i_lire
^^i_lire^^
Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
Biografia dhe Veprat e Erih Maria Remark
Erih Maria Remark eshte nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise gjermane te shekullit XX. Lindi me 22 Qershor 1898 ne Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator ne Lokarno te Zviceres.
Biografia dhe shkrimet e Remark jane te prekura thellesisht nga historia gjermane e shekullit te XX: femijeria dhe rinia e tij ne qytetin imperial te Osnabrück, Lufa e Pare Boterore.
Me romanin “Asgje e re nga fronti i perendimit”, publikuar per here te pare ne 1929, Remark pati nje njohje mbare boterore, qe vazhdon akoma dhe ne ditet e sotme. Disa romane te tjera qe u njohen ne mbare boten jane: “Rruga e Kthimit(1931)”, “Tre Shoke(1936-1938)", “Harku i Triumfit(1945)”, “Obelisku i Zi(1956)”, edhe “Nje Nate ne Lisbon(1962)”. Veprat e Remark jane perkthyer ne me shume se pesedhjete gjuhe; ne kompleks numrin total i botimeve arrin ne disa miliona kopie. Shume romane te Remark jane bere filma, dhe disa prej tyre jane bere filma mjaft te cmuar te kinematografise si psh: “Harku i Triumfit(1948)”, “Kohe per te vdekur e kohe per te jetuar(1958), si edhe ne menyre te vecante “Asgje e re nga fronti i perendimit(1930), nje film i pare ne mbare boten si simbol kundra luftes.
Te gjitha veprat e Remark kane ne sfond nje lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht permbajne nje test kritik te historise gjermane. Ne plan te pare ne brendesi te krijimeve te tij letrare qendron veshtrimi i dinjitetit human dhe te humanitetit ne kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.
Me poshte jepet jeta e Remark me data:
1898, 22 Qershor: Lindja e Erih Paul Remark ne ora 20:15, bir i Peter Franz Remark (lindur me 14 Qershor 1867 ne Kaiserwerth) dhe i Anna Maria Remark, mbiemri i vajzerise se ciles ishte Stallknecht (lindur me 21 Nentor 1871 ne Katenberg).
1900, 6 Shtator: lindja e motres Erna Remark.
1901, 30 Tetor: vdekja e vellait Theodor Arthur Remark (lindur me 9 Korrik 1896 ne Osnabrück).
1903, 25 Mars: lindja e motres Elfriede Remark.
1904, Shkolla fillore(Shkolla Katedrale, Shkolla Johanis) ne Osnabrück deri me 1912.
1912, Shkolla Pergatitore Katolike ne Osnabrück deri me 1915.
1915, Miqesi e madhe me Fritz Hörstemeier dhe Friedrich Vordemberge, Erika Haase, Rudolf Kottman, Fritz Erpenbeck, Bernhard Nobbe, Hans Ballhausen, Pauline Spencker ne rrethin “Barraka e Endrrave” e Liebigstraße 31.
Po ne te njejtin vit me 2 Korrik fillon kolegjin real per formimin e mesuesve ne Osnabrück deri ne fund te vitit 1919.
1916, Qershor: publikon “Per gezimet, per penden, per rinine e armatosur”. Me 21 Nentor po te njejtit vit shkruhet ne ushtri. Rekrut ne batalionin per kembim, regjimenti 78. Stervitja ne kasermen e Osnabrück.
1917, 20 Qershor: certifikate i nje viti pjesmarres dhe i shkruar vullnetarisht.
5 Maj: trasferim ne Kompanine e pare, batalioni i kembimit, regjimenti 78.
12 Qershor: trasferim ne frontin perendimor, kompania e dyte te divisonit te dyte ne Hamlenglet.
31 Qershor: i plagsour nga pjese granate ne kemben e majte, krahun e djathte dhe ne qafe. Perpara 25 Gushtit transferohet nga spitali i kampit 309 ne spitalin S. Vincenz te Duisburg.
9 Shtator: vdekja e te jemes Anna Maria Remark ne spitalin Marien te Osnabrück (shkaku i vdekjes: kancer).
13 Shtator: ne Osnabrück per varrimin e te jemes varrosur ne Hasefriedhof.
Nentor: fillon te punoje per nje roman mbi luften.
1918, Lidhje e ngushte me Erika Haase.
6 Mars: vdekja e Fritz Hörstemeier, ndjek varrimin ne Brema.
Prill: publikimi i “Ti dhe Une”, “E Bukura”
Fillimet e Prillit: familia Remark transferohet ne Hakenstraße 3.
Ne vere dhe vjeshte te atij viti: lidhje e ngushte dhe dashuri jo e dyanshme me Lucile Dietrichs.
31 Tetor: del nga spitali i Duisburg, vendoset ne batalionin e pare te kembimit, ne regjimentin 78 te ushtrise ne Osnabrück.
15 Nentor: i jepet Ylli i Ferrit, klasi i pare, ne Duisburg nga ana e Keshillit te Punetoreve dhe Ushtareve te Osnabrück.
1919, Janar: rifillon studimet ne Kolegjin Katolik per mesues fillore.
5 Janar: shkarkohet nga ushtria, heq dore nga medaliet dhe dekorimet.
14 Shkurt: martesa e dyte e te jatij, Peter Franz Remark, me Maria Anna Henrika Bahlmann (lindur me 26 Shkurt 1872 ne Cloppenburg).
25 Qershor: provimi per mesues filloreje.
1 Gusht: fillon mesues ne Lohne, afer Lingen deri ne fund te Marsit, 1920.
1920, 4 Maj: jep mesim deri me 31 Korrik ne Klein-Berssen/Hümmling.
20 Gusht: jep mesim a Nahne, afer Osnabrück, deri ne 20 Nentor.
20 Nentor jep doreheqjen nga mesimdhenia. Ne Osnabrück ben punera te rastit, shites guresh te cmuar, mesues piano etj.
1921: lidhje e ngushte me aktoren Ida-Lotte (Lolott) Preuß. Fillimet e Marsit: punon si kritik teatral.
10 Mars: i pari dokument me emrin Erih Maria Remark, e shfaqur ne gazeten “Kontinental” firmosur prej tij me kete emer.
Qershor: ne nje leter i shpreh keqardhjen per krijimet e tij letrare shrimtarit Stephan Zweig.
1922, 29 Prill: transferim ne Hannover. Punon si redaktor i testeve dhe i te perjavshmes “Kontinental”.
1923, Qershor: punon mbi nje roman dhe behet redaktor i pergjithshem i gazetes “Kontinental”.
1924, Shkurt: publikon “Mbi rremujen e markave te shtrenjta”.
9 Tetor: takimi i pare me Edith Doerry, bija e Kurt Doery, organizuesi i pare i revistes “Sport im Bild” ne Hannover, qe i jep Remark te drejten te transferohet ne Berlin.
1925: apartament ne Berlin-Charlottenburg, Kaiserdamm 114.
1 Janar: behet redaktori i revistes “Sport im Bild”.
14 Tetor: martesa e pare me Ilse Jutta “Jeanne” Zambona, e ndare nga Winkelhoff (lindur me 25 Gusht te 1901 ne Hildesheim).
1926: merr titullin "Baron i Buchwald” per 500 RM (Marka gjermane) dhe vihet re nga Baroni Hugo von Buchwald.
1927, 1 Janar: largohet bashke me Jutta Zambona nga Kisha Katolike.
Vjeshte/dimer te ketij viti: punon mbi romamin “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
25 Nentor: fillon stampinim e “Stacion ne Horizont”, qe publikohet me pjese ne “Sport im Blid” deri me 17 Shkurt 1928.
1928, Mars: shtepia boteuse Fischer refuzon “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
Gusht: shtepia botuese Ellstein pranon publikim e romanit “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
3 Gusht: behet redaktor i pergjithshem i revistes “Sport im Blid”.
10 Nentor: boton “Asgje e re nga fronti i perendimit” ne gazeten “Vossische Zeitung, deri me 9 Dhjetor.
15 Nentor: largohet pa njoftim nga revista “Sport im Bild”.
1929, 29 Janar: publikohet si liber “Asgje e re nga fronti i perendimit” nga shtepia botuese Propyläen ne Berlin.
Shkurt: lidhje e ngushte me Brigitte Neuner deri me 1931. Ne Davos deri ne Prill, miqesi me Rudolf Herzog e Kasimir Eschmid.
30 Gusht: visite tek Harry Graf Kessler.
Shtator: Björnstjerne Björnson propozon Remark per Cmimin e pare Nobel te letersise.
Tetor: Udhetim me Georg Middendorf nga Osnabrück deri ne Paris.
Nentor: Punon mbi “Rruga e Kthimit”
1930, fillimet e vitit: lidhje e ngushte me Ruth Albu deri me 1932. Me sygjerim te Ruth fillon te bleje opera arti dhe piktura te vlefshme. Lind miqesia me shitesin Walter Feilchenfeldt.
4 Janar: divorci i pare me gruan Jutta Zambona.
24 Janar: eshte ne Arosa dhe Davos deri ne Mars bashke me Jutta Zambona dhe me Felicitas Reznicek.
29 Mars: fillon publikimi i tregimit “Armiku”.
29 Prill shfaqja e pare e filmit “Asgje te re nga fronti i perendimit” regjizuar nga Lewis Milestone.
Korrik: punon ne shtepine botuese Hoburg House deri ne shtator ne Osnabrück, ketu takon Ruth Albu.
Tetor: Eshte ne Paris per te nenshkruar nje kontrate.
Mes Tetori: Remark sheh filmin e sapo dale “Asgje e re nga fronti i perendimit” orgazizuar vetem per te ne Osnabrück.
4 Dhjetor: Shfaqja e pare e filmit “Asgje e re nga fronti i perendimit” ne Gjermani. Merren masa nga nacional-socialistat e Gjermanise te udhehequr nga Joseph Goebbels.
11 Dhjetor: filmi “Asgje e re nga fronti i perendimit” ndalohet dhe cohet per kontroll ne Berlin.
Vazhdon...
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Modifikuar nga i_lire datë 12/11/2003 ora 02:09
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|