Rrugaejetes
Anetar i ri
Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19
|
Pershendetje perseri 'Cedrus'
Me vjen keq qe e ke filluar te paragjykosh
Une nuk dua te tremb aspak dhe asnjeri. Une po them te verteten e shkruar ne Bibel. Dhe ndonjehere e verteta nuk na pelqen.
Ti refuzon ta besoh ate, eshte zgjedhja jote, por te lutem te jesh i duruar te lexosh gjithe historine per te patur nje kendveshtrim me te qarte:
Ti je perqendrua te pjesa e pare te asaj qe une kam thene.
Qe jemi mekatare, dhe une besoj qe ti e di se ne jemi mekatare dhe se nuk ka asnje te persosur
A ben ndonje mekat ti apo jo? Bibla thote PO
Per shkak te mekatit ne jemi te ndare nga Zoti i Shenjte.
Ketu je perqendrua ti
Dhe nuk po i ve rendesine e duhur pjeses se dyte dhe me te rendesishme.
Bibla thote: Zoti eshte Dashuri
Dashuria e Tij eshte kaq e madhe, sa mendja jone nuk mund ta konceptoje dot, lartesine, gjeresine, gjatesine edhe thellesine e Dashurise se Krishtit.
Ajo ku une u perqendrova eshte DASHURIA.
E perseris edhe nje here qe te jete e Qarte. DASHURIA
Jemi ne forum, dhe ajo qe kam thene mund te jete dukur pak e thate apo ku ta di une. Por po te flisnim personalisht dhe te flisnim me gjere e gjate, nuk do te kishe kete mendim...
Une po te them qe Perendia te Do shume Ty, Perendia me do mua, dhe Perendia do cdo person ne kete bote.
Bibla thote qe Zoti krijoi gjithcka. Ai krijoi burrin dhe gruan. Ne Bibel na thuhet qe Zoti shetiste me njeriun ne kopshtin e Edenit.
Zoti eshte Dashuri dhe donte te ndante dashurine e Tij me njerezit dhe qe njerzit ta donin Ate.
Zoti e krijoi njeriun sipas imazhit te vet, dhe e krijoi me vullnet te lire.
Por Njeriu zgjodhi te rebelohej dhe mekatoi ndaj Perendise.
Ja perse ndodhemi ne nje bote me vuajtje dhe dhimbje, per shkak te zgjedhjes dhe rebelimit te njeriut.
Menjehere pasi njeriu mekatoi, Zoti i premtoi gruas qe nga fara e saj do te lindte shpetimtari. Profeci kjo qe u realizua me Krishtin.
Zoti zgjedh nje popull, popullin e Izraelit, nga i cili do te vinte shpetimtari. Dhe i jep ketij populli, ligjin, dhe sakrificat qe duhej te benin.
E gjitha kjo ishte parapergatitje se cfare do te ndodhte ne kryq.
Sakrificat e kafsheve tregonin dhe drejtonin te sakrifica qe do te ndodhte ne kryq.
E gjithe Dhjata e Vjeter shikon perpara, ne pritje te shpetimtarit. u thane shume profeci, si psh: nga profeti Isaia (700 vjet para Krishtit) ku tregonte me hollesi se si Shpetimtari i botes duhej te vuante per mekatet tona. Keto profeci u permbushen me Jezusin.
Ne kohen e duhur, Jezusi, Zoti Krijuesi i gjithckaje, la lavdine ne qiell dhe vjen ne toke.
"I cili eshte pse ishte ne trajte Perendie, nuk e cmoi si nje gje ku te mbahej forte per te qene barabar me Perendine, por e zbrazi veten e tij, duke marre trajte sherbetori, e u be i ngjashem me njerezit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashteme posi njeri, e peruli vetveten duke u bere i bindur deri ne vdekje, deri en vdekje te kryqit. ( Filipianet 2 : 6 - 8 )
Jezusi erdhi ne toke me nje mision te vecante, per te pajtuar njerezit me Perendine. Ai ishte Paqebersi.
Ai e dinte se do te vdiste ne kryq, e nuk u zmbraps, por i shkoi ne deri ne fund.
Kryqezimi ishte forma me e ashper e denimit me vdekje nga romaket. Ai u tall, u sha , u pershty, u godit me kamzhik, i vune nje kurore me gjemba ne koke, dhe u kryqezua per disa ore.
Pse e beri kete Ai. Per shkak te Dashurise. Ai duhej te bente kete sepse ishe menyra e vetme qe te pajtoheshim me Perendine.
Jezusi mori ndeshkimin tone, dhe ne jemi te lire nga ndeshkimi. A e kupton qe nuk ka me ndeshkim me per ne njerezit sepse Jezusi u ndeshkua njehere e pergjithmone per ne.
Kur ishte atje ne kryq, Jezusi tha: "Fali o At, sepse nuk dine cfare bejne" Edhe pse ata e gzhduan, ai i fali ata.
Ai tha ne fund: " U KRYE"
Plani i shpetimit nga Perendia ishte realizuar.
Tani njeriu mund te vinte te Perendia personalisht, pa nevojen e ndonje kurbani apo sakrifices te ndonje kafshe.
Dhe Ai u ringjall pas tre ditesh.
Vete Zoti vjen dhe merr mekatet e tua, vdes ne vendin tend, per shkak te dashurise, per shkak te dashurise qe kishte per Ty dhe per mua.
dhe ti me flet mua per tmerre, denime, kur Zoti i mori te gjitha vete ato ne kryq, ku Zoti mori vendin tend nga Dashuria qe kishte per Ty dhe per mua,
A nuk e kupton qe i gjithe thelbi ketu eshte Dashuria. Zoti eshte Dashuri dhe dhe jeten e vete per ne.
Qe ne te KEMI NJE MARREDHENIE PERSONALE DHE TE GJALLE ME PERENDINE E GJALLE !
A nuk mund te kuptosh qe Zoti eshte burimi i paqes dhe Dashurise, dhe kjo u tregua ne kryq.
Jezusi tha:
" Ejani tek une, ju te gjithe te munduar dhe te renduar, dhe une do t'ju jap clodhje"
Dashuria ishte thelbi i gjitheckaje.
Jezusi tha:
"Duaje Zotin me gjithe Zemren tende, me gjithe mendjen tende dhe me gjithe forcen tende."
Ai tha prape:
" Duaje te afermin tend porsi vetveten"
Por ai nuk ndaloi ketu:
Ai tha:
"Duajini armiqte tuaj, lutuni per ata qe ju pendjekin, dhe bekoni ata qe ju mallkojne"
Si mund te me akuzosh per tmerre kur ajo qe po perpiqem te them eshte se Ti mund te kesh nje marredhenie personale me Zotin.
-----
Ti deshiron te ndjekesh fene tende. Vazhdo je i lire te zgjedhesh
E gjitha kjo qe kam thene bazohet ne Bibel. Mos me beso mua, besoji Bibles.
Bibla thote: Jezusi eshte Zot, kush tjeter nga udhehqesit fetare pretendoi se ishte Zot?! Ajo thote: se Ai eshte e vetmja rruge per te Perendia. Kete thote bibla, miku im i dashur, nuk e them une. Ja nje varg per kete:
"Dhe asnje tjeter nuk ka shpetim, sepse nuk ka asnje emer tjeter nen qiell qe u eshte dhene njerezve dhe me ane te te cilit duhet te shpetohemi" (Veprat e Apostujve 4:12)
Nuk te shpeton kisha miku im i dashur, nuk te shpeton kisha katolike, as kisha ortodokse, as kisha protestante , por vetem nese ke nje marredhenie personale me Jezusin dhe tia kesh dorezuar jeten dhe zemren tende atij.
--> Ti nuk do qe ta pranosh kete, eshte zgjedhja jote.
Ti je i lire te refuzosh ose te pranosh, eshte me deshire.
Per sa i perket djalit ne termet. Une besoj se Zoti eshte i DREJTE. Dhe ne nuk kemi te drejte te akuzojme apo te gjykojme Zotin. Sikur ne te jemi ne rolin e gjykatesit dhe Zoti ne bangen e te akuzuareve.
Te kerkoj ndjese nese kam qene ndopak i ashper
Te lutem lexo edhe njehere historine "Ftese e vecante" sepse thelbi i saij eshte Dashuria per te tjeret. John Harper jep jeten e vet per te tjeret.
Zoti te Bekofte
Do lutem per Ty
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|