Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
cic-mic.
Cic mici eshte ajo loja popullore me 9 gure te bardhe e 9 te zinj.
Vangjel Tavo
"Me dhimbje te thelle dhe shume i hidheruar, i cenuar ne personalitetin tim te krijuar me pune dhe me sakrifica, jo vetem une, por edhe qindra mijera socialist te Gjirokastres, te cilet shperfillen prej kohesh, me moral e kuraje civile dhe politike, duke mos dashur kurre shpirterisht, por i detyruar nga rrethanat e krijuara ne Partine Socialiste, pas kater mandatesh i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise si perfaqesues i Partise Socialiste, detyrohem te largohem nga lidershipi aktual dhe te beje publike pavaresine time nga Grupi Parlamentar i PS, per te qene i lire qe te shprehem dhe te veproje ne perputhje me bindjet e mira politike duke mbetur gjithmone socialist. I zgjedhur kater here nga elektorati im me sistem mazhoritar, i vleresuar dhe i nderuar nga ky elektorat per rreth 14 vite, gjej rastin qe t'i falenderoj publikisht ne shenje mirenjohje te perjetshme dhe ndjej detyrimin moral qe t'u shpjegoj atyre rrethanat qe me detyrojne te marre kete vendim. Partia Socialiste si nje parti model per demokracine brenda saj, transparencen ne vendimmarrjen, per menyren e organizimit, per solidaritetin njerezor, civilizimin dhe nje sere virtytesh qe e karakterizonin, me keqardhje e them se ka humbur vleren me te madhe te ketyre cilesive. Sot kjo parti eshte personalizuar ne qender dhe ne baze, ku demokracia e brendshme eshte zevendesuar nga autokracia, ku forumet e saj shperfillen, ku injorohen jo vetem baza e saj, por edhe deputetet, ku socialistet e vertete thirren vetem per beteja elektorale dhe me pas harrohen. Sot prane lidershipit te PS-se gjejne vend njerezit qe kane shitur zgjedhjet ne Gjirokaster, por qe dine te intrigojne, te servilosen dhe te mbajne te punesuar nje armate njerezish qe nisin mesazhe ne telefonin e Kryetarit, prej te cilave ky i fundit krijon opinione. Verberia politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS dhe integritetin e socialisteve te ndershem. Mesa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete, te cilet i kane zene frymen PS dhe perpiqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta. Duke mos dashur te behem pjese e kesaj maskarade dhe nga pamundesia qe te bashkejetoj ne nje familje me keta, detyrohem te marre kete vendim, duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise i vendosur per te mbrojtur deri ne fund interesat e elektoratit tim. Me respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe socialistet e Gjirokastres". Vangjel Tavo
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|