Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > A eshte zbuluar deri me tash ndonje shkrim ilir
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

A eshte zbuluar deri me tash ndonje shkrim ilir

4. A ËSHTË ZBULUAR DERI MË TASH NDONJË SHKRIM ILIR?

Deri vonë është besuar se i vetmi tekst në gjuhën ilire gjendet në një unazë e cila është gjetur në nekropolën e njohur te kalaja e Dalmaces afër Shkodrës. Është konstatuar, megjithatë se ai tekst është lexuar gabimisht dhe se ai në realitet, është një tekst në gjuhën greke nga koha bizantine. Kështu u hodh poshtë iluzioni që ka ekzistuar se ilirët para okupimit romak kishin bërë së paku përpjekje të shkruajnë - qoftë edhe me shkronja greke - gjuhën e tyre amtare. Kohëve të fundit këtij “mbishkrimi të vetëm ilir” iu bashkuan edhe tri të tjera, për të cilat disa nga arkeologët dhe linguistët janë të mendimit se dëshmojnë për përpjekjet individuale, të izoluara që të përdorin shkrimin si mjet komunikimi. Një mbishkrim i tillë në monedhat “barbare” të shek. II para erës së re. Fjala është për legjendën e shkruar me shkronjat e alfabetit të atruskëve të veriut që përbëhet vetëm nga një fjalë - nga emri i sundimtarit lokal Sothenes. Në vitin 1963 gjatë hulumtimeve të vendbanimit të madh Pod te qyteti Bugonja është zbuluar një enë qeramike e shek. VI para erës së re, rreth buzës së epërme të së cilës janë vizatuara disa shenja. Ka mendime se ato shenja janë të alfabetit grek të periudhës paraklasike. Ndonëse nuk mund të përjashtohet mundësia se ilirët kanë përdorur alfabet për shkrimin në gjuhën e tyre amtare, njohuritë e deritashme të materialeve arkeologjike lënë pak shpresë se një shkrim i tillë do të gjendet ndonjëherë.
Por, cilët janë argumentet?
Ekzistojnë 2 lloje të argumenteve, me karakter gjuhësor dhe etnografik:
Argumente GJUHËSORE:
Emrat e vendeve që shpjegohen me fjalë të shqipes së sotme: Dalmatia, Delmatia (shqip dele); Dardania (dardhë); Ulqini (ulk), Dimale (dy male) etj.
Emrat e personave dhe fiseve janë ruajtur gjallë edhe sot, si: bardus, Barduli (Bardhi); Bato, Dasius (Dash) etj.
Emrat e shumë e dhe lumenjve shpjegohen me ligjet fonetike të shqipes dhe dëshmojnë për vijësiminë e iliro-shqiptare: Naissus – Nish; Scupi – Shkup; Lissus – Lesh>Lezhë; Drinus – Drin; Dyrrachium – Durrës; qytetevDrivastum – Drisht; Scardus – Shar; Astibo >Shtip etj.
Disa fjalë që gjenden në gjuhët klasike latine dhe greke, shpjegohen nëpërmjet shqipes, dhe duhet të jenë ilirizma: në latinisht: bardias < barsë; mannus < mëz; lama < lëmë etj.; në greqisht:
diza >dhizë>dhi; laros (pulëbardhë) > larë etj.
Argumente ETNOGRAFIKE:
Tiparet e lashta rruhen edhe në mitologjinë shqiptare : në gojëdhëna, legjenda
Punimet në argjend në Shqipërinën veriore, janë motive që i gjejmë edhe në periudhën ilire.
Xhubleta që veshin gratë e Malësisë së Madhe, në trajtë këmbane e gjejmë te një figurë prehistorike e gjetur në Mikenë të Greqisë së Vjetër.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Nëntor 2003 20:57
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dido
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 46

Plloshtan dihet qe gjuha ilire ka ekzistuar dhe eshte folur por ama nuk kam lexuar apo degjuar qe si gjuhe te kete qene e shkruar sepse ne gjithmone kemi qene nen drejtimin e grekeve e romakeve.Gjuha ilire flitej ne jeten e perditshme por gjuhe zyrtare ishte ne fillim greqishtja e me pas latinishtja sepse edhe tek romaket deri ne nje periudhe gjuha e shkruar ishte greqishtja.Pastaj po ta shohesh gjithe jugu ne antikitet ishte mbushur me ndertesa greko-romake.

__________________
ti shqiperi me jep nder,mejep emrin
shqipetar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Maj 2004 17:59
dido nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dido Kliko këtu për të kontaktuar me dido (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dido Shto dido në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dido në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 04/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Po.....

Eshte shkruar por shkrimi ka qene cirilik,me vone do ju bi disa fakte.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Qershor 2004 03:29
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BETERRI Kliko këtu për të kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BETERRI Shto BETERRI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BETERRI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shaban_qosja
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 25/08/2003
Vendbanimi: Paris
Mesazhe: 371

Hemo Beter po na i sjell ato shkrimet ti apo jo.

Nuk besoj te jene me shkronja cirilike sepse sllavet kane ardhur shume vone (shekulli i shtate me duket) .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Gusht 2004 05:18
shaban_qosja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shaban_qosja Kliko këtu për të kontaktuar me shaban_qosja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shaban_qosja Shto shaban_qosja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shaban_qosja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Shkrimi Ilir

Shkrimi Ilir egziston edhe sot,por,ai eshte i fshehur.
Ne Vatikan,kane gjetur nje faksimile e cila thote : Letra erdhi e shkruar ilirisht.
Pra eshte fjala per dike ( nje figure ilire ) dhe nga kuptimi i letres del se dikush tjeter ka cituar letren ilire me superioret e tij.
----------------

Pse fshihet shkrimi ilir ?
Ketu ka shume arsye... sepse do te rrokullisen poshte shume gjera dhe politika boterore e 100 vjeteve te fundit ka arsyet e saja te mbaje ekuilibrin.
------------------------
Shkrimi ilir nuk ka qene aspak cirilik.
Shkrimi ilir ka qene komplet i vecante.
Egziston mendimi se iliret kane lexuar nga e djathta ne te majte,gje e cila nuk ndodh me shkrimi cirilik.
Dijenia jone arrin deri ne disa shekuj p.e.s. por,iliret jane shume...shume me te vjeter se kjo date ku arrin edhe dijenia jone per ta.
Ne te gjithe Ilirine te dashur zoterinj, valle nuk pati nje poet,nje mjek,filizof,astronom etj.etj.
Eshte e pa mundur te mos kete patur njerez te tille qe jane pjestare ne cdo popull,por....KU JANE EMRAT E TYRE SE ??????
Pra,a bindeni qe historia eshte e fshehur ?
Rrespekte
Kontinenti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2005 00:31
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Re: Po.....

Citim:
Po citoj ato që tha BETERRI
Eshte shkruar por shkrimi ka qene cirilik,me vone do ju bi disa fakte.


shkrimi cirilik lidhet me sllavoshten e vjeter dhe eshte nga shekulli i shtate i eres sone kur gjuha liturgjike e kishes se bizantit pervec greqishtes u be edhe ne gjuhen qe flisnin sllavet e ardhur. dhe cirilik ka ardhur nga Cirili qe se bashku me Metodejin kane bere te krishtere popullsine sllave. madje deri ne moravi.

Ilirishtja mesa di une nuk ka qene e shkruar dhe eshte ruajtur vetem ne viset malore ne menyre gojore prandaj mendohet se gegerishtja eshte shqipja e paster.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2005 00:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dido
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 46

O Kontinenti ku i ke lexuar keto qe shkruan ti?

__________________
ti shqiperi me jep nder,mejep emrin
shqipetar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2005 18:23
dido nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dido Kliko këtu për të kontaktuar me dido (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dido Shto dido në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dido në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Didos..

O Dido,pse te duken te habitshme ty ato qe kam shkruar une ?
Asgje nuk eshte shkruar per te mbushur nje faqe te vogel te forumit.
Po t'i besh analize historise,ajo ka shume njolla te erreta ne lidhje me ne shqiptaret. Pra ne qoftese zhduken evidencat dhe faktet etj.etj. ajo qe nuk mund te zhduket kurre eshte ANALIZA.
Te kujtoj Dido se planeti i nente u gjend vetem me ane te llogaritjeve dhe jo me deshmine qe ka emrin teleskop.
Pra ne kete rast llogaritjet bejne pjese ne konceptin ANALIZE.
Tani...se ku i kam lexuar une..kjo eshte nje tjeter ceshtje.
Jemi si femija qe nuk njeh prinderit e tij dhe , nuk di mire se cili eshte.
Rrespekte
Kontinenti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2005 18:47
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dido
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 46

O Kontinenti une studioj arkeologji dhe keto qe shkruan nuk me duken te habitshme,gjithashtu e di shume mire qe historine tone e dine me mire te huajt se ne dhe e sjellin si te duan.Une pyeta thjesht sepse jam kurioze dhe me intereson shume.
respekte Dido!

__________________
ti shqiperi me jep nder,mejep emrin
shqipetar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2005 19:18
dido nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dido Kliko këtu për të kontaktuar me dido (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dido Shto dido në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dido në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Didos..

Dido...meqe studion arkeologji (pasioni im i zhuritur)une vetem nje pyetje do te te bej.
E dashur Dido...kush e ndertoi kalane e Shkodres ?
Perrallen me Rozafen , une nuk e besoj.Ajo perralle e bukur eshte thjeshte nje servirje per te mbuluar te verteten.
Perseri hidhemi tek ajo qe thashe me lart...tek ANALIZA.
Nen-pyetje.
1) Kush financoi per kalane?
2)Kush ishte arkitekti?
3)Pse e nderutan?
4)Nga cili armik kishin frike ndertuesit e saj?
Nje kala ,mbi te gjitha ka per qellim mbrojtjen.
Me tre vellezer te perralles nuk ndertohet ajo kala,qe mjerisht nuk e kam vizituar,por,me kane thene se ka edhe shume labirinte nentokesore.
5)Per sa vite vazhdoi ndertimi i kalase?
6)Kush e inauguroi kalane?
Po ta kisha vizituar kalane e Shkodres,ndoshta do te kisha nje ide me te sakte mbi menyren se si kane menduar ndertuesit e saj qe 2600 vjet me pare.
Pra e dashur Dido,neser do te dalesh arkeologe,por,kurre mos harro analizen,sepse me copra te vjetra bakri ,bronxi e balte nuk do ta gjejshe te verten ne punen e ardhshme qe do te besh.
Mbi perrallen e Rozafes,kam te drejten te pyes : Kush e serviri kete perralle?
Cili eshte ky armik kaq i holle qe lufton me menyra kaq fine kudra nesh?
Rrespekte
Kontinenti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2005 20:10
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > A eshte zbuluar deri me tash ndonje shkrim ilir

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.