Indrit
I pandreqshem.
Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Bashkangjitje: drejtoria.jpg
Ky file është shkarkuar 128 herë.
Historiku i shkurter i Drejtorise Policise Qarkut Tirane
--------------------------------------------------------------------------------
Qeveria e Vlores e porsazgjedhur, me 4 Dhjetor 1912, ngarkoi me detyre Ministrine e Brendshme per organizimin dhe funksionimin e forcave te rendit. Keshtu brenda pak ditesh (dhjetor 1912) ajo krijoi nje Fuqi Civile, nje pjese te se ciles i ngarkoi detyra ne rolin e Policise, per ruajtjen e ligjshmerise dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndersa pjesen tjeter e angazhoi per krijimin e xhandarmerise.
Ndersa afro pas nje muaji e gjysem te ekzistences se saj, Qeveria e Perkohshme e Vlores, me 13 Janar 1913, mori Vendimin per Krijimin e Forcave te Rendit (Policise dhe Xhandarmerise). Fill pas ketij Vendimi, ne territoret qe ishin nen kontrollin e kesaj qeverie filluan masat per organizimin e zyrave te policise dhe batalioneve te xhandarmerise.
Me 3 Qershor 1913 u vu ne funksionim Rregullorja e Qeverise se Vlores mbi formimin e Milicise Shqiptare. Po ne kete kohe, u vendos per here te pare uniforma kombetare e xhandarmerise dhe policise. Ndersa, me 20 Dhjetor 1913, doli Dekreti i Qeverise se Vlores mbi Formimin e Xhandarmerise Shqiptare ne krahinat e jugut.
Gjate Luftes se Pare Boterore, strukturat e policise dhe xhandarmerise kombetare u coptuan dhe u profiluan sipas modeleve te forcave pushtuese (austro-hungareze, franceze, italiane, etj).
Ne Shtator 1919, qeveria e Durresit formoi Policine e Pergjithshme dhe Drejtorine e Pergjithshme te Qetesise Publike.
Pas Kongresit te Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime te reja ne fushen e policise. Ne Tetor 1920 u miratua organika e re e Policise se Pergjithshme. Ne funksion te kompletimit organik te policise doli Rregullorja per kushtet kryesore per komisare, n/komisare e police. U krijuan per here te pare stacionet e policise dhe xhandarmerise. Nje moment te rendesishem ne Historine e Policise perben edhe hartimi i Rregullores mbi Detyrat e Policise, ne Shkurt 1921.
Pas Revolucionit te Qershorit, qeveria e Nolit morri disa masa per organizimin e policise. Ne Gusht 1924 doli qarkorja “Per organizimin e konkursit te personelit te Policise”, ndersa ne Shtator te po atij viti, hyri ne fuqi Vendimi i Komisionit Qendror te Ministrise “Mbi organizimin e personelit te Policise”. Ne kete kohe krijohet per here te pare sherbimi i dedektiveve te policise.
Periudha 1925-1938, karakterizohet nga zhvillimi bashkekohor i policise dhe xhandarmerise. Futen elemente moderne perendimore ne fushen e strukturave dhe legjislacionit te policise dhe xhandarmerise.
Me ndihmen e misionit te eksperteve angleze ne Shqiperi, u krijuan per here te pare disa lloje policish si: Policia Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare (1930), Policia e Sigurimit Publik (1938), Roja Mbreterore e Kufirit (1939), Xhandarmeria Qytetese (me atributet e policise urbane) etj.
Pas pushtimit te vendit nga Italia Fashiste, nje pjese te forcave te armatosura shqiptare te Mbretit Zog, pushtuesi i mobilizoi ne ushtrine e tij. Strukturat e regjimit te Zogut, ato te ruajtjes se rendit u shperndane, u prish policia dhe xhandarmeria dhe ne vend te ketyre u krijua karabinjeria, policia dhe milicia, sipas organizimit fashist.
Policine e drejtonte Kuestori, ku si rregull ishte italian, ndersa N/Kuestori ishte shqiptar. Kuestura ka qene me ndertese ne rrugen e " Barrikadave ", aty ku ndodhet sot ndertesa e Prokurorise se Pergjitheshme.
Karabinjeria kishte detyra te zbulimit me karakter politike, por merrej gjithashtu edhe me zbulimin e krimeve ordinere. Komanda e Karabinjerise e ka patur seline ne rrugen " Kongresi Permetit " ish godina e vjeter e Gjykates se Rrethit Tirane.
Ne Korrik te vitit 1943 karabinjerise ju ndryshua ky emertim dhe ajo mori emri " Xhandarmeri Shqiptare ".
Milicia Fashiste ne kete periudhe nuk kryente detyra te rendit por merrej me ndjekje dhe shtypjen e demostratave ose kryente operacione ndeshkimore kunder forcave partizane. Milicia Fashiste qendren ne Tirane e kishte tek ndertesa ku ndodhet Shkolla e "Kuqe".
Ne Tirane ne muajin shtator 1944 u krijua nje strukture qe quhej "Batalioni disiplines " i perbere nga pjestare te forcave partizane te Brigades I, IV dhe te V-te. Keto kane qene embrionet e para te policise. Detyrat kryesore te tyre ishin ruajtja e rendit ne teritoret ku ishin te dislokuar, ruanin rendin dhe qetesine ne zonat e çliruara ne fshatrat ne afersi te Tiranes, kontrollonin levizjet e dyshimta, si dhe ushtronte kontroll mbi perdorimin e pasurise se konfiskuar etj.
Me urdher te Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Nacionalçlirimtare, u organizuan forcat e mbrojtjes se popullit, te cilet do te merreshin edhe me sherbimin e sigurimit publik te qyteteve, te zyrave, depove me rendesi, sigurimi i burgjeve, ndjekja dhe arrestimi i krimineleve te luftes si dhe sigurimin e rendit dhe te qetesise.
Organizimi dhe fuksionimi i policise popullore u be ne pershtatje me kerkesat qe shtronte periudha e organizimit dhe forcimit te shtetit. Policia organizohej dhe dislokohej simbas ndarjes administrative ne prefektura, nenprefektura dhe lokalitete.
SipasVendimit Nr. 369 date 17.11.1944 te Kryesise Keshillit Pergjithshem Nacionalçlirimtar te Beratit, mbi ndarjen administrative, organet e pushtetit ne Qarkun e Tiranes kishin 7-te nenprefektura e konkretisht:
· N/Prefektura e Qendres
· N/Prefektura e Petreles
· N/Prefektura e Qaf Molles
· N/Prefektura e Valiasit
· N/Prefektura e Krujes
· N/Prefektura e Milotit
· N/Prefektura e Burrelit
Pas çlirimit te vendit ne vartesi te Komiteteve Ekzekutive u krijuan seksionet e Puneve te Brendshme qe kryenin sherbime per ruajtjen e rendit dhe te qetesise ne qytet dhe qe me vone u emertua policia popullore. Ne muajin mars deri me 14 maj 1945 perfundoi organizimi i policise . Data 14 Maj 1945 eshte perkujtuar si data e krijimit te Policise Popullore.
Me 30 shtator 1945 u be rregjistrimi i pergjithshem i popullsise ne te gjithe vendin. Sipas ketij rregjistrimi, popullsia e Tiranes ne ate kohe ishte 103 009 banore, nga te cilet 59 950 ne qytetin e Tiranes dhe 43 059 ne fshatra.
Ne Qarkoren Nr. 203/151 date 6.08.1945 urdherohej qe Prefektura e Tiranes te ( mobilizonte ) rekrutonte per here te pare ne policine popullore 100 veta.
Kandidatet duhet te plotesonin keto kushte :
· Te ishin te moshes 25-26 vjeç
· Me arsim fillor ( ose autodidakt )
· Te zgjuar e me te kaluar te ndershme
· Fizikisht te afte, etj.
Nga viti 1945 - 1948 ne drejtim te policise se Tiranes kane qene:
1.Drejtor i Policise se Qarkut Idriz Tahiri
2.Shefi i Policise se Qarkut Mehmet Karafili
3.Komandat i Batalonit Special Shim Kolli.
Efektivi i policise te Qarkut te Tiranes ne vitin 1945 ishte 221 persona, ndersa ne vitin 1947 organika arriti ne 230 persona, nga te cilet 79 ishin oficer ndersa pjesa tjeter ishte trupe policie.
Ne vitin 1946 u miratua uniforma e pare e rregullt e policise ishte me ngjyre kafe. Gradat per kuadrin e policise mbaheshin ne baze te funksionit qe kishte sejcili dhe viheshin ne spaleta dhe konkretisht :
-Drejtori i Policise se Qarkut dhe Shefi midis spaletes kishte tre vija te kuqe.
-Drejtori Policise Rrethit Qendres, kishte dy vija te kuqe.
-Kuadrot e tjere te sektoreve te ndryshem shumica nuk kishin grada, por si shenje dalluese mbanin rripin e oficerit krahqafe.
-Nenoficeri gradat i kishte simbas shkalles, me tre, dy dhe nje vije ne forme V-je.
Me ligjin Nr.371 date 09.12.1946 policia si force e armatosur u inkludua ne fuqine mbrojtese te vendit. Me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor date 6.11.1947 qe bene fjale " Mbi ndarjen e re administrative " Tirana u nda nga rrethi i Krujes dhe i Burrelit. Me dekretin e Presidiumit te Kuvendit Popullor me Nr.684 date 19.03.1949 mbeten 3 rrethe autonome, keshtu qe u krijua ne pershtatje me to Dega e Puneve te Brendshme Tiranes, Krujes dhe e Burrelit. Deget e Puneve te Brendshme te ketyre rretheve vareshin direkt nga Ministria e Puneve te Brendshme. Ndertesa e Deges se Puneve te Brendshme per Tiranen ka qene ne rrugen e Dibres tek " Selvija ".
Ne vitin 1949 Shefi i Policise ishte ne te njejten kohe edhe Zv.kryetari i Deges Punve te Brendshme. Ish Seksionet e Puneve te Brendshme te Rajoneve te Tiranes, me organizimin e ri mbeten Rajone Policie. Kete vit kemi edhe nje strukture te re ne polici, sektori Operativ i Zhdukjes se Krimeve, Operativ si dhe Sektori i Hetuesise. Pra viti 1949 eshte viti i krijimit te Rajoneve te Policise ne qytetin e Tiranes.
Per shkak te rritjes numerike te efektivit te tij, funksioneve dhe detyrave ne vitin 1956 filloi ndertimi i i Drejtorise se Puneve te Brendshme te Tiranes, ne rrugen " Sami Frasheri ", ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane.
Disa nga kuadrot kryesore te policise se Tiranes per vitin 1949 - 1955 kane qene :
·Beqir Radhima Shef Policie Viti 1949 - 1951
·Riza Lubonja - " - Viti 1951 - 1960
·Fadil Cuci - " - Viti 1952 - 1953
·Qamil Mane - " - Viti 1953 - 1954
·Mane Servani Zv.Shef Policie Viti 1949 - 1950
·Janaq Lila - " - Viti 1950 - 1955
·Kasem Kaci - " - Viti 1952 - 1953
·Abedin Elmazi Shefi i Policise se Tiranes Viti 1966 - 1970
·Arqile Toska Shefi Policise Rajonit 1 --- " --- " ---
·Toli Xhaxho Shefi Policise Rajonit 2 --- " --- " ---
·Mexhit Subashi Shefi Policise Rajonit 3 --- " --- " ---
·Andon Bollovoda Shefi Policise Rajonit 4 --- " --- " ---
·Zoto Korvafaj Shefi Policise Rrethit Tiranes --- " --- " --
Gjate viteve 1945-1990, kane ndodhur disa ndryshime ne fushen e organizimit dhe strukturimit te policise. Policia ka kontribuar ne mbrojtjen e rendit dhe qetesise publike dhe ne mbrojtjen e jetes se individit dhe pasurive, madje duke dhene dhe jeten ne krye te detyres. Ne nderojme vepren e te reneve ne detyre dhe njekohesisht respektojme djersen dhe sakrificat e veteraneve te policise qe gjenden sot midis nesh.
Ne muajin maj te vitin 1991 policia ndahet nga Sigurimi i Shtetit. Policia deri ne kete vit varej nga Drejtori i Drejtorise se Puneve te Brendshme, i cili si rregull emrohej nga kuadrot drejtuese qe kishin punuar ne sigurimin e shtetit.Kuadri i fundit qe ka drejtuar Drejtorine e Puneve te Brendshme te Tiranes ka qene Zef Pjeter Loka (nga viti 1988 deri ne nentor te vitit 1990 .Po kete vit kemi edhe vendosjen e gradave ne polici.Pas ndarjes nga Sigurimi i Shtetit Drejtori i Pare i Policise se Qarkut te Tiranes ka qene Lahedin Bardhi.
Duke filluar nga viti 1991, pas futjes se Shqiperise ne rrugen e proceseve demokratike, kane ndodhur disa ndryshime te rendesishme ne fushen e organizimit dhe ristrukturimit te Policise Shqiptare. Ne nje kohe te shkurter u bene ndryshime te shpejta te karakterit organizativ e ligjor te policise si dhe u be hapja e saj me komunitetin.
Ne shtator te vitit 1993 Drejtoria e Policise se Tiranes, prishet si strukture dhe policia e Tiranes u organizua ne Komisariate Policie. Keshtu ne Tirane u ngriten 4 Komisariate Policie si dhe Dega e Ruajties dhe Sigurimit te Objekteve.Komisariatet e Policise pergjigjeshin njekohesisht edhe per masat ne drejtim te parandalimit te aksidenteve automobilistike.
Kjo strukture jo vetem qe nuk dha rezultatet e deshiruara ne drejtim te ruajties se rendit e qetesise si dhe ne zbulimin dhe parandalimin e krimit,por demtoi punen ne drejtim te bashkepunimit dhe bashkeveprimit midis Komisariateve te Policise. Per kete ne tetor te vitit 1996 me vendim te qeverise u vendos ne organizimin e Drejtorise se Policise Tirane.Struktura dhe perberja organike e Drejtorise se Policise Tirane u miratua me Urdher te Ministrit te Brendshem me Nr.5 date 11.01.1997.Edhe kjo strukture ndryshoi dhe me Urdher Nr.8 date 16.01.1998 te Ministrit te Brendshem u be rioganizimi i Drejtorise se Policise se Tiranes.Nga ky vit e ne vazhdim ka patur ndryshime ne perberjen strukturore te Drejtorise, por nuk kane qene thelbesore.Jane bere ndryshme ne emertime zyrash ose ne rregullime postesh te rangut te ulet.
Me miratimin e Ligjit nr.8553 date 25.11.1999 " Per Policine e Shtetit ",policia u shkeput nga strukturat e Forcave te Armatosura dhe u shendrua ne nje strukture te administrates publike,me status, mision dhe detyra institicionale krejt te ndryshme.Ne vitin 2003, u be shendrimi i gradave ushtarake ne grada policore.Aktualisht ne Drejtorine e Policise se qarkut Tirane,kane gradat e larta policore 12 punonjes policie,grada te mesme 393 punonjes policie dhe pjesa tjeter jane te rolit baze ( perjashto punonjesit civile ).
__________________
Duro, duro...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|