Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Letrari i muajit Shkurt '06 - (kategoria - proze) Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Voto per letrarin e muajit!
Ky sondazh është i mbyllur.
Iliriusa 11 36.67%
Indrit 10 33.33%
SHKODRANI I QESHUR 4 13.33%
Diabolic 5 16.67%
Gjithsej: 30 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 10 Shkurt 2006, ora 05:22  (30 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Votoni per letrarin e muajit! (kategoria - proze)

Falenderojme ne vecanti pjesemarresit ne kete konkurs edhe ftojme gjithe lexuesit e kesaj teme te votojne per te preferuarin krijues. Suksese te gjithe konkuruesve! Urime per talentin qe keni ne shpirtin tuaj artistik!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 10:18
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Hapa te ndryshkur ne kerkim te dickaje te bukur... - nga - Iliriusa


Krejt papritur ndalon!
Si te te ishin thyher kembet a ta kishe gjetur veteveten ne buze te nje rrepire. E shikon jeten ne sy..., ka kaluar kaq kohe qe kur e shihje jeten ne sy e jeta te trembte. Tani... vetem sa te mahnit pakeza... e te corrodit me teper. E di qe duhet ta marresh ne duar, ta perdredhesh e sperdredhesh, t'ia ulesh gungat e ti'a drejtosh ndrydhjet qe ka..., ta shpalosesh e shtrosh ne nje rruge te drejte e pastaj ta pershkrosh. Me guximin e njeriut te cilit i perket kjo jete. Me vendosmerin e nje njeriu i cili e di sec kerkon.
Por kjo eshte nje pike ne te cilen kacafytesh kaq shpesh. Dhe e gjen veten aty, duke vrare mendjen sot, per ate c'ka dje dukej fare e qarte.
Krejt papritur ndalon!
Dje jeta ishte kaq e ngaterruar edhe ajo cfare kerkoje prej saj kaq e thjesht. Sot..., sot jeta eshte e thjesht, e ti rremon e kerkon ne brendesi te vetevetes edhe nuk po mundesh te gjesh c'eshte ajo qe vertet do.
Edhe pse pas pak e rizbulon..., kerkon ate qe gjithe njerzimi ka kerkuar qe nga koha kur u shendrrua prej pluhurit ne mish e ne kocka: kerkon lumturin!
Qesh! C'mendim qesharak! Lumturine? Njeriu nuk kerkon lumturin. Vecse shtiret, genjen veteveten edhe te tjeret. Lumturia eshte montone, perndryshe njerzit do te luftonin me mish e me shpirt per ta mbajtur prane.
Njerzit parapelqejne rolin e viktimes, perndryshe nuk do te kishin kaluar mijevjecare te tere per ta kthyher gjendjen e tyre te mjerueshme ne nje mas e shuk ndjenjash akoma me te mjeruesheme...
Krejt papritur ndalon!
E merr jeten tende ne duart e tua edhe qesh!
Ku ishe dje ? Ku mendon se do te me cosh neser ti jete. Cuditerisht prisja te zgjohesha nje dite edhe ta gjeja veten te rritur. Me te gjitha pyetjet te pergjigjura, me cdo dyshim te fshire nga vetevetja. Cuditerisht mendoja se me kohen, gjithecka behej me e thjesht...
Vitet te shtojne dilema te reja mbi supe, dyshime te huaj qe me pare s'i kishe shijuar kurre, mendime te cilat as ti vete nuk i pelqen por s'mundesh ti largosh.
Cuditerisht mendoja se heret a vone njeriu mesohej me jeten... cuditerisht tashme e kam humbur naivitetin e atehereshem.
Mendoja se do te ishte e veshtire te mesohesha me jeten edhe sfilitjet e nevojshme per ta jetuar ate. Mendoja se do te me duhej te shkundja pjesez shpirti prej vetvetes per kaq shume kohe perpara se jeta te mos me lendonte me. Mendoja se duhet te kalonte kaq shume kohe perpara se te mund ta izoloja veteveten nga cdo lloj ndjenje e hidhur...
Kisha te drejt!
Por sot, sot kur ndaloj edhe kerkoj te rigjej ate mozaikun e dikurshem qe paraqiste jeta; sot qe dua te rindjej mahnitjen e dikurshme, magjepsjen e shkujdesur... sot s'po mundem ti ringjall ndjenja te tilla ne vetevete.
Shpirti im eshte i ceket..., i ftohte... ndryshe jeta do te me dhimbte serish, si nje gjymtyre me teper. Pervajshem kuptoj sot se nuk mundesh ta shkepusesh dhimbjen prej lumturise, se nuk mund ta gjesh te bukuren pa te shemtuaren... se duhet ti pranosh jetes cdo fytyre qe ka ose te heqesh dore prej njohjes me te.
Sot me shpirtin tim te ceket eci me hapa te ndryshkur ne kerkim te dickaje te bukur...
Jam gati sepse mbi supe mbart vite te tera pergatitje.
Jam gati sepse shtrengova dhembet dje per te arritur te sotmen. Dhe sot do te shtrengoj dhembet per te arritur te nesermen. Edhe do te kerkoj lumturin si mijra e mijra njerez para meje...ashtu si edhe mijra e mijra te tjere qe pas meje do te vijne per te kerkuar te njejten lumturi.
Do te kerkoj lumturin..., edhe sikur nje dite te bjeri ne duart e mia e te shendrrohet ne pluhur...
Sepse sic duket nuk paska rendesi ku te con rruga qe ndjek..., por kthesat edhe shpirti qe mbart ne trup gjate asaj rruge te gjate.
Lumturi, kam kaq vjet qe te kerkoj. Sot..., po eci drejt teje serish...por s'po te kerkoj me deshperim.
Thjesht po eci, por do te ishte mire sikur te me shfaqeshe diku aty... ne ndonje kthese....

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 10:25
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Bukuroshja ime - nga - Indrit

Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim e besonim se te gjitha enderrat do te na realizohen. Aq shume e kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, pervec kurores se marteses, u betuam perpara Zotit edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cfare mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit ne cdo dhembje e veshtiresi, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje premtim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush.
Kalonim caste shume te lumtura... I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur bukur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte,e doja dhe me donte.
Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine dhe kenaqesine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja "me e bukur se nena". Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia u mbush me gezim e hare. Kishte shume kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise "vaji" ne shtepine tone.Sa i lumtur isha kur degjoja te qarat e vajzes sime! Isha njeriu me i lumtur ne bote.
O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe me dhe.

Por, gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas gjithe ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume... shuummmee... ahh...
... u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq.
Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme... enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime.
Me la vetem, me la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat zevendesuan driten e saj. Shkoi pergjithmone, pa i pare vajzat duke shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare "nene", i la te vetme qe une ti ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to,i la qe une ti perqafoj ne vend te saj, kur te zgjohen naten te trembura nga ndonje enderr e keqe une ti perkedhel, une tu fshij lotet kur te lendohen duke luajtur...
O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Me kujtohen ende fjalet e saj ne momentet e vdekjes:
" Te lutem, mos e merr parasysh besen qe i kemi dhene njeri- tjetrit. Martohu te lutem e mos mi ler vajzat ne duar te botes. Te lutem .... lutej ajo me lot ne sy duke e duruar dhembjen e madhe te semundjes se rende qe e kishte kapluar.
"Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te kujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk te kam dhene besen per ta shkelur ate. Ta kam dhene besen perpara Zotit se nuk do te dua askend pervec teje.
Te premtova o e bukura ime se edhe ne xhenet me ty do te jem, askush nuk mund te me kete mua pervec teje"... Pas ketyre fjaleve me shperthyen lotet si shi. E perqafova fort per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim.... O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja.... o Zot, o Zot...

O e bukura ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta... Vajzat tani jane rritur dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhur dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur te vogla me pyesnin ku eshte nena? Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te arte, me ngjyrat me te bukura.
" Babi, e pse vdiq nena?
" Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle.
Ishin keto pyetje prej te cilave mundohesha shume,nuk i perballoja dot, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh.
Ah, sikur te ishe ate dite kur vajzat u bene nuse. Ah, sikur ti kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti.
Ate dite qava shume, qava shume o e bukura ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percolla pa ty, shkuan duke qare sikur ishin te vogla femije, duke te permendur ty e duke lotuar, ne vend qe te gezoheshin.
Tashme jam vetem,skam askend pervec Zotit tim,jam me Ate te i cili gjithmone jam mbeshtetur,me ate qe i kam besuar, i jam lutur, jam me ate qe nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte nje premtim para Tij, per Te.
O e bukura ime lutem dite e nate tek Ai qe degjon cdo ankese , tek Ai qe pranon cdo lutje qe ne Xhenet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e e gjelberta te parajses, te jemi bashke ne vendin ku nuk ka me vaj e as pikellim.
Le ta dijne te gjithe xhenetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete bote me vuajtje,po e pres engjullin e vdekjes qe te vije e te me transferoje sa me shpejt tek ti.

O Zot, me bashko ne ate bote me ate qe desha e qe me deshi fort.
O Zot, na meshiro ne te dy, dhe te gjithe besimtaret qe kane dashur njeri-tjetrin per Ty. O Zot, te lutem duaji te gjithe ata qe e duan njeri-tjetrin per Ty.

O Zot kerkoj dashurine Tende, dashurine e te gjithe atyre qe kerkojne dashurine tende, dhe dashurine per cdo pune qe me afron drejt dashurise Tende

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 10:26
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Shiu i mashtrimit - nga - SHKODRANI I QESHUR



Dita-dites zhytur ne mashtrime dhe e frikesuar nga pasqyra...apo nga e verteta, ti lagesh deri ne kocke..
po-po deri ne kockat e me te bukurave enderrime...dhe pse te harruara nga egoja arrogante dhe e pajustifikueshme e pretendimeve tuaja..apo dhe nga vlerat reale te shpirtit dhe te trupit tuaj..ti rrin poshte atij shiu mashtrimesh....dhe enderron!!

Lagesh!!
Qullesh!!
Ftohesh....
O jo nuk ftohesh....se akulli qe te ka ngrire logjiken ndjehet mire dhe ngrohte nen shiun e mashtrimit....

-Ditet i kalon duke shtryllur shpresat qe me kohe te kane braktisur..enderron...mashtron...dhe mbi te gjitha lagesh pa e kuptuar labirintin ku te ka katandisur frika per ta shikuar jeten ne sy.
Rrudhat e ndergjegjes qe kurr nuk more guximin ti shikoje ne sy, po thellohen dita-dites....ankohen ...qajne...therrasin me te madhe....
-Ndihmeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!
-Ndihmeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,
por te palare nga shiu i mashtrimit ,veshet e ndergjegjes te kane shurdhuar...nuk degjon..nuk don te degjosh...ke frike te degjosh!!
Po-po ky shi qe te mban nen kontroll dhe mundohet ta fshehi realitetin,te ka shurdhuar..jo vetem veshet,por dhe syte...ndjenjat....dhe gjithcka te mire qe dikur ke enderruar per jeten.


Ditet kalojne nen freskun e rremë te atij shiu..dhe ti lagesh!!
Lagesh pa e ditur se nje dite lotet e pendimit do te zgjojne nga kjo agoni...por do jete vone...shum vone per tu kthyer prapa...
Jeta nuk eshte vize me shum kalime, qe te jepet sa here pendimi te urdheron te kthehesh mbrapsht....jo!!
Eshte thjesht nje vize tranzitore tek ky planet ,qe e quajme toke....
nje hyrje....nje dalje....asgje me teper.
Nuk mund te jetosh dy here te njejten dite....nuk mund te kthehesh prapa per te korigjuar,dhe as per te ndryshuar te shkuaren...thjesht duhet te hysh...te jetosh...te dashurosh...te gezohesh...te hidherohesh...te puthesh..te harrosh...te besosh... e bindur se vetem nje here ne jete te jepet mundesia te jetosh momentin!!
Nuk ka kthim prapa...nuk ka perseritje...nuk ka korigjim!!



E di....nje dite ky shi mashtrimesh do pushoje...por nuk e di nga kush!!

-Pendimi?
-Plakja?
-Harresa,
apo thjesht do merzitet me friken tende per ta shikuar jeten ne sy,dhe do te braktis edhe ai.....
ashtu sic te ka braktisur realiteti...e verteta...dashuria....lumturia...

Dhe ate dite do te ndjesh ftohte...
Ti.....ndjenjat e tua....e kaluara jote, dhe gjithcka qe ke bere!!
Do zgjohesh per te paren here ne jete e pa lagur nga shiu i mashtrimit....
do jetosh e thare vetem nje moment, deri sa pendimi te zgjohet nga gjumi dhe te te lagu me lotet e tij.....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 10:29
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Dua ... - nga Diabolic


Dua te mbylle syte e te te kem pran vetem per nje cast te vetem, e
pastaj te
shkoj i qete ne perandorine e humbjes ku tashme prehet shpirti im i
dashuruar . Dua qe zerin tim ta flak tutje se vetem ai guxoi te te
thote te
dua. Dhe ashtu memec, syte do ti nxjerr me te gjithe urrejtjen time se
drita
e tyre beri qe te shihja ty dhe te njihja dashurine.Dua qe dritehijet e
imazhit tend te pikturohen mbi shpirtin tim si denim per dashurine e
humbur.
Dua qe endrren time nga buzet e mia memece ta klith dhe dhimbjes ti ve
emrin
tend qe ta kem gjithmon me vehte.Dua ate qe skam, e ate qe s'dua, ate
qe
jam, e ate qe thua.Dua te fle i qete ne krahet e tua sepse ne zgjim
pastaj
me vret fjala te dua...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 10:31
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Smile

Vota ime ne proze eshte per Diabolic.Urime te gjitheve!

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 11:29
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të PARIS Kërko mesazhe të tjera nga: PARIS Shto PARIS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto PARIS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

vota ime ne proze eshte per Ilirusa. Urime te gjitheve dhe prej meje.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 22:57
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Vota ime shkon per Iliriusa. Suksese!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Janar 2006 23:02
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Vota ime shkon per:

Lumturi, kam kaq vjet qe te kerkoj. Sot..., po eci drejt teje serish...por s'po te kerkoj me deshperim.
Thjesht po eci, por do te ishte mire sikur te me shfaqeshe diku aty... ne ndonje kthese....

Jeni yje qe te katert!

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2006 12:49
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

te 4 keni vote nga une.
Nuk bej dallime, secili ka bukurine e vet.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Janar 2006 03:38
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Letrari i muajit Shkurt '06 - (kategoria - proze)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.