arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Citim: Po citoj ato që tha Piktor
Nqs arturm mund te shkoje me pushime verore une nuk mundem.
Nderrmarja ku punoja me pare iku per lesh. Kriza ka mberthyer keq kendej nga ne dhe njerzit nuk shpenzojne si me pare. Tani kam nje kontrate te perkohshme e punoj me turne. shpresoj ta rinovoj e ndoshta te me punesojne pa nderprpreje arturm. Nderkohe gjate kohes qe isha ne asistence (mobilita) kam bere pune te ndryshme si prashitje, vjelje bizelesh, kungujsh etj, kam ngarkuar kamione me dru etj. Keq si te vejne punet ne gusht nese nuk me rinovojne kontraten do punoj ne bujqesi apo pres dru, sa per te ngrene nje cope buke.
Ne Shqiperi nuk kam prona vetem nje apartament ne kat te trete e nje garazh te vjeter.
Sala mire e keq e mbylli kapitullin e vet. Nese Edi Rama mund te justifikohet per veprat e Berishes ky justifikim nuk mund te zgjase tere jeten.
Edi Rama ka te gjithe mundesite egzekutive dhe legjislative te kryeje reforma te thella e te realizoje programin e tij. Asnje nga keto qe permende ti nuk bien ndesh me programin e tij.
Nderkohe ngaqe nuk me sheh shpesh ne linje apo aktiv kjo nuk do te thote se nuk jam por jane problemet qe kam sipercituar.
Psh sapo jam kthyer nga puna, nese nuk do kishe shkruar ti aktualisht kete teme , edhe kjo nate do kishte shkuar sikurse te tjera.
Faleminderit qe me dhe mundesine te shkruaj diçka.
Edi Rama nuk mund te justifikohet me veprat e Berishes, normal. Mbi te gjitha ka (duhet te kete) nje maxhorance "bulgara" keshtu qe, qe diten e pare te punes nuk ka justifikime.
Shpresojme per mire.
Me vjen shume keq qe te paska prekur kriza, e di mbi kurrizin tim cfare do te thote. Por, po me lejove do te jap nje keshille:
Shpesh here ky tip "fatkeqesish" kthehet per mire. Ne kuptimin qe, ate qe ke pasur deshire/objektiv ta besh (ne kuptimin e nje ndryshimi), por qe "stepja" ose "rehatia ekonomike e castit" nuk te kane lene ta realizosh, mund ta besh tani "nga halli".
Mendoj se eshte kuptuar ketu qe une nuk kam ndonje "dashuri" te forte per Italine, prandaj po te them, HIDHU e leviz. Nuk e di a je i martuar apo me femije, dmth "me rimorchio" sic themi ne, por eshte momenti qe te levizesh. Ik ketej dhe hidhu ne ane tjeter.
Shqiperine mendoje mire se, edhe pse iku Saliu nuk do behet parajse . Shtepine e paske, por po nuk pate nje zanat (te fituar ne Itali) qe te hapesh pune per vete kot kthehesh, ose do shpresosh ne nje pune ne shtet (me parti) por ku nuk ke asnje lloj garancie.
PO KE "FTESA" NGA ANGLIA NISU QE NESER PIKTOR, NUK KEMI TE ARDHME NE ITALI. Dhe nuk flas per te ardhme per ne, se u pa puna jone, do perballojme c'do lloj pune, por flas per femijet tane qe po i "iludojme" qe do jene te barabarte mes te barabarteve (personalisht shpresoj tek zoti qe neser djali im mos me thote "o baba po cfare me bere qe me le ketu")
Natyrisht keto qe te thashe varen edhe se si je me dokumenta (se nuk iket me ne klandestinitet), etj.
Mua ketu, sinqerisht, me ka lidhur kembet shtepia me kredi, qe po ta shes humbas gjithe kursimet (kriza ja ka ulur vleren me aq sa kam futur une si kapital), PA DO KISHA IKUR NATEN, JO DITEN.
Te uroj gjithe te mirat
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|