unforgiven
*$*$*
Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958
|
Greqia që flet Shqip
Viktor Bernard
Në librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan “Ndonjëherë raca shqiptare është ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër, në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi mban në vetvehte një të vërtetë”.
***
Cevasi
Në “Historia e Tebës” II, Cevasi vëren “Është e ditur se gjatë luftës kombëtare dhe pas asaj kohe deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën, dhe në vetë Athinën, flitej gjuha shqipe, dhe shumë pak vetë dinin të flisnin greqisht”. Këtë ai e shënon edhe për rajonet e Tebës, me pak përjashtime në qytet.
***
J. Maruga
Studiuesi J. Maruga në “Kontributi i arvanitëve....” në lidhje me revolucionin që solli krijimin e shtetit grek, që në fillim shtron pyetjen: “Çfarë i detyrohet Greqia arvanitëve? Ju detyrohet -guxoj të them- Lirinë e saj!”. Ndërsa V. Rafailidhi në “Ethnos” vëren se “Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumë arvanitët, shkruante se: revoluciuoni grek është në të vërtetë vepër e arvanitëve. Madje në shtetin që u krijua menjëherë mbas 1821 të Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banorëve flisnin shqip”.
***
V.Rafailidhi
Në një artikull të gazetës “Ethnos”, V.Rafailidhi shkruan “Një pjesë e neohelenizmit që ka si gjuhë të përditëshme atë arvanitase, luajti rolin kryesor në krijimin e këtij shteti ku jetojmë sot, sa nga pikëpamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atëhere pse evidentohen në plane të para pjesë të tjera të popullsisë?...”.
***
Elefterudhaqi
Në enciklopedinë e Elefterudhaqit, për Familjen e Ralëve (me shumë kryeministra dhe ministra në shtetin grek) shënohet se “ajo ka prejardhje shqiptare ose normane”. Po ashtu, për përkatësinë shqiptare flitet edhe për Familjen e Rendëve nga Korinti. I njohur nga kjo familje është kapedan Dhimitër Rendi.
***
Vadington
Për rolin mbizotërues të shqiptarëve në revolucionin që çoi në krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington “gjysma e ushtrisë së Odisesë (Andrucit) janë kryesisht shqiptarë, nën komandën e Gurrës” dhe shënon se Odiseja vetë ishte rritur dhe edukuar në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Ndërsa konsulli anglez në More, Green e cilëson Odisenë si “kapedan të përgjithshëm të Greqisë Lindore, një prej krerëve më të njohur shqiptarë”.
***
Odise Elitis
Në përgjigjet e tij gazetarëve për përkatësinë, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti më i shquar në Greqi, deklaron “ Po. Jam shumë këmbëngulës. këtë kokëfortësi të tmerrëshme e kam trashëgim nga nëna ime arvanitase”.
***
Anonime
Shqiptarët kanë ndikuar me zakonet, traditat, kulturën e tyre mbi popujt fqinjë, apo më mirë popujt fqinjë morën nga shqiptarët ato vlera në të cilat ishin të mangët, ose të mbetur mbrapa. Kështu, grekët kanë marrë, ndër të tjerë, prej shqiptarëve tre valle tepër të njohura, alvanikos - shqiptarçe, Forapmas - çamçe, dhe himarioten. Ndërsa ligjet shqiptare të pritjes së mikut kanë ndikuar zakonet e pritjes ndër arumunët dhe ndër grekët e veriut.
***
Teli Siavalas
Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, në një intervistë në televizionin grek në vitin 1974, tregoi origjinën e tij shqiptare, nga familja Kavala të katundit arvanit Gjeraka të Lakonisë. Ai e dinte ende gjuhën arvanite.
***
Vinçens Dorsa
Vinçens Dorsa në veprën e tij shkruan “Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut, shqiptarët janë shquar për trimëri, po kështu vepruan ata edhe në Kalabri. Në luftën e Greqisë për pavarësi, shqiptarë si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boçari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina të tilla si Elena-bashkëshortja e Konstantin Boçarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellës, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta në histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizëm për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë”.
“Helenizmi”
Në vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej “Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve... S’kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë se shqiptarët e çliruan Greqinë”.
Kumundero
Në një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881, dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se “edhe pas pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj shqiptare”. Më tej ai vëren se “edhe në vetë Athinën, ashtu si në More (Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht”, duke pohuar më tej se “është fjala për një etnicitet homogjen që i tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur”.
Mblodhi dhe perktheu: Gent Ulqini
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|