Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama?
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama?

Kohe me pare, pata deklaruar se kjo qeveri e Edi Rames ishte e destinuar te deshtonte. Qe ne nisje kesaj qeverie i mungonte realisht shkelqimi i saj. Jo vetem per faj te Ilir Metes.

Tashme qe jane konsumuar tre vite qe kur lindi kjo qeveri dhe shume jane, veshtire se mund te arrije te perfundoje mandatin e saj. Baterite kane skaduar dhe llustra ka filluar te rrjepet si boja e vjeter, apo lekura e pjekur ne diell.


Ne fakt sebepi kesaj rradhe eshte reforma ne drejtesi. Kesaj reforme te gjithe i druhen. Kuptohet se te gjithe jane te perlyer. Frika ne reforme shihet ne mundesine e nje prokurori te arrestoje pa frike politikanin.
Pavarsisht çfare thuhet apo shkruhet ne media se reformen nuk e do ai apo ky. Kjo reforme do te behet.

Ne momentin kur Basha beri deklaraten e rradhes Rama me fodullekun e tij qe e karakterizon deklaroi qe do pranonte çdo propozim te Bashes qe nuk binte ne kundershtim me USA_BE. Reagimi i diplomatit amerikan ishte i menjehershem. Kjo nuk u mireprit nga Meta i cili nuhati se ata mund te ndanin me 50% drejtesine dhe ky dilte i humburi i madh. Ndaj e beri qe te reagonte duke e kercenuar Ramen se mund te prishte edhe koalicionin.


Rama ne kete rast eshte i humburi i madh nga kjo reforme pasi do te duhet ta ndaje me Meten hisen e tij ne drejtesi.
Me vone del Braçe dhe i kujton Metes se egzistojne edhe referendumet popullore. Mirpo tashme kjo eshte e vone dhe data 21 korrik eshte pas tre ditesh.


Gjithsesi kjo qeveri do ike ashtu si erdhi pa shkelqim edhe pse llustruar mire pra e dale boje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2016 01:04
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sa bukur flisni ju poetet, me figura letrare, mure qe merziten, lekura qeverish, rruge qe marrin fryme, etj. Gati gati ngjan si reportazhet e gazetarit tone te ndritur Marin Mema (qe ju befte mikrofoni top ishalla).

Renia e qeverise, nese vjen, eshte pikerisht nga reforma ne drejtesi, pasi Ilir Meta po ndjen seriozisht rrezikun e fundosjes. Prandaj doli papritur te propozoje zgjedhje te reja. Pra, ky nuk eshte sebepi, eshte aresyeja thelbesore pse po kthehet reforma ne kolaps politik.

Se dyti, qeveria e Rames nuk erdhi ne pushtet pa shkelqim. Perkundrazi, mori aq vota sa Sali Berisha nuk i ka marre ndonjehere deri sot, as me koalicion as pa koalicion. Ne muajt e pare te qeverise kishte shume optimizem se do behen ndryshime te mira. Me kohen kjo ndryshoi. Ndryshimi per mendimin tim vjen per dy aresye. E para se dukej nje ore larg cfare do prodhonin zgjedhjet e fundit, kantidate trubosh, kriminele, dhe aleanca te peshtira. Sic i thone fjales, dielli duket qe ne mengjes, dhe kete e pata thene qe para se te beheshin zgjedhjet. Me kohen shume e kuptuan qe vertet parlamenti ishte mbushur me Mark Frroka, kaubojsa, Tom Dosha, etj. Po edhe ne qeveri, vendin e dyte e zuri nje batakci si Koco Kokedhima, mjafton ti shikosh cfare beri me gazeten Shekulli qe te kuptosh sa tru ka Koco per politike. Aresyeja e dyte pse njerezit jane te pakenaqur eshte se shqiptaret jane popull kriminal, nuk durojne dot rregullat, nuk duan ti zbatojne. Qeveria e Rames ka behe hapa gjigande ne fusha te ndryshme qe te vinte rregull, por e ka shtrenguar rripin pa leruar ne anen tjeter. Ekonomia ka rene dhe rregullat qe u vune ne arsim apo ne energjitike nuk sollen me shume mireqenie. Plus qe kjo qeveri si shume te tjera perdorin dhunen dhe jo mirekuptimin ne aplikimin e politikave. Fjala vjen, leshojne urdhra te brendshem per taksa te reja, qytetari nuk kundershton dot taksat, detyrohet te paguaje me cdo kusht, edhe kur fatura vjen gabim.

Ne piken qe eshte tani, Shqiperia ka marre fund si shtet unitar me nje kulture te veten. Pjesa me e madhe e njerezve qe njoh duan te ikin nga Shqiperia. Ne rruge enden alabake e drogaxhinj, me makina lluksi, njerez qe nuk dihet si i bejne parate. Keto nuk i ka krijuar Edi Rama, perkundrazi, ata jane shpresa e fundit e Lul Bashes qe te kthehet ne pushtet. Cdo krim qe ndodh ne Shqiperi PD-ja ferkon duart, dhe nuk do habitesha aspak qe nje pjese e krimineleve te jene prodhim i perjashtimeve nga puna te PD-isteve te dikurshem. Per kete aresye, njesoj si zgjedhjet e fundit, nuk ka asgje te mire nga renia e Edi Rames. Alternativa politike jane te lidhur me krimin akoma me ngushte, madje do vijne ne pushtet fale tyre, kshu qe kane borxhe per te lare...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2016 05:04
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Edi Rama eshte Kryeministri me i madh i gjithe kohrave qe ka pas Shqiperia

Eshte FAT per Shqiptaret qe kane Edi Ramen Kryeminister.


Per te gjithe antaret e forumit. Keni miresine dhe lexojeni:
http://www.gazetatema.net/web/2016/...-ndodhe-para-21

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2016 15:38
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Une jam me Ramen ne kete meselene e drejtesise. Basha po tregon qe eshte njeri i perulur dhe pa nuhatje. Ben politike te vjeter, me tregim force infantile alla-Berisha, ndoshta per te mbrojtur bashibozuket e tij. Nuk nuhat qe kohet po ndryshojne dhe i ka bere nje grope te madhe vetes. Eshte komplet antipatik dhe nuk mer me asnje vote. Plus se c'ka edhe nje bytheze ne mjekerr qe ta shpif. Ndoshta ngaqe i eshte fryre koka, po kjo s'ka lidhje me temen.

Per Ramen. Erdhi ne pushtet me me pak vota se zakonisht (si PS), por ne bashkepunim me Meten, kryehajdutin. Mblodhi gjithe kusaret ku ishin e ku nuk ishin rreth vetes per ca vota me shume. Udhehoqi si nje idiot, me shpate ne dore. Beri ca "reforma" ne parim te drejta, por qe nuk behen me shpate. Nje kocke e ngjitur shtrember nuk mund te thyhet per t'u drejtuar dhe krijoi shume strese sociale. Duhet gradualitet ne cdo gje, por ndoshta gradualiteti nuk ekziston ne konstruktin e tij mendor prej psikopati te dhunshem. Ne fund Meta e la ne balte, nuk ka besnikeri ndermjet hajduteve.

Kurse Meta dihet. Vendin e ka ne burg, nderkohe qe eshte lojtari kryesor ne politike. Shpresojme qe drejtesia te shkoje ne vend sadopak per kete njeri.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2016 17:15
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Kur reforma ne drejtesi po has kaq veshtiresi me nje maxhorance qe thuajse mund ta votoje e vetme, imagjino se si do ishte nese parlamenti te ishte ndare thuajse gjys per gjys!

Nese do behet reforma, ky eshte momenti i vetem sepse zor se mund ti mbledhesh ujqerit edhe njehere dhe ti detyrosh te votojne nje reforme qe neser pasneser mund ti fuse ne burg nese aplikohet sakte!

Gjithsesi, Lulushi eshte teper diletant per te vepruar i vetem ne kete ceshtje. Sfida qe po i ben BE-SHBA te ben te mendosh qe pas tij mund te jete dikush qe ska me cfare te fitoje por ka shume per te humbur nese kjo ceshtje votohet. Dhe cuditerisht eshte ai qe ka qendruar me teper ne heshtje kur dihet mire se si merr zjarr nese do donte te behej qender e vemendjes!

Keta politikane qe kemi e kane treguar qe per popullin nuk i rreh fare dhe i kane bere cdo lloj torture ketij populli dhe ky popull cuditerisht ka duruar! Uroj qe per nje here te vetme, per inat te kundershtarit, te harrojne rolin qe kane ne politike dhe te votojne kete gje!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2016 01:10
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Respekt per shtetin me te fuqishem, mikun e shqiptarve, SHBA

http://www.gazetatema.net/web/2016/...tuesit-politike

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2016 14:13
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Duke pritur Mukjen e dyte.

Ne zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia me e madhe opozitare e kohes e kishte fitoren ne "xhep". Po te lexosh voten e verehet kollaj se Edi Rama nuk frymezonte aspak biles numrat fitues u realizuan vetem ne saje te aleances se njohur te 1 prillit. Socialistet apo komunistet quaji si te duash kane alergji nga koalicionet ashtu sikurse edhe opozitat. Ne mendjen e tyre dhe filozofine e tyre ata duan pushtet te pakufizuar. Ky eshte nje handikap i demokracise qe ata nuk mund ta pranojne ne mentalitetin e tyre qe duhet edhe te bashkqeverisin dhe te pranojne ne debat edhe opoziten. Filozofia e tyre eshte o me ne o kunder nesh, rruge te mesme nuk ka. Ne kete rast nuk funksionon perderisa faktori Lsi eshte jetik per qeverisjen. Per te ardhur ne pushtet pra ata ashtu si parardhesit e tyre u detyruan te gelltisin te gjithe vrerin qe kishin hedhur kuturu kundra Ilir Metes. Ne aparence dukej keshtu, por jo ne popull i cili e kishte te veshtire te pastrohej nga kjo ndotesi sa e ftohte aq edhe e nxehte qe ja kishin servirur. Edhe gazetare te famshem ishin detyruar te heshtin perpara kesaj. Me perjashtim te njerit. Tashme qe jane ne prag te marrjes edhe te gjyqsorit Mukja nuk eshte larg. Nga ana tjeter Ilir Meta duke e ndjere eren e Mukjes shkoi e takoi Bashen. Kjo levizje i tregoi Rames qe edhe nese merr gjyqsorin une te hedh nga pushteti.

Ne vend te epilogut.
Interesant eshte fakti i ndalimit te sulmeve ndaj ministrit te brendeshem dhe sidomos heshtja e Berishes. Keto mendoj se jane disa levizje rezerve ne fushen e shahut politik te kohes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Korrik 2016 02:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Duke pritur Mukjen e dyte.

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Socialistet apo komunistet quaji si te duash...


Une kam pas pershtypjen se ti piktor ke pas me shume tru se kaq. Edhe adoleshentet e lindur dhe rritur pas 1990-es nuk bien ne keto klishera pa kuptim. Madje dhe PD-istet e betuar te viteve 90 nuk bejne me keto batuta. Megjithate, diskutimi eshte ky qe eshte, dhe ndonjehere ndihmon te kuptosh se kur nuk ia vlen te diskutohet.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Korrik 2016 03:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

http://m.youtube.com/watch?v=sp-7U0NDQnI

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Korrik 2016 13:02
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Dua te shoh neser trimat e PD-se se cfare do te bejne.

A do jene aq BURRA e Trima te mos e japin voten.
Davane E kane humbur sido qe te veprojne.

Kriminelet e ndjejne se po i vjen ora t'i vihen byzylyket ne duar.
Te ishja une ne vendin e tyre, me mire byzylyket me Nder(nderim)duke mos e votuar Se sa byzylyket si te dhjere e lapanjoze.
Cfar humori, Ti shikosh Kriminelet ne rrjeshte duke votuar me kembet qe i dridheni.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Korrik 2016 15:38
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:26 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.