqipërisë -shënim}.
-Të hiqet dorë nga ndjekja e mësuesve që studiojnë në Akademinë e Gjirokastrës.{Në fakt kurrë nuk ka pasur ndjekje për ata që përgatiten si mësues të gjuhës greke në Gjirokastë. Natyrisht që s`kemi të bëjmë as me -akademi- në këtë qytet - shënim}
-Të ndihmohet -Omonia- në detyrën e saj{Në fakt -Omonia- nuk ka se për çfarë të ndihmohet më, se s`ka ngelur gjë pa u bërë. -shënim}.
-Të ndalohet popullimi i Vorio - Epirit me shqiptarë nga Vora dhe nga Kosova. Rrezik përbën gjithashtu edhe prania e 250 mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi.{Sipas kësaj pikpamje Andreas kërkon t`i imponojë shtetit shqiptar politikat që kanë të bëjnë me popullsinë. Për më tepër kurrë nuk ka pasur ndonjë projekt në 50-të vitet e fundit që të bëjë të mundur atë që thotë kleriku guerrilas grek.- shënim}-.
Në pikët e tjera të fjalimit të mitropolitit Andreas, vihet re se -çështja epirote- quhet e barabartë me çështjet e tjera të -grekëve- në Maqedoni, Qipro, Turqi etj.
Ai si të gjithë klerikët e tjerë grekë, vazhdimisht këmbëngul që të përdoren armët për të siguruar atë që ai e quan -autonomi të Vorio - Epirit-, nën shembullin e asaj të vitit 1914, duke marrë si shembull punën e guerrilasve priftërinj si Spiridon, Vasiliev dhe Germanos, që siç dihet kanë qenë edhe -ministra- të -qeverisë- së Zografosit.
Për Andreasin, qëllimi arrihet -vetëm nëse luftojmë bashkë-. Ai këmbëngul se -çështja e Vorio - Epirit nuk ka mbaruar me vdekjen e Sebastianosit-.
Pas ardhësi i tij më këtë mënyrë tregohet në lartësinë e detyrës dhe si trashëgimtar i denjët i tij.
Ilustrim:Grekët nuk urrejnë vetëm shqiptarët
Kisha Ortodokse greke nuk është e drejtuar me propagandën e saj vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër të tjerëve. Për të lustruar me diçka këtë kemi cituar diçka nga një libër që është botuar në shqip në vitin 1993, nga njëfarë Magdalena Igumeni, që siç thuhet në kapak të këtij libri -banon- në manastirin femëror -Analipsos- të Kozanës në Greqi. Ky libër është përkthyer nga njëfarë Stavros Dajos, që ka mundësi duke u nisur edhe nga mbiembri të jetë ndonjë renegat shqiptar me mbiemrin -Daja-.
Në këtë libër, Magdalena përveç shpifjeve të zakonshme kundër shqiptarëve dhe historisë së tyre, sulmon pa përjashim edhe hebrenjtë, papën dhe masonët.
Nga Magdalena Igumeni dhe manastiri i vetëquajtur -i shenjtë- me emrin -Analipeos- në Kozanë, janë botuar deri në vitin 1993, 153 libra të tjerë.
Pjesë nga libri i Magdalena Igumenit -666 Antikrishti dhe skllevërit e tij- {Hebrenjtë - Papa - Masonët}:
-Fatkeqësisht Papa me maninë e tij të vjetër të futë nën zgjedhën e tij shqiptarët për t`i kthyer ata në katolikë, për të shfrytëzuar portet e atdheut të tyre të bukur, ndërmerr një pushtim të ri. Kësaj rradhë është Papa Inoçenti i 12-të. Me pushtimin e Shqipërisë nga ai fillon vdekja e ortodoksëve dhe latinizimi i tyre.
Ai kërkon që shqiptarët të mohojnë besimin ortodoks dhe të bëhen papistë, qoftë edhe përdhunisht.
Shqetësimi i parë i Papës, është mohimi i alfabetit grek dhe i gjuhës.
Së dyti ndalon rreptësisht çdo lloj botimi në shqip. Me urdhër të tij latinishtja imponohet edhe në shkollë. Shqiptarët i rezistojnë dhunës së shfrenuar, mijra e mijra flihohen në këtë luftë legjendare për tokën e tyre martire. Tani brenda në Shqipëri ndihet një kaos fetar dhe si rezultat, shumë gjunjëzohen para dhunës së antikrishtit për të shpëtuar jetën nga gjërat më të çmuara. Në këtë atmosferë kalojnë gati 150 vjet, derisa shqiptarët fshehtas nga pushtuesit arrijnë të botojnë fjalorin e parë greqisht - vllahisht - shqip, me ndihmën e Teodor Kavaliotit që mban emrin -Protopiria-.
Papistë kërcëllejnë dhëmbët, grumbullojnë fjalorët dhe djegin të gjitha librat e predikuesit Teodor. Ky inkuzicion ç`njerëzor, sipas librave të shenjtë, shënohet në Albanopol, në Elbasanin e sotëm.
Dhe internimet, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve vazhdojnë. Por ata rezistojnë tmerrësisht, e megjithatë Papa fiton. Më 1881 në Shqipëri përfundimisht sundom shkrimi papik dhe imponohet alfabeti latin....-.{Pjesë nga kapitulli i tretë me titull: -Perandorët e Bizantit, mbrojtës të vërtetë të interesave të shqiptarëve faqe 15 - 16}
-Shën Kozmai- sipas Magalena Igumenit
Natyrisht që meritohet që shkruhet përherë e më tepër për Kozma Etolianin dhe ndikimin që ai ka në planet e Janullatosit në Shqipëri.
Kjo figurë antishqiptare, e nderuar dhe e respektuar edhe nga Patriku Ekumenik Vartolomeu gjatë vizitës që ky kreu në vitin 1999 në Shqipëri, trajtohet edhe në librin e Magdalenës. Versionin e saj e sjellim përpara lexuesit{ pa koment sepse komentet i kemi bërë herë të tjera} nëpërmjet radhëve të mëposhtme:
-Shën Kozmai lindi në një fshat të Etolisë me emrin Megadhendro. Gjyshi ishte epirotis {Nuk ka qenë -epirotas-- shënim}. I ati kishte profesion endjen. Shën Kozmai kishte një mësues epirot, dhjak me emrin Anania dhe një farë Evgjenos Vulgaris.
Shën Kozma - Etolosi, me origjinë epirote, që në moshë të re u ngujua në Manastirin e Filotheosit në Ajo Oros ku bëhet shenjtor. Teksa shikonte popullin e vet të përvuajtur e të pushtuar....braktisi jetën e qetë dhe të ëmbël si i vetmuar dhe sulet si drer i etur për të shpëtuar shpirtrat që po gllabëronte edhe Papati ditë pas dite.
Arrin në Shqipëri ku njerëzit vdisnin të papagëzuar dhe varroseshin si qenër pa prift. Anembaanë nuk gjeje kisha dhe shkolla...
Dhe ai nisi nga shkollimi i i të vegjëlve dhe predikimi i ngrohtë duke zgjuar në shpirtin e ortodoksëve të dikurshëm shqiptarë, dëshirën e Zotit...Të respektoni pushimin e së dielës, shkoni në kisshë dhe mos preferoni -pazaret- e hebrenjve që organizojnë enkas të dielave. Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës, sepse me atë hebrenjtë lajnë të vdekurit e tyre që t`ju ndotin.
Hebrenjtë janë padronët e antikrishtit.
Këto e shumë të tjera predikonte e profetizonte për lavdi të Zotit, ndaj edhe populli e donte me gjithë zemër. Në një letër që Shën Kozmai i dërgontë të vëllait, Krisanth-pedagog në Fakultetin Patrikan të Kostandinopojës shënonte:
-10 mijë të krishterë më duan dhe një më urren, 10 mijë turq më duan dhe një më urren, mijëra hebrenj më urrejnë e asnjë s`më do-.
Predikimet e tij hyjnore arritën në cepin tjetër të Shqipërisë duke shpëtuar kështu nga ferri mijëra shpirtra. Më shumë predikoi në Durrës dhe në Krujë, madje edhe në Dalmaci.
Hebrenjtë e Epirit të tërbuar nga inati, e akuzuan Shën Kozmain tek pashai i Beratit si kryengritës, duke i dhënë sakaq pashait flori me grushta që të lëshonte fermanin e dënimit të tij. Dhe pashai dha urdhërin e arrestimit të Shën Kozmait, urdhëroi ta çojnë në vendin e ekzekutimit afër lumit Osum pranë Beratit.
Shën Kozmai si u fal duke falenderuar Zoton që do t`i falte kurorën martire, bekoi katër cepat e Ruzullimit dhe u dha si qengj i urtë në duat e turqve të cilët e varën në degën e një peme. Dita e flijimit të martirit Shën Kozma, mbeti 24 gushti i vitit 1779.
Paçim bekimin e tij!-.{Kapitulli i tretë faqe 20 -21}
Magdalena kundër Tregut të Përbashkët Evropian
Ndër fjalët më qesharake të Magdalenës kundër Tregut të Përbashkët Evropian{të cilin ajo e quan -fole të demonëve-, -vatër dinakësh-, -shpellë banditësh- etj} renditen edhe këto të mëposhtmet:
-Vëlla! TPE është qendra e forcave të fshehta të hebrenjve.TPE është çarku që kap jo minjtë por shpirtrat e njerëzve që diskreditohen duke qenë lidhur kokë e këmbë me antikrishtin, në mënyrë që t`i falen atij si zot. Ç`kujton? Kaq bujare na qenka kjo TPE-ja duke shpërndarë pa karakter pasuritë hebreje, të cilat hebrejtë i fituan me kaq dinakëri duke u thithur gjakun njerëzve në fillin e kohrave. Ç`farë gjaku? Sidomos atë të krishterëve duke ua thithur si vampir. Ç`farë janë vampirët?-Janë lakuriq nate në Brazil që jetokan duke pirë gjak njerëzor-. {Kapitulli i shtatë me titull: -Kartë elektronike ose letërnjoftim ose shenjë është e njejta gjë..-, faqe45}
Krenaria greke për kryengritjen zografiste të vitit 1914
Një rëndësi të posaçme për grekët ka edhe e ashtuquajtura -kryengritje epirote- e vitit 1914. Në të gjitha botimet apo reklamimet -vorio - epirote-, ajo zë një vend të rëndësishëm si pjesë e -revoltës së grekëve- ndaj -padrejtësive të shkaktuara ndaj tyre-. Dhe sipas pikpamjes greke luftrat ballkanike të ndërmara nga Greqia dhe aleatët e saj ishin të ligjishme dhe se e ashtuquajtura -ndarje e Epirit-, ishte vullnet i Austro - Hungarisë dhe Italisë kundër Greqisë. Të gjithë historianët grekë i përmbahen pikpamjes se ndarja e gabuar e kufijve në vitin 1913 solli edhe të ashtuquajturën -kryengritje të Epirit të Veriut-. Në fakt kufiri shqiptaro - grek ishte një e mesme midis dy hartave të paraqitura: asaj të Austro - Hungarisë dhe asaj të Rusisë që mbronte interesat e Greqisë. Ky ishte kriteri i përcaktimit të kufijve që gjithsesi pa vënë aspak në dyshim pjesën shqiptare, por atë që u bë e grekëve si Çamëria.
Grekët nuk duan të pranojnë rolin e tyre prej pushtuesi të tokave shqiptare, si në Çamëri apo Kostur e Follorinë, por duke quajtur -greke- popullsinë ortodokse të jugut të Shqipërisë e quajnë të ligjshëm pushtimin e këtij territori. Ndërsa kur vjen puna që Shqipëria të kërkojë të drejtën e saj për të marrë Çamërinë grekët gjithmonë nxitohen ta quajnë -të mbyllur- këtë çështje. E kundërta ndodh me ne shqiptarët që i lemë të hapura punët që duheshin mbyllur me kohë.
Ajo që ndodhi në vitn 1914 në jugun e Shqipërisë ishte vërtet e dhimbshme. Por ajo që nuk vihet aspak në diskutim është fakti se organizatore e djegies së Shqipërisë ishte qeveria greke me instrumentet e saj si kisha greke, elementët grekomanë dhe -batalionet e shenjta- të formuara nga ushtarakë grekë dhe kriminelë të nxjerrë nga burgjet greke. Lider i -lëvizjes- u bë Jorgji Zografi. Ai ishte i biri i Kristaq Zografit{1820 - 1896}. Origjina e Zografëve është nga fshati Qestorat i Gjirokastës. Kristaqi ishte një pasanik që për shumë vite kishte qenë banikier në Stamboll. Ai i shërbeu grekëve duke i bërë mjaft dhurata atyre si shkolla, bibloteka, etj. Për shërbimet e shquara Kristaq Zografi u quajt nga kisha greke si -Udhëheqës i madh i kishës-.
Në rrugën e këtij grekomani eci edhe biri i tij Jorgji Zografi {1863 - 1920}, i cili studioi për shkenca politike dhe ekonomike. Ai kishte një llogari bankare në Stamboll dhe drejtonte sillogun e Stambollit që përgatiste kuadro politikë dhe arsimorë për çështjen greke. Është aktiv sidomos pas vitit 1897. Në vitin 1909 ishte ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.
Pak kohë para tërheqjes së detyruar të ushtrisë greke nga territori shqiptar u vendos që renegati shqiptar Jorgji Zografi të organizojë një -lëvizje autonomiste- brenda -Vorio - Epirit-. Më 28 shkurt 1914 nga ishulli i Korfuzit, Zografos i dërgoi një telegram Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit që po zhvillonte mbledhjen e tij të 69-të në Vlorë, ku deklaronte -shpalljen e autonomisë së Vorio - Epirit-, dhe -urdhëronte- njohjen e saj. Komisioni jo vetëm që nuk e pranoi por i kërkoi qeverisë greke që ta arrestonte atë. Natyrisht ky veprim nuk u bë nga Greqia se ajo nuk mund të pengonte atë që kishte bërë vetë. Pas këtij momenti Zografos do të vijë me njëherë në Gjirokastër ku do të vazhdojë -punët- sipas udhëzimeve të Greqisë. Më 2 mars 1914 në Gjirokastër, një i ashtuquajtur kongres nën drejtimin e Mitropolitit Spiridon shpalli edhe një herë -autonominë e Vorio - Epirit-. Nuk vonoi shumë dhe të njejtën gjë bëri edhe renegati Spiro Spiro Milo në shtatë fshatrat e Himarës.
Sipas librit që po analizojmë, Jorgji Zografi në -kongresin- e Gjirokastrës ndër të tjera ka thënë:
-..Vëllezër jemi mbledhur sot në Gjirokastër që në emër të popullit të kërkojmë automominë e Vorio - Epirit. Të bashkëpunojmë me nënën Greqi pavarësisht se nuk na lejon shteti shqiptar...-.
Kujtojmë se qeveria -vorio - epirote- ka qenë kjo:
1-Jorgji Zografi - kryeministër
2-Vasilios - mitropolit i Gjirokastrës
3-Germanos - mitropolit i Korçës
4-Spiridon - mitropolit i Konicës
5-Aleksandër Karapanos - ministër i Jashtëm
6-Dhimitris Dhulis - ministër i Luftës
7-Jorgos Paramenidhis - ministër i Ekonomisë
8-Jorgos Dhimas - zëdhënës i Epirit dhe Athinës
Ndërsa struktura ushtarake ka qenë kjo:
1-Dhimitris Dhulis - komandant i përgjithshëm dhe ministër i Luftës
2-Spiro Spiro Milo - drejtues politik dhe komandant për Himarën
3-Jorgo Xhonta{Varda} - komandant për Korçën
4-Aleksandër Mavruidhis - komandant për Përmetin
5-Vlasus Karakristo - komandant për Delvinën
6-Jorgo Ziras - komandant për Tepelenën
7-Pandeli Karaferas - komandant
8-Nikolas Çipuras - komndant
9-Mihalis Foridhis - komandant
Pas tërheqjes formale të ushtrisë greke nga jugu i Shqipërisë, pjesa më e rëndësishme e kësaj ushtrie qëndroi në Shqipëri pa uniformë duke u paraqitur si -vori - epirotë-. Nën drejtimin e Dhimitris Dhulis-it u drejtuan -batalionet e shnenjta-. Më 7 janar 1914, 1200 ushtarë grekë pa uniformë dhe kriminelë ordinerë të ardhur nga Greqia, u betuan para mitropolitit grek të Korçës Germanos, Kondulit dhe Sulios-it.
Më 9 shkurt 1914 renegati Spiro Spiro Milo, krijoi grupin e tij. Sipas renegatit Vasil Kondi{i riu}, qeveria greke e pat ndihmuar Milon me 500 pushkë.{shih V.K. -Greqia dhe Shqipëria në shekullin XX-, faqe 67}.
Më 13 shkurt 1914 organizimi ushtarak u bë edhe në Gjirokastër dhe në Delvinë.
Më 22 shkurt Jorgji Zografi ka pasur një takim me kryeministrin Venizellos ku është thënë shprehimisht: -Duhet të marrim metrat tona-.
Grekët e pranojnë edhe vetë se më 22 mars 1914, 130 të burgosur kretanë me në krye kryeparlamenarë grekë, u nisën në Shqiëri për të luftuar kundër shqiptarëve. Pak ditë më vonë janë nisur edhe 170 vetë të tjerë nën drejtimin e njëfarë Josf Anagnostaki.
Sipas Vasil Kondit ajo që ngjau në vitin 1914, ishte -kryengritja e Epirit të Veriut-. Mirëpo përveç elementëve të sipërtreguar askush nga historianët grekë nuk shpjegon dot si duhet se ç`deshën kretanët apo athinasit si Varda në -Vorio - Epir-, përderisa na paska qenë -kryengritje e -vorio - epirotëve-.
Sipas librit në fjalë, mitropolitë e Korçës dhe Gjirokastrës që drejtoheshin nga Germanos-i dhe Vasilios-i, u bënë vatra të vërteta të mbështetjes së akteve terroriste. Për shembull në mitropolinë e Korçës ushtaraku Papulias ka thënë: -Të japim jetën me ç`do çmim për çështjen e helenizmit-.
Përveç kësaj pranohet që ushtria e rregullt greke ka qëndruar në gadishmëri pranë kufijve me Shqipërinë. Ndër drejtuesit kryesorë të terroristëve renditen: Leonidhas Georgopulos, Izidoros Sideris, Panajotis Georgopulos, Jorgos Sulios etj. Më 2 prill grupet terroriste organizuan atë që në histori njihet si puçi grek i Korçës. Në betejat e zhvilluara u vranë nga drejtuesit grekë Vasil Janis dhe u plagosën kryetari i tyre Jorgos Sulios dhe Jorgo Moranxhas, të cilët pas bisedimeve të Germanosit me ushtarakët shqiptarë, u sollën në Elbasan. Në këtë mënyrë shqiptarët nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit i dhanë përgjigjen e merituar armikut grek, i cili la shumë të vrarë në fushën e betejës. Në luftën kundër grekëve në Korçë është shquar edhe kapiten Leon Gilhardi dhe kapiteni holandez Dorman.
Në librin e sipërpërmendur lexohet qartë edhe urrejta që kanë grekët për Sali Butkën, i cili me heroizmin e tij u bë një pengesë e madhe për realizimin e planeve agresore të tyre.
Disfatë të vërtetë kanë pësuar grekët edhe ne betejën e Nikolicës, ku më të njohurit e tyre ishin kretanët Spiro Binopuli, Jorgo Asteris dhe Karavitcis. Varda, Pavlo e Vasil Melas etj. Në këtë betejë ka ngelur i plagosur athinasi Jorgo Xhoto, i njohur si Varda. Pas pak ditësh Varda vdiq. Është llogaritur që në betejën e 24 prillit në Nikolicë dhe në Arrzë, grekët patën mëse 200 të vrarë.
Për t`u përmendur gjithashtu është se në luftimet e zhvilluara në zonën e Korçës u shquan edhe vullnetarë të ardhur nga krahinat e tjera si për shembull forcat që drejtoheshin nga Hajdar dhe Shaban Blloshmi
Intermexo historike
1-Le të shohim tashmë një version shqiptar të marrë nga gazeta -Koha- që drejtohej nga atdhetari Mihal Grameno. Kjo gazetë në numurin e saj të datës 17 prill 1914, ndër të tjera shkruan në kryeartikullin -Gjakpirësit, katilët dhe vandalët- këto fjalë:
-Vetëm prej një kombi barbar i cili jeton për turp në shekullin e 20-të në Evropë, mund t`i tregojë botës së qytetëruar barbarizmin e tij të pashembullt dhe të veprojë vandalizmat që ngjanë në Korçë dhe ngjasin në Shqipëri të jugës! Dhe ky komb s`mund të jetë veçse kombi grek. Një komb i cili është gatuar nga llojish lëngërash nuk mund të kuptojë ç`domethënë turp dhe njerëzim se ay është bërë për gjakpirësi, për katillëqe dhe për vandalizma! Kurrë nuk besojmë të gjendet njeri i cili të shkruajë historinë e ngjarjeve të fundit në Korçë e të tregojë hollësisht shkaktarët e kësaj lëvizje me qenë se shkaktare e vërtetë të kësaj lëvizje është qeveria greke e cila deshte që t`i përvëlonte e t`i shuante vendet e Toskërisë nga faqe e dheut dhe programin e saj e tregoi fort bukur se ka afër një mot që kur konferenca e Londrës, vendosi kufijt e Shqipërisë, por qeveria greke vendosi të shpërndajë armë....Gjithë lufta që u bë në Korçë ishte organizuar nga Greqia me oficerë dhe ushtarë grekë duke shpresuar në ndihmë të shqiptërve, pandehnin që të mbushnin qëllimin e poshtër dhe barbar e të rrëzojë themelimin e Shqipërisë.... Me të vërtetë ushtria shqiptare dhe vetëdashësit shqiptarë nga të gjitha anët vrapuan në Korçë dhe kështu i dhanë dërmën ushtrisë greke duke e përzënë, pas kaq luftërash të rrepta nga gjithanët e Korçës dhe rreth saj. Le të kuptojnë pra barbarët që kurrë shqiptarët nuk do gënjehen paskëtaj nga lajkat e tyre e të vriten vëlla me vëlla me vëlla se gjaku i shqiptarit është shumë më i vyer dhe nuk derdhet për qejf të grekëve. Po ato do të qajnë vetëm ata të pakët shqiptarë që u bënë veglat e tyre dhe u bënë shkak të vriten kaq njerëz të pafajshëm dhe të sjellin kaq prishje se e vërteta doli në dritë që katilët, gjakpirësit dhe vandalët nuk ishin veçse grekër të dërguar nga qeveria greke....-
2-Artikulli i datës 17 prill 1914 i gazetës -Koha-, -Pesë dit kryengritje, gjakderdhje të barbarta edhe zjarr i shumë shtëpive nga grekërit në qytetin tonë Korçë!-:
-Kur e gjithë bota flinte gjumën e qetë nër shtatet e tyre, kur gjith qytetarët dhe katundarët rronin në qetësi dhe liri të plotë , që prej një muaji qeveria greke me kohë kishte mbjellë farën e grindjes duke formua një klikë nga pesë a gjashtë tradhëtorë të vendit për të prishur qetësinë e tërë gjendjes. Andartët grekë nisnë dyfeknë e parë të enjtën më të gdhirë 2 prill më orën 3 me xhandarmërinë vetdashës që ruante anën e qytetit nga shtëpit të Heqim Polenës dhe çezmat e arave. Kërcëllimi i pushkave zgjoj edhe ngriti nga gjumi tërë gjendjen me tmerr dhe frikë se s`dinin ç`ngjet dhe ç`bëhet...Mjerisht ushtimi i pushkave shtohej në tërë anët e qytetit dhe më tepër u shtua kur oficerët grekë me ushtrinë e tyre hynë në qytet dhe zunë mitropolinë ku urdhëruan të bien këmbanat për shenjë gëzimi, dmth që prokllamuan autonominë e Korçës....Zjarrn e parë e nisnë duke djegua shtëpinë e z.Koliç Çekani, kundër të ndjerit Papa Llambro me të vëllanë, të cilët u masakruan nga duar oficerash gjiritllinjdhe andartësh. Të enjten mbrëma prapë ushëtim e pushkave vazhdonte po mjerisht..E nesërmja dhe ditët e tjera gjer të hënën në mëngjez vazhdua në këtë mënyrë, gjth me vrasje, djegie dhe keqbërje që s`përshkruhen dot....-
3-Letra që banorët e Korçës i dërguan Pric Vidit më 22 prill 1914:
-Ne të nënshkruarit si përfaqësues të shqiptarëve ortodoksë të Korçës kemi nderin të paraqesim ne madhëria jote se po mësojmë nga gazetat e huaja që Greqia me shkak të kishave dhe të shkollave, po pretendon që të përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë. Në qoftë se kjo e re është e vërtetë, ne si qytetarë të Shqipërisë dhe si nënurdhës të Madhërisë Sate deklarojmë se duam që të mbrojmë gjithë interesat tona dhe të kërkojmë prej qeverisë sonë mbarimin e çdo nevoje që të mund të kemi, po që kurrë nuk do t`i japim leje një të huaji të përzihet në çështjen që prekin indipendencën morale dhe politke të kombit tonë dhe komunitetit ortodoks veçanërisht. Të madhëris sate shumë të bindur dhe besnikë shërbëtorë-.{vazhdojnë firmat}.
4-Si e lajmëronte gazeta -Koha- vrasjen e kapedan Vardës dhe si replikonte kjo gazetë me gazetat greke.
Gazeta -Koha- e lajmëron kështu vdekjen e kriminelit Jorgo Xhota, i njohur si Varda:
-I dëgjuari gjakpirës grek, kapedan Varda, që kishte shtënë tmerrë në Korçë edhe gjetkë me barbarizmat e tij, e gjeti ngordhjen.....Varda nga plagët që mori duke shkuar në Follorinë, vdiq udhës dhe u varros në Mavrovë...-.
Ndërsa si reagim ndaj shtypit grek, -Koha- shkruante:
-I fëlliquri dhe i ndyri shtypi grek, si gjithnjë nuk pushon me lajmet e rrema që shkruan kundër shqiptarëve. Duhet mashë e gjatë që të zesh një gazetë greke për të mos fëlliqur dorën nga ndyrësirat që mbajnë.Edhe që t`u përgjigjemi sharjeve dhe gënjeshtrave greke besojmë se gjithë bota e qytetëruar i ka kuptuar sharlatanllëqet e grekëve, të cilët rrojnë për turp në Evropë. Nerontë, katilët dhe barbarët që njihen grekë kërkojnë të nxijnë kombin shqiptar për të lehtësuar gjakderdhjet, vrasjet e fëmijëve, djegiet e kaq e kaq fshatrave dhe vandalizmat që vepruan në Shqipëri të jugut, po për fat të mirë u ndodhën evropianë të paanshëm të cilët u vërtetuan të gjithë kebërsitë e grekëve. Prandaj heshtni o katilë të poshtër dhe gjakpirës-.
Ku qëndron krenaria greke për -kryendritjen zografiste-
Në kohën që në Shqipëri ndodhi -kryengritja zografiste-Shqipëria pësoi këto dëme:
-Rreth 300 fshatra të jugut të Shqipërisë të djegur.
-Dhjetëra fshatra e qytete të grabitura e të plaçkitura.
-Mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar.
-Mbi 100 mijë njerëz të mbetur pa strehë.
-Rreth 300 milion franga ari dëme{ose 1.2 miliard dollarë}etj.
Për këto -mrekulli- në Greqi festohet dhe hidhet valle vit pas viti. Këto dhe me i ashtuquajturi -Protokoll i Korfuzit-, shpeshherë përbëjnë -argumente- politike apo -historike- për grekët dhe nuk përbën për shembull argument masakra e Hormovës në Tepelenë ku -trimat- grekë treguan -heroizëm- të paparë duke prerë koka fëmijësh. Ndërsa përsa i takon të famshmit -Protokoll të Korfuzit-{për të cilin kemi shkruar hollësisht herë të tjera}, duhet thënë se ky protokoll është i pavlerë për këto arsye:
-Së pari binte në kundërshtim me aktin suprem të Fuqive të Mëdha të 29 korrikut 1913.
-Së dyti binte në kundërshtim me Statutin Organik të Shqipërisë, në nenin 2 të të cilit thuhej: -Shqipëria është e pandashme, territori i saj i patjetërsushëm-.
-Së treti grekët kanë harruar se ka qenë vetë njeriu i tyre Jorgji Zografi, që e ka denoncuar këtë protokoll nën ethet e reja të lindura pas fillimit të Luftës së Parë Botërore. Për këto arsye -Protokolli i Korfuzit- nuk ka veçse -vlera- historike.
-Së katërti protokolli nuk u njoh nga Fuqitë e Mëdha.
Nga ana tjetër nuk mungon mendimi edhe tek një pjesë e grekëvë që e quajnë të tejkaluar këtë protokoll duke kujtuar fjalët e Spiro Spiro Milos, i cili ka shprehur besimin më të madh tek lufta.
Më 6 korrik 1914 vetë grekët mbajtën -Kongresin e Vorio - Epirit- dhe vendosën zgjerimin e zonës -vorio - epirote- më përfshirjen e Korçës, Kolonjës dhe Tepelenës.
Sipas librit në fjalë në këtë -kongres- ka patur mjaft mosmarrveshje midis -delegatëve-. Më 24 korrik 1914 forcat greke pushtuan Korçën. Në mënyrë ceremoniale tërë librat grekë thonë se i pari në qytet hyri -luftëtari maqedonas Pavllo Guparis-, i cili kishte ardhur nga Greqia nga fundi i prillit më rreth 100 vetë Është për t`u kujtuar gjithashtu se fill pas nisjes së Luftës së Parë Botërore, grekët u futën drejtpërdrejt në territoret shqiptare. Më 13 korrik 1914, mitopoliti Germanos ka ngritur flamurin grek në Korçë. Në luftimet e Korçës, Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit përmenden emrat e terroristëve grek Kutalis, Kolivanos, Papadhopulos, Farmakis, Georgolakis, Georgadhis, Stratos, Leontokianaki, Cipuras etj.
Më 26 tetor 1914 qeveria greke shpjegoi se qëllimi i dërgimit të ushtrisë në jug të Shqipërisë, ishte -sigurimi i rendit-. Më 27 tetor të këtij viti ne fjalimin e tij para parlamentit grek, Venizellos mbrojti karakterin e pushtimit grek. Pas fjalës së Venizellosit, Zografi po nga Athina shpalli shpërndarjen e qeverisë së tij dhe -forcave të armatosura vorio - epirote-. Ndërkohë që Zografos u emërua ministër i Jashtëm në qeverinë e re greke të drejtuar nga Gunaris. Në maj 1915, mitropolitët Vasilios, Spiridon dhe Germanos organizuan një -kongres vorio - epirot-, ku -zgjodhën deputetët për në parlamentin grek-. Ku veprim i trashë i Greqisë nuk u njoh nga Fuqitë e Mëdha. Është me mjaft rëndësi që këta -deputetë- të njihen emër për emër.
Në thelb ngjarjet e vitit 1914 tregojnë karakterin terrorist të grekëve ndaj shqiptarëve. Fakti që grekët krenohen sot me krimet e paraardhësve të tyre, do të thotë që të njejtën gjë ata dëshirojnë ta bëjnë edhe sot. Edhe sot si atëherë është po ajo tabllo hidhur. Ngado kemi priftërinj komandantë ushtarakë dhe politikanë grekë në nivelin e Venizellosit. Fatkeqësisht kemi edhe Zografos.
Cilët janë -ngjarjet e rënda në Vorio - Epir-?
Si manipulatorë sistematikë të historisë që janë, për grekët ka mjaft rëndësi përsëritja e shpeshtë se gjoja të ashtuquajturit -vorio - epirotë- qenkan përballur me -ngjarje të rënda-. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore na paskan ndodhur gjëra me të vërtetë të çuditshme kundër tyre, ndonëse në Shqipëri kishte ardhur ushtria pushtuese greke. Sipas versioneve greke -ngjarjet e rënda- cilësohen këto:
-largimi i grekëve nga -Vorio - Epiri-.
-ndërhyrja e shqiptarëve në çështjet e kishës greke.
-kërcënimi i mitropolitit Vasilios.
-ndalimi i gjuhës greke në -Vorio - Epir-.
-mugesa e mësuesve grekë etj.
Këto nuk provohen me asnjë të dhënë apo diçka të përafërt, por si në ç`do rast ndiqet mënyra e të futurit kot.
Nuk është vënë re re asnjëhere ndonjë largim masiv i të ashtuquajturve grekë edhe për faktin se ata kurrë nuk kanë qenë faktor i rëndësishëm në Shqipëri. Madje as në ngjarjet e hidhura të vitit 1914, ata nuk kanë pasur atë rol që mund të kishin pasur në një vit si ky. Kjo tregon shkallën e lartë të inferioritetit që ata kanë pasur.
Vihet se gjithashtu se në çështjet e kishës, grekët kanë dëshirë ta kenë pronë të tyren kishën ortodokse në Shqipëri, pavarësisht se komuniteti më i madh i kësaj kishe janë shqiptarët.
Tek kapitulli i -ngjarjeve të rënda-, grekët nuk harrojnë të përmendin emrin e Sali Butkës, si duket nga tmerri që kanë për figurën e tij.
Të shqetësuar janë veçanërisht ata edhe për ata shqiptarë që emigruan në SHBA dhe që nga andej luftuan për çështjen shqiptare dhe njëkohësisht kundër interesave greke.
Duke vazhduar me falsitetet e radhës, libri thotë se -shumë patriotë ndiqeshin- pa dhënë si zakonisht asnjë emër -patrioti- të ndjekur nga -armiqtë- shqiptarë.
Falsiteti i pretendimeve greke ndaj Shqipërisë
Grekët duket që i japin rëndësi asaj që ata e quajnë -trashëgimi greke- dhe ndikimin e kulturës grekë në atë shqiptare. Në këtë linjë ata gati sa nuk i thonë grekë vëllezërve Frashëri dhe rilindasve të tjerë, duke marrë si kriter të mësuarin në shkolla si ajo -Zosimea- e Janinës apo vendlindjen e tyre në -Vorio-Epir-.
Ndër falsifikimet më të trasha të grekëve është quajtja e babait të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhit si -shqiptaro - grek-. Shkurtimisht mund të kujtojmë se Kostandin Nelku{Kristoforidhi}, shpeshherë prezantohej me emrin Kostandin Elbasanasi. Ai ka kryer studimet në -Zosimea- të Janinës ku i mësoi shqip edhe konsullit gjerman në Janinë Georg Han{1811-1869}. Ndër veprat e tij kryesore -Abetari skip- është botuar në Stamboll në vitin 1872. Ekzistojnë prova të shumta gjithashtu se Kristoforidhi ka qenë urryer gjithnjë nga kisha greke.
Në këto pak rreshta mund të kujtojmë gjithashtu se ka qenë nipi i Kostandin Kristoforidhit disa vite më parë që i dhuroi biblotekës së Elbasanit, një koleksion me gazeta belge ku tregoheshin me foto masakrat e Spiro Spiro Milos në vitin 1914 në jug të Shqipërisë dhe vetë ky i fundit duke shkelur mbi koka shqiptarësh të prera. Ndoshta diskutimi i kësaj teme mund të jetë edhe më i gjatë në shkrime të tjera, për vetë karakterin e veçantë që ka.
Për të vërtetuar -lashtësinë- e -vendeve greke në Shqipëri-, një kapitull i veçantë i është kushtuar në librin në fjalë edhe përrallave që përpiqen të -vërtetojnë- një gjë të tillë. Autori i këtij kapitullit të titulluar -themelet e Epirit grek- është Jorgo Skiadhi. Sipas këtij autori këto, -themele- na qenkan qytetet shqiptare si Korça, Gjirokastra, Himara, Përmeti etj.
Korça
Pretendimet greke fillojnë me qytetin e Korçës, i cili quhet prej grekëve si -qendër e helenizmit grek-. Ndonëse në Korçë askush nuk ka folur dhe askush nuk flet greqisht, për grekët kjo nuk ka rëndësi sepse për ta -çdo ortodoks është grek-. Që këtu vihet re se sa falsë janë në grekët në -argumentet- e tyre. Sipas autorit Jorgo Skiadhi, -Korça në shekullin e 19-të ishte një qendër kryesore ekonomike- sikur kjo të përbëjë ndonjë provë që Korça të ketë qenë greke. Pasi thotë se -Voskopojën e dogjën shqiptarët më 1769-, Jorgo Skiadhi këmbëngul në atë që ai e quan -pjesëmarrje e korçarëve në revolucionin grek të vitit 1821-, pa dhënë absolutisht ndonjë emër.
Jo pa rëndësi për grektët është edhe -argumenti- tashmë i njohur i shkollave greke në Korçë gjatë shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Ndër ata që paskan ndihmuar këta shkolla përmendet njëfarë Janis Pakas që thuhet se ka dhuruar shuma të mëdha për mitropolitin grek të Korçës Neofatos. Me interes është të dimë se në Bankën Kombëtare Greke qysh në shekullin e 19-të paska ekzistuar një llogari e përcaktuar për planet helenizuese të grekëve. Formalisht kjo llogari ka qenë në emër të Janis Pakas-it. Paratë e dala nga kjo llogari financonin shkollat greke në bashkëpunim edhe me një të ashtuquajtur fondacion -Lasou-.
Çështja e shkollave greke të hapur në viset Shqiptare në shekullin e 19-të është një çështje komlekse dhe nuk ka të bëjë vetëm me Korçën. Këto shkolla u hapën si pasojë e privilegjeve që gëzonte kisha greke në regjimin e atëhershëm osman. Në asnjë rast këto shkolla nuk u hapën duke pasur si kriter gjuhën apo etninë, por vetëm përkatësinë fetare, të cilën grekët e njehsonin me kombësinë.
Për grekët nuk ka asnjë rëndësi që Korça është një qendër e vërtetë e shqiptarizmit, gjë që provohet edhe nga historia. Për ta mjafton të jesh ortodoks dhe përnjëherë je -grek-.
E ndërsa këmbëngulin në gënjeshtra e tyre, grekët nuk harrojnë të përmendin as -dëshmorët e helenizmit në Korçë- si mitropoliti Aridhas Parthenius i vrarë më 1670 nga shqiptarët dhe mitropoliti Fotis Kallibis i vrarë më 1906. Për këtë të fundit ata thonë se u vra nga njerëz të paguar, në një kohë që dihet se ai u vra nga çeta e Çerçiz Topullit si shpagim për krimet që ai kishte kryer kundër shqiptarëve. Është interesant fakti se ndonëse këtë klerikë nuk kanë qenë nga Korça, në asnjë rresht të librit në fjalë nuk e merr vesh një gjë të tillë. Kjo gjë bëhet për arsye që të jepet idea që në Korçë ka pasur grekë.
Përveç qytetit të Korçës, në shkrimin e Jorgo Skiadhit përmendet edhe Dardha si një -fshat me tradita greke-. Për këtë fshat thuhet se organizata -vorio - epirote- SFEVA ka ndërtuar kishën ortodokse dhe se kryetari i komunës së Dardhës{emri i të cilit nuk jepet}, ka studiuar në Greqi. Sipas tyre ky ka falenderuar SFEVA-n për -ndihmën e dhënë- nga kjo organizatë në Dardhë.
Nuk mund të lemë pa përmendur gjithshtu se në historinë e Shqipërisë njihen mjaft figura nga Korça si Mihal Turtulli, Mihal Grameno, Pandeli Cale, Themistokli Gërmenji, Pandeli Evangjeli, Kostaq Kotta, Vasil Avrami etj, të cilët kanë dhënë kontibut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Dhe për ironi të gjithë kanë qenë antigrekë.
Korça kurrë nuk qenë dhe kurrë nuk do të jetë greke.
Gjirokastra
Falsiteti grek vazhdon me qytetin e Gjirokastrës. Për këtë qytet thuhet se ka -tre emra-, atë -turk- Erger, atë shqiptar Glinokastër dhe atë -grek- Argjirokastër. Dhe këtu Jorgo Skiadhi nis e tregon -historinë e princeshës Argjiro-, pa dhënë ndonjë datë apo subjekt të ngjarjes. Skiadhi thotë:
-Gjirokastra do të ngelet gjithmonë greke, të paktën për aq kohë sa njerëzit të kërkojnë historinë e vërtetë-.
Sipas -pikëpamjes- greke në Gjirokastër na paska pasur shumë grekë, por ata na qenkan larguar diku rreth vitit 1730. Përralla vazhdon më tej me përmendjen e njëfarë at Joan Kapodistria, i cili paska ikur në Korfuz, ndërsa shumë -grekë- të tjerë paskan ikur në Janinë dhe vende të tjera të Greqisë. Mirëpo Jorgo Skiadhi ose ka harruar ose nuk ia ka idenë që edhe në Janinë në atë kohë ka qenë pushteti osman dhe nëse -grekët- do të -persekutoheshin- në Gjirokastër e njejta gjë do të ndodhte edhe në Janinë apo në qytete të tjera.
Ashtu si edhe tek rasti Korçës edhe në rastin e Gjirokastrës, grekët këmbëngulin tek shkollat greke të hapura në shekullin e 19-të dhe tek numuri i kishave ortodokse. Pak rëndësi ka për ta që në Gjirokastër nuk ka folur dhe nuk flet askush greqisht.
Sipas Jorgo Skiadhit, njëfarë Kristos Kostandinidhis ka dhënë para për shkollat greke, të cilat i ka hapur fillimisht më 1810 mitropoliti i Gjirokastrës Dositheas që ka ardhur nga Meçova dhe ka qëndruar deri më 1830. Sipas tyre për këto shkolla ka ndihmuar edhe mitropoliti Joakim, i cili më vonë është bërë patrik ikumenik në Stamboll. Sikurse kuptohet për hapjen e shkollave greke ka qenë e interesuar drejtpërdrejt kisha greke, ndërsa financimet janë mbuluar nga persona të tjerë ndër të cilët përmenden Dhimitros Haxhipolupso, Apostol Arsaqi, Vangjel Zhapa etj. Nuk harrohet të theksohet në këto raste as Kozma Etoliani, një pseudoprift ky që është shpallur edhe -shenjtor- nga grekët, për poshtërsitë e kryera nga ai kundër shqiptarëve.
Ndër mashtimet e tjera të Jorgo Skiadhit në kapitullin në fjalë janë edhe cilësimi -gjirokastritas- i disa anonimëve me emra greke.
Ndërsa si datë e -çlirimit- të Gjirokastrës grekët përmendin 3 marsin 1913, kur ushtria greke pushtoi këtë qytet gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Si kudo edhe këtu përmendet -puna e mirë- e mitropolitëve grekë kundër shqiptarëve.
Himara
Siç edhe pritej Himara quhet nga grekët si -qytet i lashtë grek-, madje kjo lashtësi provohet për ta -qysh nga koha e Bizantit-. Të mjerët grekë ose nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se qysh nga koha e Skënderbeut, një pjesë e mirë e Himarës dhe Labërisë u popullua me mirditorë. Për këtë shkak edhe sot e kësaj ditë ka akoma mbiemra si Gjondeda, Gji{n}pali, etj. Në rastin e Himaras, Jorgo Skiadhi thotë se këtu -flitej greqisht qysh në vitin 1518. Mirëpo Skiadhi duket se nuk para ja ka idenë se si funksiononte sistemi i venomeve në Perandorinë Osmane, kur thotë se më 1684-n -u kërkua nga turqit largimi i himariotëve-.
Tashmë është e provuar se ato tre fshatra si Palasa, Dhërmiu dhe Himara që flasin një greqishte të prishur e kanë këtë pasojë nga propaganda e fortë e kishës greke. Ata ruajnë me besnikëri të gjitha doket dhe zakonet shqiptare. Është për t`u kujtuar se në dasma këndohet shqip dhe në vdekje vajtohet shqip.
Në librin objekt polemike përmendet një fakt interesant në lidhje me financimet për greqizimin e Himarës. Kështu thuhet se në vitin 1770 nga zona e Egjeut kanë ardhur para për qëllimin e sipërpërmendur.
Përsa i takon -figurave- të Himarës libri përmend Spiro Milon{i riu}, i cili është shquar në -revolucionin grek të 1821-it- dhe Spiro Spiro Milon{i vjetri}, i cilësuar edhe si -kapiten Buas-, dhe që njihet si një ndër ish ushtarakët e ushtrisë greke që dogjën jugun e Shqipërisë dhe që shpalli pas Jorgji Zografit -autonominë e Himarës-.
Spiro Spiro Milo nuk ishte grek, por një grekoman i zellshëm. Masakrat e kryera nga ai janë të njohura në mbarë Evropën dhe për to ka shkruar gjerësisht edhe shtypi evropian i kohës.
Ajo çka ia vlen të kujtohet në rastin e Himarës është fakti se agjentura greke ka vepruar në vite të ndryshme mjaft fort në zonën e Himarës. Kështu në Arkivin e Shtetit gjenden mjaft dokumente që vërtetojnë këtë veprimtari.
Kështu për shembull në vitet e Luftës së Dytë Botërore, -elementë me ndjesina të teprueme grekomane- në zonën e Himarës kanë qenë: Milo Spiro Milo, Savo Llazari, Kozma Kalleshi, Jorgji Guma, Spiro Çiriçi, Qimo Çiriçi, Jorgji Skura, Milto Kalushi, Janaq Gjoni, Gjik Kokaveshi, Jorgji Abdruçi, Damiano Bollano, Ilia Likoka, Pipi Sima etj.{shih një dokument të Arkivit të Shtetit të publikuar në librin e Albert Kotinit -Tre gurët e zes në Prevezë-, vëllimi i dytë, faqe 991-992}. Në këtë informatë rezervante njoftohet kuestura e Vlorës se personat e mësipërm ishin -elementë me ndjesina të teprueme grekomane-.
Saranda
Edhe Saranda është quajtur -vend i shenjtë i Vorio - Epirit-. Në të gjitha përmendjet grekët thonë për këtë qytet -Shën-Saranda-. Sipas tyre ky emër lidhet me martirizimin e 40 ortodoksëve të cilët kanë ngritur një kishë në një zonë të qytetit. Në këtë kishë paska pasur edhe 40 ikona që i korrespondonin -40 martirëvë-.
Edhe për këtë qytet Jorgo Skiadhi thotë që ka pasur vetëm grekë. Si zakonisht Skiadhi nuk bazohet në asnjë material në pohimet e tij. Ndërsa në një foto të librit përmendet si -argument- i fortë ngritja e -flamurit të Vorio - Epirit- në Sarandë nga ushtria greke në vitin 1913, ku para këtij -evenimenti- duken disa andartë, një fëmijë i marrë përdore dhe një prift ortodoks që ashtu si edhe shokët e tij, kurrë nuk ka bërë punët e Zotit, por ka trazuar shpirtrat e deleve të perëndisë.
Është për t`u kujtuar se në vitin 1938 emri i Sarandës u bë Zogaj, një vit më pas Porto Eda dhe në vitet e regjimit komunist u rikthye emri i parë.
Përmeti
Duke përmbledhur edhe zonat përreth, edhe Përmeti quhet për grekët -pjesë përbërësë e Epirit grek-. Në këtë shkrim nuk përmenden shumë gjëra, por theksohet se Apostol Arsaqi ishte nga Hotova e Përmetit dhe ishte një -vorio-epirot i shquar-. E ashtuquajtura -lashtësi bizanine-, është përdorur si edhe në rastet e tjera pa ndonjë efekt mbresëlënës.
Duke qenë se Apostol Arsaqi ka qenë grekoman dhe jo grek, është rasti të ritheksojmë dëmin e madh që pëson Shqipëria nga hapja e kolegjit me të njejtin emër në Tiranë. Nuk është normale që figuara e një njeriu që vlerësohet nga të gjitha organizatat -vorio-epirote-, të jetë simbol i shkollimit në mes të Tiranës. Për një fakt të tillë nuk mund të heshtet, aq më tepër kur vihet re se qëllimet e shkollave të tyre janë qëllime asimiluese dhe helenizuese.
Grekët manipulojë edhe vrasjen e gjeneral Telinit.
Libri në fjalë në një kapitull të tij, vrasjen e gjeneral Telinit{ndodhur më 23 gusht 1923} e fut vetëm në kanalet e armiqësive italo - greke. Vrasja e gjeneralit është pasqyruar edhe me dy fotografi të bëra pas vrasjes, ku duken qartë trupat pa jetë të gjeneralit dhe ndihmësve të tij. Sipas historianit grek Vakapolus -Telinin e vranë njerëz të panjohur-. Ajo që i intereson më tepër palës greke në këtë rast është theksimi i armiqësisë italo - greke. Është për t`u theksuar se Komisioni i Kufijve pati mbërritur në Shqipëri qysh prej vitit 1922 dhe ishte i përbërë nga përfaqësues të fuqive. Ky komision kishte filluar nga puna për përcaktimin përfundimtar të kufirit greko - shqiptar dhe ishte në përfundim të misionit të tij. Për shkak të paanësisë së Telinit, shtypi grek pati filluar një fushatë mjaft agresive ndaj tij duke e akuzuar si të -paanshëm- dhe -proshqiptar-. Për këto arsye ai u vra nga grekët në shenjë hakmarrjeje për punën e tij.
Vrasja e tij shërbeu për rritjen e tensionit midis Italisë dhe Greqisë. Italia bëri një bombardim simbolik mbi Korfuz, i vuri kusht palës grek gjetjen dhe dënimin e kriminelëve, i kërkoi asaj 50 milion lireta dëmshpërblim dhe një paraqitje të flotës greke para asaj italiane. Pas kësaj Italia e pushtoi ushtarakisht ishullin e Korfuzit. Me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, Greqia i pagoi Italisë 50 milion liretat dhe organizoi ceremoninë e përcjelljes së trupave të të vrarëve nga porti i Prevezës për në Itali.
Në shtator 1923, Italia u tërhoq nga Korfuzi, por çështja e Telinit nuk duket se u mbyll pa probleme. Të paktën Musolini këtë do ta shrehte edhe pas 17 vjetësh kur kjo çështje dukej si e harruar.
Ndërsa grekët në historinë e tyre pasi e shmangin veten e tyre nga ky krim nuk harrojnë të ekspozojnë trupat e viktimave në çdo libër të tyrin si duket për të treguar -trimërinë- siç dinë ta tregojnë grekët.
Intermexo historike
Ngjarja e rëndë e vrasjes së gjeneral Telinit u njoftua menjëherë në Këshillin Kombëtar të Shqipërisë. Kryeministri Ahmet Zogu mbajti këtë fjalim në Këshill:
-Me idhnim të madh po u jap lajmin për nji ngjarje të shëmtueme e tepër të poshtme që ka ndodhë në Greqi. Para tri ditëve komisioni i kufijve duke ardhur nga Janina në Gjirokastër pati nji rrezik pse kryetari i këtij komisioni, gjenerali italian z. Telini u vra bashkë me shokët e tij. Tue dalun prej Janine ma i pari automobil ishte ai i komisionit shqiptar. I dyti i komisionit italian dhe i treti grek. Mbas udhëtimit prej 54 km nga Janina kur arritën në Zep, automobili i komisionit shqiptar kaloi kët vend, ndërsa ai i komisionit italian ndalohet e vriten gjenerali, nji major doktor, nji toger adjutant, nji ushtar, shoferi e nji shqiptar. Pas kësaj ngjarjeje kaloi komisioni i Greqisë pa pasë asnji ngjarje, vijoi e shkoi në Gjirokastër. Përmbi këtë janë përhapur lajme të këqija, të cilat qeveria e populli shqiptar i përgënjeshtrojnë e protestojmë rreptësisht pse në tokën shqiptare, në ato anë nuk ka asnji bandë. Pos kësaj z.gjeneral Telini ka qenë mik i popullit shqiptar dhe i ka përkrahë me paanësi të drejtat e tij. Qeveria e populli shqiptar kanë marrë pjesë në hidhënimin e madh që ka sot qeveria e populli italian-.
Pas fjalës së kryeministrit e morën fjalën deputetët Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ali Këlcyra dhe Vissarion Xhuvani. Të gjithë këta dënuan aktin e shëmtuar dhe lanë të kuptohet se kjo ishte punë e Greqisë për interesat e saj.
Në shenjë respekti për emrin e Telinit, Këshilli Kombëtar i Shqipërisë ndaloi punimet për 24 orë...
-vijon-
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|