kotka
.....
Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Sa e apasionuar jam mbas ketyre mineraleve, dikur i shihja dhe i sodisja sikur te ishin diamante, i prisja ne fije te holla i shihja ne mikroskop, i ndaja, i thermoja, i sitisja, i analizoja, i studjoja, por c'e do gjithe ky pasion i mbeti te kaluares. Emigracioni na integroi ne te tjera pasione.
Ja ashtu me vijne tani te gjitha neper mendje shkembinjte bazalte, granite, sedimentaret, konglomeratet, magmatiket, gelqeroret etj, etj. Format e ndryshme te kristaleve eksagone, oktagone etj, etj c'gjyra qe kishin, askush nuk di se c'fsheh nje cope e vogel guri, eshte nje materie dhe nje bote e tere. Sa me ka pelqyer gjeologjia dhe cdo gje, qe kishte te bente me kerkim dhe zbulim, ndihesh sikur cdo dite je ne kerkim dhe krijim te perhershem...
Sa me mungojne keta gure, qe dikur i dashuroja me aq pasion dhe nostalgji.......
Mu kujtuan malet e Kukesit, Tropojes, Mborjes dhe Drenoves, kur i shetisnim pa u lodhur ne ekspeditat tona pa mbarim....
Cdo te thote te studjosh token e vendit ku ke lindur dhe je rritur, te duket sikur e perpin ashtu te gjalle me mall dhe uri.....
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|