Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Letrari i muajit Shkurt '06 - ( kategoria-poezi)
Poeti i muajit!
Ky sondazh është i mbyllur.
Engjell_mbrojtes 1 3.13%
Indrit 12 37.50%
Iliriusa 10 31.25%
NIK_SERIOZI 1 3.13%
SHKODRANI I QESHUR 5 15.63%
Diabolic 3 9.38%
Gjithsej: 32 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 10 Shkurt 2006, ora 05:02  (30 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Votoni per letrarin e muajit (kategoria-poezi)

Falenderojme ne vecanti pjesemarresit ne kete konkurs edhe ftojme gjithe lexuesit e kesaj teme te votojne per te preferuarin krijues. Suksese te gjithe konkuruesve! Urime per talentin qe keni ne shpirtin tuaj artistik!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 09:54
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"Mall" - nga - Engjell_mbrojtes


Pse ky malli eshte kaq i marr
dhe tek mua vjen si pa te keq.
Te betohem ne litar do ta var
me benxin trupin do ja djeg.


Do ta gropos thell
qindra kilometra nen dhe.
Mundesi mos te ket te bredh
si dikur cifutet pa atdhe.


Se eshte endacak dhe koke fort
dhe vizitat i ben kudo ai.
Por per tek ty udhen se gjen dot
kurse tek mua,gdhihet aty...

Modifikuar nga iliriusa datë 11/01/2006 ora 10:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 10:03
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Dua edhe une nje Nene - nga- Indrit



Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qe te te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do t'isha shume i lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja, perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene s'me vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene s'ta degjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli s'po e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt t' ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund s'te gjej
Kam kaq e kaq kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar...

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
"Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene" .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta .

Modifikuar nga iliriusa datë 11/01/2006 ora 10:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 10:08
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Kisha kaq shume per te thene... - nga - Iliriusa


Kisha kaq shume per te thene....
fjale te ngrena qe s'i shqiptova dot,
teksa te dy sodisnim te shendrritshmen hene
nen shushurimen dehese te eres se ftohte.

Kisha kaq shume..., kaq shume per te thene...
fjalet rrokulliseshin, rrezoheshim mbi buze
e ne ato momente gjithecka do te kisha dhene
te mund t'i a cthurrja shpirtit ate terkuze.

Kisha kaq shume... kaq teper per te thene
ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore
ndjenja qe me grryen e ende me kane lene
mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore.

Kisha kaq shume, temerresisht shume per te thene...
kafshova buzet e s'ti permenda dot
edhe sot shkruajta ne leter per ti vene
por kur e mbylla zarfin, te postova vec lot.

Modifikuar nga iliriusa datë 11/01/2006 ora 10:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 10:09
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

(Pa titull) - nga - NIK_SERIOZI

Ne kete nate kaq te bukur
me mungon zeri yt
sa shume qe te dua
lot me bien nga syte

gjumi nuk me ze
mengjesi s'po agon
te therrase ne kete cast
e dashur me mungon...

ne kete bote te shkaterruar
per ty une po vuaj
nen yjet e zjarrit
per ty rri dhe shkruaj

si nje fantazem ne erresire
eci rruges i vetmuar
me mungojne puthjet e tua
per ty jeten kam shkaterruar

dhe nese do te vdes...
...ketu ne mergim
ti shijoje jeten tende
mos e kerko varrin tim

une do te jem i lumtur
nese do te jesh edhe ti
ti sdo mundesh te me shohesh
se une do jem ne kaltersi.

Modifikuar nga iliriusa datë 11/01/2006 ora 10:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 10:11
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Genjeshter - nga - SHKODRANI I QESHUR


Genjeshter!!
puthi lotet
me fjalet mallkuese
thuaju lamtumire...zemres--shpirtit tim!
ti je veç nje pleher,
lindur si mashtruese
rritur nga çiltersia...mosbesimi im!!!




Genjeshter!!
thuaju lamtumire,
çfare te shenjte ka jeta
ulu ti ne gjunj,para çiltersise...
pranoje denimin
qe te dha e verteta..
vdis ne varr mashtrimesh,
por larg dashurise!!




Genjeshter!!
e di..lote s,do derdhesh,
do ikesh e terbuar...
denuar nga çiltersia,qe ti keq mashtrove
po perkrah me humbjen,
do qeshesh e gezuar
mallkuar nga e verteta,qe ti se pranove...




Genjeshter!!
u linde!
u rrite,
nga çiltersia ime..
mashtruar.... nga ty, desh mbyta t,verteten
dhurate ke mallkimin,
ti prej zemres time
"Dje kush te dha frymen,sot te marrte jeten"

Modifikuar nga iliriusa datë 11/01/2006 ora 10:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 10:13
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Nese me thua s'te dua ... - nga - Diabolic

Do ta fshij dhimbjen
dhe botes do ti bertas sa te mund
Ne gjoks do ta gdhend disfaten
dhe i tronditur ne hic do te humb

Do te humb ashtu pa pritur
por hijen do ta le nga pas
Qe te gjitha dashurite e tua
pa meshire ajo ti vras

Une e di cfar do te thuash per mua
do te me quash katil , mizor
por une ta kisha premtuar
vetmin do te kesh te vetmin dashnor

Dashurine time se ke njohur kurre
as u mundove ta njohesh nje dite
me vrave me mosperfilljen tende
e me mosperfilljen tende tashme hijen ma vrit.

Modifikuar nga iliriusa datë 11/01/2006 ora 10:33

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 10:15
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Smile

Vota ime ne poezi i shkon Indritit!Urime te gjitheve!

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 11:27
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të PARIS Kërko mesazhe të tjera nga: PARIS Shto PARIS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto PARIS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

vota ime shkon per iliriusen.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Janar 2006 23:01
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
vota ime shkon per iliriusen.


Edhe imja.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Janar 2006 00:20
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Letrari i muajit Shkurt '06 - ( kategoria-poezi)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.