agata
idealiste
Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Mos i merni disa gjera sikurse ju serviren...
Ai liber prek e ndryshon historine e Skenderbeut, qe eshte nje nga heronjte tone, e nje nga figurat me te larta, me permasa nderkombetare. Si rrjedhoje, mendoj qe eshte shume e rendesishme para se ta besojme kete deformim te kuptojme intesat reale te mesazhi te ketij libri. Jane ato per te na mesuar te verteten apo per te na e deformuar ate? A ka lidhje ky liber me pasjonin per historine dhe te verteten e saj, apo ka lidhje me antishqiptarizmin?
Me vjen keq e çudi kur lexoj reagime ose nenvleresime si me lart ne lidhje me kete liber, jo sepse jam atdhetare me teper se dikush tjeter, jo se nuk dua te di te verteten mbi Skenderbeun, jo se nuk pranoj te shahen Shqiptaret kur eshte per t'i share, jo se dua te jem e mbyllur ne vend qe te jem e hapur por sepse mendoj qe jemi nje nga te paktet vende qe kemi duruar shume te na shajne, perbuzin e perçajne, Flas edhe per shqiptaret e Kosoves.
Kam kurjozitet te di ,si do reagonin Polaket po ti prekej heroj i tyre, i cili ka jetuar perafersisht ne te njeten epoke me Skenderbeun tone, por qe eshte shume me pak i njohur se ai, por jo Herojte e vendve te tjera nuk guxon njeri ti preke...
Se di pse nje moment m'u kujtua viti i 2005 kur Ismail Kadare ishte kantidat per çmimin "Nobel", u hap nje si tip "web side" me emrat e gjithe konkurenteve. Qellimi ishte qe aty te shkruheshin pershtypjen qe vendet perkatese te ketyre shkrimtareve, kishin per shrimtaret qe konkuronin. Te gjithe shtetasit e vendeve te tjera pa perjashtim flisnim fjalet me te mira per shkrimtarin e tyre, kurse Ne, ishim te vetmit shtetas qe shanim konkurentin tone...! Ky votim nuk e pengoj Ismail Kadare ne 2005, te mare titullin "lauréat du prestigieux Man Booker International.
Kjo qe thashe me lart, nuk ka lidhje me temen por dua te them me te qe neve nuk na ben pershtypje t'a ulim veten, edhe aty ku eshte per ta ngrejtur.
Nuk me eshte dukur kurre e çuditshme qe Skenderbeu, te kishte nje trup te madh, sepse ishte katolik, dhe ne kemi akoma proven ne ditet tona qe katoliket e veriut qe nuk u perzine me racen turke, te jene nga 2 metra njerez, nejse.
E verteta e historise se vendit tone eshte e mirepritur, cilado qofte ajo, por te verteta si ato qe qarkullojne ne europe, ku thuhet se Kosovaret luftuan per te mbrojtur fene, kur ne realitet luftuan per trojet e liri e tyre... Jo.
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|