erzeni_be
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Abu Musab el-Zarkaui , super-heroi i terrorizmit Islamik
Nga Vladimir Alexe
Gazetar i te perditshmes Ziua (Dita) ne Bukuresht, autor i veprave historike bashkekohore , veçanerisht i nje biografie kritike ndaj
ish-presidentit Ion Iliescu.
Ja se si propaganda amerikane fabrikon nje mit
Nje artikull relativisht i gjate i autorit romun Vladimir Alexe, qe une do te mundohem pjese-pjese t'ju a paraqes ketu ne forum. Artikulli eshte botuar ne te perditshmen Ziua te 9 korrikut 2005.
Perktheu nga rumanishtja ne frengjsht : Alexandre Pondu.
Per te vene ne dukje super-heroin e se Mires, G.W. Bush, propaganda amerikane ka krijuar super-heronjt e se Keqes : fillimisht Ben Ladenin e me pas Zarkauin. Ne te dyja rastet , ven ne dukje autori romun, super-heronjt e se Keqes jane: agjente te CIA se qe jane rikthyer kunder krijuesit te tyre. Pasi qe miti eshte formuar , i mveshin atij fajesine e ngjarjeve me mizore , per te aplikuar barbarite e Koalicionit.
Gjate ketyre 4 viteve te fundit , terrorizmi ka njohur nje rritje te dukshme ne shkalle boterore.
Nga nje fenomen periferik ai eshte shnderruar sa hap e mbyll syte ne nje rrezik per sigurine kolektive, ne nje tmerr i te gjitha shoqerive, demokratike apo jo.
Ne kete kontekst jane shfaqur edhe super-yjet e terrorizmit
I pari "gjeni" i fondamentalizmit Islamik qe kemi njohur ka qene Osama Ben Laden. Themi ka qene, sepse figura e tij ka filluar te venitet nga prania e nje tjeter super-hero i konsideruar gjithashtu keqberes , por akoma me misterioz se paraardhesi i tij: Abu Musab el-Zarkaui.
Personazh emri dhe fama e te cilit kane qene totalisht te panjohura tre vjet me pare, por qe sot i atribuojme rrolin e liderit te rrezistences Irakiane dhe te shefit te operacioneve terroriste kunder USA dhe EU.
Flitet aq shume mbi fenomene te tilla aq komplekse sa qe ne fund na duket me shume si nje hero legjendash popullore se sa nje njeri me mish e kocke.
Analistet pohojne se behet fjale per nje misterioz jordanez me origjine palestineze: nje legjende per te cilen s'eshte aq e veshtire te shihen qellimet e saj propagandistike.
"Lufta kunder terrorizmit" karakterizuar nga presidenti US G. W. Bush si "lufta e se drejtes" perkufizon "te Miren" dhe "te Keqen" ne Toke duke i shnderruar shefat boteror te terrorizmit automatikisht ne simbol te "se Keqes"
Qellimi i propagandave eshte te mbajne te gjalle dhe intensive ne zemrat e qytetareve amerikane "rrezikun terrorist"
Krijimi i disa personazheve, i disa miteve te terrorizmit nderkombetar si Osama Ben Laden (ish- agjent i CIA-s) dhe aktualisht ate te Abu Musab el-Zarkaoui, te perndjekura e sterholluara ne pafundesi, por asnjehere te eliminuara nga Pentagoni, kane per rrole per legjitimimin e nje lufte
qe mundesoi zgjerimin e konsiderueshem te sferes se influences direkte Amerikane.
ne shkrimin e ardhshem do te vazhdoj me fillimet e super heroit te "se Keqes" ne Afganistan
Modifikuar nga Klodel datë 21/09/2005 ora 23:10
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|