lule
at this moment in time...
Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269
|
Pornostarja e parë shqiptare Breanne tregon eksperiencën e saj !
Ka qenë një befasi e vërtetë kur rastësisht kemi gjetur në internet disa të dhëna për një vajzë, e cila tregon se është me origjinë shqiptare dhe ka si profesion atë të aktores në filmat porno. Vajza është 22 vjeçe, quhet Breanne (padyshim një emër me të cilin është pagëzuar më vonë). Thuhet se vajza ka ikur së bashku me familjen në fillim të viteve ‘90 për në Itali. Më pas janë vendosur në Kanada, ndërsa prej disa vitesh jetojnë në Kaliforni. Breanne tregon se ka punuar në një restorant dhe jetonte në një dhomë me disa shoqe që punonin si aktore në filma hard dhe aty ka filluar gjithçka. Por gjëja që të bën përshtypje është se vajza nuk ka luajtur asnjëherë me djem në këto filma por vetëm me vajza, madje e pyetur nga gazetarët ajo pohon se nuk e ka ndërmend që të bëjë ndonjë film me djem edhe pse nuk është lesbike dhe në jetë djemtë i pëlqejnë. Duke pasur parasysh prejardhjen e saj, Breanne tregon se familja nuk e di se me çfarë merret, vetëm e motra, e cila është 25vjeçe dhe e ka marrë vesh pak kohë më parë, ndërkohë që ajo ka dy vjet që e ushtron këtë profesion. Breanne studion për psikologji dhe pohon se filmat hard nuk do të jenë e ardhmja e saj. Një kuriozitet, Breanne tregon se nuk shikon asnjëherë filma porno, madje as filmat e saj nuk i shikon kurrë.
Nëpër forume të ndryshme në internet është diskutuar gjatë për Breanne, vajzën shqiptare që i është dedikuar pornografisë. Dikush e ka pritur keq, të tjerë nuk arrijnë ta besojnë, ndërkohë që një pjesë tjetër mendon se nuk ka asgjë të keqe që ajo ushtron këtë profesion, pasi ne kemi me qindra mijëra vajza shqiptare që kanë mbushur trotuaret e botës. Natyrisht reagimet e tyre janë të natyrshme pasi gjithnjë shkakton çudi diçka që ndodh për herë të parë. Dhe Breanne është shqiptarja e parë e identifikuar si një aktore filmash pornografikë. Më poshtëë do të lexoni intervistën që vajza shqiptare i ka dhënë një gazetareje amerikane në sheshxhirimin e filmit të radhës të titulluar “Kick Ass Pictures”.
Për çfarë studioni?
Jam studente me kohë të plotë, studioj psikologji dhe seksologji (seksologjia e njeriut)
Eksperienca seksuale e parë me një djalë?
Si marrëdhënie ka qenë në moshën 17 vjeç. Ishte i dashuri im, kemi vazhduar bashkë për dy vjet.
Eksperienca e parë me një vajzë?
Më shumë se një puthje apo vetëm puthje? Sepse nëse thoni për një puthje atë e kam dhënë në shkollë të mesme. Dhe nëse thoni për më shumë se një puthje kjo ka qenë kur kam nisur të merrem me porno..
Preferoni djemtë apo vajzat?
Djemtë.
Ju jeni vetëm me vajza në dhomat e xhirimit?
Po, vetëm vajza.
Shikoni porno?
Jo.
E mbani mend kur keni parë filmin e parë porno?
Kam qenë nëse nuk gaboj në shkollë tetëvjeçare dhe isha duke pare një djalë dhe një vajzë bashke që më pas u rrethua nga 3 vajza. Ma hoqën trurin. Nuk dija asgjë se çfarë bënin por që nuk më dukej aspak normal dhe shumë e shpifur.
Keni shikuar skenat tuaja?
Jo! Nuk më shkon ndër mend të shikoj porno, edhe të miat. Nuk i kam shikuar kurrë.
E dinë të afërmit tuaj që me çfarë merreni?
Asnjë nuk e di përveç motrës.
Keni ndonjë plan të bëni një film djalë-vajzë?
Jo, ndihem më shumë lesbike-biseks.
Keni plane afatgjatë?
Jo nuk kam. Dua të diplomohem. Nuk kam ndonjë ide.
Intervista është bërë nga Acme Andersson.
Kjo intervistë është bërë gjatë xhirimeve të filmit “Kick Ass Pictures” të “Mary Care Rules 3”. Breanne ka marrë pjesë dhe në “Nectars Mystified”, “Elegant Angels”. “Where the gils 8” dhe “Hustlers Campus Confessions 9”.
Emri: Breanne
Nga: Shqipëria
Pesha: 54 kg
Gjatësia 1.65
Masat e trupit:
80-55
Kozeta Dragoj
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|