eliz
Veteran ne forum
Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679
|
Mbreteria e mendimeve te mia
Gjithcka ndodh per nje arsye...
Kete shprehje me pelqen ta besoj vetem kur takoj persona interesant' dhe me pelqen shoqerimi me to, e atehere mendoj se ka qene nje arsye e cila me beri te takoj keto persona. Kur te takova ty, po qe e besova kete shprehje, e vleresova dhe e mbajta fort prane meje si thelbesoren e teorive... por kur ti dergjesh ne nje dhome spitali te erret, te pa mbajtur mire, te piset dhe plot mosperfillje... ne nje dhome spitali qe vetem leku te ndihmon, se askush nuk do te hidhte syte... une atehere pyes veten nqse ti je aty ne ate dhome ferri per ndonje arsye??? E arsyen nuk e gjej, nuk dua ta gjej... nuk ka arsye qe do te conte ty - "lulen" - ne ate dhome... ne ato ore vuajtjeje dhe miliona minuta ankth-pritje per ato qe te duan. Ne momente si keto thelbesorja e teorive te mia kthehet ne ca fjale pa kuptim.Lexoj ty,lexoj ty qe te ruaj zemren prej ngurtesimit e shpirtin prej urrejtejes qe po e kaplon.Lexoj ty qe te cmallem.
E kush me bukur se ty mund te shprehi ndjenjat ne kete menyre?Kush me bukur se me i bukuri shpirti yt?Shpirti yt...Sot po e pershkruaj veten si xheloze.Mbase do qeshesh kur ta lexosh e do pyesesh veten pse.
Shume njerez kane aftesine te kuptojne dhimbjen e shpirtit.Ate qe cdo njeri e ruan me fanatizem.E ruan sit e vetmen gje te shtrenjte.Te vetmen gje qe asnjeri prej nesh s`do donte te humbiste.(shpirtin)Por kush prej nesh ka aftesine te hapi ate dritaren prej se ciles mund te lexosh gjithcka aty brenda ,te hyje e te behet pjese e pandare e saj?Jo une!Edhe une i kam pare syte qe luten per nje shikim ndryshe nga ai i zakonshmi ,e duart qe dridhen per nje prekje,por egoizmi im s`me ka lene te shoh me tej.Ndersa ti s`I the kurre jo deshires per te jetuar.Ahh ti.Ne c`bote u rrite ti?Pse je kaq ndryshe?Kush te mori prej dore e me cilat hapa ece ti?Nga buron gjith kjo miresia jote,
gjith kjo dashuri?Pse mungesa jote eshte kaq e paperballueshme?Pse pritja per ty s`ka fund?Pse…pse…eh sa pse mund te rreshtoja ne keto momente.He e kupton pse jam xheloze tani?Sepse edhe pse mungon,ne te vertete je ketu.Je Brenda kaq shpirtrash qe I bere te tute.Sa egoiste te mendoja se ishe vetem I imi per nje cast hahaha e me c`te drejte?Lotet jane kot,lotet nuk mund te shprehin gjith dhimbjen e shpirtit.Por mendimi im mundet e ai ngelet ketu sot per te te kujtuar gjithmone se sa shume po me mungon ne keto momente.Sa shume po vuaj me ty ne mendje,
me padrejtesite e kesaj bote.E di gjithcka do te ndryshoje shume shpejt por ka ca gjera qe s`i pranoj dot…e ndjehem sikur AI duhet te jape llogari perpara meje e jo e kunderta.
Kaq shume gjera do doja te te thoja ne keto momente…jam e sigurte qe me ndjen.
Si thua e mbyllim per sot mbreti i mendimeve te mia ?
Modifikuar nga eliz datë 26/06/2006 ora 16:16
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|