robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Ky krahasim qe ka ngritur ky artikull i lexuar nga shelgu me kujton edhe nje here injorancen teper te jashtzakonshme qe hasim ne mediat perendimore, nga i cili duhet te vije patjeter ky artikull, media keto ne te cilat transmetohen genjeshtra nga me monstruozet, si bie fjala: deri tani kujtohej se toka ishte planeti i vetem ne Univers, por shkenctaret kane zbuluar planetin e pare...
Ky lloj krahasimi eshte si ajo shprehja popullore: njeri i bie gozhdes, e tjetri patkoit. Perse? Ja marrim 10 njerez. Pese prej tyre po themi jane fetare. Tre ateiste, dhe dy akoma te paqarte c'fsheh Universi. Nder keta pese fetare, dy prej tyre (me fytyra kanibalesh) grijne me thika e me pistoleta, si dhe me kalashnikova me dhjetra dhe qindra njerez. Njeri nga 5 fetaret i perkrah dy kriminelet; dy te tjeret i denojne keto. Nga tre ateistet, apo nga ata dy te tjeret e paqarte -nuk luan asnje rol kjo cili prej tyre- i qete dhe me fytyre simpatike ky, sipas urdherit te detyres ushtarake qe ka, shtyp vetem nje suste. Nga shtypja e kesaj suste niset raketa (atomike apo jo atomike) dhe vret nja 1 milion njerez te nje qyteti te banuar.
Tani behet pyetja: kush ka bere me shume krime, keta dy fetaret (radikale) qe kane vite qe grijne njerzit (deri tani nja 1000 veta), apo ky ateisti (apo i paqarti) qe vetem nje here ne jete te tij shtyp nje suste rakete, e cila vret 100 deri 1000 here me shume njerez nga dy te paret? Ajd gjejeni ju! Une nuk e gjej dot, sepse dy te paret jane ne tjeter hemisfere, dhe ky tjetri eshte ne tjeter hemisfere. Pra krahasimi nuk qendron.
Nese dikush do thote se dy fetaret kane bere me teper krime dhe jane me teper kriminele, ne kete rast, midis shume argumentave, mund te sillet edhe ky: njerit nga fetaret kriminele i jepet rasti te shtypi nje suste rakete atomike, e cila do vrase rreth 1 apo 10 milione njerez. Ky, me te marre vesh numrin e banorve dhe, duke e ditur se ne ate qytet ka -sipas pikpamjes se tij- edhe shume njerez te mire, nuk e shtyp susten. Atehere kush na del njeri me kriminel, ai ateisti (apo i paqarti), qe nuk ka zemer te vrasi as edhe nje hardhuce, por i vrau nja 1 milion njerez me raketen e tij, apo eshte ky fetari qe nuk pranoi ta shtype susten e raketes atomike, por qe nga ana tjeter ka vrare me doren e tij (me thike dhe me automatik) me dhjetra njerez? Nga c'kritere do vije pergjigjia? Nga numri i kriminelve? Nga numri i te vrareve? Nga teknika e vrasjes? Nga mundesite hipotetike te vrasjes?
A nuk duket pra problemi (krahasimi) i ngritur krejt pa vlere!?!
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|