Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > A eshte e drejte mungesa e lirise ndaj vajzave ne Shqiperi? Vlerësimi i Temës: 4 votime, mesatarja 4.75.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
juliana
Anetar i ri

Regjistruar: 05/03/2003
Vendbanimi: durres
Mesazhe: 15

Question

a eshte e drejte...........

a eshte e drejte qe shumicat e vajzave sa shkojne 13 - 14 vjece mbyllen ne shtepi,dhe nuk i lejne prinderit qe te dalin me shoqerine dhe as qe behet fjale per te shkuar ne ndonje ditelindje.
kjo i detyron disa qe te braktisin shtepine dhe ate liri qe nuk e gjejne prane familjes se tyre ta gjejne ne rruge. kush ka te drejte ne kete rast prinderi apo femija???

__________________
jeta eshte nje vrapim me pengesa nga marteniteti e gjer ne varreza

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2003 17:17
juliana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të juliana Kliko këtu për të kontaktuar me juliana (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: juliana Shto juliana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto juliana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tema e prekur nga Juliana eshte nje nga me te rendesishmet ne shoqerine shqiptare. Une mendoj se komplet edukimi i femieve ne Shqiperi behet pa llogjike dhe pa respekt per vete femijen. Mendoj se kjo eshte aresyeja kryesore e shkaterrimit te vendit tone dhe distances e krijuar mes brezave.

Po, po, nuk e percaktoj aresyen e shkaterrimit ne nje politikan apo nje tjeter. Po ta mendoni pak thelle "lufta civile" e vitit 97 dhe fenomenet e alabakeve, shfrytezimit te prostitucionit etj kane ardhur si rrjedhoje e carjes mes brezave.

Edukimi i semure shqiptar ka si shtylle faktin qe femija eshte me i vogel dhe duhet ti bindet prindit. Kjo sjell femije qe edukohen me dhune deri ne moshen adoleshenciale dhe ne ate moshe "shperthejne" per tu bere femije te pabindur, ose per t'ju kundervene prinderve.

Shume do te thone se nuk eshte e vertete qe ndodh gjithmone keshtu. Une jam dakort, nuk ndodh gjithmone keshtu, por problemi nuk qendron tek veprimet e femijeve, por tek psikologjia. Nje edukim i sforcuar nga prinder restriktive sjell nje ndarje te perhershme mes prindit dhe femijes. Femija nuk do ta konsideroje kurre shok prindin, dhe sigurisht do gjeje bashkemoshatare qe jane shoke me te mire. Ne keto kushte mungon ajo shtylle e rendesishme qe ben nje femije te ece i sigurte ne jeten e tij, mbeshtetja familjare.

Shpresoj deri ketu te me keni kuptuar. Veren qe kaloi me rastisi te shikoj nje emision televiziv ku ishin bashkuar rreth 4-5 psikologe dhe diskutonim per femijet. E pra me erdhi per te vjelle per ata psikologe qe kemi ne Shqiperi. Njeri prej tyre llogjikonte keshtu:
"Te rinjte shkojne neper diskoteka. Aty ndodh qe ka edhe njerez te armatosur. Po ashtu ndonjehere edhe zihen mes tyre dhe nxjerrin armen per te vrare. Ku e di une qe vajza ime nuk ha ndonje plumb qorr ne ate mish mash gangsteresh? Prandaj une nuk e le fare vajzen time te shkoje neper diskoteka. Edhe kur bejne festa sigurohem mire per ambjentin ku do shkoje."

Sic e shikoni ky qe e quan veten psikolog gjate gjithe diskutimit ndoqi nje fill llogjike qe nuk preku ne asnje vend deshiren e vajzes se tij. Ndoqi vetem mendimin e vet pa u preokupuar te respektoje dhe vajzen. Ky "psikolog" per mua eshte nje idiot. Eshte pak e mundur qe ky psikolog te jete profesional, me duket me shume nje prind i rrjedhur sesa nje psikolog.

Ku dua te arrij me kete?
Po ju jap dhe nje shembull tjeter para se te arrij aty ku dua. Ju qe jeni emigrante dhe merrni avionin per tu kthyer ne Shqiperi, e keni vene re sektorin e shqiptareve neper aeroporte ? I kini parasysh kalamajt shqiptare qe cirren e qajne, nderkohe qe 10 metra larg gjen femijet e huaj te qete e normale? Besoj se po, dhe ju ka ardhur per te qeshur.
Edhe une e kam vene re. Bile une kam vene re dicka me shume. Kur erdha ne Itali, me benin shume pershtypje fakti qe kalamjat ishin shume te urte, rralle qanin e ulerinin si femijet shqiptare. Fillova te pyes veten pse? Me kalimin e muajve e kuptova psene. Eshte shume e thjesht. Ne qytetin italian ku jetoj une, femijet trajtohen si nje qenie njerezore qe ka te drejtat e saj. Trajtohen me nje respekt te vecante. Ne supermarkata shikon mamate qe i spjegojne femijes pse duhet ose nuk duhet te bejne nje gje. Rralle kam shikuar prinder qe japin urdhera per tu zbatuar pa llogjike, sic bejne familjet shqiptare. Mbase nuk me kuptoni keshtu, me te lexuar, por ju siguroj se po te shikoni se nje femije pyetet per cdo gje, dhe trajtohet si shok, edhe pse eshte 3 vjec, atehere do e kuptoni vertet diferencen e edukates qe marrin femijet e stresuar shqiptare dhe femijet e pastresuar italiaono-veriore.

Nuk dua te hedh asnje ide raciste, por kjo sjellje pozitive ndaj femijeve fillon te bjere sa me shume zbret ne jugun e Italise, deri sa vijme ne nivelin shqiptar. Aty femijet jane si lodra, dhe nuk eshte cudi qe te rrihen fizikisht (ne mos psikologjikisht). Sjellja pozitive qe spjegova nuk eshte nje shembull per tu imituar me femijet tane, do ishim majmune po ta imitonim thjesht. Ajo sjellje vjen nga respekti qe duhet patur per femijet, sic duhet patur per cdo njeri qe na rrethon (edhe kjo shpesh mungon ne Shqiperi). Ajo sjellje mund te kihet me femijet po te shkeputemi nga mentaliteti shqiptar i dhunes dhe te mundohemi te krijojme breza me te shendetshem.

Ne momentin qe ju flas kam ndermend shume episode prind-femije ku femija respektohet, disa prej tyre me familje shqiptare te kendshme.
Nje shembull:
Jam i ulur ne nje bar me nje shokun tim, qe ka dhe gruan e cunin me vete. Cuni ne nje fare momenti fillon ta bezdise duke i nderprere fjalen per ta pyetur per dicka. Ja dy reaksionet e mundshme.
1. I jati merzitet nga kjo bezdi dhe i flet gjithe percmim cunit: Mjaft tani se na merzite, foli mamit aty! (Me ze te ashper). Sjellja e femijes imagjinohet kollaj, i fyer nga ky reagim do kthehej nga e ema gjithe mllef ose do rrinte urte ne tavoline me zemer te plagosur.
2. I jati bezdiset nga djali qe se le rehat dhe i thote: Aman mer bab, se po flas. Prit nje sekond te mbaroj, nuk nderpriten njerezit kur flasin! (Dhe i perkedhel koken). Kjo ishte dhe sjellja qe shoku im (baba) pati me djalin dhe djali, gjysem i qeshur, u kthye nga e ema dhe vazhdoi te flase me te.

Ketu hyn dhe nje variabel tjeter. Sa i fyer do ndihej femija po ti flase babai ne publik. Kjo varet nga ndarja qe prindet mund ti bejne publikut dhe privatit. Zakonisht shqiptaret punet e brendshme dhe ato publike i ndajne shume. Kjo do sillte qe femija te ndihej i lenduar per ate goditje qe mori ne publik, sido qe ti flitej. Ne te kundert nese familja nuk krijon keto ndarje te theksuara publik-privat femija do ishte njesoj ne te dyja ambjentet. Kjo do sillte dhe nje homogjenitet te sjelljes se femijes ne dy ambjentet. Pra do evitoheshin theniet e disa prinderve: "Mos e shif te urte djalin tim. Ashtu duket tani se nuk eshte ne shtepine e tij, por kur jemi ne shtepi e kthen shtepine permbys."

Konkluzion.
Si konkluzion gjerat qe nderhyjne ne nje edukim te shendetshem te femijve jane shume. Shembujt dhe faktoret ambjentale nuk do mbaronin. Por ne kemi ne dore shumicen prej tyre. Dhe padyshim respekti i prindit ndaj femijes eshte themelor per nje vazhdimesi te raportit prind-femije edhe pas adoleshences. Gjithshtu nje raport i shendetshem krijon nje femije me te suksesshem ne jete, me ta hedhur, me te sigurte ne vetvvete, me estrovers etj.
Une personalisht i kam urryer gjithmone prindet restriktive. Jam rritur ne ambjent me te lire dhe vetem liria qe kam patur me ka bere te mos filloj as cigare, as droga. Kam ndjekur nje shkolle qe nuk i ka pelqyer qe ne fillim prinderve te mi, por me kane mbeshtetur ne vendimet e mia. Kete e vleresoj shume si nje sjellje korrekte, edhe pse tani mund te mos me pelqeje shkolla qe bej. Ne fund te fundit prindi nuk ka te drejte te detyroje femijen te sillet ndryshe kur e shikon qe po gabon.

Para 3 ditesh po shihja "Willy, il principe di Bel Air". Dhe aty Willy i tha dicka shume te bukur dajes (me te cilin jeton). I tha kete:
"Une e di qe ti do te miren tone, e di qe do qe mos bejme te njejtat gabime sic ke bere ti shume vite me pare. Por jane pikerisht ato gabime qe ty te kane njohur me boten, te kane bere nje burre te suksesshem sic je tani."

Pra eksperienca e prinderve, nuk duhet te sherbeje per te detyruar femijet ti bien shkurt disa rrugeve te jetes qe prindet kane vleresuar si te keqija. Sherben per te keshilluar, kurresesi per te detyruar femijen. Nga ana tjeter as preokupimi i prindit se mund ti ndodhe gje femijes nuk justifikon restriksionet qe vihen shpesh. Sa te kete restriksione do kete dhe rebelizma. Sigurisht qe nje femije nuk i hedh kollaj poshte prindet, por ama nese ata nuk mundohen ta kuptojne, atehere do humbin shanset per te qene njeri i afert shpirterisht me femijen. Do perfundojne te therriten pleq, pas disa vitesh, jo me MAMI dhe BABI. Do behen nje peshe per femijen.

Pra, te dashur prinder, mendoni edhe per vete. Nese doni te keni femije te suksseshem dhe shoke te mire ne jeten tuaj, lerini te lire. Mos i ndrydhni femijet me histerizmat e mentalitetit shqiptar.

E di qe u zgjata, por keto gjera nuk jane te vogla per tu spjeguar. Kush ka interes e lexon deri ne fund

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2003 19:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
juliana
Anetar i ri

Regjistruar: 05/03/2003
Vendbanimi: durres
Mesazhe: 15

Lightbulb

ke te drejte fajtoro

eshte nje histori shume e dhimshme pasi une ne pallat i kam keto famile dhe po jetojne kete jete qe nuk duhet ta jetojne.
ne disko jo,te rrijne femijet bashke me ne ne nje shtepi kur mblidhemi te premten ne darke ,jo,te dalin me shoqet,jo ,te shkojne ne plazh jo,te vishen vetem me pantallona t gjata vere dimer.po cfare njerezish jane keto,nuk i kuptojne qe ne kete menyre kane per ti humbur femijet?
nuk e di.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2003 22:09
juliana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të juliana Kliko këtu për të kontaktuar me juliana (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: juliana Shto juliana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto juliana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
willi
Anetar i ri

Regjistruar: 01/06/2003
Vendbanimi: Athens-Greece
Mesazhe: 2

Unhappy

Re: ke te drejte fajtoro

PO JULJANA KE TE DREJTE JEMI PAK MBRAPA NE KRAHASIM ME VENDET E TJERA . POR AJO QE DO TE THUASH TI OSE AJO QE KUPTOVA UNE KA NJE TE KEQE SEPSE PO E MOREM ATE LIRI QE KERKON TI SHTE SHUME E ZORSHME QE TA NDLOSH DHE SI RZULTAT ARRIJME ATJE KU ZDUHET

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2003 23:59
willi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të willi Kliko këtu për të kontaktuar me willi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: willi Shto willi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto willi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Andi an artist
Anetar i ri

Regjistruar: 12/07/2003
Vendbanimi: Heaven
Mesazhe: 10

Teme intersante!

Pershendetje!Tema qe ka hapur Juli eshte e kohes pasi te tilla sjellje jane nje sindrome e shoqerise shqiptare.Fajtoro opinioni yt me pelqeu deri diku mgjse mund ta kishe thene ne mynyre me sintetike.sidoqofte ajo qe sot eshte nje problem per shoqerine shqiptare eshte edhe modeli i sjelljes se prinderve ne lidhje me femijet e tyre.Nuk duhet te harrojme qe vijme nga nje shoqeri postkomuniste me nje psikoze arkaike,ndaj dhe s duhet pretenduar qe prinderit tane te pesojne nje metaforfoze radikale ne lidhje me sjelljen e tyre mbi femijet.Fajtoro mos harro prinderit tane ditet e tyre me te lumtura i kishin teksa korrnin grurin ne aksion dhe i gezoheshin arritjeve te partise ne pushtet).Kesisoj eshte krejt normale qe keta prinder e kane veshtire te perceptojne imazhe te tilla si femija ne diskoteke,me te dashurin ne makine apo ku di une se cfare...Ndaj dhe nuk duhet te nxitohemi ne te gjykuarit e prinderve tane,nuk duhet ngaterruar liria qe te jep prindi me shqetesimin q e ka ai.Keto gjera provohen vetem kur je prind vete.Por kjo s do te thote qe shoqeria shqiptare nuk duhet te clirohet nga komplekse te tilla qe japin nje afeksion negativ ne rritjen e brezit te ri.Megjithate cdo gje eshte ne progres e siper,a nuk ju duket keshtu?

__________________
Jeta me ofroi tre alternativa.Sex-in,drogen dhe vdekjen.Dy te parat i zgjodha vete,ndersa e treta me zgjodhi mua.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Korrik 2003 06:11
Andi an artist nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Andi an artist Kliko këtu për të kontaktuar me Andi an artist (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Andi an artist Shto Andi an artist në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Andi an artist në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Blendi
Anetar i ri

Regjistruar: 16/07/2003
Vendbanimi: prishtine
Mesazhe: 1

Mendoj se eshte nje teme vertete shume interesante "...a eshte e drejte..." Ami... Kjo duhet te shiqohet nga shume aspekte te jetes sone dhe shoqerise sone ku ne jetojme dhe punojme. Nese
e shiqojme si problem dhe dukuri ne shoqerine shqipetare, atehere mund te them se vertete eshte evidente dhe shqetesuese. Eshte shume e vertete se pjesa me e madhe jo vetem e te rinjeve ne moshen qe ju e cekni por edhe te moshave madhore perballen me nje problem te tille. E gjithe ajo eshte si rrjedhoje se pari e raporteve ne familje: ne mes prinderve vet dhe atyre me femijet. Kjo varet shume mendoj nga gjuha e komunikimit ne mes tyre per problemet e shumta qe na rrethojne ne qdo moment te jetes.
Konkludoj se prinderit duhet te kultivojne nje ndjenje shume te forte afersie jo vetem prindore por edhe me shume me femijet ( duke mos e harruar edhe ate ne mes vete - bashkeshortore ) dhe mos shtyejne femijet qe te ndihen ne ate forme qe kenaqesine gjithehere ta kerkojne vetem jashte familjes se tyre apo ambientit familjar ne pergjithesi. Nese duhet te pergjigjem shkurt se cilet kane te drejte ne rastin e cekur me larte nga ju, them se ata jane femijet...
Ata kane te drejte qe te ndihen te perjashtur nga mundesia e shijimit te kenaqesise dhe lumturise qe aq shume e kerkon secili ne jeten e tije...

__________________
Jeto qe te dashurosh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Korrik 2003 11:32
Blendi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Blendi Kliko këtu për të kontaktuar me Blendi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Blendi Shto Blendi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Blendi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Tema eshte interesante dhe delikate. Jam dakort me ty Fajtor ne disa pika por ama nuk jame dakort edhe me lirine e pakontrolluar te femijeve. Psh ketu ku jetoje une ne USA femijet kane shume te drejta aq sa i kercenojne prinderid qe "po me preke me dore do therrase policine". Edhe keshtu nuk duhet se nuk po merret vesh kush eshte prindi dhe kush eshte femija. Kam degjuar shume raste kur femija ka denoncuar prinderit ne polici.
Fakti qe ne Shqiperi eshte nje mentalitet i tille eshte se Shqiperia ka ardhur nga nje diktature dhe djithashtu ka pasur shume raste qe neper disko jane zene dhe jane vrare. Ne nje raste tjeter shoket i hodhen lende narkotike nje vajze ne disko e cila perfundoi ne spital ne gjendje kome. Si mund te reagoje nje prind kur degjon gjera te tilla? Eshte me se normale qe do ta frenoje femijen e tij, sepse po ti ndodhe dicka e tille femijes nuk do tia falte vetes.
Te gjithe kemi qene femije edhe kemi pasur kerkesa dhe shume nga keto nuk na jane plotesur per vete kushtet ekonomike qe kane qene ne Shqiperi ne ate kohe disa here kemi ngrene edhe ndonje shpulle. Nuk besoje se ka ndojne femije aq perfekt sa qe asnjeher mos ti kete merzitur priderit dhe ti kete detyruar ata qe te mos ti japin ndonje pese lekeshe(shpulle).
Sic e thashe edhe me siper jam dakort me lirine e femijeve por jo me liri absolute sepse pastaj te hipin ne qafe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Gusht 2003 01:13
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lakanderi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/07/2003
Vendbanimi: kulle e hirit
Mesazhe: 71

Liria eshte gje e madhe .
Une e di gjendjen tipike shqiptare po nuk do tÃ_a hidhja te gjithe fajin te kaluares.Eshte gabim te thuash qe per brezat e shkuar kenaqesia me e madhe ishte korrja e grurit.Ata vertet s´kishin disko por mbremjeve qe organizonte vatra e kultures nuk u linin kusur ama.S´kishin makina por atehere s´kishte makine asnjeri .Dhe nuk besoj se atehere te fortet abuzonin kaq hapur sa sot (te merrte kryetari i lagjes per ****e dhe te martonte brenda dites po te ngacmoje ndonjeren).
Sot eshte kaos dhe keshtu do jete gjersa te sheshohen gjerat. D.m.th. ajo pjese e njerezve qe rri akoma e tulatur te kerkoje lirine si e drejta me primare e cdo njeriu, kurse pjesa tjeter qe ka rene si vaji ne lakra te ndergjegjesohet dhe te rrije brenda caqeve normale.Nuk thone kot :"I papari mos pafte!" (Lutem te mos keqkuptohet proverbi.)

__________________
Njehere ben dasme i varfri,dhe i cahet daullja!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Gusht 2003 22:20
Lakanderi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lakanderi Kliko këtu për të kontaktuar me Lakanderi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lakanderi Shto Lakanderi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lakanderi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kobe4MVP
Sernior Network Analyst

Regjistruar: 02/04/2003
Vendbanimi: Florida
Mesazhe: 175

E di cfare, sa here bej muhabet me shoqnine ketu(US) per femijet gjithmone u them te njejten gje. Femijet e mij do ti edukoj dhe tu jap kulturen qe une kam deri ne nje fare moshe por ua kam thene gjithmone te gjitheve ketu qe une femijen per idiotsira nuk kam per ta prekur me dore asnjehere. Por, ketu ne US femijet jane me keq se femrat o burr i dheut. I trajton shteti si perendi. Sikur shteti i do me shume se ne prinderit. Tani une jam prind akoma por di te them nje gje qe sikur femija im te vije ne shtepi dhe kur ti kerkoj dicka te me thote "Fuck off". Jo dru po do ta nxij fare. E rendesishme eshte qe femiaj nuk duhet lene deri ne are faze sepse pastaj uk ka burr nene ta rregulloj. Por ta kam llafin qe femijet nuk duhen prekur me dore por ama te mos me respektoje mua femija im qe e kam rritur?!

Amon edhe ju qe thoni nuk duhet prekur femija lejini pordhat kot amon se kur ta provoni qe t'iu vij femija ne shtepi the mos t'iu respektoj dhe to thote do te marr policine ne tel po me bertite perseri; atehere do ta shikoni.

Edhe nje here po ua them nuk besoj dhe nuk mendoj se kam per ti prekur ndonjehere femijet e mi me dore sepse personalisht besoj ne edukimin e njeriut me fjale por nganjehere femijet dalin dhe jashte rruge dhe nuk ka menyre tjeter.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Gusht 2003 01:16
Kobe4MVP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kobe4MVP Kliko këtu për të kontaktuar me Kobe4MVP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kobe4MVP Shto Kobe4MVP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kobe4MVP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mondi
Tech

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: xxxx
Mesazhe: 12

Eshte shume e drejte??

Hallall ta befte zoti (Kobe4MYP) per ato qe ke shkruajtur.Me per para se te vija ketu ne (US) gocat e dajes sime ne shqipri i kishin hundet me (Q) dhe kur erdhen ne Amerike i hapen syte ia kaluan Amerikaneve dhe te them te drejten kur vete qe i takoj ndonjehere me grryen zorret e barkut,thone do dalim jashte te hame te pime dhe te bejme qef.Skeni faje ua them se ju punojne prinderit,qe vdesin u bie kurrizi tek puna gjith diten.Po ne Shqiptaret jemi cik budallenj apo te pa ditur sic na thome ose jemi prapa botes sic thte "FAJTORI student",po ata qe thone kete te na hane (M) se jemi te zote dhe dim si ti edukojme femijet dhe jo si keta femijet AMERIKAN qe fillojne SEXIN qe ne moshen 11 vjec dhe marin droge dhe pine duhan.Do te pelqente ty JULIANA ne "qfts" femija juaj te rrinte rrugeve deri ne oret e vona apo ty "FAJTORI student" dhe te shoqerohesh me lloj lloj njezish dhe kur te vinin ne shtepi te thonin"TI MBYLLE GOJEN,THIS IS MY LIVE" ju si do te ndiheshit.Po ti JULIANA dhe ti FAJTORI student skeni faj se i keni prinderit gjalle dhe skeni halle, por per mua ata kane vdekurr para 8 vjetesh kur ika ne emigrim.Se nuk mund te me ndihmojne per asgje. NE JEMI SHQIPTAR DHE DO TE VEPROJME SI SHQIPTAR DHE FEMIJET DO I EDUKOJME SIPAS TRADITES SONE DHE DO TI PERGJIGJEMI SA TE KEMI JETEN DHE JO SI KETA AMERIKANET.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Gusht 2003 04:27
mondi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mondi Kliko këtu për të kontaktuar me mondi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të mondi't! Kërko mesazhe të tjera nga: mondi Shto mondi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mondi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > A eshte e drejte mungesa e lirise ndaj vajzave ne Shqiperi?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.