lule
at this moment in time...
Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269
|
Kënaqësia e të pëlqyerit të vetes
Shqetësohemi shumë që t’u pëlqejmë të tjerëve, po neve a na pëlqen vetja jonë? Dhe a është pikërisht ky faktori kryesor për t’u ndjerë mirë?
Nëse autokritika lind nga përballja me modelin, të cilit të tjerët na kanë rekomanduar apo ne vetë kemi vendosur të ndjekim, autostima rritet duke u çliruar nga një tronditje e fortë, nga gjykimet që japim mbi veten tonë. Në fund të fundit, në këtë botë mund të jetohet shumë mirë edhe me pak indiferentizëm. /
Nëse autokritika lind nga përballja me modelin, të cilit të tjerët na kanë rekomanduar apo ne vetë kemi vendosur të ndjekim, autostima rritet duke u çliruar nga një tronditje e fortë, nga gjykimet që japim mbi veten tonë. Në fund të fundit, në këtë botë mund të jetohet shumë mirë edhe me pak indiferentizëm. /Ai që e pëlqen veten e tij i ngjan paksa asaj flakës së një kandili, e cila shkëlqen me dritën e vet dhe në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen dhe simpatinë e të tjerëve. Të kesh një autostimë të mirë nuk është vetëm një e drejtë që e kemi vetëm sepse ekzitojmë, por është dhe një detyrë ndaj vetes tonë, sepse largon ankthet, pasiguritë, ndrojtjet dhe shumë sëmundje, që shpesh e kanë origjinë psikosomatike.
Përballja me idealen
Është gjëja më e natyrshme në botë, të pëlqesh veten tënde është e vështirë. Jemi gjithmonë gati të kritikojmë veten tonë dhe të gjejmë defekte me bollëk, edhe aty ku në vërtetë nuk janë, sepse nuk jemi asnjëherë ashtu siç do të donim të ishim. Është pikërisht ky thelbi: si duhet të ishim? Përse nuk jemi kështu siç jemi?
Stima që dikush ka për veten e vet është pikërisht fryt i krahasimit midis asaj çka është dhe asaj që ai aspiron të bëhet. Sa më larg ideales të ndjehemi, aq më pak stimohemi. Vetëm atëherë kur na duket se korrespondojmë me atë çka ndjejmë se duhet të ishim, mund t’i bëjmë të heshtin, të paktën për pak kohë, mendimet tona të brendshme që na brejnë me kritiakt e shumta për veten dhe krahasimet e pafundme me të tjerët. E megjithatë, mund të ndihesh i pakënaqur edhe kur ke shumë cilësi pozitive dhe gjërat shkojnë më së miri. Mos ndoshta të munduarit e vetes është një ves nga i cili është vështirë të shpëtosh?
Pjesërisht është e vërtetë, duke ditur se idealen është e pamundur ta arrish. Nuk është e mjaftueshme të diplomohesh me maksimumin e rezultateve apo të martohesh me burrin më të mrekullueshëm në botë, ose akoma më mirë të arrish një pozitë ekonomike shumë të kënaqshme. Për t’u ndjerë të kënaqur me veten asnjëherë nuk mjafton asgjë. Mund t’ju duket jashtë çdo llogjike ose si një shuplakë për ata që janë vërtet më të pafat, por edhe ai që praktikisht mund të ketë pasur gjithçka në jetë, mund të ndihet i pakënaqur me veten e tij dhe i stresuar në të njëjtën kohë.
Dëshirat që ne kemi, janë vërtet tonat?
Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: jemi të sigurt që duam të jemi ashtu siç mundohemi dëshpërimisht të dukemi? Jetët tona janë shpesh frut i një keqkuptimi të madh, d.m.th. ndjekim dëshira që mendojmë se janë tonat dhe në të vërtetë nuk janë. Pak nga familja dhe pak nga shoqëria jemi bërë ata çka jemi, me dëshirën tonë ose jo. Dhe kështu jemi formuar mbi bazën e modeleve që aprovoheshin nga të tjerët.
Për të pasur ndërgjegjen e pastër jemi përpjekur të evitojmë atë që në të vërtetë kemi dashur të jemi. Me pak fjalë, për të qenë të pëlqyer nga të tjerët dhe për të marrë aprovimin e të tjerëve jemi përshtatur. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë aspak se jemi të manipulueshëm apo bosh, ashtu si një fletë e bardhë, sipër së cilës mund të shkruajë gjithkush. Secili prej nesh ka të rrënjosur që në lindje një farë personaliteti dhe motivimi, që na drejtojnë për të bërë një zgjedhje të caktuar dhe të refuzojmë një tjetër.
Por ja që shpesh pasiguria mund të na çojë tek dëshirimi i diçkaje për të parandaluar ankthin që mund të lindë nga një zgjedhje e gabuar, për t’u mbrojtur, për të qenë të pëlqyer në sytë e të tjerëve, për t’u përpjekur të mos i ngjajmë nënës, për të qenë si ajo këngëtarja e famshme që kemi idhull, për të mos i dhënë pakënaqësi partnerit, etj., etj.
Autostima nuk jep gjykime
Në fakt jemi qenie shumë të komplikuara. Për çdo gjë e kemi gati mekanizmin e dyshimit. Kjo është arsyeja që shpesh herë është shumë e vështirë të gjesh, në mes të këtij gërshetimi dëshirash, kushtesh dhe zakonesh, atë pjesë tonën që na pranon në të vërtetë ashtu siç jemi, pavarësisht nëse e arrijmë apo jo diçka. Ajo pjesë që nuk ka nevojë madje as të na falë për gabimet tona, thjesht sepse nuk njeh të tilla, por i konsideron edhe gabimet e paevitueshme si përvoja dhe eksperienca të vlefshme në jetë.
Nëse autokritika lind nga përballja me modelin, të cilit të tjerët na kanë rekomanduar apo ne vetë kemi vendosur të ndjekim, autostima rritet duke u çliruar nga një tronditje e fortë, nga gjykimet që japim mbi veten tonë. Në fund të fundit, në këtë botë mund të jetohet shumë mirë edhe me pak indiferentizëm.
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|